„Tek njerëzit ekziston vetëm një armiqësi e vogël me Satanin dhe veprat e tij sepse mbisundon një padituri e thellë në aspektin e fuqisë dhe të keqes së tij, në aspektin e universalitetit të luftës së tij kundër Zotit dhe Kishës së tij. Këtu shumëkush është tradhtuar. Ata nuk dinë se armiku i tyre është udhëheqës i fuqishëm ushtarak dhe mbisundon me trurin e engjëjve të këqij dhe se me planet e veta të paramenduara dhe me mashtrime të shkathëta zhvillon luftë kundër Zotit në mënyrë që ta parandalojë shpëtimin e shpirtrave. Në mes njerëzve gjoja religjiozë, madje edhe në mesin e vetë meshtarëve, pak përmendet Satani, përpos ndoshta shkeleshko. Ata nuk i shohin shenjat e aktivitetit dhe suksesit të tij të vazhdueshëm. Ata i anashkalojnë vërejtjet e shumta mbi dinakërinë e tij, dhe duket se as që e përfillin ekzistencën e tij“.
Po, këtë shumë nuk e dinë... e nuk e dinë për arsye se unë nuk kam dashur ta dinë. Deri tani puna ime është kryer në fshehtësi të plotë. Kjo për arsye se unë funksionoj më së miri, atëherë kur njerëzit nuk janë në dijeni të ekzistencës sime, qëllimeve dhe mënyrës së punës sime. Vendosa ta ndryshoj këtë. Tani e tutje ti do të më njohësh.
Mendon se ajo bën dhe që e ke bërë deri tani është fryt i të menduarit tënd? Jo. Unë të manipuloj ty. Të kam mashtruar gati në të gjitha fushat e jetës. Je plot paragjykime, qëllimet jetësore i ke të vendosura gabimisht, t’i kam imponuar qëndrimet dhe besimet e gabuara jetësore. Të kam shtyrë drejt kënaqësisë vdekjeprurëse. Je në terr të plotë. Triumfi im është edhe më i madh pasi të gjitha këto kam arritur t’i bëj duke të lënë të besosh se ti je i mençur dhe i urtë. Se je i lirë të punosh ç’të duash. Se ke mundësi të kënaqësh në jetë. Se deri tek të gjitha këto ke ardhur me kreativitetin tënd.
Nuk më duket më interesante që të mbaj në mosdije. E kam kuptuar se llojin njerëzor e kam poshtëruar aq shumë sa, edhe kur t’i dish gati të gjitha për mua, edhe kur ta kuptosh se të gjitha që po bën, në fakt janë rezultat i asaj që ta kam imponuar unë, nuk do të kesh fuqi të ndryshosh asgjë.
Do të shkoj aq larg sa, nëse do të lexosh me kujdes, do të mund të kuptosh se si të dalësh nga duart e mia, mirëpo egoja jote kryeneçe do të mbetet aleatja imja, për të mbajtur edhe më tutje nën pushtetin tim.
A je i gatshëm? A je i gatshëm që ta njoftosh qenien që është shkaktar i të gjitha të këqijave dhe të shëmtuarave në këtë botë; A je i gatshëm ta kuptosh se, pavarësisht se mendon se nuk ke kurrfarë lidhjeje me mua, ti në fakt më takon vetëm mua dhe më shërben mua? A je i gatshëm të zbulosh se ti vetë ke vendosur që të sundoj unë me jetën tënde? Nuk je? Askush nuk është i gatshëm për këtë. Mirëpo, faktet flasin vetë.
Mendon se nuk je nën pushtetin tim për faktin se je besimtar? Për arsye se je i krishterë? I krishterë i mirë? Mendon se nuk je nën pushtetin tim për arsye se nuk je besimtar? Se nuk beson në Krijuesin? Se nuk beson se Unë ekzistoj?
Fillo të lexosh dhe gjej shumë fusha jetësore në të cilat të kam futur; kur dhe ku je futur vullnetarisht në anën time dhe nën pushtetin tim. Do të ta zbuloj mjerimin në të cilin të kam futur. Mjerimin që e quan jetë. Do të kuptosh se pasojat që i bartë tani nuk janë pasojë e ndonjë rasti, por i planit tim të zbatuar mbi ty me kujdes dhe me këmbëngulje.
Të duket qesharake? Veç vazhdo të lexosh, e unë të premtoj që do të jem ai që do të qeshet i fundit.
Edhe në fund të këtij libri, edhe në fund të jetës sate.
Pjesa e parë e këtij libri do ta përcjellë kronologjinë biblike. Nëse nuk e ke lexuar Biblën përparësia ime është më e madhe, ndërsa pozita jote edhe më e keqe.
Pjesa e dytë e këtij libri është ajo në të cilën pikërisht ti e luan rolin kryesor. Nën regjinë time.
Luciferi
KAPITULLI 1.
Kam dalë nga duart e Krijuesit si qenia më e lartë e krijuar që ka ekzistuar deri atëherë. Mençuria, bukuria, aftësia dhe shkathtësitë me të cilat jam mbrujtur gjatë krijimit tim ishin mbi gjithçka që shihej deri atëherë. Qeniet e tjera e kanë adhuruar atë që isha unë. Mu ofrua pozita më e lartë e mundshme që mund të ketë një krijesë - kerubimi. Ky është rendi më i lartë i engjëjve që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me Krijuesin Kënaqesha duke parë se si më shikonin me dashuri krijesat e tjera, kënaqesha duke ua treguar bukurinë time, mençurinë time, shkathtësitë e mia, por diçka mungonte. Ndonëse entuziazmoheshin nga prezenca ime, ndonëse shprehnin dashuri të sinqertë ndaj meje, ndonëse i zbatonin me gëzim të gjitha ato që u thosha, në sytë e tyre nuk e shihja atë shkëndijë me të cilën shikonin Krijuesin dhe Birin e Tij.
Më mbuloi një ndjenjë deri atëherë e panjohur. Nuk e dija se si të sillem. Pavarësisht nga të gjitha, besoj se edhe përkundër akordimit të përkryer në të cilin ishte i tërë universi, fillova të ndjej diçka të kundërt nga kënaqësia. Nuk ekzistonte as fjala për këtë, por këtë në vete e quajta mos-kënaqësi. Tentova ta kuptoj se çka më mungonte në mënyrë që edhe krijesat tjera të mund t’i përfitoj në tërësi - por nuk munda ta gjej kurrë asnjë mangësi te vetja. Thjesht isha i përkryer. A nuk është kjo më se e mjaftueshme që të jem i vlerësuar dhe i respektuar më shumë se deri tani? Shikoja krijesat e mbledhura, engjëjt rreth selisë së Krijuesit. Mendova, çka u ofron Ai që nuk mund t’ua ofroj unë? Çka u jep ? Jetën, dashurinë, ligjin, harmoninë, bukurinë... Ligjin?
Ligji. Mua mu duk se kjo është diçka që e kufizon lirinë tonë. Si mund të jemi fatlumë, në qoftë se jemi të kufizuar me njëfarë ligjesh? Krijuesi këtë e quante „ligji i lirisë“. E çfarë lirie është ajo kur duhet t’i nënshtrohesh diçkaje? Askush deri atëherë nuk kishte menduar ashtu, kështu që nuk kisha me kë ta ndaj mendimin tim, ndërsa ndaj Krijuesit e të Birit të Tij fillova të ndjej diçka që më shtynte larg nga afërsia e Tyre.
Ata vunë re se diçka nuk shkonte me mua, prandaj tentuan të bisedojmë lidhur me këtë, por unë nuk munda, sepse nuk dija se çfarë po më ndodhte.
Vendosa që mendimet e mia t’i ndaj me ndonjë prej engjëjve, që tregonin simpati të madhe ndaj meje. Edhe ata ishin të turbulluar. Fillova t’iu shpjegoj se do të ishin më të lirë sikur të mos kishte ligje. Në moment mu duk se ky pohim do të mund të ishte pikënisja për të arritur atë që dëshiroja të kisha – atë, shkëndijën në sytë e tyre teksa më shikonin. U bëra çlirimtar i tyre. I çlirova nga robëria e ligjit. Njërit pas tjetrit iu fola rreth konkludimeve të mia, iu sugjerova atë çka dëshiroja të merrnin si përfundim. Kjo ishte jashtëzakonisht e lehtë për shkak të besimit dhe dashurisë që ata tregonin ndaj meje.
Shkova një hap më tutje. Fillova të flas gjëra që nuk ishin të vërteta për ta fituar simpatinë e tyre. Kjo ishte kaq e thjeshtë. Askush deri atëherë nuk kishte dëgjuar dikë të thoshte diçka të pavërtetë, pra as që e kishin pritur një gjë të tillë. Kështu që, ata besonin plotësisht në çdo gjë që u thosha. Në fillim më dukej e çuditshme dhe e pakëndshme që thosha të pavërteta të tilla, mirëpo rezultatet që arrita për të fituar simpatinë e tyre, mbisundonin ndjenjën time të pakënaqësisë. Më pas vendosa që t’iu shpjegoj se kjo ishte rruga më e shpejtë për t’u bërë të lirë.
Krijuesi erdhi tek unë duke tentuar të ma shpjegonte se ku do të më çonte një mendim dhe veprim i tillë. Mu lut që t’i braktisja këto dhe të kthehesha atje ku isha, mirëpo unë nuk lejova që të ma shpëlante trurin siç ua shpëlau të tjerëve. I mbeta besnik vetvetes.
Atëherë më tha se nuk mund ta kryeja më detyrën që më ishte ngarkuar deri atëherë. Kështu mora shkas më tepër, për të treguar se parimet e tij nuk ishin të drejta, dhe se po tentonte edhe më shumë të më përçmonte - mua, qenien më të përkryer. Njëra pas tjetrës më vërshuan ndjenja të reja. Nuk ua dija emrin, por më kapluan të tërin. E gjitha kjo filloi të më frikësonte, mirëpo engjëjt, besimin e të cilëve kisha fituar, nuk guxonin të shihnin tek unë, tek engjëlli më i fuqishëm, asnjë thërrmijë të mungesës së vetëbesimit.
Sa më shumë që këmbëngulja në veprimet e mia, aq më shumë kuptoja se sa i pafuqishëm është Krijuesi për të më bërë gjë. Vërtetë, Ai është dhuruesi i jetës dhe mund të ma merrte atë, por e kuptova se ai nuk do të ma bënte këtë, se ashtu do të vërtetonte se kam të drejtë. Kjo më trimëroi edhe më shumë. E kuptova se Ai i ka kufizimet që unë nuk i kisha. Këtë vendosa ta shfrytëzoj si përparësi timen. Numër gjithnjë më i madh i engjëjve mu bashkëngjit dhe kaloi në anën time. Ata që na tërhiqnin vërejtjen dhe që nuk donin të na bashkëngjiteshin i akuzonim se edhe pse e kanë vullnetin e lirë, i shërbejnë Krijuesit nga interesi apo frika.
Isha pak edhe i befasuar me reagimin e Krijuesit lidhur me veprat e mia. Sikur të isha unë në vendin e tij, menjëherë do ta largoja atë që përhapte pakënaqësi të tillë në mesin e krijesave të mia. Ndoshta të tjerët atëherë do të më shërbenin nga frika, por në të ardhmen nuk do të kishte më tentime të tilla, e kuptohet se nuk do të ndodhte kjo që ndodh sot si rezultat i lejimit të shpërthimit të kryengritjes.
Në vend që të ndërmerrte gjithçka për të parandaluar qëllimin tim për t’u barazuar me Të, dëgjova se si Krijuesi dhe i Biri po planifikonin të krijonin edhe një planet dhe ta plotësonin me krijesa të gjalla të të gjitha llojeve dhe si kurorë të gjithçkaje të krijonin një qenie që sipas formës do të ishte i ngjashëm me ta.
Kjo më shqetësoi shumë. Përpos që më rrëzonte nga pozita ime, më dukej se po më injoronte dhe po sillej sikur të mos ekzistoja, sikur çdo gjë që po bëja nuk po paraqiste kurrfarë kërcënimi për madhërinë e Tij.
U paraqit edhe një ndjenjë e re, sot këtë e quajmë - zemërim.
KAPITULLI 2.
Pikërisht kjo më nevojitej, planeti dhe banorët e tij në fillimet e veta. Të gjitha botët e krijuara deri atëherë kishin paragjykime ndaj meje.
Pashë me kujdes gjithçka që po ndodhte. U krijua planeti i ri dhe Krijuesi vendosi ta mbushë me jetë. Vërejta se si po e bën këtë, në mënyrë që edhe unë të mund ta bëja të njëjtën gjë. Ishte një përvojë e pakuptueshme. Kur përfundoi procesi i Krijimit, pashë të gjitha qeniet e gjalla, por nuk gjeta askënd të ngjashëm me Krijuesin. Pashë se Biri i Tij po krijonte diçka nga pluhuri i dheut, por nuk munda t’i afrohem. Pastaj pashë se si kësaj krijese i dha jetë duke e bërë një qenie me pamje tejet të bukur, sipas formës së Krijuesit. Nuk kaloi shumë dhe e vuri atë në një gjumë të thellë dhe nga brinja e tij krijoi një qenie të të njëjtit lloj, por të gjinisë tjetër.
Mendova se nëse do t’i bëja për vete edhe këto qenie tejet të bukura, atëherë fitorja ime do të jete e plote. Mirëpo, nuk arrita kurrsesi të gjeja momentin që t’i afrohesha vetëm për vetëm. U zhgënjeva, kur kuptova se ishin në dijeni të punës sime, kështu që çdo mundësi për t’iu afruar atyre haptazi ishte e pamundur. Mu desh të mendoja diçka. Ishte shumë e rëndësishme për mua që dikush i krijuar sipas formës dhe dukjes të Krijuesit të ishte me mua.
Fillova të zbuloja se aftësitë që kam, përpos qëllimit parësor, mund t’i përdorja edhe për diçka tjetër. Kuptova se qeniet në tokë, sidoqoftë janë të një niveli më të ulët dhe aftësitë e tyre janë më të kufizuara krahasuar me ne engjëjt. Kështu, fillova që këto aftësi t’i shfrytëzoja në mënyrë që të mund t’i përdorja për interesin tim, qeniet e krijuara rishtazi.
Si përfaqësuesin tim zgjodha të përdor kafshën më të bukur të parë deri atëherë në botë - gjarprin. Kuptova se mund ta shfrytëzoja trupin dhe mendjen e gjarprit dhe të flisja përmes tij. Pyesja veten nëse do të mund të veproja në të njëjtën mënyrë edhe me njerëzit.
Por lindi pyetja, se me ç’rast mund t’i afrohesha njeriut? Çfarë mund të përdorja në dobinë time? Kuptohet, përsëri që duhet të ishte diçka e lidhur me ligjin. Kuptova se edhe ata kanë pemën përmes të cilës duhet të njihnin të mirën dhe të keqen. Krijuesi e kishte vendosur atë si pengesën e vetme prej së cilës do të kuptonte se sa do t’i bindeshin qeniet e krijuara. Përse njeriu të mos mund të njohë të mirën dhe të keqen? A nuk është kjo përparësi? Si të mbrohesh prej diçkaje, nëse nuk e njeh? E çka ishte e keqja? Askush deri atëherë nuk kishte dëgjuar për një gjë të tillë. Pse të mos kemi mundësi të njohim se ç’ është ajo ? A nuk jemi ne qenie me vullnet të lirë që mund të vendosim vetë se çka dëshirojmë?
Sikur t’iu afrohesha në mënyrë të drejtpërdrejtë, do të kishin paragjykime pasi Krijuesi u kishte treguar për mua. Ndonëse u kishte folur me keqardhje, druaja se ishin të manipuluar dhe se më kishte prezantuar në mënyrën e gabuar. Duhej t’u tregoja versionin tim.
Eva ishte vetëm. Më dukej disi më e dobët dhe më pak e vendosur se Adami. Vendosa t’i afrohem. Ndërsa kaloi pranë meje, iu drejtova. Nuk dyshoi aspak. Trupi i gjarprit ishte mburojë e përkryer. Që në fillim të bisedës i dhashë qëllimisht një informacion të gabuar. Ndonëse e dija se nga ç’pemë nuk guxonin t’i hanin frutat, e pyeta a thua nuk guxoni t’i hani frutat nga asnjë pemë? Më korrigjoi. Më tha se guxonin të hanin fruta nga të gjitha pemët e tjera përpos pemës së njohjes të së mirës dhe së keqes, nëse provonin do të vdisnin. Askush prej nesh nuk kishte guxuar ta bënte këtë, për këtë arsye vendosa ta provoj me të - të shihja se ç’do të ndodhte. I thashë se nuk është e vërtetë se nuk do të vdesë, por përkundrazi do të bëhet si vetë zotët që e njohin të mirën dhe të keqen. E pyeta se ç’të keqe do të kishte? A nuk do të ishte kjo përparësi? A nuk do t’i bënte kjo edhe më të përsosur? As ajo nuk kishte dëgjuar për të pavërtetën. Për më tepër nuk e priste nga një krijesë e Zotit, e më së paku në një mjedis ku gjithçka mbante erë dashurie dhe harmonie. Prej shikimit të saj e kuptova se ç’do të ndodhte. Shprehja e fytyrës së saj reflektonte atë çka mendonte. E pa këtë frutë tepër të bukur dhe mendoi për të. Mendoi se vdekja është diçka që në të vërtetë nuk ekziston dhe se unë me siguri kam të drejtë. Shkoi dhe e këputi frutën. E afroi në gojë dhe filloi ta hajë. Fillimisht nuk ndodhi asgjë. Në atë moment erdhi Adami. Duke parë se çka bëri Eva, u ngri. Ai e dinte se ç’i priste. Vendosa të provoja të bëja atë që bëra me gjarprin - të futem në trurin e tij. Nuk munda, por zbulova se mund t’i sugjeroja atij ç’të mendonte dhe ç’të ndjente. E nxita të kuptonte se nuk mund ta paramendonte jetën e mëtejshme pa Evën dhe se do të duhej ta ndante fatin e njëjtë me të. Dhe ia arrita. Plotësisht i vetëdijshëm për veprimin, duke ditur se ç’ fat do të kishte pas kësaj, edhe ai e mori frutën dhe e hëngri.
Në moment, drita që i rrethonte u zhduk. Në të njëjtën kohë kuptova se u zhduk dhe e gjithë fuqia e tyre për të mu kundërvënë. Ata i përngjanin Krijuesit vetëm në dukje, por nuk e kishin fuqinë e tij. Lidhja me të qëndronte tek bindja ndaj tij. Dhe, nuk ishin kurrfarë kryevepre siç mu dukën në fillim. Tani ishin bashkëmendimtarët e mi. Ishim në të njëjtën anë. Posedoja tërë planetin e krijuar rishtazi me qeniet e tij. Të gjitha ishin nën sundimin tim. Lloji njerëzor filloi të më pëlqente dhe ndjeva se për t’i mbrojtur u duhesha pikërisht unë.
Fill pas kësaj e dëgjova Krijuesin duke ardhur. Nuk desha të shkoj. Ata tani ishin në anën time dhe paraqitja të drejtën mbi ta. Mbeta në praninë e tij që tu ndihmoj që të arsyetohen se kjo për ta ishte një përvojë e re. Krijuesi e dinte se ç’kishin bërë. E dinte se nuk mund të përmirësonin më atë që kishin bërë. Por kisha të drejtë. Ata nuk kishin vdekur pavarësisht se Krijuesi u kishte thënë se do të vdesin. E pyeti Adamin ç’kishte bërë. I sugjeroja që përgjegjësinë t’ia kalojë Evës. Ajo u çudit me fjalët e tij. Asaj i sugjerova që përgjegjësinë t’ia kalojë gjarprit - dhe në këtë mënyrë askush nuk do të jetë fajtor përpos gjarprit - një gjarpër më shumë apo më pak. Krijuesi atëherë e mallkoi gjarprin, ia mori këmbët dhe krahët, mirëpo diçka nuk e pata të qartë. Tha se do ta fusë armiqësinë ndërmjet pasardhësve të tij dhe të Evës. Nuk e kuptova menjëherë, por këtu në fakt bëhej fjalë për mua dhe pasardhësit e mijë - për njerëzit që do të më shërbejnë. Më përfshiu një zemërim kur e kuptova se njerëzimit, pavarësisht nga padëgjueshmëria do t’ia lë mundësinë që të më kundërvihet. Njerëzimin nuk e kisha më simpatik. E pashë se sa rëndësi u jepte Krijuesi këtyre qenieve të mjera. Por, kur do të vdesin? Pse nuk vdiqën ende?
Doli se supozimet e mia ishin të vërteta. Krijuesi nuk e foli të vërtetën. Nuk ishte parimor rreth asaj që kishte thënë. Sikur të ishte, menjëherë do të duhej t’ua marrë jetën. E kështu, duket se ai e kishte ndryshuar ligjin e vet për të cilin thoshte se është i pandryshueshëm, në mënyrë që t’i kursejë.
Por... ç’po bëjnë këta?
Krijuesi i tregoi Adamit se ç’duhet bërë. Adami e merr një qengj të vogël, e pret, e rrjep, bën diçka të çuditshme, njëfarë riti... ç’do të thotë kjo? Mu desh ta dëgjoj këtë. Krijuesi u shpjegon se ekziston vetëm një mënyrë e vetme që ta përmirësojë të bërën. Në të njëjtën kohë, ai duhet të jetë i drejtë dhe i mëshirshëm. Këtë e merrja si të pamundshme se e përjashtonte njëra-tjetrën. Nëpërmjet të Birit të vet ai do të vdesë për njeriun, në mënyrë që njeriu të mund të jetojë.
Pikërisht kjo më nevojitej, planeti dhe banorët e tij në fillimet e veta. Të gjitha botët e krijuara deri atëherë kishin paragjykime ndaj meje.
Pashë me kujdes gjithçka që po ndodhte. U krijua planeti i ri dhe Krijuesi vendosi ta mbushë me jetë. Vërejta se si po e bën këtë, në mënyrë që edhe unë të mund ta bëja të njëjtën gjë. Ishte një përvojë e pakuptueshme. Kur përfundoi procesi i Krijimit, pashë të gjitha qeniet e gjalla, por nuk gjeta askënd të ngjashëm me Krijuesin. Pashë se Biri i Tij po krijonte diçka nga pluhuri i dheut, por nuk munda t’i afrohem. Pastaj pashë se si kësaj krijese i dha jetë duke e bërë një qenie me pamje tejet të bukur, sipas formës së Krijuesit. Nuk kaloi shumë dhe e vuri atë në një gjumë të thellë dhe nga brinja e tij krijoi një qenie të të njëjtit lloj, por të gjinisë tjetër.
Mendova se nëse do t’i bëja për vete edhe këto qenie tejet të bukura, atëherë fitorja ime do të jete e plote. Mirëpo, nuk arrita kurrsesi të gjeja momentin që t’i afrohesha vetëm për vetëm. U zhgënjeva, kur kuptova se ishin në dijeni të punës sime, kështu që çdo mundësi për t’iu afruar atyre haptazi ishte e pamundur. Mu desh të mendoja diçka. Ishte shumë e rëndësishme për mua që dikush i krijuar sipas formës dhe dukjes të Krijuesit të ishte me mua.
Fillova të zbuloja se aftësitë që kam, përpos qëllimit parësor, mund t’i përdorja edhe për diçka tjetër. Kuptova se qeniet në tokë, sidoqoftë janë të një niveli më të ulët dhe aftësitë e tyre janë më të kufizuara krahasuar me ne engjëjt. Kështu, fillova që këto aftësi t’i shfrytëzoja në mënyrë që të mund t’i përdorja për interesin tim, qeniet e krijuara rishtazi.
Si përfaqësuesin tim zgjodha të përdor kafshën më të bukur të parë deri atëherë në botë - gjarprin. Kuptova se mund ta shfrytëzoja trupin dhe mendjen e gjarprit dhe të flisja përmes tij. Pyesja veten nëse do të mund të veproja në të njëjtën mënyrë edhe me njerëzit.
Por lindi pyetja, se me ç’rast mund t’i afrohesha njeriut? Çfarë mund të përdorja në dobinë time? Kuptohet, përsëri që duhet të ishte diçka e lidhur me ligjin. Kuptova se edhe ata kanë pemën përmes të cilës duhet të njihnin të mirën dhe të keqen. Krijuesi e kishte vendosur atë si pengesën e vetme prej së cilës do të kuptonte se sa do t’i bindeshin qeniet e krijuara. Përse njeriu të mos mund të njohë të mirën dhe të keqen? A nuk është kjo përparësi? Si të mbrohesh prej diçkaje, nëse nuk e njeh? E çka ishte e keqja? Askush deri atëherë nuk kishte dëgjuar për një gjë të tillë. Pse të mos kemi mundësi të njohim se ç’ është ajo ? A nuk jemi ne qenie me vullnet të lirë që mund të vendosim vetë se çka dëshirojmë?
Sikur t’iu afrohesha në mënyrë të drejtpërdrejtë, do të kishin paragjykime pasi Krijuesi u kishte treguar për mua. Ndonëse u kishte folur me keqardhje, druaja se ishin të manipuluar dhe se më kishte prezantuar në mënyrën e gabuar. Duhej t’u tregoja versionin tim.
Eva ishte vetëm. Më dukej disi më e dobët dhe më pak e vendosur se Adami. Vendosa t’i afrohem. Ndërsa kaloi pranë meje, iu drejtova. Nuk dyshoi aspak. Trupi i gjarprit ishte mburojë e përkryer. Që në fillim të bisedës i dhashë qëllimisht një informacion të gabuar. Ndonëse e dija se nga ç’pemë nuk guxonin t’i hanin frutat, e pyeta a thua nuk guxoni t’i hani frutat nga asnjë pemë? Më korrigjoi. Më tha se guxonin të hanin fruta nga të gjitha pemët e tjera përpos pemës së njohjes të së mirës dhe së keqes, nëse provonin do të vdisnin. Askush prej nesh nuk kishte guxuar ta bënte këtë, për këtë arsye vendosa ta provoj me të - të shihja se ç’do të ndodhte. I thashë se nuk është e vërtetë se nuk do të vdesë, por përkundrazi do të bëhet si vetë zotët që e njohin të mirën dhe të keqen. E pyeta se ç’të keqe do të kishte? A nuk do të ishte kjo përparësi? A nuk do t’i bënte kjo edhe më të përsosur? As ajo nuk kishte dëgjuar për të pavërtetën. Për më tepër nuk e priste nga një krijesë e Zotit, e më së paku në një mjedis ku gjithçka mbante erë dashurie dhe harmonie. Prej shikimit të saj e kuptova se ç’do të ndodhte. Shprehja e fytyrës së saj reflektonte atë çka mendonte. E pa këtë frutë tepër të bukur dhe mendoi për të. Mendoi se vdekja është diçka që në të vërtetë nuk ekziston dhe se unë me siguri kam të drejtë. Shkoi dhe e këputi frutën. E afroi në gojë dhe filloi ta hajë. Fillimisht nuk ndodhi asgjë. Në atë moment erdhi Adami. Duke parë se çka bëri Eva, u ngri. Ai e dinte se ç’i priste. Vendosa të provoja të bëja atë që bëra me gjarprin - të futem në trurin e tij. Nuk munda, por zbulova se mund t’i sugjeroja atij ç’të mendonte dhe ç’të ndjente. E nxita të kuptonte se nuk mund ta paramendonte jetën e mëtejshme pa Evën dhe se do të duhej ta ndante fatin e njëjtë me të. Dhe ia arrita. Plotësisht i vetëdijshëm për veprimin, duke ditur se ç’ fat do të kishte pas kësaj, edhe ai e mori frutën dhe e hëngri.
Në moment, drita që i rrethonte u zhduk. Në të njëjtën kohë kuptova se u zhduk dhe e gjithë fuqia e tyre për të mu kundërvënë. Ata i përngjanin Krijuesit vetëm në dukje, por nuk e kishin fuqinë e tij. Lidhja me të qëndronte tek bindja ndaj tij. Dhe, nuk ishin kurrfarë kryevepre siç mu dukën në fillim. Tani ishin bashkëmendimtarët e mi. Ishim në të njëjtën anë. Posedoja tërë planetin e krijuar rishtazi me qeniet e tij. Të gjitha ishin nën sundimin tim. Lloji njerëzor filloi të më pëlqente dhe ndjeva se për t’i mbrojtur u duhesha pikërisht unë.
Fill pas kësaj dëgjova Krijuesin duke ardhur. Nuk doja të shkoja. Ata tani ishin në anën time dhe e kisha të drejtën mbi ta. Mbeta në praninë e tij që tu ndihmoja të arsyetonin se kjo për ta ishte një përvojë e re. Krijuesi e dinte se ç’kishin bërë. E dinte se nuk mund ta përmirësonin më gabimin e bërë. Por kisha të drejtë. Ata nuk kishin vdekur, pavarësisht se Krijuesi u kishte thënë se do të vdisnin. E pyeti Adamin se ç’kishte bërë. I sugjerova që përgjegjësinë t’ia kalonte Evës. Ajo u çudit me fjalët e tij. Asaj i sugjerova që përgjegjësinë t’ia kalonte gjarprit - dhe në këtë mënyrë askush nuk do të ishte fajtor përpos gjarprit - një gjarpër më shumë apo më pak. Krijuesi atëherë e mallkoi gjarprin, ia mori këmbët dhe krahët, mirëpo diçka nuk e pata të qartë. Tha se do ta fusë armiqësinë midis pasardhësve të tij dhe atyre të Evës. Nuk e kuptova menjëherë, por këtu, në fakt, bëhej fjalë për mua dhe pasardhësit e mi - për njerëzit që do të më shërbenin. Më përfshiu zemërimi kur kuptova se njerëzimit, pavarësisht padëgjueshmërisë do t’ia linte mundësinë për të m’u kundërvënë. Ndaj njerëzimin nuk ndjeja më simpati. E pashë se sa rëndësi u jepte Krijuesi këtyre qenieve të mjera. Por, kur do të vdesin? Pse nuk vdiqën ende?
Doli se supozimet e mia ishin të vërteta. Krijuesi nuk e tha të vërtetën. Nuk ishte parimor rreth asaj që kishte thënë. Sikur të ishte, menjëherë do të duhej t’ua merrte jetën. E kështu, me sa duket ai e kishte ndryshuar ligjin e vet për të cilin thoshte se ishte i pandryshueshëm, në mënyrë që t’i kursente.
Por... ç’po bëjnë këta?
Krijuesi i tregoi Adamit se ç’duhej bërë. Adami mori një qengj të vogël, e preu, e rropi, bëri diçka të çuditshme, njëfarë riti... ç’do të thoshte kjo? Mu desh ta dëgjoja këtë. Krijuesi u shpjegoi se ekzistonte vetëm një mënyrë e vetme që të përmirësonin gabimin. Në të njëjtën kohë, ai duhet të ishte i drejtë dhe i mëshirshëm. Por kjo ishte e pamundur, pasi njëra përjashtonte tjetrën. Nëpërmjet Birit të vet ai do të vdiste për njeriun, në mënyrë që njeriu të mund të jetonte.
Ai do të ishte i mëshirshëm dhe do t’ua falte gabimin, por do të ishte i drejtë dhe ai vetë do ta përjetonte ndëshkimin për veprën e tyre - vdekjen. Për këtë arsye ata nuk vdiqën menjëherë.
Nuk munda ta besoja atë që dëgjova. Si mund të vdesë ai që thotë se është i pavdekshëm? Pse ta bëjë një gjë të tillë ai për dy të mjerë që as nuk iu bindën ? Për shkak të dashurisë? Kjo fjalë më bëri të ndihem keq. Për shkak të kësaj fjale filluan të rrënohen të gjitha planet e mia.
Kjo nuk do të jetë e mundur. Ky planet është i imi. Ata treguan dëgjueshmëri ndaj meje. Nuk mund të kthehen mbrapa dhe as të shfajësohen. Prapëseprapë, për fatin tim të mirë njerëzit nuk vdiqën dhe edhe më pas kishin qasje ndaj pemës së jetës, pra, ndaj pavdekshmërisë, kështu që me anë të tyre dhe pasardhësve të tyre do të arrija të bëja atë që kisha planifikuar. Do të krijoja mbretërinë me lirinë më të madhe. Mbretërinë pa ligje, të cilën të tjerët do ta vlerësonin më shumë se mbretërinë e Krijuesit. Pashë Krijuesin se si po i nxirrte nga Kopshti i Edenit. Pse? -e pyeta veten. Pashë se si vendosi para pemës engjëjt me shpata me flakë, në mënyrë që njerëzit të mos jetonin gjithmonë në gjendjen që i kishte sjellë. Hidhërimi dhe urrejtja ndaj llojit njerëzor u rritën papritmas. Njerëzit ishin tejet të dobët dhe tepër të kufizuar që të mund të bëja diçka me ta. Nuk mund të fluturonin, nuk mund të flisnin me mendime, nuk mund ta ndryshonin formën si unë. Nuk mund të udhëtonin prej një dimensioni në tjetrin... Ishin të padobishëm dhe të mjerë. E prapëseprapë, Krijuesi u kishte dhënë mundësinë, të më kundërshtonin mua, që kisha fuqi njëmijë herë më të madhe se ata. U kishte lënë fuqinë e tij, sepse ata nuk ishin në gjendje të parandalonin që të beja me ta çfarë të doja.
Mu desh ta përçmoja njeriun dhe ta preokupoja me gjithçka, në mënyrë që të mos posedonte fuqinë për të më kundërshtuar. E këtë mund ta arrija vetëm nëse i ndaja me çdo mënyrë nga Krijuesi. Këtë sidoqoftë e bëj me qëllim të mirë. Për t’i çliruar nga ligji. Për t’iu dhënë liri të plotë.
KAPITULLI 3.
FILLESA E NJERËZIMIT
Krijuesi nuk kishte për qëllim të ma lëshonte mua këtë planet, ndonëse unë gjeta aty bashkëmendimtarët. Më saktë, ata nuk ishin më, pasi e ndjenin vetën të zhgënjyer, përderisa pendoheshin për atë që kishin bërë; prapëseprapë, për shkak të mosbindjes ndaj Krijuesit, ata ishin kryengritës siç isha edhe unë. Provova t’i bëj të më bashkëngjiten, por ata këmbëngulën në pendimin e tyre dhe për këtë arsye fituan fuqinë e duhur për të kundërshtuar të gjitha tentativat e mia. Gjithsesi, koha ishte në anën time. Dëgjova se Krijuesi u tha se do të kenë pasardhës, pasardhësit e tyre janë mundësia ime.
E dëshiroja këtë planet. Kuptova se do të duhej t’i shtyja njerëzit që të punonin pikërisht kundër ligjit, në mënyrë që Krijuesi të m’i dorëzonte plotësisht. Krijuesi nuk mund të ishte atje ku nuk kishte ligj dhe ku sundonte ajo që Ai e quante - mëkat.
Fillova t’i studioja njerëzit dhe dobësitë e tyre. Mu desh të gjeja mënyra që t’i bëja të binin në kundërshtim me ligjin e Krijuesit, sa më shumë të ishte e mundur, e në të njëjtën kohë ata të gjenin kënaqësinë e tyre. Mu desh t’i shtyja të jetonin të lirë, të vepronin ashtu siç ishte e drejtë, - siç e konsideroja unë të drejtë.
Erdhën dhe pasardhësit, Kaini dhe Abeli. Posa u rritën, vërejta se me Abelin nuk do ta kisha të lehtë. Ai, në bazë të asaj që i kishin thënë prindërit, kishte vendosur që t’i kthehej Krijuesit. Kaini nuk lodhej shumë për ato që kishte dëgjuar, kështu që këtë dobësi të tij e shfrytëzova për ta bërë për vete. Abeli ishte këmbëngulës në flijimin dhe në bisedën me Krijuesin. E kuptoi se asgjë nuk mund ta kthente mbrapa në bashkësi me Krijuesin, përpos nëse e njeh dhe e pranon vdekjen e Tij si dënim në vend të vetes.
Nuk munda t’i bindja që të hiqnin dorë nga flijimi dhe ta quanin të panevojshëm, por ia arrita që t’ua përmbys paksa kuptimin e tij. Në vend që ta shohin Krijuesin të vdesë në vend të tyre përmes flijimit, u tregova se ky është, në fakt, një akt për ta kënaqur Atë dhe për të larguar zemërimin e Tij ndaj tyre. U desh të mendonin se Krijuesi i akuzonte dhe i urrente, në mënyrë që të vinin më lehtë tek unë. Ia arrita. Së paku me njërin. Kainit i sugjerova se mund të sillte çfarëdo për flijim. Përse ta blinte flijimin? Le të sillte atë që kishte. Dhe kjo mjaftonte. Ishte me rëndësi që së paku të ishte pjesërisht i dëgjueshëm. Atëherë ndodhi diçka interesante. Kur Krijuesi miratoi flijimin e Abelit, ndërsa flijimin e Kainit as që e pranoi për shkak të mosbindjes së tij, vërejta se Kainit i ndodhi diçka e ngjashme me atë që ndjeja unë. Krenaria e prekur. Dinjiteti i lënduar. Zilia. Zemërimi. Dyert e mendjes së tij mu hapën krejtësisht.
Abelin e urreja gjithsesi, sepse nuk mundesha të ndikoja aspak tek ai. Për shkak të besnikërisë së tij nuk kisha mundësi ta dëmtoja. Mendova se do të mund ta ktheja të vëllain kundër tij. Ta dëmtoja nëpërmjet atij që e kisha nën kontroll. Për këtë arsye, i sugjerova Kainit që ta rrahë atë. Më interesonte se çka do të ndodhte me njeriun pasi të kryente këtë akt. I ndikuar plotësisht nga ajo çka i kisha sugjeruar, ai veproi. E sulmoi vëllain e vet. Dhe, shih, Abeli vdiq. Fryma jetësore që i kishte dhënë Krijuesi doli prej tij. Ishte i vdekur. Mendova se ky do të ishte fundi i prezencës së Krijuesit mbi tokë. Këtë nuk do të mund ta duronte. Ndoshta do ta dënonte Kainin me marrjen e jetës për shkak të asaj që kishte bërë, ose do të ma linte mua planetin. Mirëpo, ai tregoi simpati dhe dashuri edhe për një qenie të tillë. Për vrasësin. Sikur të dëshironte Kaini, Ai ishte në gjendje që edhe atij t’ia falte një akt të tillë. Kuptova se çfarëdo që të bëja, çfarëdo që ta shtyja njeriun të bënte, Krijuesi nuk do të hiqte dorë nga ky planet.
Më pushtoi inati. Planet e mia për të sunduar tokën dhe për të krijuar mbretërinë time të fuqishme u komplikuan gjithnjë e më shumë. Në vend të dëshirës për të themeluar mbretërinë, dalëngadalë, mu ngjall dëshira për t’ia komplikuar planet Krijuesit. Betejën për mbretëri mu duk se nuk mund ta fitoja, por betejën me njeriun po. Qëllimi i Krijuesit ishte që t’i kthente të gjithë te vetja, t’u mundësonte të ktheheshin në amshueshmëri, në unitet me të. Por, qëllimi im ishte t’i mbaja sa më shumë nën pushtetin tim.
Kuptohet, nuk mund të fitoja në qoftë se luftoja haptazi. Çfarë duhej t’u thosha njerëzve - se ishte më mirë që të mbeteshin pranë meje dhe se një ditë të gjithë do të vdisnin, apo që të ishin të bindur ndaj Krijuesit dhe të jetonin përgjithmonë plot fat e lumturi? Jo, këtë duhej ta arrija pa dijeninë e tyre. Më duhej t’u mjegulloja vizionin lidhur me vlerat e amshueshme. Krijuesin mu desh ta paraqisja si dikë që dënonte me të padrejtë, si dikë që urrente, si dikë për shkak të së cilit nuk do ta kishin amshueshmërinë.
Unë kisha përparësi për faktin se nuk mund ta përfitoja më dashurinë dhe kujdesin e tyre. Vështirë se do t’ia arrija. Do ta kuptonin shpejt se kush ishte shkaktari i fatkeqësisë së tyre. Mirëpo, dashuria e tyre mua nuk më nevojitej. Ajo që dëshiroja unë ishte që njerëzit të ishin të nënshtruarit e mi dhe të më përkuleshin. Nëse do të më donin apo jo, për mua nuk kishte rëndësi.
Kuptova se do të mjaftonte që krejt vëmendjen e tyre ta ktheja drejt atyre vetë. Kjo do t’i ndante më shpejtë nga Krijuesi. Duhet të punoja me vetëbesimin e tyre. Në këtë mënyrë ata nuk do të mbështeteshin më në fuqinë e Krijuesit dhe do të provonin të jetonin me fuqitë e veta. E atëherë...
A ke tentuar të manipulosh ndonjëherë ndonjë thnegël? Ajo mendon se e zgjedh vetë rrugën, por ti e vendos dorën para saj dhe ajo duhet të shmanget. Kështu, me më pak a me më shumë manipulim, e çon aty ku ti dëshiron. Apo, nëse nuk dëshiron, thjesht e shtyp me gisht. Ja pra, ky është njeriu me plot vetëbesim në krahasim me mua - një thnegël e vogël dhe e pafuqishme. Për më tepër, është tejet e thjeshtë dhe e lehtë ta manipulosh njeriun, duke dashur që pavarësisht çmimit, komoditeti dhe kënaqësia e tij të bëhen qëllimi i tij më i rëndësishëm.
KAPITULLI 4.
Para përmbytjes bota përparoi shpejt. I jepja vetes të drejtën mbi banorët e tokës. Ishim në të njëjtën anë, me atë dallim se unë nuk mund të kthehesha më mbrapa. Duke falënderuar ritet e flijimit, e fitova një vizion gjithnjë e më të qartë lidhur me atë se çfarë dëshironte të bënte Krijuesi. Ai po planifikonte t’i shpëtonte njerëzit me vdekjen e tij, ndonëse ende nuk e dija se si dëshironte ta bënte këtë. Abeli nuk ekzistonte më. Për më tepër, kishte kohë që ishte kalbur. Krijuesi i tij nuk e kishte shpëtuar, ndonëse kishte qenë besnik.
Më ra ndërmend se do të mund ta shëmtoja edhe më shumë ritin e flijimit. U sugjerova njerëzve se sa më i madh të jetë flijimi, aq më i mëshirshëm do të jetë Krijuesi. A mund të jetë flijim më i madh se flijimi njerëzor? Flijimi i fëmijës? Kështu ia arrita të bëj për vete edhe një numër të madh të atyre që nuk ishin haptas në anën time. Rëndësi kishte që ata t’i kryenin ato rite, jo ashtu siç u thoshte Krijuesi, por ashtu siç u thosha dhe i frymëzoja unë. Qëllimi ishte që ata, ndonëse në besim se po veprojnë drejt, ndonëse në besim se po i shërbejnë Krijuesit, të bënin diçka që do të jetë e neveritshme për të. Më tutje, duke e kuptuar se njeriu mund të vdiste edhe para se të arrijnë pasojat e ndarjes nga pema e vdekjes, dhe të vdiste me „vdekje të natyrshme“, fillova t’i nxisja dhe t’i frymëzoja njerëzit që kundërshtarët e vetë t’i eliminonin fizikisht - me vrasje. Isha i bindur se duhet të ekzistonte një pikë kur Krijuesi do të heqë dorë nga ky planet. E pashë se njerëzit kënaqeshin më së shumti prej tri gjërash - fuqisë, epshit dhe oreksit. E nxita njeriun që t’i vendoste kënaqësitë personale si qëllim të vetin. Për t’i realizuar këto kënaqësi, ai ishte i gatshëm për gjithçka. Duke shfrytëzuar shkallën e lartë të inteligjencës njerëzore dhe mundësinë e madhe në kuadër të kufizimeve të tij, gati i tërë planeti u fut nën sundimin tim. Shkalla e lartë e inteligjencës së tyre ishte në dobinë time për shkak se e kisha shumë më të lehtë t’u rrisja atyre krenarinë dhe vetëbesimin. Pastaj i vendosa themelet e sundimit tim mbi llojin njerëzor. Studiova të gjitha dobësitë e njerëzve, të cilët nuk kishin fuqi të më kundërshtonin, dhe për më tepër, çdo gjë që bënin ishin të bindur se ishte fryt i vendimeve të tyre. Ngase kjo u sillte kënaqësi, nuk mendonin tepër rreth vlerave më të thella të jetës. Duke i ndarë nga krijuesi u futën plotësisht nën sundimin tim. E ua shndërrova kuptimin e flijimit, i nxita në dhunë, në epsh të pakontrolluar, ua zvetënova edhe oreksin... Sikur të isha unë në vendin e Krijuesit, do të ngritja duar prej tyre shumë kohë më parë, vetëm një grusht njerëzish e udhëhequr nga Noehi mbeti në anën e Krijuesit. Krijuesi me këtë betejë nuk kishte kurrfarë shansesh. Prej miliarda e miliarda njerëzish që jetonin atëherë, Ai kishte vetëm tetë vetë në anën e vet.
Krijuesit i dhimbsej njeriu. Prej gjithçkaje që dëshironte t’i ofronte, njeriu nën ndikimin tim arriti të gjente vetëm kënaqësitë afatshkurtra dhe kalimtare të kësaj bote të vogël dhe të parëndësishme. E kuptoja zhgënjimin e Tij, por Ai ishte vetë fajtor që më kundërshtoi. Mund të ma linte mua këtë planet dhe të më jepte mundësinë të tregoja se kjo mbretëri që do të ngrija unë do të ishte më e lavdishme se mbretëria e tij. E kështu, nuk do ta kem unë, por nuk do ta ketë as Ai. Sa më shumë që tregonte afinitet ndaj llojit njerëzor, aq më i neveritshëm bëhej lloji njerëzor për mua. Kështu me një rrugë kryeja dy punë Duke i shkaktuar fatkeqësi dhe dhimbje njeriut, i shkaktoja fatkeqësi dhe dhimbje Krijuesit.
I fliste Noehit mbi përmbytjen gjithëpërfshirëse. Nuk di se si, por e di se ai mund ta bënte atë. Njerëzit, të cilëve ua tërhoqi vërejtjen Noehi, i frymëzova që të jepnin prova shkencore të rreme kundër pohimit të tij dhe ta vinin atë në lojë. Deri atëherë asnjëherë nuk kishte rënë shi, e si mund të ndodhte përmbytja? Si mund të ndodhte diçka në një sistem kryekëput të përsosur? Dhe kështu 120 vjet e vumë në lojë Noehin dhe ata që e ndërtuan barkën me të. Ai ishte prej atyre që nuk u nda nga Krijuesi, kështu që nuk mund të arrija asgjë. Dhe, më në fund - barka ishte gati. U futën në të. Noeh, familja e tij dhe një numër i caktuar nga secili lloj i kafshëve. Ndonëse njerëzit filluan të pyesnin se si kafshët po hynin vetë, i qetësova duke i bindur se shkenca është në anën e tyre dhe nuk ka rrezik nga kurrfarë katastrofe.
Por, ajo erdhi. Krijuesi shkaktoi një shi të madh si dhe shpërthimin e rrjedhave të mëdha të ujit nga korja e tokës, shoqëruar me tërmete të fuqishëm dhe me lëvizje të tjera të tokës. Njerëzit ishin në panik. Dhe duhej të ishin.
Ky ishte fundi i tyre.
Nuk ka rëndësi, do të vijnë të tjerët. Tani do ta kem shumë më të lehtë. Kisha rreth 1700 vjet praktikë mashtrimi dhe manipulimi me njerëzit. Duke mos llogaritur superioritetin tim intelektual dhe fizik. Nuk kishte arsye që Krijuesi të tentonte përsëri të krijonte diçka nga lloji njerëzor. Siç e munda tani, do ta mundja përsëri. Çka mund të ndërmerrte ai?
KAPITULLI 5.
Mendoja se nëse Krijuesi, do të dëshironte të vdiste dhe në këtë mënyrë të paguante dënimin për mëkatin njerëzor, edhe ai vetë duhet të bëhej qenie e vdekshme - njeri. Kjo do të ishte përparësia ime. Deri më tani nuk ka pasur njeri që nuk kam arritur ta mashtroj. Së paku njëherë. E kjo mjafton për të provuar se në të vërtetë askush nuk mund ta respektojë ligjin e Krijuesit në tërësi. Madje, as ai vetë nëse bëhet njeri nuk do të ketë kurrfarë mundësie. Edhe vetë Krijuesit, do t’ia vërtetoj se askush nuk mund t’i përmbahet ligjit që ka vendosur Ai. Të gjitha qëllimet dhe angazhimet e mia ishin të orientuara drejt të qenit i përsosur për çastin e caktuar.
Përmes shprehive të reja jetësore që i trillova për njeriun, me qëllim që ai të gabojë në raport me ligjin e Krijuesit, zbulova se lloji njerëzor ka prirje të degradohet dhe se aftësitë e tij vijnë duke u dobësuar nga brezi në brez. Në bazë të kësaj, vendosa që njeriun si qenie ta bëj edhe më të dobët dhe më të pafuqishëm, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor.
E pasi dukej se do të kalonte një kohë e gjatë, para se të realizohej ajo që kishin parashikuar ritualet, unë do ta nënçmoja dukshëm llojin njerëzor. Nëse njeriu i parë, në rrethana ideale nuk ka mundur të më kundërvihet, aq më pak do të më kundërvihet njeriu që me kohë do ta kthej mbrapa edhe nëse vetë Krijuesi do të jetë në trupin e tij. Nuk dëshiroja t’i lija asgjë rastësisë.
Bashkëpunëtori më i mirë në realizimin e idesë sime mu bë pikërisht njeriu. Interesant, apo jo? Të pranojë shprehitë që do ta nënçmojnë, do ta paaftësojnë, do ta sëmurin...këtë mund ta bëjë vetëm njeriu. Kuptohet, kusht është që të kënaqet me këtë. Për këtë arsye është i gatshëm të bëjë gjithçka.
Uji që e shkatërroi tërë planetin u tërhoq. Asnjëherë nuk pashë gjë më të shëmtuar. Ai planet i përkryer që për shkak të bukurive të tij e doja vetëm për vete, tani shëmtonte universin. Brigjet e bukura, pyjet e bukura, ujëvarat e këndshme, gjithçka ishte shkatërruar. Ekosistemi në tokë kishte ndryshuar plotësisht. Kur u shumuan njerëzit dhe kafshët, rreth 100 vjet pas përmbytjes, u përça kontinenti. Polet ngrinë, u paraqitën ato që sot i quajmë re. Mbështjellësi ujor rreth tokës nuk ekzistonte më. Hapësira për të jetuar ishte zvogëluar për një të tretën.
E pyeta veten se çfarë qëllimi ka tani Krijuesi. Si ka mundur të lejojë që diçka kaq e shëmtuar dhe e papërsosur të gjendet në universin ideal.
Noeh dhe familja e tij dolën nga barka. Edhe ata ndjenë neveri prej gjërave që panë. I kapi paniku. Ç’do të hanë? Me çfarë do të jetojnë? Befas Krijuesi iu drejtua Noehit. Foli me të në lidhje me njëfarë aleance. I premtoi se kurrë më nuk do t’u sillte përmbytje. I urdhëroi që të shumoheshin dhe ta mbushnin tokën. Vallë nuk e shihte se nuk mund ta fitonte betejën kundër meje për simpatinë njerëzore? Ç’qëllim tjetër do të mund të kishte?
Nëse ai dëshironte që njerëzit t’i përhapte në krejt tokën, mua do të më duhej të punoja për të kundërtën, që të mos arrija deri këtu. Dëshiroja që t’i mbaja njerëzit të grumbulluar, në mënyrë që t’i unifikoja të punonin kundër asaj që kishte thënë Krijuesi. Dëshiroja që ata vetë të luftonin për pavarësinë e tyre. I mblodha në një fushë me qëllim që të ndërtonin një kullë që do të ishte simbol i fuqisë dhe pavarësisë së tyre. Krijuesit kjo nuk i pëlqeu. Bëri diçka të pazakontë. Bëri që grupet e ndryshme të njerëzve të flisnin në gjuhë të ndryshme. Nuk mund të kuptoheshin. Por mua më kuptonin të gjithë. E kjo ishte e vetmja gjë e rëndësishme.
Jo shumë kohë pas përmbytjes, bota u gjend përsëri në gjendjen e mëparshme. E pyeta veten, si do ta shkatërrojë tani Krijuesi botën? Vallë më në fund do ta lërë në duart e mia? Atëherë pashë se si iu drejtua dikujt duke i thënë se kishte vendosur që prej tij të krijonte popullin e zgjedhur. Ishte Abrahami. Ai ishte njeri besimtar. Atë asnjëherë nuk munda ta mashtroja, ngaqë planet e mia m’i pengonte vazhdimisht Noehi i vjetër që si fosil i gjallë qëndronte mes tyre. Krijuesi e la që të jetonte edhe për shumë kohë, në mënyrë që të dëshmonte se çka i kishte ndodhur njerëzimit për shkak të mosrespektimit të ligjit. Abrahami thithte çdo fjalë të tij dhe vendosi të ndiqte gjurmët e Noehit dhe të transmetonte vullnetin e Krijuesit. Duket se Krijuesi e zgjodhi për këtë arsye.
Por çka? Çka do të mund të bënte ai nëpërmjet një populli të zgjedhur? Që të ketë ndikim më të madh se unë tek njerëzit? Abrahami erdhi në vendin që i ishte caktuar. Më pengonte fakti se ishte pikërisht në udhëkryqin e kulturave të atjeshme. Të gjithë kalonin aty. Të gjithë mund ta shihnin bekimin e Abrahamit që buronte nga uniteti i tij me Zotin. Familja e tij rritej. Pak nga pak. Kurrsesi nuk i pranoi plotësisht format e atëhershme të sjelljes, shprehitë dhe ritet që i futa ndër popujt e tjerë përreth. Abrahami, duke u bazuar në figurën e Krijuesit, ishte autoritet dhe shembull. Vërtet e theva disa herë, por të gjitha përpjekjet ishin të kota dhe afatshkurtra. Me çdo kusht më duhej të parandaloja që një komb i tillë të përhapej dhe të bëhej shembull për të tjerët.
Arrita ta ndaja atë familje. I sugjerova Lotit që të shpërngulej në njërin nga qytetet më të bukura të kohës- në Sodom. U mashtrua me bukurinë e tij të jashtme, por nuk e dinte se atje i kisha përgatitur grackën. Ai dëshironte që këtyre njerëzve t’u mësonte të vërtetat mbi Krijuesin, por unë dëshiroja t’u mësoja të gjitha kënaqësitë që trupi njerëzor mund të ndjejë. Në atë qytet shpërtheu imoraliteti i çdo lloji. Krijuesi nuk priti shumë. Përsëri vendosi t’i shfaroste. Kësaj here vetëm Sodomën dhe qytetet përreth. Dhe ndërsa fliste me Abrahamin rreth asaj që po planifikonte të bënte, dy ish bashkëpunëtorët e mi shkuan të stabilizojnë situatën. Abrahami e luti Krijuesin që të shpëtonte Lotin dhe engjëjt e bënë këtë. Por edhe pse u shpëtua paragjykimet me të cilat e kisha mësuar atë dhe në veçanti fëmijët e tij, do të mbeteshin përgjithmonë me ta. Pastaj u shkatërruan qytetet. Njerëzit ishin të tretur. Kush fitoi? UNË!
KAPITULLI 6
Nuk e kisha kuptuar ende plotësisht se ç’do të thotë shpëtim i njeriut. Abeli ndërkohë ishte ende i vdekur. Edhe të tjerët që i ishin bindur Krijuesit, ishin gjithashtu të vdekur. Nuk mendoi vallë që t’i ringjallte? Vetëm kjo do të kishte kuptim për mua. Por kur do ta bënte këtë? Për ç’arsye nuk e bëri menjëherë? Mendimi rreth kësaj më dha një tjetër ide të shkëlqyer se si mund ta mashtroja njeriun. Pse të mos mendojë njeriu se edhe pas vdekjes ka jetë? Ishte koha që t’u kujtoja të pavërtetën e Tij të parë, e ndërsa njerëzit studionin të vërtetat e Krijuesit mbi shëlbimin e tyre, fillova t’u sugjeroj që të arrinin në përfundimin se ajo ka të bëjë me çastin pas vdekjes. I binda se në fakt jeta nuk ndërpritet me vdekjen, por fiton një formë të re. Se të vdekurit, në fakt, jetojnë. Fenomenale! Kjo më dha mundësinë që unë dhe engjëjt, me të cilët ndaja të njëjtin fat të mund të komunikonim me njerëz, e ata të ishin të bindur se janë këta të vdekurit e tyre - në të vërtetë shpirtrat e të vdekurve të tyre. Kjo ide kishte edhe mangësitë e veta, por pasi njerëzit të takoheshin me ne, me formën e me zërin e të vdekurve të tyre, nuk do të mendonin më që kjo bie ndesh me atë çfarë ka thënë Krijuesi.
Le ta mbajë të vetën familja e Krijuesit. Unë do t’i mashtroj të gjitha familjet e tjera, ashtu që as të zgjedhurit e Tij, që do të ndodhen pranë atyre që do të më takojnë mua, nuk do të mbesin përgjithmonë të paprekshëm.
Disa breza më vonë botën e sundoi një thatësirë e madhe. Krijuesi, me mënyrën e vet, i mundësoi popullit të tij që në kohë të thatësirës të përkujdeset për veten. Në Egjipt.
Në të vërtetë, Ai i çoi atje që të shumohen dhe të pasurohen më shpejt, pasi ky ishte vendi më i frytshëm në tërë tokën. Kjo ishte sfidë e drejtpërdrejtë për mua. Qendrën e atëhershme të mbretërisë sime Ai vendosi ta bëjë vendbanim të përkohshëm për popullin e vet? Do ta shohim se sa të sigurt do të jenë atje.
Faraoni, që i nderonte izraelitët dhe që u vendos për shkak të Josifit në vendin më të bukur të Egjiptit, vdiq. I dyti që erdhi ishte nën sundimin tim. E nxita t’i urrente izraelitët dhe të frikësohej prej faktit se një ditë ata do t’i mbisundonin numerikisht dhe do t’ua merrnin mbretërinë e tyre. Me anë të faraonëve, popullit të Krijuesit, tani të madh në numër, i shkaktova mundime të mëdha fizike dhe shpirtërore. U pëshpëritja se i kishte braktisur Krijuesi, madje u flisja se Ai nuk ekziston, por që ekzistojnë perënditë egjiptiane. Populli ishte gati të më dorëzohej mua plotësisht. Vendosa që nëpërmjet faraonëve ta dobësoj popullin sa më shumë dhe ta mbaj përjetësisht në robëri. Për këtë arsye u sugjerova që të vrisnin të gjithë fëmijët e lindur meshkuj. A thua se Krijuesi mendonte që para hundës sime do të mund ta forconte popullin e vet?
Nga frika që egjiptianët do t’ia vrisnin të birin, një grua - e ëma e Moisiut - e fshehu me kujdes fëmijën e vet, e më pas e lëshoi lumit teposhtë, në një kosh të përgatitur posaçërisht për të. E dija se Krijuesi kishte plane për këtë fëmijë dhe për këtë arsye desha ta vras, por e kisha të ndaluar ta realizoja këtë qëllim. Krijuesi bëri të mundur që fëmija, Moisiu, të vinte pranë bijës së faraonit. Tentova që ta frymëzoja atë dhe të atin e saj të lirohen nga ky fëmijë, por nuk mu bë e mundur. Gjatë kësaj kohe popullin izraelit e nënshtrova aq shumë me robëri të rëndë, sa askush nuk do të ishte në gjendje ta organizonte këtë popull për t’u kthyer mbrapa në tokën e premtuar.
Kur u rrit Moisiu, kuptova se ishte dëshira e Krijuesit që e solli në këtë pozitë. Edhe ai e kuptoi se Krijuesi kishte një plan për të. Tentova t’i sugjeroja se do të ishte e pakuptimtë që të identifikohej me ata robër kur mund të trashëgonte selinë më të fuqishme të robërve në botë. Mirëpo pashë se kjo nuk e tërhoqi aq sa mendoja. Pastaj vendosa që të përzihem në planet e Krijuesit dhe ta shtyj Moisiun që të ndërmarrë nismën për t’u mbështetur në arsimimin dhe mençurinë e vet.
Gjithmonë i bëja të ditur se ai ishte i zgjedhuri i Krijuesit dhe se do t’i duhej ta çlironte popullin e vet nga robëria me kryengritje të madhe të armatosur. Për çudi, i pranoi mashtrimet e mia dhe filloi të mendojë për këtë. Në vazhdimësi e pata tejet të lehtë kur pa se një egjiptian po nënçmonte një prej bashkëkombësve të tij, atëherë i sugjerova që ta vrasë. Dhe këtë bëri. E shtyva të mendojë se ky akt do ta bëjë udhëheqës dhe mbrojtës të popullit të tij. Mirëpo, Krijuesi nuk dëshironte që ta përdorte Moisiun në atë mënyrë.
Kur një herë tjetër provoi të ndante dy bashkëkombësit e tij, në vend që ta lavdëronin si mbrojtës, Krijuesi i shtyu ta nënçmonin dhe lejoi që të dëgjohej për vrasjen e Moisiut. Si nëse e vrasin egjiptianët, si nëse e shtynte që me fuqinë e tij të provonte ta nxirrte popullin, për mua ishte krejt e njëjtë. Ishte me rëndësi që populli i zgjedhur të mbetej aty ku nuk do të kishte kurrfarë ndikimi tek askush.
Për fat të keq, Moisiu arriti të ikë. Por populli mbeti. Pyeta se çfarë synimi ka Krijuesi tani. Ditët kalonin. Moisiu ndonëse i gjallë, ishte tepër i vjetër që Krijuesi të mund ta përdorte për çfarëdo qoftë. Dhe atëherë kur planet e Moisiut mbetën të parealizuara, kur filloi të mendonte për jetën si për diçka që i kishte ardhur fundi, kur ai humbi çdo fuqi dhe krenari ku do të mund të mbështetej, dhe kur unë fillova të pyes se përmes kujt Krijuesi do të mund të realizonte premtimin e vet mbi kthimin e izraelitëve në tokën e vet, Moisiu e mori thirrjen nga Krijuesi që të përgatitet për shërbim. Nuk munda ta besoj. Çfarë mund të bëjë ky plak? Apo Krijuesi tani ka mundur ta fuqizojë dhe ta mbushë me forcë, pasi e kishte parapërgatitur për këtë? Moisiu kthehet në Egjipt. Kërkon prej faraonit ta lejojë popullin të dalë, por mua nuk më bie ndërmend ta bëj këtë. Do të provoj me gjithë fuqinë time ta ndaloj. Krijuesi tenton që përmes Moisiut të bëjë mrekulli me anë të të cilave të bindë njerëzit se si do t’i udhëheqë Ai. Fillimisht provova të bëj atë çfarë bënte Krijuesi, por për fat të keq nuk ia arrita. Në vend të mrekullive arrita të krijoj vetëm iluzionin. Por s’ka rëndësi. Unë mund t’i bëj njerëzit mjaft kokëfortë. Prapëseprapë, Krijuesi ishte i gatshëm që t’i shkonte deri në fund dhe, në fund të fundit, faraoni lëshoi pe. Atëherë Krijuesi vendosi një zakon të ri tek populli i Izraelit. Pashkën. Mu desh të futem thellë në domethënien e këtij zakoni për dy arsye: që të mund t’ia shndërroja kuptimin dhe që të mund të përgatitesha për momentin kur do të arrinte deri në plotësimin e simbolikës që ajo mbante në vetvete.
Mendova se do të ishte ide e mençur sikur egjiptianët që i kisha besnikë t’i nxisja që nga frika prej Krijuesit t’u bashkëngjiteshin izraelitëve dhe ta braktisnin Egjiptin me pretekstin se dëshironin t’i shërbenin Zotit të tyre. Dhe, natyrisht, kjo ishte njëra nga veprat e mia të mira. Njerëzit e mi midis njerëzve të Krijuesit. Kriteret dhe rregullat e mia në mesin e popullit të tij. Duke falënderuar egjiptianët, izraelitët, e veçanërisht Moisiun, ua bëra këtë udhëtim shumë të mundimshëm. Kryengritjet që zhvilloheshin i nxitja me ndihmën e ithtarëve të mi në mesin e izraelitëve. Por, kjo nuk zgjati shumë. Krijuesi shumë shpejt i dënoi këto shkelje, kështu që numri i ithtarëve të mi u ul në një numër të parëndësishëm dhe pa ndikim.
Kur mbërritën para Hananit, u zgjodhën 12 spiunë që të kontrollonin tokën. Gjatë këtij vëzhgimi, ndërsa spiunët kënaqeshin me bukurinë e tokës, unë vazhdimisht u tërhiqja vëmendjen me fuqinë e banorëve të saj dhe me fortifikimin e kështjellave të tyre, dhe i luhatja me qëllim që të vendosnin të futeshin në Hanan.
Ia arrita! Në fakt, ia arrita për dhjetë prej tyre. Dy prej tyre e dinin se çka ishte në gjendje të bënte Krijuesi për ata që i besonin dhe mbështeteshin tek ai, mirëpo dhjetë të tjerët ishin mjaft që Krijuesi ta kthente tërë popullin e vet mbrapa në shkretëtirë. Madje, për dyzet vjet. Këtë kohë e shfrytëzova që popullin e kësaj zone, që ishte nën ndikimin tim dhe që më respektonte, ta forcoja edhe më shumë dhe ta përgatisja për konfliktin e ardhshëm të Izraelit.
KAPITULLI 7.
Pas përmbytjes njerëzit u shumuan mjaft shpejt. Pas problemit me gjuhën, me rastin e ndërtimit të Kullës së Babelit, u shpërndanë në tërë rruzullin. Por kudo që shkonin, unë dhe engjëjt me të cilët ndaja të njëjtin fat, shkonim me ta. Ende ishim më të shumtë në numër krahasuar me njerëzit. Të gjitha zonat e rruzullit tokësor ishin nën sundimin tim. E dija se te njerëzit ekziston nevoja e futur prej vetë Krijuesit për lidhjen me të. Këtë karakteristikë njerëzore e shfrytëzoja shumë lehtë për qëllimet e mia. Trillova emra të ndryshëm të perëndive në secilën kulturë. Me ndihmën e njerëzve të mi besnikë, që kishin autoritet shpirtëror mbi popullin e vet, ndërtova sisteme të tëra besimesh që pak a shumë në mënyrë të tërthortë më përuleshin mua - krijesës më të fuqishme. Vali - jam unë. Ishtari, gjithashtu. Shiva, Bishnu, Krishna, Zeusi, Odini, Nitra, Ra, dhe të gjithë emrat e tjerë të cilët nuk janë të Krijuesit, nuk janë asgjë tjetër, përveçse emra me ndihmën e të cilëve njerëzit më përkuleshin MUA.
Kur t’i edukoj njerëzit rreth diçkaje, gati asgjë nuk do të mund t’i kthejë dhe t’i drejtojë në diçka tjetër. Paragjykimi. Kjo është diçka prej të cilës gati askush dhe asgjë nuk mund të dalë. E unë jam ekspert për paragjykime. Bëhu i durueshëm dhe edhe ti do të gjendesh në njërën prej këtyre paragjykimeve.
Ndër besimet që krijova trillova gjithfarë ceremonish. Prej atyre imorale e deri te ato më të frikshmet. Për fatin tim të mirë, njeriu ishte i gatshëm ta pranonte secilin prej tyre. U tregua si raja i përkryer. Me kohë e kuptova se si burimi i gëzimit tim filloi të jetë pikërisht dëmtimi i njeriut. Kjo ishte mënyra e vetme që t’i hakmerresha Krijuesit për atë që më kishte bërë. E ai nuk kishte ç’të bënte.
Më të lehtë e kisha t’i manipuloja civilizimet më të përparuara, tek të cilat arrita të vendos zakonet më të frikshme. Flijimin e njerëzve, grave, fëmijëve. Mundimet dhe vuajtjet, vdekjen dhe tmerrin. Të gjitha këto mund t’i bënin njerëzit nën sundimin tim. Kur i mësoja njëherë, nuk më duhej më t’i nxisja njerëzit tepër shumë. Nëse Krijuesi dëshironte ta paraqiste veten të shenjtë përmes një grushti njerëzish, kjo do të thoshte se më nënçmonte mua - sunduesin e këtij planeti. Si do të mundte dikush t’u tregonte ndonjë Zot tjetër atyre për të cilët unë isha perëndi? Ithtarët e mi i bëra aq shërbëtorë fanatikë ndaj meje saqë isha në gjendje t’i shtyja të vrisnin këdo që nuk mendonte si ata. Madje edhe nëse bëhej fjalë për ata që u sillnin lajme të tilla apo për familjarët e tyre. Krijuesi e dinte këtë. Por a kishte Ai plane të tjera? Pse lejonte që në mënyrë të tillë t’u shkaktoja vuajtje, dhimbje dhe vdekje krijesave të tij? Pse thjesht nuk më vriste?
Sidoqoftë, u kujdesa posaçërisht që paragjykuesit dhe felëshuesit më të mëdhenj të ishin njerëzit që kishin jetuar në tokën e premtuar. Në afërsi të popullit të zgjedhur të Krijuesit. Dëshiroja që me ndihmën e tyre të zhvilloja ndikimin e duhur mbi Izraelin. Me siguri Krijuesi do t’i urdhëronte izraelitët që t’i asgjësonin, por unë do ta gjeja mënyrën që disa prej ithtarëve të mi t’i afroja me disa izraelitë. As ata nuk ishin imunë ndaj fuqisë dhe epshit.
KAPITULLI 8.
Duke parë popullin e Krijuesit në shkretëtirë, fillova të kuptoj se çfarë qëllimi kishte me të. Dëshironte ta vendoste në udhëkryqin e botës së atëhershme si shëmbëlltyrë. Zgjodhi një popull krejtësisht mesatar, që nuk ishte i posaçëm për asgjë. E pastaj, ia dha Ligjin e Qiellit. Pasojat e kësaj për mua ishin tejet të pakëndshme, pasi popujt përreth, duke parë parimet e përkryera të qiellit të shprehura në këtë popull, filluan të kuptojnë se shkaku i mjerimit dhe vuajtjes së tyre ishte pikërisht mungesa e ligjeve të tilla.
Duke parë ceremonitë solemne fetare izraelite plot kuptim dhe duke i krahasuar ato me orgjitë e mia të përgjakshme, ata mund të dëshironin të bënin dhe vetë të njëjtën gjë dhe të prisnin Shëlbuesin. Madje duke parë lidhjet martesore dhe respektin e ndërsjellët të bashkëshortëve izraelitë që ishin besnikë ndaj njëri-tjetrit mund të kuptonin se shkaku i fatkeqësisë së tyre familjare ishte kurvëria, mosrespektimi i martesës dhe obligimeve martesore dhe raporti me bashkëshortet e tyre, si me robëreshat. Duke parë fëmijët izraelitë se si i respektonin prindërit, kanë mundur të shohin përparësitë e fatit familjar dhe pasojat e edukimit të drejtë në krahasim me sjelljen e egër të tyre ndaj fëmijëve dhe tëhuajësimin nga vetë ata. Duke parë se si izraelitët i linin dyert e hapura, pa u frikësuar nga vjedhjet dhe dhuna, ata mundën të kuptojnë se një jetë e tillë është shumë më e qetë dhe më e këndshme se jeta e tyre plot e përplot me këso gjërash. Duke parë izraelitët e shëndetshëm, mundën të gjejnë arsyen e sëmundjeve të tyre për shkak të mënyrës së gabuar të ushqyerjes...
Krijuesi këtë e bëri me mjeshtëri. Popullit izraelit nuk i duhej të thoshte asnjë fjalë për Krijuesin. Vetë njerëzit do të vinin tek ata, duke dashur të pranonin besimin e tyre dhe t’i shërbenin Zotit. Kjo nuk më pëlqente aspak. Vetë izraelitëve mu desh t’ua shtrembëroj kuptimin e Ligjit që u dha Krijuesi. Që as këtu mos ta shohin bekimin që buron nga respektimi i këtyre ligjeve. Për fat të mirë kjo nuk ishte e vështirë të arrihej. U sugjerova se ishte e rëndësishme që t’u përmbaheshin formave të ligjit në vend, që të mendonin për kuptimin e tij dhe të lejonin vërtet që ky ligj t’i ndryshonte në thelb. Arrita të bëj atë që ligji i Krijuesit të bëhet kuptim vet për vete. Izraeli asnjëherë nuk do të mund të dëshmonte për Krijuesin në mënyrën që ai kishte imagjinuar.
Pas hyrjes në Tokën e Premtuar, Izraeli filloi të merrej më shumë me vetveten sesa me detyrën e vërtetë - shpalljen e shëlbimit të njerëzimit që do ta realizonte Mesia, duke vdekur në vend të njeriut.
Kush e shtyu ta bënte këtë, pyes veten? Kuptohet, unë. Provova t’i ngatërroja, t’i bëja të luftonin me njëri-tjetrin, por përveç disa konflikteve të vogla nuk ia arrita. Në një gjë, prapëseprapë, pata sukses. Ata nuk e dëgjuan plotësisht Krijuesin dhe nuk e asgjësuan në tërësi popullin e Hananit.
Asnjëherë nuk do t’iu bëhej mësim. As prej gjithë shembujve dhe përvojave të kaluara në shkretëtirë, kur egjiptianët ishin në mesin e tyre dhe i shtynin në herezi ndaj Krijuesit, ata nuk e kuptuan se unë po zhvilloja përsëri të njëjtën strategji. E nuk e kuptuan, sepse nuk e kishin një unitet të tillë me Krijuesin siç duhej ta kishin. Përsëri i mbaja në grusht.
Mu desh të zbuloja diçka më të mirë. Mu desh t’i nxisja ta refuzonin Krijuesin si mbret të tyre dhe në vend të tij të vendosnin njeriun për mbret. Dhe shih, ia arrita. Përsëri. Ky ishte dështim tepër i rëndë për Krijuesin. Refuzim i drejtpërdrejtë i asaj që kishte bërë ai për ta. Të tillë mosmirënjohje deri atëherë kisha mundur të tregoja vetëm unë. Mirëpo, siç thashë edhe më parë, njeriu është raja i shkëlqyer dhe besnik. Nëse e ndan nga Krijuesi.
KAPITULLI 9.
Krijuesi humbi përsëri. Nuk di për të satën herë njeriu e refuzoi. E pyeta veten pse nuk po heq dorë? Pse nuk po ma dorëzon më në fund tokën mua? Arrita në përfundimin se Ai me siguri do ta bëjë atë në momentin kur në tokë të mos ketë asnjë njeri që do të jetë ithtar i tij. Assesi nuk munda të arrija t’ia nënshtroja të gjithë njerëzit vullnetit tim. Sado që u mundova, gjithmonë gjendej një numër i vogël i tyre, sipas meje një numër i parëndësishëm i ithtarëve të Tij. Por për të, siç dukej, këta nuk ishin të parëndësishëm, sepse sado pak që ishin, ai për shkak të tyre fitonte të drejtën mbi planetin tim.
Më duhej të realizoja idenë që në tokë të mos kishte njerëz ithtarë të Krijuesit. Këtë nuk mund ta arrija, për sa kohë ai të sundonte mbi ta. Nuk ishte dhe aq e vështirë të nxisja izraelitët të kërkonin pavarësinë dhe të dëshironin të dilnin nga rrethi i sigurisë së vërtetë që u mundësonte Krijuesi - nën sqetullën time. Sikur mbreti i tyre tokësor të ishte nën kontrollin tim, do të ishin nën kontroll edhe ata. Kjo ishte praktika ime e zakonshme me popujt e tjerë.
Edhe përkundër dhimbjeve, Krijuesi pajtohej me ta. U zgjodhi një perandor të pashëm. Ai më përshtatej mua. Kishte shumë gjëra të cilat unë do të mund t’i ktheja kundër vetë atij. Herët a vonë, me ndihmën e tij do të sundoja mbi popullin e zgjedhur të Krijuesit - më mirë të them - sa më parë. Pasi ishte shumë i bukur, truplartë dhe nga një familje e pasur, formula e sigurt dhe e vërtetuar që ai të kalonte në anën time ishte që t’i jepja atij edhe fuqinë. Kur erdhi në pushtet, i sugjerova që si mbret, nuk kishte askënd mbi vete, se mund të bënte çka të donte, pasi tashmë ai ishte ligjvënësi. Kuptohet do të vendoste ligjet e mia. E binda se as klerikët nuk ishin mbi të dhe se mundej, nëse i duhej, edhe vetë t’i kryente ceremonitë dhe të sillte flijimet. Në atë mënyrë e detyrova të përdhoste edhe ai vetë ritet. Pastaj pas një beteje në të cilën Krijuesi e urdhëroi që të asgjësonte plotësisht Amalekasit, arrita të shtrembëroj me sukses deri te kufijtë ekstremë moralin e tij dhe ta bind se nuk duhet t’i asgjësonte të gjithë. Do të ishte shumë më mirë sikur ta zinte rob mbretin dhe t’ia tregonte popullit të vet. Fitoren mund ta tregonte si fitore të Krijuesit, nuk më pengonte. Për mua ishte e rëndësishme që ai të mos punonte ashtu siç i thoshte Krijuesi. Gjithashtu i sugjerova që Krijuesi do të dëshironte që kafshët, të cilat duhej t’i vriste dhe t’i linte aty, t’i sillte në tokën e vet dhe t’ia ofronte atij si flijime.
Populli nuk mendoi gjatë për këtë. E binda se kjo ishte krejt normale përderisa tani kishin mbretin e tyre. Plani im filloi të realizohej. Gjithnjë e më shumë kisha ithtarë ndër popullin e Krijuesit. Vërtet ata nuk e dinin këtë, por që të mos jenë me Krijuesin nënkuptonte të qenit me mua. Shumë shpejt qëllimi im u realizua. Krijuesi e qortoi dhe hoqi dorë nga Sauli si i zgjedhuri i tij për shkak të mosbindjes së tij.
Përpos ndjenjës së fajit që shfaqej për shkak të mosbindjes ndaj Krijuesit, Saulit i bëja një presion jashtëzakonisht të madh duke e bindur se i ishte bërë padrejtësi dhe se ishte akuzuar padrejtësisht, vetëm ngaqë kishte dashur më të mirën. Ndonëse nuk kishte arsyetim për veprimin e tij, ai e dinte se çka ishte e drejtë. Mirëpo ai me kohë lëshoi pe dhe për atë që kishte bërë nuk ndihej aspak fajtor. Po të ndihej, Krijuesi do ta falte, kështu - ai ishte i imi.
Mirëpo, në vend që të hiqte dorë dhe të ma dorëzonte popullin, Ai kërkoi një mbret tjetër. Mos ndoshta mendonte se me këtë tjetrin nuk do të arrija të bëja të njëjtën gjë? Asnjë njeri i fuqishëm, nuk ndjen varësi prej të tjerëve, qoftë edhe prej vetë Krijuesit. Vendosa që secili mbret të bëhet i imi, ngaqë kjo është mënyra më e thjeshtë që nëpërmjet një njeriu të mbaj nën kontroll gjithë popullin. Për befasinë time, Ai zgjodhi një djalosh ende të papjekur, që e njihja tanimë për shkak të modestisë së tij dhe marrëdhënies së tij me Krijuesin. Zgjodhi Davidin. Nuk u mërzita shumë, njerëzit ndryshojnë. Fuqia i ndryshon njerëzit.
Pasi i përcaktoi një fitore të madhe kundër Goliatit, ku Davidi ishte vetëm vegël në dorën e Krijuesit, populli u bë ithtar i Davidit. Meqë Saulin mund ta manipuloja dhe të ndikoja në sjelljen e tij gjithnjë e më shumë, që të mos më duhej më vonë të mundohesha me Davidin për ta mashtruar, vendosa që me ndihmën e Saulit të lirohesha prej tij para se të vinte në pushtet. Disa herë i sugjerova që ta vriste Davidin me shtizë, ndërsa ky luante muzikë, mirëpo Davidi ishte jashtëzakonisht i shpejtë dhe i shkathët dhe në këtë mënyrë i largohej vdekjes vazhdimisht, por edhe Krijuesi e ruante në mënyrën e duhur.
Pas vdekjes së Samuilit, kur Sauli mbeti edhe pa mbështetjen e fundit, arrita ta bindja t’i drejtohej asaj, që në kohën e besnikërisë së tij ndaj Krijuesit gati e kishte shkatërruar. Fallxhores. Le të kërkojë prej saj këshillë meqë Krijuesi nuk po i përgjigjet. Ai e thirri shpirtin e profetit Samuil dhe u paraqita unë. Në formën e Samuilit, kuptohet. E pastaj - triumfi im. I zgjedhuri i Krijuesit ishte gjunjëzuar para meje. Sa do të dëshiroja ta shihja fytyrën e Krijuesit. Nuk e kisha të vështirë t’i thosha Saulit se ç’do të ndodhte bazuar në ato që i dija unë për fuqinë dhe vendosmërinë e Filistejve lidhur me këtë konflikt, sidomos për arsyen se Krijuesi nuk do të jetë me ta. Por duhej të dukej sikur unë jam shpirti i të vdekurit dhe sikur ajo që unë flas është mesazh nga e ardhmja.
Pikërisht atëherë u vendosën themelet e thirrjes bashkëkohore të shpirtrave (apo spiritizmit) pikërisht brenda popullit të Krijuesit. Në shekujt që do të vinin kjo do të ishte një nga veglat më të fuqishme për ushtrimin e njerëzve.
KAPITULLI 10.
Saulin, të cilin e preokupoja për vite me radhë nuk e pata të vështirë ta bindja që të bënte vetëvrasje. E mbusha aq shumë me ndjenjën e dëshpërimit sa që sugjerimi im përfundimtar iu duk si e vetmja zgjedhje e duhur.
Davidi erdhi në pushtet. Ishte gati e pamundur ta ndaje këtë njeri nga Krijuesi. I kishte të gjitha karakteristikat e duhura që fuqinë e Krijuesit ta lidhte me fuqinë njerëzore. Por, ai, prapëseprapë, ishte vetëm njeri. Duhej të vinte momenti i shkujdesjes edhe në jetën e tij. Dhe, askush nuk është aq i duruar dhe i vendosur sa unë. Koha kalonte dhe rasti u dha. Betsabeja ishte jashtëzakonisht e bukur.
Në shëtitje e sipër, Davidi e pa duke u larë. Duke e njohur atë, supozova se për shkak të besnikërisë ndaj Krijuesit kur ta shohë gruan e huaj të zhveshur duke u larë, ai do të kthehet dhe do të shkojë. Sidoqoftë, isha pranë tij. Ndodhi ajo që prisja më së paku - ai ndali dhe e pa fshehtazi. Unë nuk i humb rastet. Asnjërin. Këtë çast të shkurtër të ndarjes së tij nga Krijuesi e shfrytëzova që t’ia mbush mendjen me pasion, t’ia mbush trupin me epsh, t’ia turbulloj trurin deri në atë masë që të bëjë një veprim të keq dhe në fund të dëbohet edhe ai nga vetë Krijuesi.
Nuk kishte më fuqi të kundërvihej. Fjeti me Betsabejën, ndonëse ajo ishte gruaja e njërit prej luftëtarëve të tij më të zotë dhe më besnikë. Trurin ia përzjeva aq shumë sa që asgjë nuk ishte për të e rëndësishme. As Krijuesi, as bashkëshorti i saj Hiteu Uriah, as pasojat që do të përjetonte për shkak të kësaj - asgjë - përpos trupit të saj tepër të bukur. Mendoi se do t’i mjaftonte vetëm kjo, por unë për të kisha edhe disa të papritura. Betsabeja mbeti shtatzënë. Shpejt e shpejt ai thirri bashkëshortin e saj që të flinte me gruan e vet, në mënyrë që fëmija i lindur t’i vishej atij. Mirëpo, ky trim ishte ithtar aq i madh i Krijuesit saqë për shkak të solidaritetit me ushtarët e tij vendosi që të mos shkonte në shtëpinë e vet, por ta kalonte natën me ta. E binda Davidin se nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveç se ta vriste bashkëshortin e saj. Që krimi i tij të ishte edhe më i madh, i sugjerova që aktvendimin për vdekjen e tij ta dërgonte për vetë atë. Kur fitorja ime rezultoi e plotë, nuk e pata të vështirë ta bindja Davidin se gjithçka kaloi dhe se kishte bërë të pamundurën. Prapëseprapë, ai ishte mbret. Prapëseprapë, ai e kishte pushtetin mbi të gjithë.
Mirëpo, Krijuesi nuk mendonte kështu. Me anë të profetit - Natanit e qortoi Davidin. Ashtu si Saulit, edhe Davidit i sugjerova se ishte i ndershëm dhe se si mbret kishte të drejtë ta bënte këtë, mirëpo fjalët e Krijuesit e thyen atë. Në vend që të fillonte të arsyetonte dhe të largohej nga Krijuesi, Davidi filloi të pendohej thellë për aktin e bërë. Mendova, se nëse Krijuesi nuk ia kishte falur Saulit atë vogëlsi, si do t’ia falte Davidit këtë krim? Mirëpo, Davidi nuk ndalte së kërkuari ndjesë. E ndryshoi tërë jetën e vet. Dhe Krijuesi e pranoi përsëri dhe e fali. Dola jashtë vetes nga tërbimi. Për këtë arsye vendosa t’ia hidhëroja jetën Davidit. Pjesën e mbetur të jetës së tij e kaloi në zhgënjim të plotë. Ishte mbret, por për shkak të asaj që kishte bërë askush nuk e respektonte. As bijtë e tij, as ushtarët e tij, as populli i tij, as klerikët e tij. Për këtë arsye, u shfaqën tradhtitë, kryengritjet, refugjatët.
Sidoqoftë, pavarësisht mjerimit që i imponova, Krijuesi e nderoi duke i ngarkuar mbledhjen e materialit të duhur për ndërtimin e tempullit. Nuk isha i gëzuar që po dëgjoja diçka të tillë. Duke pasur një tempull të tillë para vetes, izraelitët do të kishin një rast më të mirë që të mendonin për kuptimin e gjithçkaje, që do të shihnin dhe do të bënin aty, e në këtë mënyrë unë do të kisha më pak mundësi që t’i bëja për vete. Por kisha plan edhe për një situatë të tillë.
KAPITULLI 11.
Davidin e trashëgoi biri i tij Solomoni. Ky, sikurse dhe i ati, ishte një djalosh tejet besimtar dhe modest. Ai duhej të ndërtonte tempullin e Krijuesit. Ishte i frikësuar dhe i bindur se nuk ishte i denjë për një ndërmarrje të tillë dhe për të sunduar një popull. Iu lut Krijuesit që t’i falte mençuri. Kjo gjë e preku Krijuesin, sepse njeriu nën ndikimin tim deri atëherë ishte në gjendje të kërkonte vetëm pasuri, jetë të gjatë, vdekje të armikut dhe vlera të tjera kalimtare, pasi vetë perceptimin e vlerave të amshueshme kam arritur gati gjithmonë ta mjegulloj tërësisht.
Kur dëgjova se Krijuesi ia fali mençurinë siç nuk e kishte asnjë njeri, u bëra kureshtar. A e kam më në fund një kundërshtar të denjë? Si edhe në çdo fillim të unitetit të njeriut me Krijuesin, edhe Solomoni për mua ishte i paprekshëm. Ishte një me Krijuesin. E ndërtonte tempullin. Nuk dëshironte asnjë detaj t’ia lëshojë rastit. Ishte ai njeriu të cilit Krijuesi ia kishte kushtuar respektin më të madh. Ashtu edhe sillej. Mirëpo, koha gjith-monë punon për mua. Edhe ai do të rrëzohet. Çdo cilësi e mirë te njeriu është një adut më shumë në dorën time sesa në të Krijuesit. Më parë mund ta shfrytëzoj unë që për shkak të cilësisë së tillë njeriun ta plotësojë vetëbesimi dhe mendjemad-hësia, se ç’mund të bëjë Krijuesi për ta shfrytëzuar që njeriu ta adhurojë atë. Por Solomoni kishte tepër shumë cilësi të mira që unë të mos mund ta kthej kundër atij. Vërtet ishte inteligjent dhe i mençur si askush deri atëherë. Ishte i pasur si askush deri atëherë dhe ishte mbret. Kishte kushte më të volitshme tokësore për jetë që i kishte pasur kurdoherë ndonjë njeri.
Po të kishte mbetur pranë Krijuesit, ndikimi i tij në masë të madhe do ta përhapte të vërtetën mbi Krijuesin dhe mbi shëlbimin e tij. Shumë popuj do të ishin të kurorëzuar me përparësitë e dëgjueshmërisë ndaj Krijuesit, gjë që unë assesi nuk e dëshiroja. Ndonëse në fillim dukej se qëllimi i dëshmisë së Krijuesit ndaj pjesës tjetër të botës për të po realizohej më në fund, unë e dija se herët a vonë do të arrija të kthej gjithçka në dobinë time. Kështu, edhe ndodhi shumë shpejt.
Njeriu më i mençur në botë nuk kishte kurrfarë shansesh përkundrejt meje. Ai nuk ishte kurrfarë sfide. Ai ishte zhgënjim. Si edhe çdo njeri tjetër në botë, ishte i pakapshëm derisa ishte pranë Krijuesit. Pa të, as me tërë inteligjencën e vet, nuk ishte as përafërsisht kundërshtar i denjë. Përkundër, e kuptova se inteligjenca e tij e madhe mund të jetë vegël në duart e mia me të cilën do ta mund tërësisht. Niveli i inteligjencës së tij ishte afër inteligjencës së qenieve qiellore, mirëpo ai, duke jetuar në tokë, ishte i kufizuar me aspektin material, pasi që unë kisha arritur ta ndaj llojin njerëzor nga aspekti shpirtëror - nga Krijuesi. Ishte i kufizuar edhe me vdekshmëri, pasi që njeriun e kisha ndarë nga druri i jetës. Ishte i njohur me botën shpirtërore, por nuk arrinte deri atje. Ishte i njohur me amshueshmërinë, por ishte i kufizuar me kalueshmëri.
Vazhdimisht ia përsëritja se çfarëdo që të bëjë ai në tokë është e pakuptimtë. Ashtu e ashtu do të vdesë. Kjo prodhoi në të një frustracion aq të madh, saqë u angazhua me tërë fuqinë e mundësinë që të provojë të nxjerrë nga jeta maksimumin, në mënyrë që t’ia arrijë të gjejë njëfarë kuptimi brenda saj. Dhe e nxori maksimumin. Mirëpo kuptimin nuk e gjeti. Sepse nuk ekziston. Unë e kam marrë. Prej të gjithave që ia kishte vënë Krijuesi në dispozicion mbeti vetëm që të kënaqet me kënaqësitë fizike dhe materiale të kësaj bote. Ia arrita ta bind se vdekja është fund i vërtetë. Ia mora edhe shpresën në shëlbimin që e kishte përgatitur Krijuesi.
Për shkak të gjendjes së pakuptimsisë në të cilën e solla, nuk ishte vështirë që prej tij ta krijoj një idhulltar, kurvar, tiran, dhe çfarëdo tjetër që dëshiroja. I mashtruar plotësisht, frustracio-net e veta i futi në libër. U çudita se pse diçka aq dekurajuese Krijuesi e futi në kanunin e vet, por e kuptova se dëshiron që nëpërmes të gjitha përvojave që i ka provuar dhe shkruar Solomoni, ta porosit njeriun që të mos e kërkojë kuptim në këtë jetë, sepse as ai që i kishte kushtet më të mira jetësore që mund të krijohen në tokë, nuk e ka gjetur. Sikur mua do të më pengojë që njeriu ta dijë këtë.
A mendon edhe tani, kur e kuptova se si ia kam arritur ta mashtroj dhe ta shkatërroj njeriun ma të mençur të gjitha kohërave, se ti do të mund të ikësh nga unë? A do të mund të më kundërvihesh? A do të mund ta mundësh egon tënd të cilin unë gjithmonë e ushqej, në mënyrë që të ndaj nga Krijuesi? As që mund të mendosh se sa është fuqia ime. Sa janë të llojllojshme metodat e mia. Sa është këmbëngulja ime. Sa është motivimi im. Sa është urrejtja ime. Rruga drejt Krijuesit ekziston, por t’i nuk do të mund të shkosh deri te Ai. Ekziston një barrierë të cilën nuk mund ta kapërcesh. Vetveten - dhe mua në anën tënde.
KAPITULLI 12.
Jeta e Solomonit si të zgjedhurit dhe të vajosurit aq e preku Krijuesin sa që Ai vendosi t’ia marrë perandorinë. Mirëpo për shkak të premtimit që ia kishte dhënë Davidit vendosi që këtë ta bëjë në gjeneratën tjetër. A thua Krijuesi mendoi se një popull të tërë do të mund ta mbaj në planetin tim? Kishte mbetur vetëm një numër i vogël i atyre të cilët nuk arrita t’i mashtroj që të veprojnë kundër vullnetit të Krijuesit. Sado që mundohesha, assesi nuk ia arrita që t’i nënshtroj të gjithë.
Mirëpo, në gjenerata që erdhën, populli i Krijuesit u bë i imi. Pikërisht ashtu siç kisha planifikuar; me ndihmën e perandorëve që ishin besnikë ndaj meje e nënshtrova popullin me të cilin ata sundonin. Krijuesi ishte i dëshpëruar.
Nëpërmes Solomonit ia vura themelet paganizmit në religjionin izraelit. E pashë se Krijuesi me ndihmën e Jerovoamit planifikon t’ia marrë pushtetin birit të Solomonit. Ndonëse në fillim ishte tejet besnik dhe i përkushtuar ndaj Krijuesit, edhe atë ia arrita ta mashtroj. Kur erdhi në pushtet e frymëzova që t’i ruajë fiset e ndara që ishin në anën e tij. Në mënyrë që t’ua sigurojë tempujt e ri në të cilët do të shkojnë në mënyrë që të mos shkojnë në Jeruzalem si deri tani. Bëri atë që ia sugjerova. I punoi dy viça të artë dhe dhjetë fise që ishin me të u përkuleshin skulpturave dhe e braktisën atë që kishte urdhëruar Krijuesi. Gjeneratat që vijuan vetëm e vazhduan këtë shembull. Nuk ekzistonte kush që të arrinte të bënte farë ndryshimesh drastike. Disa mbretër që ishin në anën e Krijuesit provuan, mirëpo të gjitha këto patën jetë të shkurtër.
Kur fitorja ime përfundimtare iu afrua fundit, Krijuesi e ngriti profetin Ilia. Për një kohë të shkurtër Izraelit iu dëshmua fuqia e tij dhe qëllimet e tija, mirëpo koha ishte sërish në anën time dhe gjatë gjeneratave vijuese gjithçka u kthye aty ku dëshirova unë.
Vendosa që ta shkatërroj plotësisht atë popull dhe në atë mënyrë fitoren time ta bëj më të dukshme për të gjithë.
Kur u sëmur Mbreti Jezekil, Krijuesi nëpërmes profetit Isai i tha që do të vdesë. Aq filloi të qajë dhe të lusë saqë Krijuesi pati mëshirë për të. Madje vendosi t’ia dërgojë edhe shenjën se ai vetë personalisht e kishte shëruar. E ktheu hijen në orën e rërës dhjetë shkallë mbrapa. Tejet mbresëlënëse. U kujtova se këtë do të mund ta kthej në dobinë time dhe në shkatërrim të Izraelit.
Ishte kjo çuda që e kishte frikësuar tërë botën. Astronomët e Haldejës ishin të mundur. Assesi nuk mund të shpjegonin se ç’kishte ndodhur. Njerëzit filluan të flasin mbi humbjen e botës. Kuptohet, unë i mbështetja në këtë ide. Kënaqëm kur njerëzit janë në panik. Pas një kohe të caktuar e fituam lajmin se këtë çudi e kishte shkaktuar Krijuesi si shenjë e shërimit të mbretit të Izraelit. U përgatitën dhe u nisën në rrugë. Kur erdhën deri te mbreti Jezekil, dëshiruan që ai t’u flasë mbi Krijuesin që e kishte bërë këtë, mirëpo unë u sugjerova që do të ishte më mençur që të dërguarit të huaj t’ia tregojë tërë fuqinë dhe pasurinë e vet në vend se t’i flasë për Krijuesin. Dhe, kuptohet se sedra gati gjithmonë e fiton arsyen.
Haldejve iu shkurtua e vërteta mbi Krijuesin, u shkurtua thirrja që dëshironte ta bënte Ai nëpërmes të Izraelit dhe t’ia dërgonte tërë botës. Nën ndikimin tim Jezekieli vetëm u lavdërua me fuqinë e vet. Me pasurinë e vet. Aq e preokupova saqë nuk u lash asgjë të fshehtë. Ti po pyet se çka arrita me këtë? Fillimisht emri i Krijuesit mbet i panjohur për njerëzit të cilët me autoritetin e vet mund t’ua përcjellin të tjerëve në vendin e tyre. Ia pamundësova popullit haldej që për shkak të kësaj çudie dhe të vërtete që e dëgjuan t’i kthehen nderimit të Krijuesit. Së dyti, i vura themelet e shkatërrimit definitiv të Izraelit. Çka mendon, për çfarë mund të flitnin haldejtë me bashkëkombësit e vetë pasi u kthyen? Vetëm për pasurinë dhe pronën e Izraelit. Pasuria, pronat... - shkas i mjaftueshëm për një luftë shkatërruese në atë kohë.
Krijuesi i hetoi planet e mia. Dëshiroi që të më parandalojë që këta t’ia bëjë popullit të zgjedhur të tij, por nuk kishte kurrfarë shkaku që ta bënte këtë. Sikur t’i kishin mbetur besnik atij, nuk do të kisha ç’të bëja. E kështu, mbetshin vetëm disa tentativa të mjera, që nëpërmes njerëzve që ishin ende besnikë t’ia përcjellë porosinë popullit që, nëse nuk do të përmirësohet, do të vijë robërimi dhe shfarosja. Njerëzit e tij, profetët, erdhën njëri pas tjetrit. E thirrën popullin të pendohet, t’i kthehen nderimit të vërtetë të Krijuesit, por pa sukses. Pse? Për arsye se unë e parashikoja një sjellje të tillë të Krijuesit dhe popullin e tij nuk e mashtrova në mënyra të zakonshme, gjegjësisht që të më përkulet drejtpërdrejt mua me emrin e ndonjë perëndie, apo më mirë, të jenë plotësisht të pazotë. Jo. Unë i mashtrova ashtu që ata mbetën të bindur se vërtetë janë fetarë, se vërtetë i shërbejnë Krijuesit. Në trurin e tyre ia arrita që ta ndaj plotësisht religjiozitetin nga jeta e përditshme. Gjatë kohës që i bën shërbime Krijuesit dhe gjatë kohës së lutjeve të tyre, nuk kishte njerëz më fetarë se ata, mirëpo në jetën e përditshme nuk kishte kriminelë më të mëdhenj. Mburresha me suksesin tim.
Çka mendon, si e ndjente vetën profeti i Krijuesit që të vijë te një njeri, sipas bindjes së vet religjioz, dhe t’i flasë se duhet të shndërrohet? Thirrje të tilla në trurin e Izraelitëve i paraqisja si fyerjen më të madhe të personalitetit të tyre, si dhe fyerjen ndaj vet Krijuesit. Nuk ishte e vështirë që t’i nxis që t’i rrahin profetët, t’i përqeshin, t’i dëbojnë, madje edhe t’i vrasin. Vërejtje gjithnjë më serioze që ua drejtonin ata, unë nëpërmes njerëzve të mijë besnikë, i paraqisja si të pavërteta. Dhe kujt i besoi njeriu më shumë? Mua. Sepse unë e përkëdhel egon njerëzor.
Krijuesi ishte prekur që në thirrjet e tija të dashurisë, madje edhe njerëzit që i kishte zgjedhur ai dhe të cilëve drejtpërdrejt u ishte shfaqur, mbeteshin aq të ftohtë. Kështu që, më në fund, i dha disa premtime mbi shëlbimin të cilat aq shumë dëshiroja t’i dëgjoj. Duke u falënderuar profetëve të tij, e zbulova vendin se ku do të paraqitej shëlbuesi. E zbulova edhe mënyrën se si do të lindë. A thua shëlbuesi do të vijë si foshnje? Ai kuptohet nuk kishte kurrfarë shanse edhe nëse paraqitej si njeri i rritur. E si mendon atëherë që do të mund të mbijetojë foshnja?
Kisha gjithnjë e më shumë informata për kohën e ardhjes. Kohën e tentativave të shëlbimit të njeriut të rrëzuar. Falë Davidit edhe më përpara kisha zbuluar se si do të vdesë. Me kujdes i përcjella të gjitha ato që flisnin profetët. Secili detaj ishte i rëndësishëm për mua që të përgatitem për atë që duhej të ndodhte. Njëkohësisht, të gjitha këto porosi arrita t’ua paraqes në mënyrë të gabuar njerëzve dhe t’ua shndërroj kuptimin, ashtu që ata as rastësisht të mos mund të përgatiteshin.
KAPITULLI 13
ROBËRIA
Në mesin e popullit haldej përhapa thashetheme mbi pasurinë dhe vlerat materiale të popullit izraelit, si në kryeqytetin e tyre Babiloninë, ashtu edhe në tërë vendin e tyre. Të përgatitur ashtu, nuk e kisha vështirë t’i nxisja në një luftë okupuese kundër Izraelit. Në disa raste i tërë Izraeli ra nën zgjedhën e pushtuesit. Plani im pati sukses. Pas një kohe të caktuar populli izraelit do të shuhej krejtësisht nga popujt ku e kisha përhapur dhe prej tij nuk do të mbetej më as edhe një kujtim. Nuk do të ekzistonte askush që do të jetonte sipas parimeve të Krijuesit. Së paku ashtu mendoja. Krijuesi kishte plane të tjera dhe strategji tjetër. Ndonëse kishte mundësi që të më parandalonte që ta shpërndaja popullin izraelit nëpër tërë tokën, ndonëse shikonte i mërzitur pasojat e rebelimit izraelit ndaj Tij, Ai nuk ndahej prej tyre. E kuptova, ndonëse tepër vonë, se ai do ta përdorte popullin e vet për të bërë atë që nuk kishte dashur ta bënte në kushtet e paqes - t’u shfaqte të vërtetat mbi Krijuesin dhe planin e shëlbimit të të gjithë njerëzve edhe popujve të tjerë. Mirëpo, izraelitët nuk do të mund ta bënin këtë nëse i shfaroste.
Ndodhi ajo që kisha parashikuar. Mes problemesh e të shtypur nga robëria, izraelitëve filluan t’iu kujtohen premtimet që u kishin dhënë Moisiu dhe profetët. Sa më shumë që i nënçmoja dhe i keqtrajtoja nëpërmes njerëzve nën pushtetin tim, aq më shumë dhe aq më fort mbaheshin ata ndaj premtimeve të Krijuesit. Në vend që ta akuzonin për probleme, gjë që ua sugjeroja tërë kohën, ata i luteshin që t’i falte dhe e pranonin tërë fajin e tyre që i kishte sjellë deri në këtë pikë. Çdo tentativë për t’i shfarosur dështoi, ndonëse në kohën e Mbretit Asvirit gati ia arrita. As nën robërinë e Babilonisë, Krijuesi nuk u ndal, por i tërhiqte vëmendjen popullit të vet dhe e thërriste atë me anë të profetëve të tij.
Në njërin prej grupeve të djemve që kishin ardhur nga Izraeli gjendej edhe Danieli. Nga praktika ime shumëvjeçare e dija se nuk do të mund të ndikoja mbi të, por pavarësisht kësaj nuk do të hiqja dorë dhe do të mundohesha për këtë. Edhe Davidi ishte i tillë në fillim, por prapëseprapë nuk më rezistoi. Mbreti i Babilonisë e shihte Danielin dhe miqtë e tij si bashkëpunëtorë besnikë për shkak të besnikërisë ndaj parimeve që i tregonin. Shumë shpejt i punësoi. Nuk pashë asgjë të keqe aty, ngaqë besnikëria ndaj Krijuesit gjithmonë dobësohet atëherë kur njeriu është në gjendje të mirë ekonomike, e ky ishte në interesin tim në rastin e tyre. Besova se nën ndikimin e pasurisë dhe fuqisë që mund t’u ofronte Mbretëria e Babilonisë, ata shumë shpejt do ta harronin Krijuesin. Nuk kisha të drejtë. Për këtë arsye vendosa t’i shkatërroj. Mbretin Nabuhodonosor e frymëzova që të fuqizohej dhe fuqisë së vet t’i ndërtonte një shtatore para së cilës do t’u duhej të gjithëve të përkuleshin. E dija se nuk ekzistonte asnjë fuqi që do t’i shtynte izraelitët e rinj t’i përkuleshin çfarëdolloj shtatoreje, urdhri i Krijuesit ua ndalonte këtë. Fatin e kishin të vulosur. Kolegët xhelozë i paditën dhe ata përfunduan në furrën e zjarrit. Dhe në atë moment, kur fillova të gëzohem për shkak të suksesit të planeve të mia, ndërhyri Krijuesi. Dërgoi birin e vet që t’i nxirrte nga furra. Kjo ndikoi negativisht për planet e mia të mëtejshme, ngaqë mbreti, që ishte besnik ndaj meje, për shkak të ngjarjes së re, u kthye në mbështetje të Krijuesit. Madje urdhëroi tërë popullin se duhet të nderonte Krijuesin si të vetmin zot. Në vend që ta shfarosja popullin izraelit, ai në këto kushte fliste më mirë për Krijuesin se në kushtet e paqes dhe begatisë. Për këtë arsye isha i hidhëruar. Dhe i zhgënjyer.
Krijuesi me anë të vizioneve i kishte zbuluar profetit Daniel ardhmërinë. Danieli tërë këtë e kishte shënuar dhe ia kishte thënë popullit të vet. Unë me kujdes të madh e dëgjoja dhe e studioja atë që fliste. Në këtë mënyrë zbulova se si do të rridhte historia njerëzore. Cilat mbretëri do të shfaqeshin, çfarë qëllimi kishte Krijuesi për të ardhmen. Zbulova se Krijuesi planifikonte të shkatërronte gjithçka në tokë, por gjithashtu mendonte që më pas ta ripërtërinte dhe aty të krijonte një mbretëri të re. Vërejta se shumica e profecive të deriatëhershme të Krijuesit ishin me kusht. Pyeta se mos vallë ishte edhe kjo? Ai planifikonte që të vendoste mbretërinë e re në tokë - nëse do të kishte se me kë. Po nëse do të jenë të gjithë njerëzit në anën time...? Fillova të angazhohem më shumë për ta mbajtur tokën nën pushtet. Nëse humb, kërcënohem me dëbim. Këtë e kuptova nga riti i izraelitëve. Cjapi Azazeli mbi të cilin në mënyrë simbolike u mbartën të gjitha mëkatet e popullit, më paraqiste mua. E ai ishte i dëbuar në shkretëtirë. Nuk e kishin vrarë.
Dhe, në fund! Krijuesi i tha Danielit atë që e prisja aq gjatë me padurim: KUR...!
Në vizion profetit iu shpall koha e saktë se kur do të paraqitej Shëlbuesi. Ishte kjo informata që prisja. Kisha pesëqind vjet të plota për t’u përgatitur për ngjarjen vendimtare.
Fillova ta planifikoj çdo detaj, në mënyrë që kushtet e paraqitjes së Shëlbuesit të ishin sa më të pavolitshme. Sipas profecisë, izraelitët duhet të qëndronin në robëri edhe për një kohë. Një pjesë e tyre ishte kthyer, një pjesë tjetër kishte vendosur të mbetej. Në robëri Izraeli e kuptoi leksionin. Vendosën që të ndryshoheshin dhe t’i mbesin besnikë Krijuesit. As vendimi i tillë nuk ishte pengesë me rëndësi për mua. Unë edhe këtë dëshirë të njerëzve mund ta cek aq fuqishëm, saqë nga ekstremi i ateizmit të plotë t’i çoj në ekstremin shkatërrues, ekstremin e fanatizmit.
Kjo ishte pika e parë me të cilën fillova të punoj. Supozoja që Shëlbuesi do të tentonte që t’ia mësonte popullit të vet në mënyrë praktike të vërtetat që i kishte dhënë Ai, e të cilat me ndihmën time të pakufishme i kishin kuptuar dhe zbatuar gabimisht. Pavarësisht nga kjo, krijimi i atmosferës së fanati-zmit fetar do të ishte mjedisi më i mirë ku njerëzit do të hiqnin dorë nga të gjitha ato gjëra për të cilat do t’u fliste Shëlbuesi.
Meqenëse kisha njohuri mbi mbretëritë që do të vinin, provova t’i transferoj rrethanat në mënyrë të tillë që mbretërinë romake ta përgatisja posaçërisht për atë kohë. Pas rënies së Perandorisë së Babilonisë, asaj të Persisë dhe asaj Greke, Perandorinë Romake, falë organizimit të saj, falë disiplinës dhe vendosmërisë, e bëra aq të fuqishme, saqë askush nuk mund t’i kundërvihej. Kisha ndikim të madh mbi ta pasi më përkuleshin menjëherë përmes perëndive që u imponoja. U përgjigjesha të gjitha kërkesave të tyre dhe i ndihmoja të zaptonin sa më shumë toka. Shumë shpejt, përmes Pompeit zaptova edhe popullin izraelit. U imponova presion të rëndë dhe tatime të larta. Por nuk dëshirova të prek zakonet e tyre fetare, pasi u kisha sugjeruar romakëve që t’i lejonin të përdornin fenë e tyre dhe të mos përziheshin aty. Kisha për qëllim të krijoja kushte të rënda robërie, të cilat krahas fanatizmit fetar do të shtrembëronin plotësisht profecitë mbi Shëlbuesin. Shëlbuesi gjithnjë e më shumë bëhej Shpëtues, Mesia, ai që do t’i çlironte nga robëria romake dhe gjithnjë e më pak mbeti Shëlbues i atyre që do t’i shpëtonte nga mëkatet e tyre dhe do t’u mundësonte t’i ktheheshin Krijuesit. Ndihmova që ritet të humbin përsëri kuptimin e tyre. Në rite futa ndjenjën e fuqishme të nacionalizmit. Politika dhe feja u ndërthurën fuqimisht. Qëllimi kryesor i besimit të tyre u bë shpresa për çlirimin nga romakët. Qëllimi i vetëm i ardhjes së Shëlbuesit ishte kthyer në një të vetëm - çlirimin nga romakët.
Isha i kënaqur me atë që kisha arritur. Krijova rrethanat më të papërshtatshme për ardhjen e Shëlbuesit. Të gjitha qëllimet e mia u realizuan - gjatë shekujve nën udhëheqjen time, populli izraelit ishte dobësuar fizikisht dhe mendërisht. Fanatizmi fetar. Robëria. Feja, diçka shpirtërore e orientuar vetëm në plotësi-min e fizikes dhe çlirimin nga robëria. Janë zgjuar dhe kanë shpërthyer pritje të gabuara...
Të gjitha këto ishin përgatitje të përkryera. Për zhgënjim! E nga ky zhgënjim askush nuk mund të ikte. As populli që në vend të çlirimit nga romakët do të fitonte vetëm mësime shpirtërore, as Shëlbuesi që për shkak të zhgënjimit të popullit do të dëbohej.
Pas kësaj, ai do të mund t’i kthehej vetëm Atit të vet dhe këtë planet të ma linte ë MUA.
KAPITULLI 14
SUPERIORITETI
Deri tani ke mundur të kuptosh disa nga karakteristikat e mia. Ke kuptuar se fuqia dhe forca jote në krahasim me të miat janë të pakonsiderueshme. Për shkak të kufizimit tënd nuk do të mund t’i parafytyroj në tërësi të gjitha superioritetet, jo vetëm në raport me ty, por edhe me engjëjt e zakonshëm.
Unë jam Kerubimi. I takoj rendit më të lartë dhe më të fuqishëm të engjëjve. Prej të gjithë Kerubimëve unë jam më i mençuri, më i bukuri dhe më i fuqishmi. Çka? A nuk jam unë një fantazmë me brirë, me sfurqe dhe me thundra derrash? Siç thashë në fillim, suksesi im varet nga fshehtësia. Nëse nuk e di se ekzistoj, ose nëse e di, por ke një parafytyrim të gabuar për mua, funksionimi im nuk do të hasë pengesa. Me qëllim kam krijuar një pasqyrë për veten, të tillë që as ata që dyshojnë për ekzistencën time për shkak të dukjes sime të çuditshme, nuk e konsiderojnë veprimin tim si kërcënim serioz. E kush mund të lodhet nga një paraqitje e shëmtuar?
Por realiteti është krejtësisht ndryshe. Në momentin që do të paraqitesha para teje, trupi yt do të përjetonte një traumë aq të madhe saqë më pas, në momentin e parë do të mbetej i verbër, ndërsa pjesën tjetër të jetës do ta kalonte duke vegjetuar si bimë. Sikur të paraqitesha më pak i fuqishëm dhe të të lejoja të më shikoje, do ta kuptoje se asnjëherë në jetën tënde nuk ke parë gjë më të bukur.
Mos u lodh, një ditë do të më shohësh. Për sa i përket fuqisë sime mbi këtë botë, ajo për ty është e pakuptueshme. Në të njëjtën kohë do të duhej të ishe shkencëtari më i shkëlqyer në fushat e biologjisë, kimisë, matematikës, fizikës, psikologjisë, mjekësisë, gjenetikës, strategjisë ushtarake dhe degëve të tjera të shkencës në mënyrë që të mund të kuptoje vetëm një pjesë të asaj që mund të bëj unë. Mirëpo, do të tentoj që t’ia shpjegoj këtë mendjes sate të kufizuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.
Unë mund ta drejtoj natyrën. Mund ta drejtoj gjendjen klimatike. Mund t’i drejtoj kafshët. Mund t’i drejtoj njerëzit. Për më tepër mund ta marr plotësisht kontrollin dhe pushtetin mbi të gjitha qeniet e gjalla në tokë. Për fatin tim të keq, Krijuesi ma ka kufizuar ndikimin si mbi natyrën dhe mbi kafshët, por edhe mbi mendjen njerëzore. Për sa u përket njerëzve, më ka lënë vetëm mundësinë që të mund t’u sugjeroj cilat do mendime të dëshiroj. Më është ndaluar t’i shtyj njerëzit me dhunë të veprojnë sipas vullnetit tim. Më lejohen vetëm sugjerimet. Me mendime. Por edhe kjo është më se e mjaftueshme. Pra, nëse dëshiroj që njeriu të bëjë diçka sipas vullnetit tim, unë ia imponoj mendimin tim. Jam në gjendje që këtë ta bëj për vite me radhë.
Ju do ta quanit këtë bisedë telepati, por kjo është një shprehje e mjerueshme për atë që bëj unë. Njeriu është i bindur se ky është mendimi i tij që i „ka rënë ndërmend“.
Por ky është mendimi im dhe i imi do të mbetet derisa njeriu të mos e pranojë dhe të mos fillojë të mendojë për të dhe të mos e përpunojë. Atë moment bëhet i tij - mendimi i tij. Dhe ti për të e merr përgjegjësinë e plotë. Kur njeriu pranon mendimin tim, unë këtë e kuptoj nga shprehitë e ndryshme të fytyrës së tij, si dhe nga mënyra se si sillet. Atëherë me të gjitha fuqitë e ndihmoj që këtë mendim ta përpunojë dhe ta zbatojë ashtu siç e kam paramenduar unë. Vend të posaçëm në këto sugjerime zënë sugjerimet për mendimet më të prishura drejtuar atyre që janë më të afërt me Krijuesin. Shumë vetë arrij t’i shqetësoj duke i bindur se këto janë mendimet e tyre personale dhe se ata asnjëherë nuk do të jenë në unitet me Krijuesin.
Nuk kam mundësi ta di përmbajtjen e mendimeve të njerëzve, por kjo nuk më nevojitet. Secilin njeri në tokë e shikoj dhe e studioj që nga lindja deri në vdekjen e tij. Këtë e bëj me ndihmën e engjëjve, me të cilët ndaj të njëjtin fat dhe që janë nën vëzhgimin tim. Asnjë njeri në asnjë moment nuk është pa përcjelljen e njërit prej nesh. Për këtë arsye, nuk e kemi të vështirë ta dimë se çka mendojnë njerëzit. Shprehja e fytyrës, lëvizjet e duarve, të folurit e trupit është gati njësoj sikur t’ua lexojmë mendimet njerëzve. Në pajtim me studimin tonë të kujdesshëm dhe këmbëngulës të jetës së secilit njeri veç e veç, jemi në gjendje që secilit t’i sigurojmë atë që është posaçërisht e mirë për të në mënyrë që ta ndajmë nga Krijuesi dhe ta sjellim në pushtetin tim.
Asnjë gjest i yti, asnjë veprim i yti, që ke bërë qoftë edhe në fshehtësinë më të madhe, nuk është i panjohur për mua. Di gjithçka për ty dhe kam me tepricë gjëra që mund t’i shfrytëzoj kundër teje. Di për ty edhe gjëra që as ti vetë nuk i di. Unë nuk harroj asnjëherë dhe asgjë. Secili njeri e ka të mishëruar nga vetë Krijuesi ndjenjën për të drejtën dhe për të mirën. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një njeri që i beson Krijuesit, apo për atë që kam arritur ta ruaj në pushtetin tim, të gjithë njerëzit në ndërgjegjen e tyre, nëpërmes të cilës flet vetë Krijuesi, e dinë se çka është e drejtë dhe e mirë. Të gjithë ata që punojnë kundër kësaj, shkojnë si vullnetarë nga siguria që ua ofron Krijuesi dhe më afrohen gjithnjë e më shumë. Kur të më afrohen mjaft afër, e kam pushtetin që t’i marr plotësisht dhe të bëj me ta ç’të dua. Krijuesi nuk ka më se mbi ç’ bazë t’i mbrojë.
Për shkak të njohurive të mia rreth trurit të njeriut dhe aftësive që të veproj mbi të, te njeriu mund të shkaktoj sëmundje të ndryshme të të gjitha llojeve. Gjithashtu, nëse nevojitet, mund t’i shëroj edhe sëmundjet më vdekjeprurëse për njeriun. Këtë e bëj në rast se ai i lutet për shërim dikujt tjetër e jo Krijuesit. Atëherë asnjë fuqi nuk mund ta shpëtojë nga duart e mia.
Ndoshta do ta kesh më të lehtë ta kuptosh veprimin tim sikur ta krahasoja me ndonjë kompani më të madhe. Mirëpo, ajo që nuk mund të kuptosh është se kompania, të cilën e udhëheq unë ka me miliarda të punësuar, ka me qindra fusha të ndryshme veprimi. Të gjitha këto fusha janë në një pajtueshmëri të përsosur dhe i nënshtrohen një qëllimi të vetëm - shkatërrimit të njeriut. Në kompaninë time nuk ka ngatërresa, nuk ka pagesa, nuk ka karrierë, nuk ka pushim. Të keqen, shkatërrimin dhe mospajtimin ua kemi destinuar juve - njerëzve. Nuk ka fushë të veprimtarisë njerëzore ku nuk jemi të angazhuar dhe në të cilën nuk kemi ndikim. Mirëpo, këtë do të kesh rastin ta shohësh.
Përkundër përkufizimeve që m’i ka imponuar Krijuesi, krahas të gjitha fuqive që kam, nuk e kam të vështirë t’i çoj njerëzit atje ku dëshiroj. Me psikologji të përsosur, me këmbëngulje të madhe dhe përvojë prej gati gjashtë mijë vjetësh, kjo botë me pak përjashtime është pikërisht në gjendjen në të cilën dëshiroj unë të jetë. Fatkeqësisht ke një mendje të kufizuar. Fatkeqësisht në fjalorin tuaj njerëzor nuk ekzistojnë fjalë të caktuara me të cilat do të mund ta përshkruaja më në detaje fuqinë time. E kështu, do të duhet të kënaqesh me kaq.
A e ke të qartë tani se për çfarë kam folur në fillim? Unë të manipuloj ty. Ti pyet veten se si vallë mund ta dish se cilat mendime vijnë prej meje e cilat janë mendimet e tua? Për ta gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje, do të të duhet ta njohësh shumë mirë Krijuesin, dhe unë do të të gjej një miliard shkaqe për të të ndaluar që ta njohësh. Të gjitha këto do të jenë në formën e arsyeve të vogla dhe të gjitha do të jenë në dobi të sedrës sate, unit tënd. Nganjëherë këto shkaqe do të jenë fisnike, sepse ndonjë qëllim „më i lartë“, siç është, p.sh., kujdesi për familjen dhe flijimi ndaj të tjerëve do të të ndalojnë ta njohësh Krijuesin.
Dhe kjo është arsyeja se pse ti nuk mund të fitosh. Do të mund të fitoje po të doje. Krijuesi do ta jepte forcën e Tij për këtë. Mirëpo ti nuk e dëshiron këtë. Apo jo? Ti do të jesh i vetes. Do të jesh i lirë. Nuk dëshiron të ndryshosh asgjë. A të duket ky mendim i njohur? A janë këto mendimet e tua? Apo janë të miat?
KAPITULLI 15
ARDHJA E SHËLBUESIT
Gjithçka ishte gati. Tani Shëlbuesi mund të shfaqej. Nga profeti Daniel zbulova vitin e ardhjes së Shëlbuesit. Nga Isaija mësova se ai do të vijë si foshnjë dhe se do ta lindë Virgjëresha. Nga Mihei zbulova se ku do të ndodhte kjo. Duke i studiuar me kujdes ritet e hebrenjve, zbulova se në cilin muaj do të ndodhte. Shëlbuesi është dashur të vijë brenda një viti. Fillova të kërkoj se cilën vajzë të re do ta zgjidhte Krijuesi për të bartur birin e tij. Në rrethinën e Betlehemit nuk kishte vajzë të tillë. Të gjitha në masë të madhe apo të vogël i kisha larguar nga Krijuesi. Ekzistonte një vajzë në pjesën tjetër të Izraelit që ishte besimtare e devotshme ndaj Krijuesit. Kuptova se Krijuesi në një mënyrë as që do ta sjellë atë në Betlehem ku do të lindë Djalin. Qëllimi im ishte që me të gjitha fuqitë e mia ta bëja këtë vajzë të padenjë dhe të parandaloja në këtë mënyrë Krijuesin që ta realizonte planin e vet. Nuk pata sukses.
Shumë shpejt erdhi shpallja se ajo është zgjedhur. Iu shpall se ajo barte birin e Krijuesit. Meqenëse ishte e sapomartuar mu desh që bashkëshortin e saj ta shndërroja në mjetin me të cilin do të ndaloja qëllimet e Krijuesit. E frymëzova me xhelozi, me nënçmim dhe tërbim. E nxita që ta vriste publikisht me gurë, por ai ishte tejet i afërt me Krijuesin, dhe nga gjithçka që provova arrita vetëm ta bindja që ta braktiste. Mirëpo, Krijuesi u përzije dhe i shpjegoi në ëndërr se për çfarë bëhej fjalë. Pas disa muajsh Krijuesi, që mori të drejtën t’i përcaktonte sunduesit në planetin tim, e nxiti perandorin të bënte regjistrimin e popullsisë. Në atë mënyrë Jozefin dhe Marinë i solli në Betlehem. Llogarita se nuk do të ishte keq sikur fëmija të lindte në kushte johigjienike dhe për këtë shkak, si edhe shumë fëmijë të tjerë, do të vdiste nga sëmundja. Më duhej vetëm t’u mbylleshin të gjitha dyert nëpër bujtina. Ia arrita. Të gjithë i refuzuan, ndonëse shumica prej tyre kishin vend. Mu ndalua që t’i afrohem stallës ku më në fund përfunduan. Faktin që Biri u lind e zbulova kur pashë një turmë të madhe engjëjsh që ua tregonin këtë rast njerëzve duke i kënduar Birit himnin.
Engjëjt në të njëjtën kohë ishin shumë të prekur, sepse populli pavarësisht të gjitha profecive të deriatëhershme, nuk e dinte domethënien e asaj që duhej të ndodhte dhe që kishte ndodhur atë natë. Domethënien e profecive e shtjellova saktësisht vetëm unë. Në të njëjtën kohë njerëzve u jepja sugjerime që ta shpjegonin në mënyrë të gabuar që të ishin plotësisht të papërgatitur për ardhjen e Shëlbuesit. Engjëjt deri atëherë këtë ua shpallën vetëm barinjve. Ata ishin vizitorët e vetëm që atë natë ishin në stallë. Askush tjetër.
Shumë shpejt barinjtë shkuan mes njerëzve dhe filluan të flasin për ngjarjen e asaj nate. Ky ishte rasti i parë për të verifikuar nëse e kisha përgatitur mjaftueshëm mirë popullin për të refuzuar gjithçka që do të dëgjonte mbi Shëlbuesin. Natyrisht. Ndonëse i dëgjonin barinjtë e pashkolluar, prapëseprapë, ajo mbi të cilën u kisha folur ishte më e rëndë, ajo që u kishin folur farisenjtë dhe letrarët e tyre të cilët i kisha mësuar të shpjegonin profecitë. Mesia duhet të vinte t’i çlironte nga romakët, ndërsa foshnja këtë nuk mund ta bënte. Ky nuk është Mesia. Populli vazhdoi të jetonte si deri atëherë. Asgjë nuk ndryshoi. Jozefi dhe Maria u vendosën në Betlehem. Dhe mbetën aty. Sipas ligjit zakonor fëmija u soll në tempull për t’u bekuar.
Zbulova që disa astronomë dhe disa njerëz me shkollë nga Lindja e panë turmën e madhe të engjëjve që këndonin në qiell dhe menduan se bëhet fjalë për yllin. Me ndihmën e dokumenteve hebreje të cilat i kishin që nga robëria e hebrenjve, filluan të studiojnë se ç’do të thoshte ai yll. Tentova t’ua fsheh domethënien e profecisë. Nuk pata sukses. Arrita vetëm që të mos e zbulojnë menjëherë. Disa muaj më vonë e gjetën përgjigjen e pyetjes së tyre dhe konkluduan se ky yll është ylli që paralajmëron ardhjen e perandorit izraelit. U përgatitën dhe u nisën për rrugë. Dhjetë muaj më vonë arritën afër Izraelit. Pritën që gjithkush do t’i drejtonte me lehtësi drejt perandorit të porsalindur. Mirëpo, falë meje, askush nuk dinte gjë rreth kësaj. Vendosën të shkojnë drejt kryeqytetit te perandori i atëhershëm, Herodi. As ai nuk dinte gjë dhe i dërgoi njerëzit e vet që t’i sillnin letrarët dhe klerikët për t’i shpjeguar çështjen. Ata dinin vetëm se Mesia duhej të paraqitej në Betlehem.
Herodi ishte i përsosur për realizimin e planeve të mia. Mendimet e mia u bënë të tijat. E mbusha me mendime se do të mbetej pa perandori. Kërkova që pleqtë e mençëm t’i tregonin se ku e kishin gjetur Mesinë, në mënyrë që të shkonte edhe ai ta shihte. Vetëm atëherë pleqve të mençur iu shfaq ylli në rrugë, që i çoi tek shtëpia në të cilën ishte Biri i Krijuesit.
Pasi i ofruan dhurata dhe i shprehën nderimet, Krijuesi ua zbuloi qëllimet e veta dhe ata u kthyen në tokën e tyre. Nuk e pata të vështirë ta bind Herodin për ndërmarrje drastike. Pasi zbuloi se Mesia u lind para më shumë se një viti e gjysmë, nuk dëshiroja që të rrezikoja, kështu që e binda të shpallte urdhrin dhe të vrisnin të gjithë fëmijët deri në dy vjeç. Krijuesi u përzije sërish dhe i tha Jozefit dhe Marisë që të largoheshin në Egjipt. E tërë ploja ishte e kotë. Nuk ia arrita. Por do të ketë raste të tjera. Në pesëqind vjet që kaluan i përgatita të gjitha me kujdes dhe Shëlbuesi në trupin e njeriut nuk kishte kurrfarë shansesh. Do të mjaftonte një mëkat i vetëm, i vogël i çfarëdo forme. Atëherë kjo botë do të më takonte mua. Nuk kisha as dyshimin më të vogël se më në fund do t’ia arrija.
KAPITULLI 16
BALLAFAQIMI
Për shkak të afërsisë së Jozefit dhe të Marisë me Krijuesin, gjatë të gjithë viteve të fëmijërisë së shëlbuesit në Tokë nuk mu mundësua që t’i kapja ata në pakujdesi, edhe pse provova çdo lloj mënyre për t’ia arritur. Krijuesi u kishte shpjeguar qartësisht se ishin të pafuqishëm në luftën kundër meje, kështu që mbështeteshin ekskluzivisht në Të dhe në forcën e Tij. Pas kthimit nga Egjipti dhe vendosjes në Nazaret kërkova vazhdimisht rastin që ta fus Shëlbuesin në gabim. Të gjitha mundimet e mia, si dhe të numrit më të madh të engjëjve që ishin nën kontrollin tim, u drejtuan drejt një qëllimi të vetëm - ta bëjnë Atë të gabojë. Për shkak të edukimit prindëror dhe njohjes së faktit, se ishte Biri i Krijuesit, Shëlbuesi në rininë e vet i duroi sulmet dhe grackat që i ngrija unë. Më në fund i bëri tridhjetë vjet, iu nënshtrua ritit të pagëzimit. Me këtë filloi shërbimin e vet. Krijuesi e çoi nëpër shkretëtirë që të përgatitej për t’u ballafaquar me mua në të ardhmen. Pasi bisedoi dyzet ditë me Atin e Vet dhe agjëroi, ishte i gatshëm.
Nuk prita që të më ikte prej duarve rasti më i mirë që do të kisha. Vërtet ishte shpirtërisht i fuqishëm, i vendosur në afinitetin e atit, por fizikisht ishte i shkatërruar. Këtë nuk mund ta kapërceja. Unë e di më së miri se sa i dobët është njeriu kur bëhet fjalë për mungesën e ushqimit. E ai ishte i uritur. Shumë i uritur. Sikur të mund ta nxisja të tregonte fuqinë e Vet të perëndisë, të gjitha planet e tij do të dështonin. Të gjitha arritjet e tij nuk do të kishin më peshë, pasi njerëzit do ta konsideronin si të pamundur realizimin e tyre.
Mirëpo, uria nuk ia turbulloi mendjen dhe kurthi im dështoi. Pastaj e binda se do të duhej t’ia argumentonte Vetes se sa është Krijuesi në anën e Tij, duke u hedhur nga tempulli. Madje i citova librin e madh duke e bindur se Krijuesi do ta ruante. Mirëpo, ai e refuzoi këtë. Duke e njohur nevojën njerëzore për fuqi dhe pushtet, i ofrova tërë planetin me të gjitha pasuritë e tij nëse më përulej. Me fuqinë që i kishte dhënë Krijuesi më dëboi. Tërbimi dhe zhgënjimi im ishin të pamasë. Njeriun edhe në gjendjen e tij më të dobët nuk munda ta bëja të më dëgjonte. Tek ai nuk munda të zgjoja as dyshimin më të vogël për Krijuesin. Madje edhe fuqia të cilën i ofrova nuk pati kurrfarë ndikimi në Të.
Kjo nuk duhej të ndodhte. Ky planet ishte vetëm i imi. Kisha të drejtën mbi të, pasi deri më tani asnjë njeri nuk ka pasur sukses të plotë në besnikërinë ndaj Krijuesit. Edhe sikur Birin e Tij ta nxisja në mosbindje, dyshim apo edhe në mendimin më të vogël mëkatar, fitorja ime do të ishte përfundimtare. Tentativat e Krijuesit që këtë planet t’ia kthente vetes në këtë rast do të ishin të pakuptimta, të kota.
Mirëpo, gjatë praktikës sime u vërtetua se ndonëse disa njerëz ishin të aftë të më kundërviheshin në gjëra të mëdha, qoftë edhe në konflikt të drejtpërdrejtë, ata nuk ishin të fuqishëm të më kundërviheshin në gjëra të vogla, në të cilat në mënyrë indirekte i nxisja. E dija se nuk kisha arsye për të qenë i frikësuar. Rrethanat ishin të përgatitura në mënyrë ideale për këtë moment dhe e gjithë fuqia ime ishte orientuar vetëm aty.
E ndoqa me kujdes punën e Shëlbuesit. Filloi t’i mbledhë rreth vetes nxënësit, të gjithë njerëz të pashkolluar. Nuk e kuptova një strategji të tillë. Sikur të doja unë të kisha ndikim të madh në një popull, atëherë do të drejtohesha tek perandorët, klerikët, pasanikët, njerëzit me autoritet. Dhe këtë bëra. Me shumë sukses. Mirëpo Ai e dinte se këta njerëz ishin nën drejtimin tim dhe se dyert e tyre ishin të mbyllura fuqimisht dhe kohë më parë. Pyesja veten se si mendonte ai ta përhapte ndikimin e vet me ndihmën e këtyre njerëzve të pashkolluar dhe pa autoritet. Ndërsa i mblidhte nxënësit, vendosa që në mesin e tyre të fus dhe ithtarin tim. Zgjodha Judën. Ai, në dallim nga të tjerët, ishte inteligjent dhe shumë i mprehtë. Ai ishte karizmatik dhe e kuptova se me ndihmën e tij do të mund të kisha ndikim edhe tek nxënësit tjerë, por edhe tek vet Shëlbuesi.
Ashtu siç e prisja, Shëlbuesi jetonte në mënyrën që kishte paramenduar Krijuesi për njeriun. Në pajtim të plotë me Të. Ai dëshironte që shembullin e vet t’ua tregonte njerëzve të tjerë se si, edhe përkundër gjendjes njerëzore, kjo ishte plotësisht e mundur. Fliste mbi parimet e larta morale qiellore, mbi marrëdhëniet ndërnjerëzore, mbi dashurinë ndërvëllazërore. Fliste për ligjin e Krijuesit, jo për formën, por për kuptimin e tij. Kuptimin që unë kisha arritur të fshihja. Fliste për nevojat e ndryshimit të karakterit. Fliste për rolin e Vet. U shpjegonte njerëzve në mënyrën e duhur profecitë dhe ritet, që me mijëra vjet flisnin për Të. U fliste atyre mbi Shëlbuesin dhe shpëtimin. Mbi jetën e amshueshme. U tregonte bindjen e përkryer ndaj Krijuesit dhe i nxiste njerëzit të bënin të njëjtën gjë. Tregonte se çka i mundësonte njeriut të thjeshtë bindja e përkryer. Ushqente të uriturit, shëronte të sëmurët, ringjallte të vdekurit. Turma të shumta vinin tek ai. Më neveriteshin teksa i shihja. Çdo gjë që kisha ndërtuar për shekuj me radhë dalëngadalë filloi të shkatërrohej.
Me ndihmën e farisenjve dhe letrarëve provova ta mashtroj në mënyra të ndryshme. I ngrita me qindra kurthe. Tentova ta paraqes si Atë që ngrinte popullin kundër pushtetit, si Atë që bënte herezi ndaj Krijuesit, tentova t’ia rrënoj autoritetin duke e vënë në pyetje pushtetin e Tij. E paraqitja si Atë që punon kundër riteve dhe zakoneve, si Atë që dëshironte ta rrënonte tempullin. E bëra që të paguante tatimin për tempullin, në mënyrë që ta zhvlerësonte, ngaqë profetët ishin të liruar nga kjo.
Tentova më së shumti ta shtyja që të mos vazhdonte deri në fund me shërbimin e tij. Por nuk ka vlerësim më të madh se kur sheh se gjërat që i bën ti kuptohen dhe shpjegohen gabimisht. I arrita që shumicën e mrekullive të Tij t’i shpjegoj si vepër timen. Aq shumë arrita t’i verboj njerëzit sa që për shkak të paragjykimeve të imponuara ndaj Mesisë, zhvlerësova gjithçka që bëri Ai.
Njerëzit, prapëseprapë, kërkonin se mos ndoshta është Ai Mesia, por atë që bëri Ai kurrsesi nuk mund ta mishëronin në pritshmërinë e tyre. Prisnin t’i çlironte nga romakët, e ai u ofronte çlirimin nga mëkati. Ata prisnin se do të ishte mbret i gjithë popujve, e ai u ofronte mbretërinë qiellore. Mesia duhej të paraqitej në Betlehem, e ata mendonin se ishte paraqitur në Nazaret. Ata prisnin perandorin, e ndërkaq fituan shërbëtorin. Të gjitha profecitë rreth ardhjes së Tij të parë arrita t’i errësoj plotësisht në mendjen e njerëzve, me përpjekjet dhe dëshirat e tyre që të lirohen nga romakët. Profecitë mbi ardhjen e Tij të dytë ata i zbatuan me ardhjen e parë. Mburresha me suksesin tim. Zhgënjimi te njerëzit rritej. Ishte koha që të veproja nëpërmes njeriut tim - Judës.
KAPITULLI 17
JUDA
Me pretekstin e mësimnxënies së sinqertë, nxita te Juda mendimet se Shëlbuesi ishte personi i përkryer përmes të cilit hebrenjtë do të realizonin dëshirën e tyre të stërlashtë. Ndërsa shihte veprat e Shëlbuesit, e ndihmova që të përgatiste planin me anë të të cilit do të nxiste Shëlbuesin që për shkak të dëshirës dhe nevojës së popullit, të bënte atë që dëshironte, ta çlironte nga robëria.
Një ditë, ndërsa Shëlbuesi ushqente turmën e madhe të njerëzve, e binda Judën se si hebrenjve, me Shëlbuesin në anën e tyre, nuk do të mund t’u kundërvihej askush në këtë botë. Ai mund të ushqente një ushtri të tërë gati prej asgjëje. Ai do të shëronte të gjithë ushtarët e plagosur. Ai do të ringjallte të gjithë ushtarët e vrarë. Ai do të trimëronte të gjithë ushtarët e mirë dhe të demoralizuar. Judës iu desh të bënte diçka. Atij iu desh që, qoftë edhe kundër dëshirës dhe vullnetit të Shëlbuesit, ta kurorëzonte atë mbret. Nëse do ta refuzonte këtë, populli do të hiqte dorë prej Tij. E Ai nuk dëshironte ta braktiste populli. Edhe ashtu luftonte për simpatinë e tij. Shëlbuesi thjesht nuk kishte zgjidhje. Iu desh ta pranonte kurorën. Të gjithë do ta përshëndetnin një gjë të tillë. Edhe populli i thjeshtë, edhe farisenjtë, edhe klerikët. E ç’njeri do të mund t’i kundërvihej kësaj? Asnjë. Kurthi ishte i përsosur.
Shumë shpejt Juda organizoi kurorëzimin e Shëlbuesit mbret. Populli ishte i entuziazmuar. Të gjithë flisnin se diçka e tillë nuk kishte ngjarë kurrë më parë mbi tokë. Por nuk e kuptonin thjeshtësinë e Shëlbuesit. Vendosën të veprojnë. Isha afër realizimit të qëllimit tim. Nëse e pranon të qenit mbret, nuk do ta vrasin. Nëse nuk do ta vrasin, Ai nuk do ta shëlbojë njeriun. Nëse nuk e shëlbon njeriun, edhe Ai vetë do të bjerë nën pushtetin tim. Dhe tërë universi do të bëhet i imi.
Për çudinë time, Ai zbuloi se çka dëshironin njerëzit. U përvodh nga turma dhe u largua.
Tërbimi im u bë tërbim i popullit. Zhgënjimi im u bë zhgënji-mi i tyre. Urrejtja ime u bë urrejtja e tyre. Mirëpo, tërbimi im nuk e zvogëlon mundësinë e vlerësimit racional si te njeriu. Përkundrazi. Menjëherë i sugjerova Judës se do të ishte më mirë sikur Shëlbuesin t’ua dorëzonte klerikëve dhe udhëheqës-ve popullorë, ngaqë atëherë kur t’i ndalohej të kryente punën e Vet do t’i duhej të përdorte fuqinë e vet të perëndisë për t’u liruar. Juda filloi të planifikonte se si ta realizonte këtë. Tradhtia nuk ishte ajo që dëshironte. Ai dëshironte vetëm që ta shfrytëzonte Shëlbuesin për të mirën e popullit. Qoftë edhe kundër vullnetit të tij. Ia kisha mbushur trurin me mendime të tilla. Askush përpos meje nuk mund ta shihte thellësinë e asaj që bënte Shëlbuesi. Ai dëshironte mirëqenien e vërtetë dhe të saktë për njerëzit - amshueshmërinë pranë Krijuesit. E unë njerëzve ua kisha fshirë gati gjithçka që lidhej me këtë qëllim dhe si qëllimin më të lartë ua kisha vënë mirësinë tokësore. Në këtë rast, çlirimin nga romakët.
Juda do t’i realizonte planet e mia. E dija këtë. Tepër vonë do ta kuptonte se kishte gabuar.
KAPITULLI 18
ZBULIMI MBI ASGJËSIMIN
Me kujdes të madh dëgjova të gjitha ato që u thoshte Shëlbuesi njerëzve, në mënyrë që të njëjtat t’i keqpërdor kundër Tij. Dhe atëherë, në një moment që iu drejtua nxënësve të vet, zbulova fatin që ma kishte përcaktuar Krijuesi. Ai nuk mendonte vetëm të më dëbonte, nëse Shëlbuesi do të kishte sukses në planin e vet, por edhe të më asgjësonte. Plotësisht. Përgjithmonë. Më kaploi tmerri. Deri tani më mbante mendimi se cjapi Azazeli mbi të cilin në mënyrë simbolike ishin vendosur të gjitha mëkatet e popullit, nuk ishte vrarë, por vetëm dëbuar. Mirëpo, Krijuesi nuk dëshironte ta linte mëkatin të padënuar. Shëlbuesit i duhej ta paguante dënimin në vend të njeriut të penduar. Por unë do të duhej të përjetoja të gjitha pasojat që është dashur t’i përjetojë Ai që është penduar. E gjitha mu bë e qartë. Secili njeri që arrita ta ndaja nga Krijuesi, do ta mbartte dënimin përfundimtar për vete dhe për veprimet e veta. Ndërsa, për ata që janë penduar, pasojat do t’i jetoja unë. Mëkati i tyre ishte hedhur mbi mua. Unë do të vuaja në vend të tyre. Ky zbulim vetëm e fuqizoi tërbimin dhe urrejtjen time ndaj të gjithë njerëzve. Edhe ndaj teje. Hakmarrja ime do të jetë e frikshme. Unë do të asgjësohem, por edhe të gjithë ju do të vuani tmerrësisht. Sepse nuk ka mënyrë tjetër që t’ia kthej Krijuesit, përpos me anë të njerëzve. A mund ta paramendosh se kush do të vuajë më së shumti? A mund ta paramendosh se kush do ta ndjejë më së shumti urrejtjen dhe fuqinë time? A mund ta kuptosh tani se me çfarë përkushtimi po punoj për shkatërrimin e secilit njeri? Pa përjashtim!
KAPITULLI 19.
Nuk e kuptoja se çka e motivonte Shëlbuesin që të ulej nga selia qiellore dhe të bëhej njëra prej këtyre qenieve - të bëhej njeri. Dhe jo vetëm kaq, Ai ishte në gjendje të lejonte që qeniet e tij ta vrisnin?! E përse? Që ai të paguante dënimin për mëkatet në vend të tyre. Me mijëra vjet nuk e besoja këtë, e tani e shihja se ai vërtet është i gatshëm ta bëjë këtë. Më duhej ta parandaloja. Pandërprerë i pëshpëritja se vdekja e Tij do të ishte e kotë. Se nuk paguhej që të vdiste për njeriun. Se njeriu meriton të mbetet nën sundimin tim. Gjithmonë ia përsëritja dhe i kujtoja shumë dështime gjatë punës së tij. Ndonëse Ai i trimëronte, i përkrahte, i shëronte, i ngrinte nga të vdekurit, ata tani e urrenin. Tre vjet e gjysmë pa ndërprerë i bënte këto gjëra. Dhe çka fitoi? E kishte vetëm një grusht prej dymbëdhjetë mjeranash që ishin të gatshëm t’ia kthenin shpinën edhe për problemin më të vogël. Edhe vetë atyre tre vjet e gjysmë u fliste, i mësonte, jetonte me ta ditë e natë, e ata mendonin vetëm një gjë - cili prej tyre do të kishte pozitën më të lartë në pushtetin e ri të rivendosur mbi romakët?
As prej të gjitha shpjegimeve të tij, ata nuk e kuptonin se ai për herë të parë në tokë duhej të paraqitej pikërisht ashtu - si shërbëtor i cili do të vdiste.
E çka kishte fituar ai pas tri vjetësh e gjysmë? Asgjë! Një asgjë të madhe. Përpos zhgënjimit, mjerimit dhe dëshpërimit. Askush nuk mund ta duronte një dëshpërim të tillë. Do t’i duhej të hiqte dorë. Isha i bindur për këtë.
Juda i përgatiti të gjitha. Për tridhjetë monedha argjendi klerikët u siguruan se ai do t’i ndihmonte ta kapin Shëlbuesin. Festa e hebrenjve, Pashka, erdhi. Në mbrëmje Shëlbuesi e zbuloi Judën, ashtu që vetëm ky e diti se për çka bëhej fjalë. Pas kësaj Shëlbuesi me disa nxënës të tij shkoi në Kopshtin e Gjetsemanit. Atje e prisja UNË. Fuqinë time për t’i thyer vendosmërinë dhe vullnetin për të vazhduar me planin e tij e përdora deri në kufijtë ekstremë. Trupi i tij mezi e duroi një presion të tillë. Në moment e kuptova se ishte plotësisht vetëm. Ati i tij nuk ishte më me të? Çka ndodhi? Pas momentit të turbullimit vazhdova presionin mbi të. Mirëpo i duronte të gjitha. Për herë të parë në sytë e Tij pashë frikën dhe pavendosmërinë. Krijuesi nuk do t’u përgjigjej britmave të Tij. Nxënësit që mori që të luteshin me të, flinin. Ishte lëshuar plotësisht në duart e mia. Trurin ia mbusha me mendimet dhe frikët më të zeza. Më të errëta. Me pashpresën ekstreme. Asgjë nuk kishte më sukses. Me një gisht mund ta shtypja, por kjo më ishte ndaluar. Pas të gjitha këtyre, prej tij shpërtheu vendosmëria përfundimtare për të vazhduar deri në fund. Nuk kisha qëllim që të hiqte dorë. E gjitha ishte në peshore. Nëse iu kundërvu presionit psikik, nuk do të mund të duronte atë fizik. Edhe shumë më të fuqishëm se Ai, në këtë pikë u dorëzuan. Edhe Ai do të rrëzohet.
Fill pas kësaj erdhën klerikët me njerëzit e vet, të udhëhequr nga Juda. Për Judën ky ishte kulmi. Kur Shëlbuesi tha se mund t’i thërriste engjëjt në ndihmë, Juda besoi se do ta bënte këtë, do të çlirohej, do të merrte pushtetin mbi Izraelin, do t’i udhëhiqte drejt fitores. Atë, Judën, do ta falënderonin të gjithë. Mirëpo, Shëlbuesi nuk e bëri këtë. E lidhën. E rrahën. E çuan prej një udhëheqësi te tjetri. Dhe Juda në një moment, para të gjithë të tjerëve e kuptoi se çfarë domethënieje kishin fjalët që i kishte thënë Shëlbuesi për vdekjen e vet. Ai nuk dëshironte të çlirohej. Ai do të vdiste ! Ndërsa ai - Juda - do të ishte fajtor për këtë. Shkoi te klerikët që t’ua sqaronte se Shëlbuesi ishte i pafajshëm. Por ishte vonë. Gati desh të pendohet, por pse ta marr unë mbi vete dënimin e tij? E binda se mëkati i tij është aq i madh sa që për të nuk mund të pendohej dhe se ishte më mirë të vetëvritej. Më dëgjoi.
Kur e çuan Shëlbuesin para Pilatit, e pashë se ky ishte i gatshëm ta lironte. Ia shpjegova të gjitha problemet e mundshme politike nëse ai vërtet e lironte këtë njeri. Në popull do të mund të shpërthente kryengritja. Ai mund të ishte fajtor për trazira. Pushteti mbi Judenë do t’i merrej dhe kushedi se çdo të mund të ndodhte tjetër. E vura në dyshime. Ta dënonte njeriun e pafajshëm dhe të ruante karrierën politike, apo ta lironte atë dhe të falej me ambiciet e veta. Nuk mendoi gjatë. Siç thashë më sipër, njeriu është i gatshëm që, për shkak të fuqisë, t’i bëjë edhe gjërat më të çuditshme. Shëlbuesi u dënua. Por nuk mendova t’i jepja fund në atë mënyrë. Vdekja e Tij do të paraqiste dështimin tim. Ai nuk guxonte të vdiste. Vendosa ta mundoja vetëm deri në atë masë sa Ai ta kuptonte pakuptimësinë e gjithë asaj që dëshironte të bënte – që dëshironte të vdiste dhe t’i shëlbonte qeniet e tija që ishin në gjendje ta mundonin dhe ta vrisnin - e nxita turmën që ta poshtëronte pa masë. Ta përqeshte. Ta pështynte. Ta rrihte. Ta zhvishte deri në lëkurë. Ta kurorëzonte me ferra. Ta rrihte me kamxhikë. Tërë kohës isha pranë Tij dhe i pëshpëritja: A thua për njerëz të tillë dëshironte të vdiste? A thua të tillët dëshironte t’i shëlbonte? Le të heqë dorë, le t’i kthehet Atit të tij.
Shkova drejt vendit ku do ta kryqëzonin. Këtë mënyrë të vdekjes e zbulova me qëllim që njerëzit të vuajnë me ditë të tëra. Të mbërthyer në kryq nëpër shuplaka dhe nëpër shputa. Gjunjët ishin paksa të lakuar. Duke u varur në duar të shpuara me gozhda, presioni në mushkëri do të ishte aq i madh saqë do të fillonin të asfiksoheshin. Në atë moment, mes dhimbjesh të mëdha do të mbështeteshin në këmbët e shpuara në mënyrë që të mund të merrnin frymë.
Ishte i mbërthyer në kryq. I ngritur. Nuk u ndava nga ai. Për disa ditë u përpoqa ta bindja të hiqte dorë nga kjo. Askush nuk do të mund t’i duronte këto mundime. Edhe njerëzit i nxita që ta përqeshnin. Ndërsa ishte i varur, dëshiroja ta nxisja të merrte qetësues për t’ia turbulluar trutë në mënyrë që të veproja më lehtë mbi të. I refuzoi.
Në një moment, qielli u errësua. U bë një heshtje varri. Pastaj shpërtheu paniku. Dhe Ai mbeti vetëm. I vetmi që mbeti pranë Tij isha unë. E binda se përveçse nuk kishte arritur të ndikonte aspak tek njerëzit, edhe Ati i Tij e kishte braktisur. Kuptova se, në ato momente, të gjitha mëkatet e pranuara, mëkatet e tërë njerëzimit, ishin mbi Të. Nëse e duronte presionin tim dhe mundimin fizik, nuk do ta duronte ndarjen nga i Ati. Do të heqë dorë mendova, së paku për këtë arsye.
Disa orë pas kësaj ndodhi diçka që nuk guxonte kurrsesi të ndodhte. Ai vdiq. Nuk ekzistonin fjalë që do të përshkruanin atë që ndjeja unë. Ai nuk guxonte të vdiste. Ai duhej të hiqte dorë. Por nuk e bëri. Të gjitha profecitë dhe simbolet mbi vdekjen e Mesisë, për të cilat flisnin ritet, u realizuan atë ditë. Fati im ishte vulosur. Dështimi im ishte përfundimtar. Shansi i vetëm që pata kishte humbur. I kishte rrëzuar të gjitha pohimet e mia që kisha thënë kundër Krijuesit dhe ligjit të Tij.
E hoqën nga kryqi dhe e varrosën. Kishte thënë se do të ringjallej. As nuk mendoja se mund ta parandaloja këtë. Por për shkak të njerëzve të luhatshëm duhet të jepja një shkas për mashtrim të ri, mashtrimin se ai nuk do të ringjallej. Se e kishin vjedhur nxënësit e tij. Pranë luftëtarëve të ushtruar mirë romakë. Kuptohet se shumë vetë e besuan këtë.
U ringjall. Iu paraqit grave. Iu paraqit nxënësve. Dëgjoja ato çka fliste Ai do të mbetet me ta deri në fund të botës. A thua mendon se një grusht njerëzish arash, të paarsimuar do të mund të bënin çfarëdo gjëje të dobishme? Unë i manipulova, ndërsa Ai personalisht ishte para tyre. Kur ta shohin do të jetë edhe më e lehtë.
Profecitë e thëna deri atëherë tregonin se kishte një varg të gjatë të viteve deri te ardhja e tij e dytë. Më duhej të kërkoja mënyra të tjera për ta ruajtur pushtetin mbi tokë.
KAPITULLI 20
APOSTUJT
Shëlbuesi iu kthye Atit. U tha të njëmbëdhjetëve që të mos largoheshin nga Jerusalemi. Profecitë tregonin që do të fitonte fuqinë e duhur për fillimin e punës së vet. Ai ua premtoi personalisht. Mirëpo, Krijuesi nuk e jep fuqinë e vet nëse për këtë nuk janë pjekur kushtet. Mu desh që t’ua shkatërroj unitetin. Që t’i bëj të papajtueshëm. Jetën e tyre t’ua mbush me obligime. T’i preokupoj me probleme të tjera jetësore. Do t’i dëboj me ndihmën e njerëzve të tjerë që janë nën pushtetin tim. Pa fuqi prej së larti do të jetë krejtësisht i pashpresë. Vendosa ta shkatërroj veprën e Shëlbuesit që në fillimin e saj. Prapëseprapë, admirimi dhe përvoja që kishin, ishin pengesë e pakapërcyeshme për atë që dëshiroja. Nuk ndaheshin. Pandërprerë ia përsëritnin njëri-tjetrit atë çka kishte ndodhur. Luteshin bashkë. E mbështesnin njëri-tjetrin, e shtjellonin dhe e verifikonin atë për të cilën u ka folur Shëlbuesi pas ringjalljes së vet.
Dhjetë ditë pas shkuarjes te Ati, Shëlbuesi ua dërgoi fuqinë nxënësve të vet.
Deri atëherë e bindja veten se Shëlbuesi nuk kishte lënë gjurmë të rëndësishme në tokë me jetën dhe veprën e tij. Bazuar në këtë isha i sigurt se as nxënësit e Tij nuk do të kishin ndonjë sukses të madh. Mirëpo kur dolën në turmën e popullit, nxënësit e tij të pajisur me fuqinë prej së larti, populli e kuptoi se ishte i mashtruar dhe se ai të cilin e kishin vrarë ishte me të vërtetë Biri i Krijuesit - Mesia, të cilin e prisnin. Nuk u desh shumë që me mijëra njerëz të fillojnë të pendohen dhe t’i kthehen Shëlbuesit. Me mosbesim shikoja se ç’po ndodhte. Në planetin tim njerëzit ngriheshin kundër meje.
Si edhe shumë herë të tjera, përdora pushtetin shtetëror dhe kishtar për të realizuar qëllimin tim. E organizova dëbimin dhe shfarosjen e asaj lëvizjeje. Secili që ishte besimtar i Krijuesit dhe që u rendit në anën e tij u shpall i pazot dhe armik i popullit. Mendjen njerëzore e errësova plotësisht, dhe ata ishin të gatshëm që njerëzit e tjerë, të cilët në fakt nuk kishin bërë asnjë shkelje të ligjit, t’i mbyllnin dhe t’i vrisnin në mënyrë makabre. Organizova vrasje publike me gurë, dëbime. Populli ishte në eufori. Disa dëshironin t’i ndiqnin ata që kishin shkuar pas Shëlbuesit, ndërsa të tjerët t’i asgjësonin. Zgjodha një hebre tejet fetar, të cilin e frymëzova plotësisht dhe e nxita të besonte se dëbimi, shkatërrimi dhe asgjësimi i ithtarëve të Shëlbuesit ishte në të vërtetë vullnet i Krijuesit. Ndonëse një numër i madh i njerëzve e pranuan sugjerimin tim, ai këtë e realizoi me përkushtim të veçantë dhe me sukses. Mirëpo, Shëlbuesi vendosi që pikërisht atë, Saulin nga Tarsi, ta zgjedhë si apostullin e dymbëdhjetë. Iu shfaq, iu shpall dhe ua dërgoi nxënësve të vet. Ata e orientuan në veprat dhe fjalimet e Shëlbuesit, ndërsa vet Shëlbuesi iu shfaq në vizione dhe e përgatiti për shërbim. Duke i njohur aftësitë dhe përkushtimin e Saulit, vendosa ta vras, sepse do të mund të ishte një pengesë mjaft e madhe. Shumë shpejt apostujt organizuan kishën dhe nën udhëheqjen e Shëlbuesit u shpërndanë nëpër të gjitha vendet. Prej një grusht mjeranash, u bënë kundërshtarë të denjë. Gjëja e vetme që do të mund t’u bëja ishte t’ua nxija jetën duke vendosur në rrugën e tyre pengesa të ndryshme. Pushtetet shtetërore si dhe besimtarët fanatikë formalë i kisha vegla me të cilat parandaloja me sukses përparimin e punës së tyre. Në sytë e këtyre njerëzve paraqita ithtarët e Krijuesit si sekt të urryer, i ktheva mbrapsht mësimet e tyre, u shtova gjithçka që t’i bëja edhe më të urryera.
Në anën tjetër edhe vetë apostujt i mundova me shpirtligësi. Nuk mund të kuptonin përse po hasnin në pengesa aq të shumta duke i ofruar botës diçka më të mirë se ç’kishte. Disa prej apostujve i shkruan letrat e veta dhe i dërguan për të trimëruar kishat e porsaformuara që u desh t’i braktisnin pasi shkonin të krijonin kisha të reja. Me kujdes shumë të madh i studiova letrat e tyre dhe te vetë besimtarët i ngrita ata, me ndihmën e të cilëve shpjegoja gabimisht fjalët dhe mesazhet nga letrat e dërguara dhe në këtë mënyrë e shkatërroja kishën përbrenda. Duhej të shkatërrohej, herët a vonë. Kujdes të posaçëm i kushtoja asaj që t’i likuidoja apostujt pasi ishin dëshmitarë të gjallë të asaj që kishte bërë dhe folur Shëlbuesi. Si të tillë ata ishin shkaku më i fuqishëm i përhapjes së kishës. Dhe ia arrita. Njërin pas tjetrit. Në mënyrë shumë mizore dhe derisa vdisnin isha pranë tyre dhe i pyesja se ku e kanë tani Shëlbuesin e tyre, përse nuk po i shpëton, por kjo nuk ua merrte guximin pasi ata e dinin se kjo jetë në fakt i përgatiste për një jetë më të mirë - për jetën e amshuar. Vdiqën me gëzim. E dija se edhe kësaj herë më duhej ta shtrembëroja kuptimin e asaj që kishte bërë Shëlbuesi. Por për këtë më nevojitej kohë. E mua më duhej të veproja menjëherë.
Duke i vrarë ua merrja mundësinë e jetës, por edhe vetvetes ia merrja mundësinë që t’i përfitoja për vete duke i çuar në mosbesim dhe fanatizëm. Por, nuk kishte mënyrë tjetër për të parandaluar përhapjen e të vërtetës të cilën predikonin.
Vazhdova me nxitjen e dëbimit dhe armiqësive ndaj tyre kudo që shfaqeshin. Mu desh të lejoja që të humbisja një numër të vogël të tyre, madje edhe në qoftë se shpëtonin, me qëllim që të parandaloja që kjo gjë të përhapej tek të tjerët. Sado që u mundova, më dukej se gjithmonë ishin një hap para meje, pavarësisht se i dija plotësisht planet e tyre. Ndonëse në kishën e parë futa shumë doktrina të rrejshme, ndonëse tentova t’i ruaj shumë mashtrime të vjetra dhe të fus rite të pakuptimta, Kisha vazhdoi të rritej. Për hebrenjtë e shndërruar kisha një lloj mashtrimi, ndërsa për jo-hebrenjtë e shndërruar, mashtrimin tjetër. Por, kjo vetëm e ngadalësonte rritjen e kishës. Nuk e ndalonte.
Fillova të përpiloj strategjinë e re të luftës kundër Krijuesit. Të luftës kundër asaj që kishte bërë Shëlbuesi. Deri tani arrita t’i shuaj të gjitha tentativat e Tij për ta përhapur në botë të vërtetën për vetveten - do t’ia arrij edhe tani.
KAPITULLI 21
STRATEGJIA FITIMPRURËSE
Pas vdekjes së Shëlbuesit hebrenjtë sipas profecisë së Danielit kishin tri vjet e gjysmë kohë që të mund të pendoheshin dhe t’i drejtoheshin Krijuesit. Këtë nuk e bënë, së paku jo si popull. Më zgjodhën mua për udhëheqës të tyre. Vendosa që ta shkatërroj edhe kujtimin për ta. Shumë shpejt bëra të mundur që edhe vetë Jerusalemi të shkatërrohej. Krijuesi arriti të ruajë vetëm ithtarët e vet që i kishte nxjerrë me kohë nga Jerusalemi, pra, disa vjet para shkatërrimit të tij. Të tjerët në luftë të ndërsjellët shkatërruan njëri-tjetrin deri në momentin kur erdhi Titi dhe shkatërroi tërë qytetin. Dëshiroi vetëm t’i pushtojë, por t’ua ruajë tempullin dhe qytetin. Nuk dëshiroi flijime. Pata sukses pasi bëra të shpërthente krenaria nacionale hebreje dhe për pasojë të gjitha tentativat e tij për t’i bindur hebrenjtë që të dorëzoheshin dështuan. Në fund Titi arriti të hynte në qytet, por për shkak të tërbimit të luftëtarëve romakë dhe urrejtjes së tyre ndaj hebrenjve që në atë kohë jetonin në Jerusalem, qyteti u dogj dhe u shkatërrua. Tempulli gjithashtu.
I prekur thellë nga suksesi i veprave të Shëlbuesit, vendosa që me të gjitha fuqitë të provoja t’i asgjësoja ithtarët e tij. E tërë bota e atëhershme ishte nën sundimin tim. Roma dhe i tërë pushteti i saj më përkuleshin mua. Organizova vrasje publike të të krishterëve si argëtim. Të krishterët arrita t’i akuzoj si armiq të shtetit dhe shkaktarë të secilës së keqe që ndodhte. I kapnin, i burgosnin dhe i hidhnin në arena. Vdisnin në mundime. Ua hidhnin luanëve, i nxirrnin para gladiatorëve të armatosur, i digjnin në turra drush, i mundonin dhe i vrisnin në mënyrat më monstruoze. Mirëpo, ata si edhe mësuesit e tyre, vdisnin me gëzim. Madje edhe me këngë në gojë. Në vend që të demoralizohesha me sjellje të tilla dhe t’i frikësoja njerëzit e tjerë, që të hiqnin dorë nga mësimi i Shëlbuesit dhe të mos vijonin të jetonin me të, kjo shërbente si një nxitje më shumë që ata t’i bashkëngjiteshin Kishës. Të krishterëve. Ashtu i quanin.
Duke u fshehur në katakombet nën dhe, duke u takuar fshehtazi, Kisha rritej pa ndërprerje. Shumë më shpejt se ç’arrija ta shkatërroja. Po rrezikoja që njerëzit e tjerë të zbulonin ekzistencën time, duke pyetur se kush ka dobi nga ajo që dikë të ndershëm, të mirë, të përkushtuar, të thjeshtë dhe njeri moral, ta vrasë pa kurrfarë shkaku. Shumë vetë dëshironin ta lidhnin me mua veprimin e njerëzve të cilët i nxisja unë. Edhe më tutje dëshirova të mbes në hije. Mu desh të zbuloja diçka tjetër. Diçka më efikase.
Dhe atëherë më erdhi një ide gjeniale. Duke e njohur Krijuesin, e dija çka dëshironte ai prej ithtarëve të vet. Por e dija edhe çka nuk dëshironte. Çka e ofendonte. E dija edhe se në çfarë kushtesh Ai në asnjë mënyrë nuk mund t’i shpëtonte njerëzit, ndonëse ishin të bindur se i shërbenin Atij. Mbi të vërtetën që ua kishte lënë ithtarëve të vet, vendosa të fus pak turbullirë. Jo shumë. Që mashtrimi të mos jetë i tillë që të kuptohet menjëherë. Jo menjëherë, që të mos e hetonin as njerëzit udhëheqës të Kishës. Në kohët e vjetra Krijuesi ia kishte ndaluar popullit të vet ndjekjen e zakoneve fetare të njerëzve të tjerë. Në planin e vet të përkryer Ai nuk dëshironte të lejonte që njeriu të fuste ndryshime apo të përcaktonte rregulla me të cilat do t’i drejtohej apo do t’i shërbente Krijuesit. Ai e dinte se unë qëndroja pas gjithçkaje dhe se herët a vonë do të arrija ta shfrytëzoja atë mangësi në shërbim dhe t’i bëja njerëzit për vete. Përpilova një plan të përkryer se si fenë e Romës së Vjetër ta bashkoja me krishterimin. Prita afro dyqind vjet. Ndërkohë nuk qëndroja duarkryq. Krijoja gjithnjë e më shumë probleme, trillime dhe paragjykime ndër të krishterët në mënyrë që planin tim ta realizoja me sukses.
Me ardhjen e Kostantinit në pushtet e shfrytëzova atë që më në fund të realizoja planin tim. E binda se për shkak të interesave politike do të ishte më mirë që i tërë shteti të kishte një fe. Krishterimin. Pasi kishte një pasqyrë mjaft të paqartë për krishterimin dhe kuptimin e tij, ai urdhëroi që e gjithë ushtria e tij të pagëzohej dhe të gjithë të bëheshin të krishterë. Meqë mitraizmi - adhurimi i diellit - ishte me shekuj feja kryesore në Romë, i sugjerova që për shkak të rezistencës më të vogël të njerëzve të tij, t’i riemëronte perandoritë mitraiste në apostuj të krishterë dhe t’i quajë ata shenjtorë, ndërsa zakonet mitraiste t’i quajë të krishtera. Të gjithë do të ishin të kënaqur me këtë. Kuptohet, e tëra kjo u zhvillua në mënyrë delikate, kështu që gjeti një arsyetim në mësimin e Shëlbuesit. A më duhet të them se ideja ime ishte aq perfide dhe e fuqishme që u ruajt deri më sot? A je edhe ti pjesë e saj?
Ideja ishte absolutisht e përkryer. Të gjithë njerëzit ranë në kurthin tim. Gati të gjithë. Mbeti vetëm një numër shumë i vogël i atyre që nuk u tradhtuan me veprën time. Suksesi im ishte i pamatshëm. Duke i vrarë fizikisht të krishterët vetëm u shërbeja atyre. Ata mbeteshin besnikë deri në vdekje dhe në atë mënyrë përfitonin atë që Shëlbuesi u kishte mundësuar. Ringjalljen dhe jetën e pasosur.
Mirëpo duke futur turbullira brenda të vërtetës, unë arrita fitoren e vërtetë. Arrita rënien e tyre të amshueshme, gjë që ata nuk e dinin. Vazhduan të jetojnë. Mbetën edhe besimtarë. I luteshin Krijuesit, por në mënyrën time. Futa gradualisht të gjitha ato që kishte ndaluar Krijuesi. Zakonet pagane, shtatoret, figurat, ikonat. Madje ia arrita edhe të ndërroj festën javore - ditën e javës që lidhej me Krijuesin. Arrita që ditën e krishterë të festimit dhe të pushimit që ishte e njëjtë si dita e hebrenjve ta kthej në ditën e parë të javës. Të krishterëve të atëhershëm ky urdhër u erdhi si lehtësim, pasi për shkak të ngjashmërive i identifikonin dhe i dëbonin bashkë me hebrenjtë.
Festën për nder të lindjes së diellit e identifikova me ditën e lindjes së Shëlbuesit. Të njëjtën gjë bëra edhe me festën pagane të pranverës duke ia ndryshuar qëllimin në festën e ringjalljes së Shëlbuesit. Nëpërmes zakoneve dhe festave që vendosa, njerëzit i përkuleshin Krijuesit. Së paku ishin të bindur në këtë. Duke i larguar në atë mënyrë nga e vërteta ata nuk patën mundësi që ta arrinin atë që Krijuesi dëshironte për ta. Nuk hasa në kurrfarë rezistence. Njerëzit ishin të humbur për amshueshmëri, e mua nuk më duhej të mundohesha t’i vrisja dhe t’i dëboja. Siç thashë edhe më parë, ishte plan gjenial!
Në atë kohë tentova të realizoja edhe një plan tjetër që nuk ia arrita në tërësi, pasi Krijuesi në atë kohë i nxiti njerëzit që të bënin zgjidhjen e dokumenteve të cilat do të futeshin në kanunin biblik, unë tentova t’i frymëzoja dhe tu sugjeroja që aty të fusin sa më shumë dokumente që ishin trillime të pastra. Mirëpo, Krijuesi nuk më lejoi ta realizoja këtë ide timen. Të vetmen gjë që arrita ishte të filloja të zbuloja se në ç’mënyrë duheshin zhvlerësuar këto shkrime. Përhapja e dyshimit lidhur me besueshmërinë e Biblës, rezultoi tepër e dobishme, për arsye se këtë libër e kishin shkruar njerëzit dhe sepse njerëzit kishin vendosur se cili libër do të hynte në kanunin biblik e cili jo. Për fatin tim, pak njerëz mendonin lidhur me këtë kur ballafaqoheshin me një koment të tillë. Ai u dukej i pathyeshëm. Askush nuk e pyeste veten se pse njeriu do të zgjidhte për të futur në kanunin biblik shkrime të cilave nuk do t’u përmbaheshe, shkrime të cilat e akuzonin, shkrime për shkak të së cilave frikësoheshe që të mos binin në duar të njerëzve. Askush nuk pyeste se pse nuk u zgjodhën shkrimet që do t’u përgjigjeshin qëndrimeve të tyre dhe pastaj do t’i sugjeroheshin me plot vullnet popullit dhe në atë mënyrë do të sigurohej pushtet i plotë mbi mendjen e njerëzve në shekujt e ardhshëm. Askush nuk mendonte se në atë mënyrë do të zgjidhej çështja e konflikteve fetare, e dëbimeve, e besëtytnive... Njerëzit do të besonin pikërisht atë që dëshironin. Pikërisht atë që dëshiroja unë.
Sipërfaqësia dhe gatishmëria që të pranonin diçka pa mendim dhe verifikim paraprak, gjithmonë ishte për mua një nga cilësitë më të dashura njerëzore.
Edhe te ti më pëlqen kjo.
KAPITULLI 22
MESJETA
Perandoria Romake, siç paralajmëronin edhe profecitë, u shkatërrua. Nën sulmin e fiseve barbare, ajo u shkatërrua plotësisht. Qëllimi im ishte që Kishën, që atëherë e kishte të vërtetën e tëholluar, ta fus nën pushtetin shtetëror. Atëherë në tërësi do të mund të lajë hesapet me numrin e vogël të atyre të cilët nuk i pranonin ato mashtrime që i kisha futur në Kishë. Në brezat e tjerë kisha nuk ishte më ajo që dëshironte Krijuesi dhe u bë ashtu siç dëshiroja unë. Por para kësaj mu desh të përkujdesem që Kisha, selinë e së cilës e kisha vendosur në Romë, të shkëputej nga Lindja. Nuk dëshirova të lejoj as mundësinë më të vogël që krishterimi, edhe pse i tëholluar, të përhapej në Lindje.
Popujt e Lindjes së Afërme ishin mjaft të shkatërruar, kështu që falë mentalitetit të tyre, të cilin e kisha formësuar gjatë shekujve, përpilova në pajtim me të një fe të posaçme. Kuptohet të padurueshme si për të krishterët ashtu edhe për hebrenjtë. Shumë shpejt arrita që të organizoja dhe me ndihmën e tyre këtë besim të ri dhe ta përhapja prej Perëndimit të Largët deri në Indi.
Kishës në Romë i dhashë pushtetin fetar dhe shtetëror, si dhe fuqinë që lidhet me to. Shumë shpejt u bë antipodi i vërtetë i asaj që dëshironte Krijuesi të ishte. Për shkak të autoritetit që kishte si dhe të dekreteve të rrejshme që i kisha sugjeruar të lëshonte për të verifikuar pushtetin edhe mbi Kishën edhe mbi shtetin, kishte një ndikim të madh në tërë botën e njohur atëherë. Të gjithë e njihnin autoritetin e saj dhe besimin që përhapja nëpërmes saj. Fitorja ime ishte gati e plotë.
Prapëseprapë, kishës së fuqizuar i mungonte aftësia që të parandalonte në mënyrë efikase përhapjen e të vërtetës së vetme të saj. Përmes saj organizova dëbime të reja të atyre që e kundërshtonin mësimin kishtar, ithtarët e vërtetë të Shëlbuesit mund të predikonin të vërtetën dhe ta shpjegonin atë vetëm fshehtazi. Ithtarët e të vërtetës hyjnore jetonin në mjerim të skajshëm, kështu që vetëm në atë nivel mund ta përhapnin të vërtetën mbi Krijuesin. Kuptohet, i ndalova edhe në të. Duke propaganduar ripërtëritjen e Kishës i nxita njerëzit që nën ombrellën e saj të krijonin rende të ndryshëm të klerikëve të varfër dhe të qëronin hesapet në këtë nivel me ata që predikonin të vërtetën.
Kishën e përula deri në atë masë saqë luftërat dhe shkatërrimet më të turpshme i zhvillova në emër të Krijuesit. Në emrin e saj unë organizova kryqëzatat dhe në atë mënyrë thellova jazin midis lindjes dhe perëndimit. Midis njerëzve dhe kishës në përgjithësi. Midis njeriut dhe Krijuesit. Për shkak të zemërimit lidhur me atë që ishte në gjendje të bënte kisha, shumë njerëz hoqën dorë nga besimi se Krijuesi ekziston. Atyre besimin kishtar ua prezantova si trillim të shkathët të zbuluar nga njerëzit. Në këtë mënyrë nën ndikimin tim u fut secili njeri, qoftë ai besimtar apo jo.
Duke ia marrë popullit shkrimet të cilat Krijuesi dëshironte t’i publikonte, kisha mundësinë që të përhapja paragjykimet dhe gabimet e llojeve më të ndryshme. Krahas pranimit të riteve të përmendura pagane, shtova edhe një sërë trillimesh dhe të pavërtetash të tjera - Krijuesin e egër që dënon, Krijuesin i cili duhet mëshiruar, arsyetimin me vepra, pagesën për ta fituar shfajësimin, jetën përtej varrit, lutjen për të vdekurit, ndërmjetësuesit njerëzorë para Krijuesit – shenjtorët, nderimin e nënës së Shëlbuesit. Ritet që i ka vendosur vetë Shëlbuesi arrita që në mënyrë të padukshme t’i ndryshoja për ta humbur simbolikën e tyre të vërtetë. Të gjitha këto mashtrime munda t’i fusja në Kishë dhe t’i përforcoja fuqishëm, e në shikim të parë edhe t’i vërtetoja me ndihmën e pjesëve të tjera të shkrimeve të Krijuesit, që të jenë sa më besnike. Pasi arrita të krijoja paragjykime rreth shkrimeve të Krijuesit që mund t’i shtjellojnë vetëm njerëzit e autorizuar për këtë - udhëheqësit e kishës, nuk ishte problem për t’i ruajtur këto trillime deri më sot.
Gjithashtu gjatë gjithë kohës arrita që shkrimet e Krijuesit t’i mbaja larg nga njerëzit, popullin e thjeshtë në këtë kohë arrita ta mbaja analfabet, ndërsa ata që dinin të lexonin dhe të shkruanin kryesisht ishin nën ndikimin tim. Gojëdhënat si dhe një numër i vogël i dokumenteve që ithtarët e Krijuesit i ruanin me kujdes dhe me ndihmën e besimtarëve që dinin të shkruanin i përshkruanin, ishin tentativa gati të parëndësishme që e vërteta mbi Krijuesin dhe Shëlbuesin të ruhej. Kishte momente kur mendoja se më në fund gjithçka përfundoi. Mirëpo, gjithmonë një numër i vogël i tyre e gjente mënyrën që ta ruante të vërtetën të pandryshuar. Pasi drita e të vërtetës së Krijuesit shndriste gjithnjë e më pak, prisja me padurim momentin kur do të shuhej. Plotësisht.
Por, pritja ime nuk nënkuptonte të qenit pasiv. Meqë ithtarët e Krijuesit jetonin në kushte të këqija jetese, e kuptova se rrethana të tilla janë ideale për t’i asgjësuar në mënyrën që nuk e prisnin dhe me ndihmën e armiqve prej të cilëve nuk mund të fshiheshin. Arma e re e fuqishme dhe dinake quhej murtaja e zezë. Në të gjitha mënyrat u mundova që ta sjell tek ata këtë sëmundje vdekjeprurëse, mirëpo Krijuesi nuk i lejonte që ata të asgjësoheshin krejtësisht, ndonëse ndodhte që gati një të tretën e banorëve e shkatërroi murtaja nuk ia arrita ta shkatërroja atë numër të vogël të ithtarëve të së vërtetës as në atë mënyrë.
Për çudinë time, Krijuesi përdori shumë shpejt sinqeritetin e një kleriku romak që studionte shkrimet e tij për të nxitur valën e re të përhapjes së të vërtetës. Tërbimi im nuk kishte fund. Pak para asgjësimit dhe zhdukjes së ithtarëve të tij, Krijuesi dëshironte që përmes autoritetit që kisha vendosur unë, të përhapte të vërtetën e vet. Martin Luteri u ngrit kundër mësimit të kishës së vet. E zbuloi atë që kisha fshehur unë me kujdes. Të vërtetën mbi arsyetimin e besimit. Me të u shkatërruan trillimet mbi zotin e egër dhe u paraqit e vërteta mbi Shëlbuesin i cili paguan vetë për mëkatin. Filloi t’i përkthejë shkrimet e Krijuesit në gjuhën popullore. Dëshiroi t’i bëjë të kapshme për të gjithë. Këtë duhej ta parandaloja. Dëshirova t’i asgjësoja, por Krijuesi nuk ma lejoi këtë. Gjeti gjithmonë rrugë të reja që e vërteta e tij të vinte te populli. Shumë shpejt në pjesë të ndryshme të Evropës filluan lëvizje të shumta. Me ndihmën e kishës sime e nxita luftën kundër atyre që mësonin ndryshe. Mu desh t’ia filloja prej fillimit. Me ndihmën e inkuizicionit që ishte vendosur atëherë, arrita të shkatërroja një numër të madh të atyre që guxonin të vendoseshin në anën e reformatorit, mirëpo fuqia që kisha përmes kishës sime nuk ishte e mjaftueshme që ta ndaloja plotësisht përhapjen e të vërtetës, ndonëse kundër disave organizoja Kryqëzata të vërteta.
Së shpejti u zbulua toka e re. Amerika. Një numër i ithtarëve të Krijuesit vendosi që të migrojë dhe të predikojë atje pa pengesa dhe në liri të plotë të vërtetat mbi Krijuesin. Koha ime kalonte, ndërsa e vërteta filloi sërish të përhapej. Fillova të kuptoja se nuk do të mundja ta ndaloja përhapjen e saj dhe se të gjitha fuqitë e mia do të më duhet t’i përqendroja në një gjë të vetme. Në trillime të reja. Në errësimin e të vërtetave. Në shpjegime të gabuara të të vërtetave ekzistuese.
Meqë Krijuesi i udhëhiqte njerëzit të përhapnin fjalën e tij, shumë njerëz erdhën deri tek ajo dhe i zbuluan mashtrimet që i kisha ruajtur në më se njëmijë vjet. Në tokën e re provuan të krijojnë një organizim shoqëror krejtësisht ndryshe nga ai që sundonte në kontinentin e vjetër. Nuk u lodha. Çfarëdo pushtetit të jetë, njeriu gjithmonë do të dëshirojë fuqi dhe do të shikojë interesin e vet. Ngaqë unë e mbështes në këtë gjë.
KAPITULLI 23
MBETJA
Në treqind vitet e ardhshme Krijuesi bëri të mundur që drita e re të shndriste gjithnjë e më shumë të vërteta biblike të harruara deri atëherë. Erdhi koha që të filloja t’i shfrytëzoja mashtrimet e llojeve të tjera. Nuk kishte studime të Biblës ku unë apo bashkëpunëtorët e mi nuk ishim prezentë në mënyrë që shtrembërimet që kisha futur deri atëherë të dominonin sa më shumë dhe të fusja edhe shtrembërime të reja. Meqenëse disa arrinin deri te njohuritë e reja, ata dëshironin që t’i fusnin në bashkësi që veç ekzistonin. Deri atëherë arrita t’i parandaloja besimtarët e sinqertë që të pranonin njohuritë e reja, duke i bindur që të mjaftoheshin me ato çka dinin tashmë. Ata që kishin më tepër njohuri duhej të ndaheshin nga të tjerët, në mënyrë që këto njohuri të reja t’i thurnin në besimet e veta. Isha i kënaqur me çka kisha arritur. Në mënyrën më të mirë të mundshme arrita t’i përçaja ata që kishin në dorë shkrimet e Krijuesit dhe të krijoja me dhjetëra bashkësi të ngjashme, por prapëseprapë jo krejtësisht tolerante. I theksoja për më tepër të vërtetat e rizbuluara si më të rëndësishmet prej gjithçkaje që ishte zbuluar deri atëherë në mënyrë që të çekuilibroja besimin dhe zbatimin e asaj që dëshironte Krijuesi - unitetin e njerëzve me të vërtetën. Disa i shkatërroja me vetë faktin se ua ndaloja t’i pranonin të vërtetat e reja të Krijuesit, ndërsa të tjerët i shkatërroja duke i lartësuar në raport me të tjerët për shkak të pranimit të vërtetave të reja, duke i nxitur të shfaqnin mendjemadhësi shpirtërore. Po, tingëllon si kontradiktore, por unë mund të bëja që besimtari të jetonte në bindje se është ithtari më i madh i Krijuesit, e që në të njëjtën kohë të ishte mendjemadh dhe i padurueshëm për të tjerët.
Të vërtetat u zbuluan njëra pas tjetrës. U zbulua edhe trillimi mbi gjendjen e të vdekurve të cilin e shfrytëzoja me sukses. Krahas të gjitha të vërtetave të zbuluara deri atëherë u ndez një dritë e re edhe mbi ardhjen e dytë të Shëlbuesit. Në pajtim me këtë u zbulua edhe e vërteta mbi gjyqin e fundit.
Përsëri u zbulua e vërteta mbi ligjet e pandryshueshme të Krijuesit. Dhjetë urdhrat u theksuan si kriter themelor moral. Botës të atëhershme të vërtetat të tilla nuk i përgjigjeshin aspak ngaqë binin ndesh me të gjitha paragjykimet që i kisha futur njeriut gjatë shekujve, me nevojën për Perëndinë e dukshëm, për ditën përgjithësisht të pranuar të festimit, për epshin, lakminë, egoizmin, dhunën, për lutjet e recituara pakufi, për nevojat, për ndërmjetësit njerëzorë...
U zbulua edhe veprimi im. Si përmes të vërtetës mbi prejardhjen time dhe gjithçkaje që kisha punuar deri atëherë, ashtu dhe përmes shtrembërimeve shkatërruese të përhapura me sukses përmes kishës sime. Më zbuluan. Gjithçka u zbulua nga shumë njerëz. Isha i nënçmuar, i paraqitur si kriminel, si shkak i çdo të keqeje që kishte ndodhur kudo në univers. Veprimin tim mu desh ta fshihja me sa më shumë kujdes dhe të tërhiqja vëmendjen e njerëzve në diçka tjetër.
Nëse Krijuesi mendonte se duke më zbuluar do ta zvogëlonte veprimin tim, dhe se do të arrinte deri te secili njeri predikimi i të vërtetës së Tij, Ai gaboi dukshëm. Kisha edhe shumë gjëra të tjera të përgatitura në mënyrë që ta ndaja plotësisht njeriun nga Krijuesi. Si mund të arrijë e vërteta mbi Krijuesin deri te njerëzit nëse u them se Krijuesi nuk ekziston? Nëse u them se bota nuk është krijuar, por është shfaqur - rastësisht?
E nëse, për t’i vërtetuar këto, i jap edhe provat? Provat shkencore...?
KAPITULLI 24
TEORIA E EVOLUCIONIT
Njerëzit jetuan me mijëra vjet në tokë pa shënuar kurrfarë përparimi të veçantë. Kuptova se Krijuesi ka për qëllim ta ndryshojë një gjendje të tillë. Frymëzonte njerëz të ndryshëm që të mund të pasuroheshin me njohuri të reja mbi universin, mbi natyrën, përmes kimisë, biologjisë, fizikës dhe shkencave të tjera. Mirëpo, Krijuesi nuk mund të përdorte asgjë, që unë në të njëjtën kohë të mos mund ta keqpërdorja. Paralelisht me zbulimin e të vërtetave mbi Atë që ka krijuar gjithçka, dhe mbi Atë që gjykon botën mbarë, mu desh ta paraqisja doktrinën e kundërt, në mënyrë që të lija në hije gjithçka që dëshironte Krijuesi të flitej për të. Nëpër tërë Biblën njerëzit janë drejtuar t’i përkulen Atij që ka krijuar qiellin dhe tokën.
Pasi njohuritë njerëzore dhe shkencat e ndryshme morën hov gjithnjë e më të madh, e shfrytëzova këtë që t’i mashtroja plotësisht të gjithë ata që quheshin të mençur dhe të arsimuar me anë të komenteve të bindshme dhe, në shikim të parë, të vërteta. Kjo kishte rëndësi të veçantë, pasi kjo shtresë njerëzish kishte ndikimin më të madh në shoqëri.
Shumë shpejt, me ndërmjetësimin e një studenti të ri të mjekësisë dhe teologjisë, arrita t’i vendos themelet e teorisë së sotme të evolucionit. Për shkak të paragjykimeve që kishin ndaj kishës, për shkak të veprimtarisë së saj gjatë mesjetës, njerëzit e humbën besimin edhe në vetë Krijuesin, ngaqë atë e identifikonin me kishën. Pikërisht ashtu siç dëshiroja unë. Në rrethana të tilla nuk ishte e vështirë që njerëzve t’u servirja një teori të re – më të mirë – mbi krijimin e botës dhe teorinë mbi mosekzistencën e Krijuesit. Bëra të mundur shpërthimin e imagjinatës njerëzore që filloi ta hulumtojë këtë teori. Teorinë time. Duke njohur pakufishmërinë e marrëzisë dhe mendjeleh-tësisë njerëzore, nuk mu desh të mundohem shumë, që të gjitha mangësitë në teori t’i lehtësoja me prova të cilat pak a shumë nuk ekzistonin. E rëndësishme ishte që të bazoheshin diku, të gjenin mbështetje, në mënyrë që t’u kundërviheshin atyre që pohonin se Krijuesi që ka krijuar gjithçka me fjalën e vet ekzistonte. Për një çast njerëzit filluan të jetonin me bindjen se e gjitha kjo ishte pasojë e një çasti të rastësishëm, se asnjëherë dhe askujt nuk do t’i duhej të mbante përgjegjësi, se qëllimi i vetëm i kësaj jete kalimtare është në fakt që ta kënaqin veten që të mos jetë e rëndësishme se çka punojnë, ngaqë pak a shumë të gjithë do të vdesin në një cikël normal të natyrshëm dhe i pakontrolluar nga kushdo qoftë dhe derisa në njërën anë i plotësonte ndjenja e të qenit pa shpresë, në anën tjetër mbi-sundonte vetëdija mbi lirinë. Teorisë së evolucionit mu desh t’i jepja edhe fillimin e saj, kështu që, përsëri duke u bazuar në mendjelehtësinë njerëzore trillova dhe teorinë e shpërthimit të madh, dhe pikërisht ti tani beson se diçka diku ka eksploduar, dhe se nga një eksplodim i pakontrolluar gjatë miliarda e miliarda vjetësh diçka atje është dendur për shkak të fuqive të caktuara natyrore, dhe kështu janë krijuar planetët. Pastaj përsëri gjatë miliarda e miliarda vjetësh vetë prej vetes janë krijuar kushtet nga të cilat ka mundur të paraqitej jeta. Nga hiçi.
Me këtë shkencë mburrem në mënyrë të veçantë, ngaqë marrëzia njerëzore s’ka kufij e, para së gjithash edhe sepse këtë teori e kanë pranuar edhe njerëzit më të arsimuar. Pra, njeriu besoi se diçka aq e ndërlikuar dhe aq e pashpjegueshme -jeta-, që askush nga njerëzit, madje as unë, nën gjithfarë kushtesh të kontrollueshme nuk mund ta krijoja, mund të krijohej rastësisht. Pasi u zbuluan mbeturina të tjera të fosileve, teoria ime mund ta mbindërtohej, në mënyrë që ajo të dukej sa më bindëse. Me dëshirën që ta përulja njeriun edhe më shumë, e ta zhvlerësoja edhe më shumë Krijuesin, i sugjerova njeriut që, thënë shkurt, e ka prejardhjen nga majmuni. Fakti që sot njeriu është aq i afërt me majmunin, është çështje e degradimit të tij, që kam arritur ta bëj gjatë shekujve të punës sime, e jo për shkak të zhvillimit të tyre. E kjo është e vetmja gjë që mund të arrijë me mutacione me kushte dhe shprehi të ndryshme jetësore. Shkatërrimi, por jo përparimi dhe zhvillimi.
A mund ta besosh se diçka kaq të zbrazët siç është teoria e evolucionit kam arritur ta ruaj deri më sot? Fshehtësia e mbijetesës së tillë të teorisë së evolucionit qëndron në parrëzueshmërinë e saj. Vetë për vete ajo nuk ka kurrfarë fuqie. Fuqia e saj gjendet në dëshirën e njeriut për ta fituar lirinë, gjë që munda ta fus në të. Me dëshirën që askujt të mos i duhet të përgjigjet për veprimet e veta, për këtë arsye ai do t’i pranojë edhe teoritë më të çmendura.
Që të ketë kuptimin e vet ajo që quhet provë në dobi të teorisë së evolucionit, mu desh të trilloja teoritë e kundërta lidhur me krijimin në të gjitha hapësirat. Kështu për shembull zhdukjen e dinozaurëve, prej të cilëve shumica ishin zhdukur me përmbytje, ia vesha rënies së asteroidit gjatë epokës së akullit. Katastrofës natyrore dhe rastësisë. E më të vërtetë shumë prej njerëzve shpëtuan me Noehin në barkën e tij, dhe jetuan për një kohë të gjatë në mesin e njerëzve, derisa për shkak të kushteve të dobësuara në tokë nuk vdiqën. Prej kësaj te secila kulturë, pavarësisht se nga cila pjesë e rruzullit tokësor është, ekzistojnë edhe legjendat për kuçedrat. Për fat, shumë pak e lidhin me teorinë e dinozaurëve.
Zbulimin e mbetjeve fosile të kafshëve dhe të bimëve në Antarktik e shpjegova me teorinë mbi ndarjen e kontinentit gjatë miliona vitesh, ndërsa të vërtetën mbi mbështjellësin ujor të tokës, e bëra aq të papranueshme, sa që askush nuk mund ta besojë. Dhe kështu u bë. Për shkak të ndikimit të mbështje-llësit ujor, pra, për shkak të ndikimit të kopshtit të xhamit, planeti ynë ka pasur klimë të njëjtë në të gjitha meridianët, të përshtatshme për jetën më të bujshme të llojeve të ndryshme. Prej këtu edhe jeta në Antarktik. Kështu, ekzistojnë edhe shumë shembuj të tjerë që i shpjegova sipas mënyrës sime.
Ndonëse vetë teoria ka mjaft boshllëqe dhe është e lidhur me shumë supozime në vend të provave, ndonëse shumica e njerëzve besimtarë dhe ithtarëve të krijimit kanë vënë gisht në këto mangësi dhe palogjikshmëri, provat e dhëna ishin ato që kishin ndikimin më të madh te njerëzit. Ndërsa i frymëzoja shkencëtarët që t’i jepnin teoritë e reja të paverifikueshme, në të njëjtën kohë i nxisja njerëzit që besimin dhe të vërtetën që Krijuesi ka dashur ta shpallë ta shikojnë me urrejtje, ngaqë këto i kam paraqitur si diçka që e kufizon lirinë e pakufishme të njeriut.
Me teorinë e evolucionit kam vendosur një paragjykim tejet të thellë. Çdo zbulim i ri tenton të futet në teorinë ekzistuese. Nëse kjo nuk është e mundshme, ai hidhet poshtë si i tillë - ngaqë njerëzit janë të bindur thellë se përgjigjja e vetme e mundshme në pyetjen e krijimit të botës dhe jetës në tokë – është evolucioni me anë të seleksionimit natyror. Në këtë mënyrë shumë prova në dobi të krijimit harrohen dhe zhvlerësohen – merren parasysh vetëm ato që mund të ndërthuren në teorinë ekzistuese të evolucionit.
Kulmi i suksesit tim me teorinë e evolucionit është ai që 11 kapitujt e parë të Biblës kam arritur t’i shpall të trilluar – të pabesueshëm, madje edhe nga njerëzit që për vete pohojnë se besojnë në Krijuesin. Por, edhe kjo është pjesë e planit tim. Disa madje i binda se Krijuesi e ka krijuar me anë të evolucionit.
Nëse fuqinë e Krijuesit do të arrija ta zhvlerësoja edhe në qarqet e besimtarëve, pasqyra për të do të jetë përgjithmonë e shkatërruar. Kurrë më njerëzit nuk do të lidheshin me Krijuesin ashtu siç do të dëshironte Ai, pasi do të kishin një pasqyrë krejt të gabuar për të.
Teoria e evolucionit mi hapi dyert për shumë gabime të tjera. Bazuar në të ekzistenca e Krijuesit u bë e pakuptimtë. Pa ekzistencën e Krijuesit as kriteret morale që jepen në emër të tij nuk vlejnë më. Librat me anë të të cilave ai tenton që t’u shpallet njerëzve gjithashtu bëhen të pakuptimtë. Njerëzit i kthehen vetes, më kthehen mua.
Arrita që gjithçka që njeriu nuk mund ta shpjegonte dhe ta kuptonte me trurin e tij të dobët, ta konsideronte si të pamundur. Sot, shkencëtarët më të mëdhenj do të mbështesin mosekzistencën e Krijuesit edhe përkundër asaj që edhe vetë janë të vetëdijshëm se njeriu aq pak merr pjesë me kontaktin që ka krijuar Ai dhe se ka aq shumë të pahulumtueshme dhe të pakuptueshme për trurin njerëzor. Nga spektri madhështor i ngjyrave për njeriun është e dukshme vetëm një pjesë e vogël. Nga spektri madhështor i tingujve dhe rrezatimit, hapësirave të mëdha dhe thërrmijave atomike, njeriu arrin të përjetojë vetëm një pjesë të pakonsiderueshme, shkaku për këtë është pikërisht degradimi i llojit njerëzor, dhe ndarja nga Krijuesi për shkak të mëkatit, gjë për të cilën i kam meritat pikërisht unë. Mirëpo, shkencëtarët këtë e dinë. Dhe i dinë shumë gjëra të cilat, nga perspektiva juaj „e bretkosës”, as që mund t’i dini, dhe më beso... kjo vërtet është pak.
Krijuesi përsëri filloi të humbte betejën për njeriun. Gjithnjë e më shumë njerëz janë bërë ithtarë të evolucionit dhe në këtë mënyrë, drejtpërdrejt kanë hequr dorë nga Krijuesi. Plani që përpilova ishte i përkryer. E dhashë teorinë e gabuar, dhe përdora degë të ndryshme të shkencës në mënyrë që të mbështesja këtë teori. Vetë teoria asnjëherë deri më tani, dhe kuptohet në përgjithësi, nuk do të bëhet shkencë. Por gjurmët e shkencave në trurin njerëzor e bëjnë këtë trillim timin shkencë – e bëjnë diçka që në shikim të parë mund të verifikohet – e në fakt nuk mundet. Gjë e përkryer, apo jo?
Ende mendon se je i mençur dhe se vetë vendos se çka do të bësh dhe në çka do të besosh, a bën pjesë edhe ti në grupin e njerëzve që në këtë mënyrë i kam larguar me sukses nga Krijuesi? Je, apo jo? Mos ki merak, do të gjendesh në njërin prej qindra gabimeve që kam përhapur me të njëjtin qëllim. Edhe ti je viktima ime, por këtë ende nuk e ke kuptuar. Por, do ta kuptosh.
A do të mund t’i kthehesh Krijuesit? Kuptohet që jo. Jo për arsye se ai nuk të do, por për arsye se unë do të bind se ti nuk e do Atë.
KAPITULLI 25
EPOKA E RE
Profetizimi i rritjes së dijes ka marrë hov. Si në fushën e të vërtetës mbi Krijuesin, ashtu edhe në të gjitha fushat e tjera, njerëzit kanë bërë zbulime të reja. Makina e shtypit, makina me avull, makinat e llojeve të ndryshme, pajisjet për komunikim, energjia elektrike... Ndonëse të gjitha këto kanë kontribuar shumë në përhapjen e të vërtetës mbi Krijuesin, gjendja e tillë ka shkuar edhe në dobinë time.
Përhapjen e të vërtetës nuk kam mundur ta ndaloj. Për këtë arsye unë jam angazhuar posaçërisht që ta ngadalësoj në mënyra nga më të ndryshmet. Kam bërë që njerëzit të jenë të preokupuar me gjëra të tjera, në mënyrë që mos i kushtojnë mjaft kohë njohjes së planeve të Krijuesit. Krijova ideologji të ndryshme dhe jotolerante, siç janë nazizmi dhe komunizmi. Kur u zhvilluan ato në mënyrë të mjaftueshme, e shfrytëzova parimin e përmendur të dijes njerëzore në mënyrë që njeriun ta nxisja që tërë dijen e vet të fituar ta përdorte në mënyrë që ideologjinë e vet ta bënte ideologji sunduese. Dija u shfrytëzua për armët e reja të të gjitha llojeve. Mburresha me këtë sukses timin, dhe ndërsa dikur duhej të kalonte një kohë e konsideru-eshme, që të shkatërrohej një numër i konsideru-eshëm i njerëzve, tani e frymëzova njeriun që të zbulonte forma shumë më efikase për shkatërrimin e vetvetes. Armët e reja shumë më efikase. Ato kimike. Biologjike. Shkaktova luftëra për shkaqe të ndryshme. Nuk ishte me rëndësi pse. Me rëndësi ishte që njerëzit të vriteshin.
Karakteristikat njerëzore siç janë krenaria, mendjemadhësia dhe egoizmi i shfrytëzova shumë lehtë për të realizuar qëllimet e mia. Ngatërresat ideologjike, si dhe gjendja ushtarake ishin kushtet ideale për parandalimin e përhapjes të së vërtetës.
Por nuk ndala as këtu. Fusha e veprimit tim nuk ka kufi. Unë veproj në të gjitha fushat. Kisha ime, nëpërmjet të cilës veprova në Mesjetë, për pak sa nuk e humbi pushtetin dhe autoritetin. Mu desh ta riktheja këtë. Për këtë arsye prita gati 150 vjet që të shlyheshin kujtimet rreth asaj që kishte ndodhur në Mesjetë. Shumë shpejt iu kthye pushteti, ndërsa populli që ishte nën ndikimin tim, pasi ishte larg nga e vërteta mbi Krijuesin, e pranoi shumë lehtë atë që unë i imponova. Kisha ime u bë përsëri autoritet. Madje autoriteti më i lartë. Mjaftonte vetëm të mbë-shtillej me mbështjellës të ri, ndërsa rolin ia lashë plotësisht të njëjtë – krahas një pjese të së vërtetës, dhe një morie të së pavërtetës, në mënyrë që njerëzit që do të dëshironin ti mbeteshin besnikë Krijuesit, t’i largoja sa më shumë nga ai.
Përmes saj dhe autoriteteve të saj mu desh t’i kundërshtoja të gjitha ato të vërteta që ishin zbuluar. Ndonëse shumë njerëz që e lexonin Biblën vinin re dallimet dhe të pavërtetën që kisha përhapur me anë të kishës sime, unë i refuzoja të gjitha duke i bindur njerëzit se kisha ime ka të drejtë që të ndryshojë gjithçka që dëshiron, ngaqë këtë pushtet e ka fituar prej vetë Krijuesit, pasi ajo është trashëguesi i vetëm i ligjshëm në Tokë. E të gjitha këto i vërtetoja me anë të Biblës. Si ia arrita kësaj? Askush në botë nuk e njeh Biblën më shumë se unë. Dhe askush nuk mund ta keqpërdorë më bindshëm kundër vetë njeriut. Vetëm lexuesit e kujdesshëm dhe hulumtuesit do të mund t’i shohin kufijtë në mes të së vërtetës shpëtimprurëse dhe të pavërtetës vdekjeprurëse. Për fat, të tillë janë shumë pak. Madje edhe nga vetë populli i Krijuesit.
Me fitoren e komunizmit në shumë shtete arrita që ta kënaqja tek njerëzit nevojën e brendshme për barazinë, ndërsa në të njëjtën kohë arrita që Krijuesin ta shkëpus nga jeta e tyre. Stili jetësor që imponova atëherë, besnikërinë ndaj Krijuesit e paraqiste gati si akt antishtetëror. Në shtetet kapitaliste mu desh të zhvilloja trendë krejtësisht të tjerë.
Më i thjeshti dhe më efikasi, kuptohet, ishte materializmi, kjo është ajo që arrita ta mbaja deri më sot.
Mirëpo, e vërteta e nxitur nga fuqia e Krijuesit dhe njerëzit që nuk munda t’i ktheja në anën time dhe t’i ndaja nga fjalët e tij, u përhapën në mënyrë të pamëshirshme. Njerëzve që i kuptonin drejt vlerat jetësore, nuk u dhimbej mundimi dhe sakrifica ndaj gjithçkaje që e bën të bukur këtë jetë me shikim të parë, në mënyrë që t’ia përcillnin të vërtetën mbi Krijuesin dhe Shëlbuesin, një numri sa më të madh njerëzish. Për shkak të rendit të ri shoqëror, nuk munda të nisja një luftë të hapur kundër tyre, mirëpo te njerëzit që ishin nën kontrollin tim, krijova një neveri të madhe ndaj gjithçkaje që binte në kundërshtim me atë që dinin deri atëherë për Krijuesin.
Pasi e kisha gjithmonë, me vete - por vërtet gjithmonë - shumicën, përhapja e të vërtetës vështirësohej shumë. Njëri nga paragjykimet më të fortë është se ajo shumicë gjithmonë ka të drejtë dhe diçka që ekziston gjatë - gjithmonë është e drejtë. Për shkak të këtyre paragjykimeve njerëzit janë në gjendje ta shikojnë të vërtetën në sy dhe përsëri të mbetën në mashtrimin e vet. E në tokë shumica, së paku ajo që ka të bëjë me të vërtetën mbi Krijuesin, nuk ka qenë asnjëherë në të drejtë dhe kurrë nuk do të jetë.
KAPITULLI 26
KONFUZIONI
Në çdo skaj të këtij planeti gjendet njëra nga mënyrat e shumta për të shkatërruar njeriun. Mbajtja e njerëzve larg nga e vërteta mbi Krijuesin, konfuzionet vdekjeprurëse, konfuzionet shfarosëse mbi vetë të vërtetën, teoria e evolucionit, ideologjitë e ndryshme politike, luftërat, shkatërrimet në masë, fetë e rrejshme, fanatizmi, ateizmi... janë vetëm disa prej tyre. Çdo njeri është viktimë e njërës prej tyre. Gati secili. Edhe përkundër kësaj Krijuesi ka bërë që fjala e tij të përhapet në mënyrë të pandashme. Kështu kundër kësaj nuk kisha ç’të bëja. Nevojitej një strategji e re. Duke shfrytëzuar afinitetet dhe nevojat e njohura të njerëzve, si dhe dëshirat e atyre që e kishin pranuar të vërtetën e shpallur në Bibël, i frymëzova që ata të predikonin në mënyrë që këto të vërteta t’ia përshtatin vetes, në vend që ato t’u përshtateshin atyre. Duke e njohur trashëgiminë njerëzore, fuqinë e egos njerëzore dhe egoizmin e lindur të njeriut, suksesi në këtë fushë, nuk konsiderohej aspak problem. Të gjitha këto ndihmonin për krijimin e rrethanave dhe rritjes pa pengesa të numrit të bashkësive të ndryshme të krishtera. Në secilën prej tyre futa një konfuzion të caktuar. Mirëpo, secila prej tyre kishte edhe diçka të përbashkët. Këtë mu desh ta bëja në mënyrë që të krijoja një bazë për unitetin më të lehtë të mëvonshëm kundër popullit të Krijuesit.
Sa më shumë bashkësi të krishtera që kishte, aq më të pabindura ishin. Sa më shumë që kishte – aq më e vështirë ishte të njihej e vërteta mbi Krijuesin.
Dallimet mes bashkësive në disa raste ishin të vogla, ndërsa në disa raste tejet të mëdha, e të gjithë lexonin të njëjtin libër - Biblën. Njohja e përkryer e Biblës nga ana ime dhe hipokrizia njerëzore më mundësoi manipulimin e tyre ashtu siç doja. Të vërtetën e saj ua shpjegova njerëzve në mënyrën e gabuar. Disa i fsheha. Kjo më mundësoi që disa prej tyre t’i frymëzoja që për dobësitë e veta të kërkonin arsyetim duke u shpjeguar në mënyrën e gabuar shembujt e duhur nga Bibla dhe në këtë mënyrë t’i toleronin ato në bashkësinë e tyre. Të tjerët i frymëzova në mënyrë të tillë që të refuzonin t’i pranonin ato që nuk u përgjigjeshin dëshirave dhe nevojave të tyre, duke i ndihmuar që të gjenin në Bibël një arsyetim iluzor. Duke njohur nivelin e përshpirtërisë së duhur të secilit njeri u mundësova, që në pajtim me të, t’i bashkëngjiten bashkësisë e cila do t’u përgjigjej pikërisht nevojave të tyre.
Përpos kësaj, njerëzit i nxisja të futeshin në bashkësi të krishtera për gjithfarë shkaqesh të të gabueshme. Disa prej tyre i frikësoja me vdekjen dhe me ferrin. Kjo ishte shumë efikase, pasi njerëz të tillë e shkonin Krijuesin nga frika e jo nga dashuria, siç do të dëshironte ai, dhe pavarësisht nga kjo, ata kurrsesi nuk mund ta njihnin plotësisht. Të tjerët i sillja për shkak të dobisë, pasi u theksoja posaçërisht tekstet biblike mbi njerëzit që ishin të bekuar në aspektin material për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Krijuesit. Të tillët, për mungesë të pritshmërisë iknin shumë shpejt, dhe në mënyrë të pakthyeshme nga Krijuesi. Disa i sillja për shkak të këngës, të tjerët për shkak të shoqërisë, të tretët e kishin këtë si hobi... Natyrisht të gjithë arrita t’i bindja se i ishin afruar Krijuesit për motive nga më të pastrat, dhe se në fakt as ata vetë nuk e dinin motivin e vërtetë për përkatësinë e tyre të kishës.
I shfrytëzoja tekstet biblike për ta shëmtuar plotësisht thelbin e Biblës. Duke e theksuar së tepërmi një pjesë të vërtetë të Biblës, pjesët e tjera të saj për këta njerëz që e studionin mbeteshin të fshehura. Për shkak të mosnjohjes së tërë të vërtetës, nuk mund t’i shpëtonte asgjë nga shtjellimet që përhapja. Për shembull disa njerëz i frymëzova që t’i japin rëndësi të madhe pagëzimit me zhytjen në ujë. Aty edhe mbetën. Refuzuan disa prej shtjellimeve të futura përmes kishës sime në Mesjetë, siç ishte përkulja ndaj shtatoreve, por shumë gjëra të tjera mbetën të pandryshuara. Të tjerët, përsëri, i frymëzova t’i jepnin rëndësi të tepruar pagëzimit me Shpirtin e Shenjtë. Kjo ishte veçanërisht argëtuese. I binda se njeriu nuk është plotësisht në anën e Krijuesit nëse nuk flet gjuhë të huaja, pikërisht siç bënin apostujt pas Rrëshajave. Aq shumë dëshironin të flisnin gjuhë të huaja sa që papritmas munda të zotëroja mendimin e tyre dhe të sundoja mbi ta. Madje në këtë gjendje as ata nuk dinin çka flisnin, gjithsesi ishin të bindur që kjo ishte shenjë e sigurt në anën e Krijuesit. Mirëpo, unë e di se për çka flasin. Çka flas unë. Oda Krijuesit sigurisht se jo. Por ata pak a shumë nuk e kuptojnë. Mendojnë se kjo është një ndër mënyrat më të denja për vlerësimin e Krijuesit. Pikërisht...
Vend të veçantë zë bashkësia me ndihmën e së cilës kam arritur të përhap iluzionet që e përulin më së shumti Krijuesin dhe veprat e tij. Dhe të gjitha këto i mbështesja në Bibël. A mund të besosh se pikërisht me fjalën e tij arrita ta përul dhe ta zhvlerësoj edhe Krijuesin edhe Birin e tij? Me ndihmën e kësaj bashkësie, i mora Krijuesit mundësinë e krijimit. I binda se ai e ka krijuar botën me mijëra vjet më parë, më saktë brenda 6000 vjetësh. Natyrën hyjnore të Shëlbuesit e përula deri në atë njerëzore, i binda se Shëlbuesi nuk është hyjni. Çka është më interesantja, i binda se ai vetëm kishte ardhur për herë të dytë siç kishte premtuar, ajo që në Bibël paraqet simbolikën, i binda që ta kuptojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, e ajo që është ad literam të kuptohet në mënyrë simbolike. Zhvillova brenda tyre një marrëdhënie robërie ndaj Krijuesit, përpos që ua mora më të rëndësishmen nga Bibla, mbetën edhe pa atë njerëzoren. I binda se edhe nëse vdes njeriu, nuk mund të guxojnë ta japin gjakun e tyre për ta shpëtuar, dhe as ta pranojnë gjakun e tjetërkujt për të shpëtuar jetën e tyre. Pata sukses që prej kësaj të krijoj një shkencë të tërë, vetëm që të mos arrijnë deri te ato të vërteta shpëtimprurëse që shpalleshin në fjalët e Krijuesit, të cilat me kujdes të madh i mbaj larg prej bashkësive të tjera fetare në mënyrë që iluzionet që përhap mes tyre të mos dobësohen. Në fakt, për shkak të pamundësisë së argumentimit të shkencës së tyre i shtyva që ta ndryshojnë Biblën dhe ta konsiderojnë përkthimin e tyre përkthim standard.
Dhe ndërsa i shumoja bashkësitë protestante të krishtera duke i bërë të pabashkueshme dhe të papajtueshme rreth të vërtetave të rizbuluara, në kishën time më të fuqishme punoja me kujdesin më të madh të mundshëm. E dija se çfarë ndikimi mund të kisha përsëri përmes saj. I dhashë autoritetin, fuqinë, pasurinë. Njerëzit i binda se të gjitha këto janë pasojë e kujdesit të veçantë të Krijuesit dhe bekimit të posaçëm të Tij, pasi ai vetë e zgjodhi dhe e shenjtëroi atë, ajo me Krijuesin nuk ka kurrfarë lidhjeje. Atë e krijova sipas kritereve të nevojave njerëzore dhe koncepteve që kanë njerëzit për Krijuesin – koncepte që i ndërtova unë gjatë një mileniumi të tërë me shumë kujdes. Gati secilin detaj e planifikova me kujdes. Që nga pamja e jashtme e ndërtesave deri në brendësi. Që nga Kleri deri te ceremonitë që kryenin. Të gjitha këto njerëzit duhej t’ i plotësonin njerëzit me respekt nga frika. Duhej të ishin të bindur se përmes saj vetë Krijuesi u drejtohej njerëzve. Për këtë arsye klerin e lartësova në mënyrë të veçantë. Ndonëse Shëlbuesi në mënyrë të prerë e kishte ndaluar, bëra që meshtari të shpallej baba shpirtëror, në mënyrë që njerëzit t’i përkulen atij, ta konsiderojnë si ndërmjetës mes njerëzve dhe Krijuesit, në vend të Shëlbuesit që është ndërmjetësi i vetëm.
Për të gjithë ata që nuk deshën t’i bashkëngjiten asnjërës prej bashkësive të mia të vogla të krishtera ajo ishte këtu – nëna kishë. Ajo kërkonte nga të gjithë besimtarët më të paktën. Përpos kësaj, u mundësonte liri më të madhe, dhe ndërkaq u ofronte bindjen e plotë që si pjesëtarë të saj po bënin atë që duhet të bënte një njeri besnik ndaj Krijuesit.
Me ndihmën e shenjtërive të ndryshme të burimit pagan, të cilat arrita t’i ruaja dhe t’i riemëroja si të krishtera, besimtarët e saj fitonin ndjenjën e plotë të përshpirtërisë së vërtetë. Vetëm ndjenjën.
Ndjenjën e dhuratës dhe të së mirës në kohën e festave dimërore. Ndjenjën e vetëmohimit gjatë përgatitjeve të festave të pranverës, dhe si përfundim ndjenjën e kontributit vetjak për planin e Krijuesit lidhur me shpëtimin. Kjo tentativë e fundit e njeriut, do të mund të shfrytëzohej si masë e konsiderueshme kundër veprave të tij. Vendosa që njerëzit t’i nënçmoja plotësisht dhe me anë të interpretimit të tyre të gabuar të planit të Krijuesit për shpëtimin, t’i shkaktoja Krijuesit dhimbje edhe më të madhe. Me pendesë! Me vetëdënim.
Duke e prezantuar Krijuesin dhe planin e tij për shpëtimin e njeriut në mënyrën e gabuar, i binda njerëzit se ata mund të bënin diçka për ta mëshiruar atë. U duhej të mundoheshin, Ta dënonin veten. Deri në gjakun e tyre. Kjo ishte për mua njëra nga kënaqësitë më të mëdha. Arrita me sukses t’i bindja njerëzit të mundoheshin t’i bënin vetes ata që dikur, më duhej ta bëja unë për të bindur sunduesit e tyre që ta bënin. E unë kënaqesha duke parë se si padija e tyre rreth Krijuesit i çonte drejt veprimeve te tilla. Sidoqoftë, ndjenjën e kënaqësisë, flijimit dhe dobisë që ua ofroj si anëtarëve të kishës sime, i mbajnë plotësisht në terrin me të cilin i kam mbështjellë.
A e sheh se çka mund të arrij falë lartësimit të egos njerëzore? Shumë prej tyre do ta duronin për një kohë të shkurtër fshikullimin me kamxhik deri në gjak, ecjen në gjunjë nëpër gurë të thepisur, e madje edhe kryqëzimin e tyre në kryq, më par seç do ta ndryshonin karakterin e vet.
Të gjitha këto përbëjnë diçka që unë e quaj- iluzion i përkryer! Kjo është kryevepra ime. Mirëpo, nuk u ndala këtu. Më duhej edhe diçka tjetër, diçka e mbinatyrshme.
Shumë njerëz për shkak të pasojave të mënyrës së jetës që u imponova, apo edhe për shkak të situatave të dhimbshme që u shkaktova në mënyrë të drejtpërdrejtë, i prura deri në gjendjen e mjerimit ekstrem. Kurdo që kjo gjendje të ketë pasoja shkatërruese për një numër më të madh njerëzish unë personalisht do ta liroja një të sëmurë të tillë nga prangat e mia. Nuk e ke të qartë? Do ta bëja të duket sikur e ka liruar Krijuesi, derisa lutej për të, dhe i vendoste duart e veta mbi të, ai që absolutisht nuk i takonte Krijuesit. Ende nuk po e kupton? Njeriu i shëruar dhe dëshmitarët e këtij shërimi dëshmojnë se të gjithë duhet t’i takojnë bashkësisë të cilës i takon ky shërues i vetëquajtur, sepse, për shkak të ekzistencës së të mbinatyrshmes, kjo është pikërisht kisha e vërtetë e Krijuesit.
Prapëseprapë, pashë se ekzistonte një numër i konsiderueshëm i atyre që ishin të zhgënjyer thellë nga krishterimi, pikërisht për shkak të iluzioneve me të cilat i mbështolla.
Meqë Krijuesi tentativën për të ardhur tek ai e kishte mishëruar te secili njeri, ishte në interesin tim që këtyre njerëzve t’ua plotësoja këtë zbrazëtirë, përndryshe do të mund të vinin në lidhje me atë që do të ishte e vërteta e pastër dhe e vërtetë e Krijuesit. Mu desh të ofroja diçka të re, të ndryshme, mistike, lindore.
Për shkak të nevojës së pastër për shpirtëroren, si për shkak të bashkëkohësisë dhe modernitetit ashtu edhe për shkak të dëshirës për t’u paraqitur në mënyrë tjetër, shumë njerëz e pranuan atë që iu ofrova. Fetë e lindjes. Ato i zhvillova deri në detajet më të imëta me mijëra vjet. Ato plotësonin zbrazëtirat që shumë njerëz, për shkak të veprimit tim të suksesshëm, nuk mund t’i gjenin në krishterim - mënyrën e re të pavdekshmërisë në shikimin njerëzor, në jetë dhe në atë që quhet hyjni. Iluzionet mbi pavdekshmërinë e shpirtit i shfrytëzove me mijëra vjet, edhe në mënyrë tjetër, përmes iluzionit mbi reinkarnacionin. Në të vërtetë kjo nuk ishte aq e vështirë. Nevojitej që vetëm njerëzve të caktuar që mu përkulën mua t’u fus thellë në vetëdije përmes sugjestionit, shumë kujtime të rreme në mënyrë që të tregonin me to se para kësaj jete kanë jetuar si dikush tjetër apo si diçka tjetër.
Frikën e natyrshme nga kalueshmëria dhe nga vdekja arrita ta mbys me ndjenjën e sigurisë në një udhëtim afatgjatë të shpirtit prej trupit në trup deri në arritjen e idealizmit shpirtëror.
Në këtë mënyrë njerëzit që nuk ishin besimtarë të devotshëm, për shkak të njohjes jo të plotë apo të shtrembëruar të krishterimit arrita t’i fusja në iluzion, prej të cilit është gati e pamundur të dilet. Me vetëdijen e tyre mund të veproja në mënyra të ndryshme, përmes meditimit dhe gjendjes së humbjes së përkohshme të ndërgjegjes si dhe me ndihmën e dehjeve, zërave të vazhdueshëm ritmikë munda të mbaja mendjen e tyre të nënshtruar ndaj meje dhe në këtë mënyrë edhe në një distancë të sigurt nga e vërteta e Krijuesit. Të gjitha këto i mbështolla me një shumë shpjegimesh në shikim të parë inteligjente dhe me filozofinë, të cilën shumica e tyre as që e kuptonin.
Elementet e të vërtetave logjike, siç është mënyra e shëndetshme e jetesës, vetëm i japin një mbështetje këtij besimi, të cilin e kam përhapur në tërë botën bashkëkohore, ndërkohë që shpirtërorja ka mbetur vetëm plotësim iluzionist.
E njohe veten në njërën prej këtyre bashkësive të cilat i përshkrova? Tani do të ishte më mirë ta ndjeje veten i fyer. Sikur egoja jote ta konstatojë se kjo që po lexon është fyese dhe përçmuese. Se është marrëzi, dhe se nuk vlen të lexohet. Kjo do të ishte më e mira – për mua! Do të vazhdoja me ty aty para ku kemi mbetur para se ke filluar ta lexosh këtë. Të vazhdosh... vazhdon? Do t’ia vlente të provoja. Edhe përkundër pengesave që prej ithtarëve të Krijuesit, edhe me ndihmën e tij, prapëseprapë gjejnë mënyra për ta përhapur të vërtetën për të.
Njerëzit, prapëseprapë e kanë gjetur rrugën për te Krijuesi. Jam i shqetësuar për këtë? Aspak!
KAPITULLI 27
VRAPIMI ME PENGESA
Rruga për te Krijuesi nuk është aspak e lehtë për njeriun. Shkak për këtë, kuptohet, jam unë. Pengesat e para në atë rrugë janë miqtë e tij të afërt dhe familjarët, të cilët në shprehitë jetësore, trendët dhe normat shoqërore i kam bërë të jenë të mbyllur kundrejt të vërtetës të cilën Krijuesi dëshiron ta shpallë. Njeriu që dëshiron të bëhet më i afërt me Krijuesin, do të hasë në keqkuptim dhe nënçmim. Në mostolerancë dhe braktisje. Në kundërshtime të fuqishme apo të dobëta. Do ta konsiderojnë si njeri të çuditshëm, fanatik, madje dhe anormal. Për shkak të bindjes ndaj Krijuesit do t’i duhet të heqë dorë nga disa forma të sjelljes dhe shprehi tanimë të mbrujtura thellë tek ai, ndërsa në sytë e tjerëve do të hasë urrejtje e unë jam në gjendje që në trurin e njerëzve të tij më të afërt, përpos të gjitha këtyre, të nxis urrejtje dhe neveri për çdo vendim të tillë. Të njëjtën siç ma plotëson edhe mua.
Shumë rrëzohen nëpër këto pengesa. Me shumicën e këtyre gjërave nuk munden dhe nuk dëshirojnë të kacafyten. Dëshirojnë të ndjekin, mënyrën e rezistencës më të vogël, itinerarin e përcaktuar prej meje. Këdo që takohet me të vërtetën, provoj me të gjitha fuqitë që ta mbaj nën pushtetin tim. Larg nga Krijuesi. Paragjykimet, krenaria njerëzore dhe egoizmi janë armët që i përdor tejet mirë në mënyrë që njerëzit t’i mbaj pranë vetes.
E quaj me rëndësi që t’i ndaloj njerëzit të mos lexojnë librat e Krijuesit- Biblën. Rreth saj kam krijuar një sërë paragjykimesh, që kryesisht, nuk mund të verifikohen. P.sh. paragjykimi se atë nuk mund ta shpjegojë kush të dojë. Dhe mundet. Nëse unë i ndihmoj gjatë kësaj. Sikur ta lexonte ai vetë do të shihte se ajo në fakt e shpjegon shumë saktësisht vetveten. Mirëpo edhe sikur të filloje ta lexoje, pa frymëzimin e atij që i ka frymëzuar autorët e saj, nuk do të mund ta kuptoje në tërësi. Do të duhet t’i lutesh Krijuesit që ai të të ndihmojë për ta kuptuar plotësisht, mirëpo ti nuk e do këtë. Për këtë arsye do të shohësh brenda saj vetëm atë që unë dëshiroj të shohësh.
Më tutje, njerëzit i frymëzoj që ta marrin si vepër njerëzore, ta quajnë të vjetruar, ta quajnë vetëm libër të mirë. Trashëgimi kulturore... me një sërë paragjykimesh për të. Kam arritur ta bëj literaturë të padëshiruar. Por nuk janë vetëm paragjykimet e përmendura shkak për padyshueshmërinë e saj në mesin e njerëzve.
Ajo zgjon vetëdijen. Kërkon ndryshimin. Ofron zgjidhje. Rrugëdalje. E unë jam angazhuar që kjo rrugëdalje të jetë të notimi kundër rrjedhjes së ujit në lumin e shpejtë, të ftohtë dhe të rrezikshëm.
Dhe për këtë arsye njeriu vendos që të mbetet aty ku është. Nuk është me rëndësi fakti që do të humbasë. Është me rëndësi të jetojë si gjithë të tjerët. Që të mos konfliktohet, që të mos kundërshtojë normat shoqërore, edhe sikur ato të jenë të gabuara. Të humbasë diçka që e ka të rëndësishme në këtë botë të mjerë materiale.
Për të heshtur zërin e vetëdijes së tij, nëpërmes së cilës Krijuesi tenton t’i tërheqë vëmendjen se është duke gabuar me një vendim të tillë, unë e preokupoj me gjëra të ndryshme- pavarësisht faktit se çka do të ketë ndikim më të madh. Egoizmi i nxitur njerëzor zë këtu një vend të rëndësishëm. I bind njerëzit se ose janë tepër të rinj ose janë tepër të zënë, ose tepër të vjetër, ose çfarëdo tjetër „tepër”, vetëm që të mos fillojnë të merren me njohjen e Krijuesit përmes Biblës. Për fatin tim, numri më i madh i tyre as që e kupton se në secilën prej këtyre situatave, bashkësia me Krijuesin e pengon dhe e ngarkon po aq sa e pengon dhe e ngarkon shëndeti i mirë. Nuk e kuptojnë se jam unë ai që ua mjegulloj të vërtetën.
Nëse duhet të të pengoj për të arritur deri te Krijuesi, unë jam bashkëpunëtori yt më besnik. Do të të jap gjithçka dhe do të mundësoj gjithçka vetëm që ti të mbetesh aty ku je. Që nga trillimi i mirë i shkasit e deri te pasuria. Njerëzit mendojnë se mirëqenia materiale është dhuratë e Krijuesit. Në realitet ai është mjeti im më i sigurt për të të mbajtur ty në largësinë më të madhe të mundshme nga Krijuesi, shumë njerëz që kanë qenë në anën e Krijuesit, pikërisht me anë të pasurisë dhe fuqisë i kam kthyer në anën time në atë masë saqë për ta nuk ekziston më rrugë mbrapa. Jo, unë nuk i kam nxjerrë nga bashkësitë e tyre fetare, nëse ke menduar për këtë.
Paramendo se sa më të lehtë e kam që ndarjen nga Krijuesi ta arrij me ata që nuk e kanë njohur ende.
Për të të mbajtur pranë vetes, unë do të të mundësoj edhe të qenit besimtar në qoftë se dëshiron. Do të bashkëngjis tek njëra prej dhjetëra bashkësive të krishtera që i kam themeluar unë personalisht. Do të të jap edhe mundësinë që të jesh i qetë në këtë drejtim. Jo krejtësisht i qetë, por mjaft sa për të të mbajtur atje ku dëshiroj të jesh. Do të ndikoj te ty që lidhur me përshpirtërinë të mbash jo vetëm qëndrime të shtrembëruara, por krejtësisht të shëmtuara. Do të të sjell në gjendje të tillë që përshpirtërinë ta lidhësh kryekëput me ndjenja dhe parandjenja, ndërsa atë të parëndësishmen – arsyen – ta lësh anash. E unë do të jem ai që do të manipuloj ndjenjat e tua në mënyra të ndryshme, në mënyrë që qëndrimi yt harmonik ndaj përshpirtësisë të mbetet në terrin e amshueshëm.
Në këtë mënyrë unë arrij shumë gjëra. Në radhë të parë i zhvlerësoj angazhimet e Krijuesit që të të shpallet plotësisht. Ai të pret i zbuluar qartë dhe me qëllime dhe udhëzime të caktuara që i ka dhënë në Bibël, ndërsa në të njëjtën kohë shikon se si shëtit pa cak nëpër shtigjet e pasigurta i udhëhequr nga ndjenjat e tua të ndryshueshme. Kuptohet, edhe në takim edhe në fjalën e tij. Mirëpo, të udhëheqësh me ndjenja kjo tërheq më pak përgjegjësi dhe obligime, gjë që ty dhe egos sate i përgjigjet më së miri. Pavarësisht nga kjo, unë të nxis që me këmbëngulje t’i anashkalosh takimet me të në Bibël. Madje edhe kur të veniten ndjenjat e bukura, do të të ndihmoj që të akuzosh Krijuesin për fatkeqësinë që në fakt do të ta shkaktoj unë. Vështirë se dëshirat e paplotësuara të bashkësisë me Krijuesin do t’ia ngarkosh mosdijes sate dhe njohjes së dobët të Tij. Unë do të ndihmoj që Ai të jetë fajtori kryesor për të gjitha këto.
Ja, do të ta mundësoj edhe besimin, do të t’i jap edhe të mirat materiale vetëm për të të shkatërruar, mirëpo nëse kjo që të jap nuk do të mbajë aty ku dua unë, unë do të të marr diçka. Unë do të të krijoj probleme dhe pakënaqësi të rënda. Kuptohet, nëse unë e vlerësoj se është mënyra më e mirë që të mbetesh pranë meje dhe se për këtë arsye fajin do të ia lësh vetë Krijuesit.
A je tani i vetëdijshëm se sa e madhe është fuqia ime? A je tani së paku përafërsisht i vetëdijshëm se gjithçka që ka ndodhur gjatë historisë është rezultat i planit tim të paramenduar në mënyrë ideale? A ke gjetur së paku një përgjigje për pyetjen prej nga vijnë kaq të këqija në këtë botë? Ndoshta nuk ke menduar se diçka është e tillë, qoftë edhe e shëmtuar me kritereve të Krijuesit, por prapëseprapë e paramenduar në mënyrë ideale deri në detajet më të vogla të mundshme, pasojë e ndonjë rasti...?
Deri tani ke mundur të shohësh vetëm një pjesë të vogël të gjithanshmërisë sime për të arritur qëllimin tim. Ajo që di sot, para së gjithash ka të bëjë me veprimin tim global. Mirëpo gjatë tërë shekujve vepra ime ka qenë shumë më shumë se kjo. Për ta arritur të gjithë këtë në nivel global më është dashur të punoj shumë në nivel individual. Ky është çelësi i suksesit tim global. Shumë individë të nënçmuar dhe të shmangur nga rruga.
Pikërisht fillova që të zbuloj se me sa shkathtësi punoj dhe në cilin nivel. Ti do të shohësh më tutje se çfarë ndikimi kam në fushën ku mendja jote e mjerë as që nuk hamendëson se mund të jem. Do ta gjesh veten në shumë raste, do të kuptosh se sa i manipuluar je. Se pikërisht ti po bën atë që dua unë. Se po bën pikërisht atë që Krijuesi, me qëllim që të të shpëtojë ty, ka thënë se nuk do të duhet ta bësh.
Do ta kuptosh se gjendje e mjerueshme e pamjes sate, shëndetit, moralit, inteligjencës, përshpirtësisë, shprehive të tua, e madje edhe e mjedisit në të cilin jeton, si edhe e shumë gjërave tjera, është meritë e gjenialitetit tim të mbrapshtë. Do të kuptosh se ti je mediumi im përmes të cilit të shkatërroj edhe ty edhe këtë planet.
Të gjitha këto do t’i zbulosh, të gjitha këto do të t’i shpjegoj me detaje. A mendon se do ta ndryshosh mendimin që ke pasur deri tani? Jo. Sigurisht. Mendimi nuk ndryshohet veç ashtu. Veçanërisht nëse është i gabuar. Unë të ndihmoj në mënyra të gjithanshme që ta ruash këtë mendim. Njohuritë e tua do t’i vendosësh para njohurive të të tjerëve. Aftësitë e tua të arsyetimit do t’i vendosësh mbi aftësitë e të tjerëve. Mendimin dhe qëndrimin tënd të tanishëm, pavarësisht provave se janë të gabuar, nuk guxon t’i braktisësh. Kjo do të ishte nënçmuese. Nuk mund ta shkelësh aq shumë krenarinë tënde.
Do ta shohësh, do të mbesësh i tillë siç ke qenë, e unë do ta mbështes këtë gjë, pasi tmerri yt kur të takohesh një ditë me Krijuesin do të jetë po aq i madh sa ç’ janë të mëdha edhe njohuritë e tua për të. Dhe për mua.
KAPITULLI 28
NËN KONTROLLIN TIM
Deri më tani e ke kuptuar se kam bërë mundim të madh për të të shkatërruar. Se je objekt i urrejtjes sime. Se je mënyra e vetme që të hakmerrem ndaj Krijuesit që të më shkatërrojë, asgjësojë përgjithmonë. E ke kuptuar se kam për qëllim që ti vetë të përgjigjesh për mëkatin që ke bërë në vend që të përgjigjem unë për të. Në momentin që të ndaj nga Krijuesi në nivelin shpirtëror, kur ta kalosh kufirin prej pas të cilit nuk mund t’i kthehesh kurrë më, do të jesh krejtësisht nën pushtetin tim. Gjëja më e mirë prej të gjitha këtyre është se tërë kohën ti vetë e ke bërë zgjedhjen.
Krijuesi të ka orientuar drejt diçkaje, ndërsa unë të kam orientuar drejt diçkaje tjetër. Tërë kohën. Por ti nuk e ke kuptuar se beteja bëhet për ty. A e di pse e humb Krijuesi betejën për ty? Për arsye se ai të sugjeron që të bësh atë që ka vlerë të amshuar. Që me ndihmën e tij ta ndërtosh karakterin në pajtim me të. Që të sundosh me ndjenjat tua. Me dëshirat e tua.
E unë? Siç të thashë, unë jam në anën e egos tënde. Unë kam bërë që ajo që kërkon Krijuesi prej njerëzve të konsiderohet demode. Që virtytet e karakterit që kërkon Ai, të konsiderohen vese. Që dëshirat, të cilat Ai dëshiron t’i sundosh dhe të mos u nënshtrohesh, të konsiderohen kënaqësitë më të mëdha. Për këtë arsye Ai e humb betejën për ty! Nuk dëshiron të të konsiderojnë të prapambetur, nuk dëshiron të të konsiderojnë të dobët, dëshiron që të kënaqesh prej të gjitha ndjenjave që ke... nuk është e rëndësishme që të gjitha këto në sytë e Krijuesit të të nënçmojnë në aspektin shpirtëror, moral dhe fizik. Është e rëndësishme që të kënaqesh me këtë. Që të jesh si të tjerët.
A e sheh se sa e thjeshtë është puna ime? Të kam larguar nga të vërtetat deri te të cilat Krijuesi dëshiron të vish. Të kam bindur që feja është për pleq dhe për fëmijë dhe tani aspak nuk mund të të ruaj nga mashtrimet ku të kam ngërthyer. Zërin tim e njeh si zërin e arsyes sate, ndërsa tentativat gjithnjë e më të dobëta të Krijuesit që të vijë deri tek ti i shpjegon me zërin e arsyes që duhet të anashkalohet, ngaqë prej tij nuk ka kurrfarë dobie. Vetëm dëm. Do të duhet të flijohesh, të jesh i nënshtruar, i duruar, të mos jesh egoist, të jesh i kujdesshëm dhe t’i tregosh ndjenjat, nuk është me rëndësi nëse njerëzit e rrethit tënd do të ishin më të kënaqur me këtë- më fatlumë- për ty kjo është gjë e mundimshme dhe nënçmuese.
Në fund, tani nuk mund të ndryshosh. Të gjithë janë mësuar me ty si i tillë. Çfarë do të mendojnë për ty? Paramendo, kam arritur që edhe njerëzit ta vënë në lojë secilin person, që arrin të bëjë një hap të vetëm në drejtimin e duhur. Me gjithë qejf i frymëzoj në gjëra të tilla, pasi në atë mënyrë arsyetoj pamundësinë time që edhe vetë ta arrijnë të njëjtën. Për shembull: Do të vënë në lojë njerëzit që nuk janë të arsyeshëm pasi ti je bërë i arsyeshëm. Do të vënë në lojë njerëzit që do të jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme, për arsye se ti ke filluar të jetosh më shëndetshëm. Nëse bëhesh i moralshëm, do të do të vihesh në lojë nga të pamoralshmit. Shih, gjëra të tilla pa ndikimin tim e humbin kuptimin e tyre. Me to, unë të ndaloj të ndryshosh.
Nga gjendja në të cilën gjendesh, rruga deri te Krijuesi do të duket e pamundur. Do të duhet të kapërcesh shumë pengesa që të arrish deri tek ai. Do të duhet të zbulosh të gjitha konfuzionet morale dhe shpirtërore. Do të duhet t’i pranosh të gjitha të vërtetat e zbuluara rishtazi dhe jetën ta ndryshosh në tërësi. Përse? Për shkak të unitetit me Krijuesin? Për shkak të jetës së amshueshme? Jetës së amshuar në gëzim të plotë, në të drejtë, fat, shëndet, dashuri të sinqertë...?
Do të të ndihmoj që të arrish në konstatimin se për ty është më mirë të mbetesh ashtu siç je, pa ndryshuar asgjë, që t’i jetosh shtatëdhjetë vjetët e tua të mjera, të njollosura me sëmundje, me mundime dhe me padrejtësi dhe të shkatërrohesh bashkë me mua, sesa të arrish atë që do të dëshironte vetë Krijuesi për ty.
A mendon se s’di çka po flas? Se askush nuk mund të arrijë në një përfundim të tillë të çmendur? Mundet, mundet! Ti mundesh. Si dhe miliarda njerëz të tjerë që janë të ngjashëm me ty. Ti harron se unë kam një përvojë gati gjashtë mijë vjeçare lidhur me ndihmën që u ofroj njerëzve për të zgjedhur pikërisht këtë rrugë?
Në kapitujt që vijojnë do të shohësh që edhe vetë je në rrugën më të mirë për ta bërë këtë.
KAPITULLI 29
SHANSI
Jeta e njeriut me një fjalë është - shans. Shans për njeriun është të kthehet në gjendjen në të cilën ka qenë lloji njerëzor dikur, kur doli nga duart e Krijuesit. Shans për Krijuesin është që t’ia zbulojë njeriut planin e vet për shpëtimin e tij, dhe që me ndikimin e vet ta kthejë mbrapa te vetja. Dhe shansi i dyfishtë për mua: e para që njeriut gjatë jetës së tij t’i shkaktoj vuajtje, dhimbje, padrejtësi dhe fatkeqësi të çdo lloji, dhe, e dyta, ta shkatërroj për amshueshmëri duke e ndarë atë nga Krijuesi.
Për shkak të drejtësisë së vet, Krijuesi nuk guxoi të përzihej për të më ndaluar, pasi duhej të më lejonte për t’u treguar banorëve të gjithë universit se ku të çon mosbindja, dhe cilat janë pasojat e saj. Pavarësisht nga kjo, ai mund të japë jetën, të japë dëshminë për veten, dhe për atë çka është e drejtë për njeriun dhe të presë që vetë njeriu të vendosë se çfarë do të zgjedhë. Ai është i kufizuar me diçka aq monotone siç është drejtësia. Vetëm në qoftë se njeriu me vullnetin e tij vendos të renditet në anën e Tij, ai ka autorizim që të jetojë sipas parimeve të Tij. T’ia japë fuqinë e vet që të më kundërvihet, ta mësojë duke iu shfaqur përmes natyrës dhe fjalës së tij. E tërë kjo është tejet e ngadalshme dhe tejet monotone. Për këtë arsye unë kam konkurrencën e duhur, pasi nuk jam i kufizuar nga kushte të tilla.
Ndikimi im është i ngjashëm, por kuptohet, i kundërt. Pasi Ai ka zbuluar të gjitha parimet jetësore për njeriun dhe për të gjitha qeniet e tjera, këto parime jetësore unë i kam ndryshuar. Ndërkohë që parimet e Krijuesit janë të menduara në mënyrë të tillë që njeriun ta lënë në mëkat dhe të dënuar me jetë në këtë tokë, por gjithsesi ta bëjnë të kënaqur dhe fatlum, parimet e mia janë të paramenduara në mënyrë të tillë që mua të më japin kënaqësinë më të madhe të mundshme - mundimet njerëzore. Unë ushqehem me mundimin njerëzor. Për mua ai është burimi i vetëm i gëzimit. Urrejtja jote më shkakton kënaqësi. Fatkeqësia jote është burimi i fatit tim. Dhimbja jote është burim i kënaqësisë sime. Frika jote dhe tmerri yt janë ushqimi im. Të gjitha këto dyfishohen për faktin se në të njëjtën kohë që vuan ti, vuan dhe vetë Krijuesi.
Gjatë mijëra viteve unë krijova shprehi dhe parime nga më të ndryshmet në mënyrë që lloji njerëzor të vuante në të gjitha fushat e jetës së tij. Edhe ti vuan. Mendon se kjo është mënyra normale e jetës. Se kështu duhet të jetë. Se nuk ekziston rrugëdalje tjetër.
Mendon se është normale të sëmuresh, se është normale të kesh një martesë të tmerrshme, se është normale që je bërë egoiste dhe pa shoqëri, se është normale që ekziston aq padrejtësi, që ekzistojnë aq të uritur, që ekzistojnë vrimat e ozonit, që martohen pjesëtarët e të njëjtës gjini?
Nuk është normale... nëse këtë dëshirojmë ta matim me kriteret e Krijuesit, kuptohet. Fakt është se sot është e zakonshme të flitet vetëm për veprimin tim të përsosur. Kam arritur që njerëzit termin dhe nocionin e „normales” ta përkufizojnë me „ata që bën shumica”.
Duke marrë prej njerëzve kriterin themelor të normalitetit, fjalën e Krijuesit, vendosja ime e re e kritereve nuk ka kufi. Së shpejti do ta kuptosh se sa u je nënshtruar kritereve që kam vendosur unë. Së shpejti do të shohësh se nuk ke fuqi dhe as vullnet tu kundërvihesh. Çdo moment i jetës sate është i plotësuar me diçka që unë e kam trilluar për të shkatërruar ty. Për të nxitur në vuajtje. Për t’u bërë jo i lumtur. Për ta harruar Krijuesin dhe atë që ai dëshiron nga ti. A të kujtohen fjalët nga hyrja e këtij libri? Universalizmi! Kjo është fjalë që tani e tutje do të ketë një kuptim plotësisht të ri për ty. Kurdo që ta dëgjosh dhe ta shohësh, do të më kujtosh. Do të kuptosh se gjurmët e mia janë prezentë kah do të sillesh, do të kuptosh se mënyra e vetme për ta refuzuar ndikimin tim është të njohësh të vërtetën e saktë, atë të vërtetë të cilën Krijuesi e ka zbuluar në fjalën e tij. Mirëpo, në rastin tënd kjo do të mbetet vetëm s tentativë. Nuk do ta bësh këtë. Nuk do ta pranosh fjalën e Krijuesit. Nuk dëshiron të ndryshosh gjë sepse falë kritereve të mia sipas të cilave jeton, ndryshimi do të duhej të ishte drastik. Takimi me Krijuesin përmes fjalës së Tij fillimisht, ndonëse shpëtimtar do të jetë për ty, tejet traumatik.
Me fjalë të tjera ti shansin e duhur që t’i kthehesh Krijuesit nuk do të arrish ta shfrytëzosh, ndërsa unë dy shanset e mia po - do të mundohesh edhe më tutje, dhe do të shkatërrohesh për amshueshmërinë.
KAPITULLI 30
MANIPULIMI
Mënyra e vetme që mund të bëj me njeriun atë çka dëshiroj është ajo që ta ndaj nga Krijuesi. Për ta arritur këtë më shërbejnë një sërë metodash. Fillimisht është gjithmonë sugjerimi i mosbesimit ndaj Krijuesit.
Arritja më e madhe është të arrij ta bind se Krijuesi nuk ekziston. Atëherë puna është më e lehtë. Në mosbesimin tënd ekzistues vetëm sa i shtoj komentet që e përforcojnë mosbesimin tënd ndaj Krijuesit, si dhe hidhërimin dhe nënçmimin ndaj besimeve të të gjitha llojeve. Kuptohet, padija jote është mbështetja ime më e madhe për ta arritur këtë. Pikërisht për këtë, pikërisht për faktin që të instruktova me sukses, ty as që të bije ndërmend ta marrësh Biblën dhe t’i studiosh të vërtetat e saj. Për këtë arsye e kam shumë të thjeshtë që të të nënçmoj tërë jetën në aspektin moral dhe fizik në mënyrë që të vuash dhe në fund të shkatërrohesh. Meqë nuk i beson Krijuesit, aq më pak beson se ekzistoj unë, kështu që mbrojtja jote prej meje është e pakonsiderueshme. Ajo shndërrohet vetëm në mbrojtjen e zakonshme me të cilën Krijuesi kujdeset për ty. Ai të ruan në jetë në mënyrë që ta shfrytëzojë mundësinë që të të shfaqet dhe të ta ofrojë shansin për të shpëtuar.
Kuptohet, të gjitha tentativat e tij unë i paraqes në trurin tënd si çështje rastësore të parëndësishme. Kur provon ta adhurosh përsosmërinë e natyrës, unë të parandaloj që të mendosh më thellë për faktin që të mos pyetesh për prejardhjen e gjithë kësaj. Kur vjen në kontakt me besimtarët, unë të mbush me krenari dhe me urrejtje ndaj tyre dhe ndaj asaj që ata besojnë. Kur fillon të mendosh për katastrofat natyrore në përmasa gjithnjë e më të mëdha, unë të sugjeroj se e gjitha kjo është vepër e natyrës, në mënyrë që të mos vish deri te ideja se e gjitha kjo është plotësim i profecive të paraqitura në Bibël. Kur ti nxitesh të dashurosh, jam unë ai që këtë dëshirë ta paraqes si utopi dhe të ofroj një zëvendësim të mjerë, por të mjaftueshëm për ty - epshin. Kur ti sëmuresh unë të shpjegoj se kjo është çështje e fatkeqësisë dhe padrejtësisë që sundon në këtë botë, në mënyrë që të arrish në përfundimin që kjo është pasojë e stilit jetësor dhe shëndetit që të kam imponuar. Në të gjitha këto raste qëllimi është që të tërheq përtej kufijve, aty ku do të jesh jashtë domenit të mbrojtjes së Krijuesit. Atëherë, në varësi të ndikimit që ke mbi njerëzit, të shfrytëzoj për qëllimet e mia. Ose thjesht të asgjësoj.
Por me njerëzit që janë të bindur për ekzistencën e Krijuesit, puna ime është shumë më e vështirë dhe më e mundimshme. Këtu ekzistojnë dy grupe njerëzish. Ata që nuk e lexojnë Biblën, por vetëm dëgjojnë shprehjet e saj, dhe ata që e lexojnë Biblën. Grupin e parë e konsideroj veçanërisht të këndshëm. Ky është grupi i njerëzve përmes të cilëve mund të përhap mashtrime nga më të ndryshme mbi Krijuesin, pasi besojnë në Krijuesin, por nuk e njohin, dhe as që provojnë ta njohin. Ata çdo padrejtësi, çdo keqkuptim që ka ndodhur me ndihmën time do t’ia ngarkojnë pikërisht Atij. Dëshira ime më e madhe është që ta ndaj me dikë secilën vepër timen, me të cilën kam arritur ta shkatërroj apo ta bëj fatkeq, duke i imponuar ligjet e mia jetësore dhe t’i ngarkoj padrejtësinë Krijuesit. Ata e fajësojnë Krijuesin, ngaqë ka lejuar që fëmijët të mbesin pa nënë, që prindërit të mbesin pa fëmijë.
Siç thashë më sipër, pasi nuk e lexojnë Biblën, mosnjohja e Krijuesit nga ana e tyre, mosnjohja ime nga ana e tyre dhe lufta që zhvillohet ndërmjet meje dhe Krijuesit, si dhe pamundësia e tyre për të kapërcyer kufijtë e botës materiale në botën shpirtërore, i parandalon ata ta shohin qartë realitetin. E kjo është pikërisht ajo që dëshiroj unë.
Pikërisht këta, shpesh shtrojnë pyetjen time të preferuar: Pse e pësojnë njerëzit e mirë? Të mirët? Sipas kritereve të kujt? Krijuesi asnjëherë nuk dëshiron të ndikojë në vullnetin e lirë të krijesave të veta. Ai vetëm sugjeron atë që është e saktë, e moralshme dhe e drejtë. E unë sugjeroj gjithë të tjerat. Unë të sugjeroj të pish pije dehëse dhe të vozitësh tepër shpejt. Ti vendos se kë do të dëgjosh. Mua apo Krijuesin. Unë të sugjeroj të jetosh jetë jo të shëndetshme. Ti do të vendosësh se kë do të dëgjosh. Nëse për shkak të vendimeve të tua të gjen ndonjë padrejtësi apo fatkeqësi, çka mund të bëjë Krijuesi, nëse ti me vullnetin tënd të lirë ke vendosur për një gjë të tillë? Pse nuk e ke parandaluar që të ndodhte kjo? Oh, sa do të doja që Ai ta bënte këtë. Me këtë do të vërtetonte pohimet e mia se askush nuk mund të zgjedhë me vullnet të lirë që të jetë në anën e Tij dhe të jetojë sipas ligjeve të Tij. Për këtë shkak Ai nuk mundi ta parandalojë Evën që ta këpusë frutën. Ai vetëm ofron zgjedhje. Dhe ti zgjedh. Më zgjedh mua!
Ky grup është veçanërisht interesant, pasi edhe ata, si dhe dëshmitarët e tyre i mbaj të bindur se vërtet e njohin Biblën dhe se kanë autoritet të mund të shtrojnë pyetje të caktuara dhe të marrin vendime të caktuara mbi çështje, për të cilat, në fakt, nuk dinë asgjë. Me ndihmën e tyre Biblën dhe Krijuesin i bëj më refuzues ndaj njerëzve, madje edhe në mesin e besimtarëve, motivacioni i besimit të të cilëve ndaj Krijuesit ndryshon dukshëm. Duke pasur një pasqyrë të tillë të shtrembëruar për Të, ata nuk mund të jenë besnikë me dashurinë e përkushtuar të cilën Ai dëshiron, dhe besnikëria e tyre, shndërrohet në formalizëm, në besnikëri nga frika, besnikëri për shkak të shpërblimit, besnikëri për shkak të ndjenjave të bukura që e përcjellin atë përshpirtëri të rrejshme - me një fjalë: në besnikëri që nuk ka farë domethënieje për Krijuesin. Pasi njerëzit i marrin si besimtarë, për shkak të mosbesimit të tyre në Bibël dhe mosbesimit të asaj që Krijuesi vërtet kërkon nga njeriu, ata janë medium i shkëlqyeshëm për të futur në shoqëri forma të tjera të sjelljes, të papranueshme për Krijuesin.
Me ndihmën e tyre, prezantoj në mënyrë të gabuar dashurinë dhe tolerancën e Krijuesit, kështu që i nxis të mendojnë se janë në gjendje që si besimtarë ta pranojnë edhe imoralitetin. I bëj më tolerantë ndaj mëkatit dhe imoralitetit se ç ‘është vetë Krijuesi.
Në anën tjetër, njerëzit që besojnë në Krijuesin, dhe që e lexojnë Biblën, janë objekt i urrejtjes sime të veçantë, dhe angazhimeve të mia të posaçme që t’i ndaj nga Krijuesi. Edhe ata do të mund t’i ndaj në dy grupe: në ata që do ta pranojnë pa kusht gjithçka që ka thënë, që ka predikuar dhe urdhëruar Krijuesi, dhe në ata që dëshirojnë t’ua përshtatin Biblën nevojave të veta. Për shkak të besimit në Krijuesin në këtë grup të parë të njerëzve kam ndikim tejet të vogël. Përpos që në fjalën e vet i kanë zbuluar të gjitha rregullat se si të jetojnë të gëzuar dhe të bekuar, ai u ka zbuluar qëllimin e vërtetë dhe qëllimin e jetës së tyre dhe u ka renditur drejt mendimet, u ka zbuluar edhe të gjitha kurthet ku mund të bien. Përpos kësaj, për shkak të besnikërisë ndaj tij, ata e kanë lejuar që të mbrojë dhe të udhëheqë betejat e tyre kundër meje dhe kundër trillimeve të mia. Ai i mbush me mençuri dhe vizionin e duhur. Përkushtimin e tyre të plotë Ai e ka shfrytëzuar që t’i përkushtohen vetes dhe të shpëtojnë.
Ata që e studiojnë Biblën për t’ua përshtatur nevojave të veta, mua më japin shansin që ta shfrytëzoj çdo mangësi të tyre, çdo gjurmë të krenarisë dhe egoizmit të tyre, në mënyrë që t’ua fsheh të vërtetat e caktuara biblike. Falë njerëzve të tillë, kam pasur sukses që në besime të fus të gjitha ato trillime të përmendura më parë. Kështu jam në gjendje që të bëj që bashkësia e besimtarëve t’i tolerojë mangësitë e mëdha në kriteret e tyre. Arsyetimin për gënjeshtrën ua justifikoj me faktin se Abrahami e ka gënjyer Faraonin, e ai ishte njeri i drejtë dhe njeri i Krijuesit. Arsyetimin për ngatërresën ua gjej në konfliktin e Palit me Pjetrin dhe Markun. Arsyetimin për tradhtinë në dashuri ua justifikoj me Davidin, të cilit Krijuesi prapëseprapë ia ka falur. Në mënyra të shumta duke e shfrytëzuar mosgatishmërinë e tyre që t’i nënshtrohen plotësisht Krijuesit, unë duke keqpërdorur vetë Biblën, jap arsyetime të mbeten të tillë siç janë. Edhe nëse hasin në ndonjë të vërtetë biblike, që ua tërheq vëmendjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, gjithmonë gjej mënyra që këto pjesë të Biblës t’i zbatojnë mbi dikë tjetër.
Çdo mangësi e tillë është pikë mbështetjeje për mua. Secilën dobësi nga e cila nuk dëshiron të heqësh dorë, unë e shfrytëzoj për të të shkatërruar dhe për të bërë fatkeq: çdo mangësi që kultivon e pamundëson Krijuesin që të të ndërtojë plotësisht dhe të të mbrojë nga unë. Ti pyetesh se çfarë dobësish kultivon? Çka bën gabimisht? Këtë ti e di shumë mirë. Ai zë i ëmbël i vetëdijes që ende të paraqitet në vetën tënde të bën dëshmitar të qartë për këtë. Mirëpo ti nuk dëshiron ta dëgjosh. Dëshiron të mbetesh ashtu siç je. E vërtetë, ti nuk dëshiron që dikush të të keqpërdorë, mirëpo me vendimin që të mos ndryshosh asgjë ti më jep autorizim që të gjitha këto t’i shfrytëzoj kundër teje. A je i gatshëm të lexosh për dobësitë tua? A je i gatshëm të shohësh se te ty kam gjetur mbështetjen? A je i gatshëm të kuptosh se si do të duhet të heqësh dorë nga diçka që të shkakton kënaqësi të madhe në mënyrë që të largohesh nga duart e mia dhe prej fatit që të kam përcaktuar. Kuptohet se nuk je. Askush nuk është. Mos u shqetëso. Nga asgjë nuk do të heqësh dorë. Do të vazhdosh të kënaqesh me gjithçka që kam krijuar për ty me qëllim që të të shkatërroj. Me dallimin që kjo kënaqësi do të venitet kur të kuptosh se unë përmes saj të çoj në humnerë.
KAPITULLI 31
MORALI
Duke studiuar llojin njerëzor që nga fillimi, shumë shpejt kam gjetur mënyrën që t’i nxis njerëzit të bëhen të pabindur ndaj Krijuesit. Mu desh vetëm që këtë mosbindje dhe këtë mëkat ta vesh me kënaqësinë fizike. E pashë se Krijuesi ua dha njerëzve një ndjenjë veçanërisht të fuqishme derisa ata bashkoheshin për të krijuar pasardhës. Krijuesi dëshironte që ky akt me të cilin krijohej jeta e re, të jetë i futur thellë në memorien e tyre. Me kohë arrita që të kem sukses, që ky akt të bëhet qëllim për vetveten për shkak të kënaqësisë fizike që ofronte. I nxisja njerëzit lidhur me këtë akt, meqenëse kisha parë se një qasje e tillë e hidhëronte Krijuesin dhe se ishte në gjendje ta nënshtronte njeriun. Te njerëzit fillova të ndez epshet më të ulëta. Në fakt ajo pjesë e nënçmimit të njeriut është për mua ndër më të lehtat. Njëra nga arsyet që vendosi Krijuesi të shkatërrojë tokën me përmbytje ishte pikërisht ai. Imoraliteti.
Mirëpo, edhe pas përmbytjes, arrita që ta përsëris këtë. E vërtetë se jo në masë aq të madhe, dhe jo në mënyrë aq publike, pasi ishin ende të gjalla kujtimet e përmbytjes, por njerëzit gjithmonë kanë kaluar sprova kur bëhej fjalë për marrëdhënien seksuale. Së shpejti Krijuesi duke e parë se imoraliteti përsëri do të përhapej, vendosi t’i shkatërronte qytetet e Sodomës dhe Gomorës që dalloheshin për këtë. Shkatërrimi ishte i tmerrshëm, e unë kënaqesha për faktin që ia arrita qëllimit tim që Krijuesi përsëri t’i shkatërronte ato krijesa që nuk dëshironin të ishin të bindura. Si përmendore për këtë vepër dhe si mësim ndaj brezave të rinj edhe sot ekziston deti i Vdekur. Mirëpo, suksesi im lidhur me imoralitetin nuk u vu kurrë në pikëpyetje.
Koha kalonte e unë gjithnjë e më shumë e nënçmoja llojin njerëzor. Jo vetëm se arrija ta shtrembëroja marrëdhënien seksuale të mashkullit dhe femrës, por edhe sepse i nxisja që këtë ta bënin edhe me përfaqësuesit e gjinisë së njëjtë. Madje ta bënin këtë edhe me kafshë. Te njeriu zhvillova imagjinatën që të bëjë gjëra që atij kurrë nuk mund t’i binin ndër mend. Krijuesi ishte i zhgënjyer. Krijesën fisnike - njeriun- unë arrita ta nënçmoj nën nivelin e kafshës jo të arsyeshme.
A ka ndryshuar gjë deri më sot kur civilizimi ka përparuar? Kuptohet se ka ndryshuar, dhe njeriun arrita ta nënçmoj më shumë seç ishte i nënçmuar ndonjëherë. Pasi u përcaktua fundi definitiv, kuptova se Krijuesi nuk dëshiron më të përzihet si në rastin e Sodomës dhe Gomorës. Për këtë arsye, lidhur me imoralitetin po punoj më shumë dhe me më tepër angazhim se ndonjëherë. Jam futur në të gjitha poret e shoqërisë së sotme. Vetëm një numër i vogël njerëzish – besnikë ndaj Krijuesit – i shohin kurthet që kam vendosur, por ata nuk mund të bëjnë asgjë përpos që ta ruajnë vetveten që të mos bien në ndonjërin prej këtyre kurtheve.
Si arrita të zhvilloj një imoralitet të tillë? Shumë thjesht, dashurinë e zëvendësova me epshin. Mu desh të mundohem mjaft që të arrij që dashuria të mos jetë më parim dhe që ta kthej vetëm në ndjenjë, kur ia arrita këtë nuk ishte veçanërisht e vështirë që këtë ndjenjë me kohë ta kthej në dobësi, ndërsa dashurinë e vërtetë ta shpall utopi.
Futa edhe një sërë paragjykimesh lidhur me dashurinë. Paragjykimi që dua më së shumti është ai se dashuria shuhet me kohën. Arrita që njerëzit të flasin për dashurinë me nënçmim, që t’i thonë njeri-tjetrit se ajo zbehet me kohën dhe se është plotësisht normale që dy njerëz që dikur dashuroheshin, të jetojnë edhe më tutje bashkë, ndonëse nuk pa pasur dashuri mes tyre. Kjo është njëra nga fitoret e mia më të mëdha mbi njeriun. Fitorja mbi ty.
Parimin mbi të cilin bazohet tërë universi, motivacionin më të fuqishëm, leva më të fuqishme, forca më të fuqishme, unë arrita ta zhvlerësoj pothuajse tërësisht në këtë planet. Duke e shkëputur këtë fije, ua shkëputa njerëzve secilën mundësi që ta kuptojnë drejt Krijuesin. Arrita që hendeku midis njeriut dhe Krijuesit të jetë gati i pakapërcyeshëm.
Të dhënë vetëm pas epshit, duke mos kuptuar apo duke mos i dhënë kuptimin e duhur dashurisë, me njeriun munda të bëja pikërisht atë që dëshiroja unë.
MARTESA
Krijuesi ka krijuar një institucion të përkryer për njeriun. Martesën. Bashkimi i dy njerëzve që krijojnë një të vetëm. Duke ua dhënë dashurinë, Ai u ka mundësuar që ajo të nxitë ndjenjat më fisnike ndaj njëri tjetrit. Dashuria u ka mundësuar që interesin e partnerit bashkëshortor ta vendosin para interesit të vet personal, që qëllimi i jetës të përbashkët të jetë që të bëhet sa më i lumtur ai tjetri. Kjo gjë do të zhvillohej me kohë aq shumë saqë do të bëhej gjithnjë e më e përkryer, ndërsa lidhja ndërmjet dy njerëzve gjithnjë e më e fuqishme. Krijuesi ka mundur të jetë personalisht prezent në një bashkësi të tillë e pikërisht ajo ishte gjëja që dëshiroja të parandaloja.
Dashurinë nuk munda veç ashtu t’ua marr njerëzve. Mu desh të gjej një mënyrë që ajo të përjashtohej.
Egoizmi! Kjo ishte zgjedhja e përhershme. I nxita njerëzit që të mendojnë para së gjithash për veten. Për të mirën e tyre. Për kënaqësinë e tyre. Dhe që, për këtë arsye, edhe t’ia bëjnë me hile njëri- tjetrit. Sa më shumë sukses që kisha në këtë pikë, aq më shumë zhdukej edhe respekti midis partnerëve bashkëshor-torë. Pastaj u zhduk edhe dashuria.
Meqenëse martesa është themeli kryesor i shoqërisë, ajo është objekt i kujdesit tim të veçantë. Fill pas martesës unë filloj t’i bind çiftet martesore se nuk nevojitet më të mbajnë veten ashtu siç e kanë mbajtur para martese. Pasi nuk kanë nevojë të jenë aq të qeshur sa përpara, aq të njerëzishëm, aq të rregullt, aq të pastër, me aromë aq të mirë, aq të kujdesshëm, aq jo egoistë... në këtë mënyrë zhduken edhe arsyet e para të shfaqjes së dashurisë. Femrave u sugjeroj që menjëherë t’i presin flokët, ta lëshojnë veten, që të kënaqen në mënyrë të pakontrollueshme në ushqim, se nuk kanë nevojë më të kujdesen për pamjen e tyre – dhe se të gjitha këto janë normale. Meshkujve u sugjeroj se nuk kanë nevojë më të lahen aq shpesh, të dëgjojnë me kujdes secilën fjalë të saj, që të tregojnë dashuri dhe kujdes ndaj saj si më përpara si dhe mos t’u duhet më të kujdesen për paraqitjen e tyre, dhe se nuk ka nevojë më të jenë aq të njerëzishëm, të butë, të kujdesshëm... kështu na del se e gjithë ajo mirësi dhe butësi para martese nuk ishte asgjë tjetër vetëm një shtirje dinake. Kjo gjë u bë aq e zakonshme sa tani merret si gjë plotësisht normale që cilësitë e tilla humbin dalëngadalë në martesë. Me kohë vendosa edhe paragjykime shumë të fuqishme lidhur me martesën. Për shembull: paragjykimi se mashkulli për Krijuesin është më i rëndësishëm se femra. Duke prishur në atë mënyrë baraspe-shën që ka paramenduar Krijuesi, e kam shumë të lehtë të injektoj në martesë mospajtimin dhe përçarjen. Për shkak të ndjenjës së superioritetit të tyre, bëra që meshkujt thjesht të mos e shohin tërë mundimin dhe punën që bën gruaja. Kështu, pothuajse nuk ekziston një mashkull që mendon lidhur me këtë se ç’rrugë është dashur të bëjë një këmishë e ndotur që të mund ta veshë ai, apo sa mundim është dashur që të bëhet në mënyrë që ai të ushqehet në mënyrë kualitative dhe nga pjata e pastër. Ndërkohë gruaja fillon të ndihet e lënë pas dore dhe jo shumë e respektuar, ndërsa mashkulli për shkak të të gjitha këtyre paragjykimeve nuk mund të bëjë gjë tjetër, përveçse të mbrojë dinjitetin e vet dhe në këtë mënyrë pak nga pak të arrijë të krijojë në martesë përçarje dhe të nxisë konflikte – që janë bërë të zakonshme në një martesë.
Në fakt, puna ime është shumë e thjeshtë. Vetëm më duhet ta parandaloj që të krijohen dy parakushte të rëndësishme për martesën fatlume: respektin e gruas ndaj burrit dhe përkushtimin dhe kujdesin ndaj gruas. Thjesht ia filloj me meshkujt. Puna ime me ta nuk konsiston vetëm në sugjerimin e mendimeve të ndryshme, por edhe në pengesën që mendimet e ndryshme të vijnë deri tek ata. Për këto arsye gjithçka tjetër bëhet më e rëndësishme se sa të jenë të njerëzishëm dhe të kujdesshëm ndaj bashkëshortes së vet. E kjo në fakt është më e rëndësishmja. Pasi e ndjen veten të lënë mbas dore, e ai as më së paku nuk e ndjen veten fajtor për këtë, shumë shpejt zhduket edhe respekti i saj ndaj tij. Dhe themelet janë të vendosura...
Kur si pasojë e gjithë këtyre zhduket dashuria, bashkëshortët thjesht vërtetojnë dhe provojnë paragjykimin, nismëtar i të cilit jam unë, paragjykimin se dashuria zbehet me kohën. Në fakt unë me kohë arrij që ta shuaj atë nëse bashkëshortët janë mjaft të larguar nga Krijuesi, dhe nga parimet jetësore të zbuluara nga fjalët e tij.
Pastaj, në atë gjendje ata i nxis ta zvogëlojnë pragun e tolerancës së të lejueshmes në një martesë. Me kujdes shumë të madh meshkujt i nxis që ta shtyjnë kufirin e tolerancës së bashkëshorteve të tyre, kur është në pyetje marrëdhënia e tyre ndaj femrave të tjera. Para se gjithash ia arrij që gratë të tolerojnë në shikim të parë komentet e parrezikshme mbi dukjen e grave të tjera, pastaj meshkujt i nxis që këtë kufi vazhdimisht ta shtyjnë derisa t’i çoj në tradhti.
Për këto shkaqe ata e lënë pas dore njëri-tjetrin, u sugjeroj se është e arsyeshme që atë që s’mund ta realizojnë në martesë ta kërkojnë në ndonjë vend tjetër.
Kur e arrij këtë, nuk e kam problem që edhe më tutje të manipuloj një martesë të tillë. Pavarësisht vlerësimit se çka do të ishte për njeriun fatkeqësi më e madhe, i le që të jetojnë së bashku pa dashuri deri në vdekje, mes konfliktesh të vazhdueshme dhe duke e shndërruar martesën në ngarkesë ose i shtyj edhe të ndahen.
Vetëm lidhur me këtë temë do të mund të shkruaja një libër të veçantë në mënyrë që të tregoj se si është bërë martesa sot institucion i imi e jo i Krijuesit. Sikur të vëzhgoja pak përreth vetes do ta kuptoja se në këtë fushë kam arritur një fitore shumë të madhe ndaj Krijuesit. Martesën e kam mbështjellë në aq shumë paragjykime negative saqë ajo ka filluar të bëhet e palakmueshme. Nëse kësaj i shtoj edhe egoizmin, mungesën e kujdesit dhe tolerancës, do ta kuptosh se përse janë në këtë kohë aq meshkuj dhe femra vetëm dhe se përse nuk janë futur në bashkësinë martesore. Gjithashtu do të gjesh përgjigjen se pse po shkatërrohen apo janë shkatërruar tashmë një numër aq i madh martesash. Dhe si të duket? A ia kam arritur qëllimin që ta shkatërroj institucionin e martesës? Shiko statistikën botërore. A i je nënshtruar edhe ti asaj? A të kam shtyrë edhe ty që të jetosh siç e kam paramenduar unë? A e ke gjetur veten dhe ti në gjithë këtë? Kuptohet se e ke gjetur!
Dhe çka mund të ndërmarrësh në lidhje me këtë? Asgjë! Jam kujdesur që të gjitha ato cilësi fisnike që mund ta bëjnë martesën tuaj burim kënaqësie dhe lumturie, ashtu siç e ka paramenduar Krijuesi për ty, të merren si të dobëta dhe nënçmuese. Për këtë arsye ti as që do të ndërmarrësh gjë. Do të mbetesh në martesën tënde të dobët. Egoist siç ke qenë, i pamoralshëm siç ke qenë, vetëm që tani do të kesh një njohuri të hidhur se të kam sjellë UNË deri te kjo.
Por jo vetëm që kam arritur ta shkatërroj martesën dhe ta bëj objekt të nënçmimeve dhe përqeshjeve, sinonim të së keqes dhe të panevojshmes, por ia kam arritur edhe asaj që martesën të cilën Krijuesi me aq dashuri ia ka përkushtuar njeriut ta përul deri në atë masë që ta bëj në mënyrë legale bashkësi të pjesëtarëve të të njëjtës gjini.
HOMOSEKSUALITETI
Ta shtyj njeriun që të bëjë vrasje përbën edhe për mua një problem të caktuar. Krijuesi asnjëherë nuk ka lejuar që t’i fshij plotësisht parimet themelore morale. Pikërisht për këtë arsye, vrasja, në të gjitha civilizimet dhe në të gjitha kohët është cilësuar e gabuar. Ndonëse kanë ekzistuar rrethana që e kanë arsyetuar, siç janë luftërat, vrasja gjithmonë ka qenë shkelje ligji. Vjedhja gjithashtu. Tradhtinë bashkëshortore, shumica e ligjeve nuk mund ta ndalojnë, mirëpo edhe ajo gjithashtu ka qenë e ngjyrosur si diçka negative, pasi njëra palë ka qenë e tradhtuar dhe e nënçmuar, kështu që në njëfarë mënyre ka shkaktuar mjaft vuajtje. Për këtë arsye, më është dashur të zbuloj diçka që nuk do të shkelë asnjë ligj të vetëm, që kushdo qoftë të jetë i tradhtuar dhe të vuajë, që të dy anët ta dëshirojnë e që për Krijuesin të jetë – thjesht e neveritshme.
Që në fillim, arrita t’i shtyj njerëzit që, me plotësimin e epsheve të tyre, të gjenden në marrëdhënie seksuale me gjininë e njëjtë. Homoseksualitetin si formën më të turpshme të bashkësisë gjinore kam arritur ta ruaj deri më sot. Epoka e re më ka mundësuar mrekullisht globalizimin e kësaj dukurie. Krijoj një presion gjithnjë e më të madh në mënyrë që kjo formë sjelljeje të pranohet si dhe gjitha të tjerat, që njerëzit e tillë të mos jenë të sinjifikuar në shoqëri, që kjo gjë të bëhet normale.
Qëllimi im i fundit po del në dritë, si në qarqet besimtare ashtu edhe në ato jobesimtare. Përderisa te jobesimtarët mua më shërben arsyetimi tejet human që i garanton secilit njeri lirinë, njerëzit e tjerë besimtarë, krijojnë ndërkaq pasqyrën e gabuar për Zotin që fal gjithçka dhe të gjithë mëkatarët i pranon nën sqetullën e vet. Kjo, kuptohet, nuk është e gabuar, por, unë në fakt angazhohem mjaftueshëm që njerëzit ta kuptojnë në mënyrën e gabuar dashurinë dhe tolerancën e Krijuesit, dhe kështu të mbeten me bindjen se edhe pas afrimit me Krijuesin nuk duhet të ndryshojnë asgjë nga vetja. I njëjti Krijues do t’i falë dhe do t’ua falë mëkatet pavarësisht se çka do të bëjnë ata.
Për këtë arsye sot do të dëgjosh edhe meshkuj edhe femra tejet imoralë të shprehen se edhe ata janë besnikë ndaj Krijuesit. Homoseksuali - besimtar ndaj Krijuesit. Femra që fotografohet lakuriq për gazeta - besnike ndaj Krijuesit, aktorja porno - besnike ndaj Krijuesit. Svingerët - besnikë.... të gjithë shkojnë në kishë. Kënaqen kur i shfaqin Krijuesit një turp të tillë.
Absurditeti më i madh që kam arritur, është të bind dhe vetë homoseksualët se edhe ata janë besimtarë të devotshëm. Se edhe ata meritojnë dashurinë e Krijuesit dhe dashurinë njerëzore ndaj të afërmit, në mënyrë që veten dhe të tjerët t’i bindin se perversiteti i tyre bazohet në dashurinë e Krijuesit dhe në parimet e krishtera. Mirëpo, ata nuk dinë atë që di unë. Për sa kohë të kryejnë këtë neveri, Krijuesi nuk ka ndër mend t’i pranojë te vetja, ngaqë kjo është në kundërshtim thelbësor me atë që i ka destinuar Ai llojit njerëzor, kur bëhet fjalë për seksin.
Shtetet njëra pas tjetrës po i legalizojnë martesat homosek-suale. Njerëzit po i mbështesin këto. Në të vërtetë ata mendojnë që i mbështesin martesat e tilla, ndërsa e vërteta është se ata thjesht nuk dëshirojnë që dikush t’i shpallë të pra-pambetur dhe jotolerantë, nëse do t’i akuzonin homoseksualët.
A e sheh se çka është në gjendje të bëjë njeriu dhe të shpallë normale vetëm që të mos jetë i dënuar nga vetë shoqëria? Sot shumë vetë shprehen se homoseksualët janë në rregull, se edhe ata janë njerëz dhe se dhe ata kanë të drejtën e zgjedhjes, pavarësisht se në të vërtetë nuk lodhen aspak për këta njerëz. Çfarë qëndrimi ke ti lidhur me këtë? E dimë të dy. Ke atë qëndrim që të kam imponuar unë. Si? Vetëm vazhdo të lexosh.
TELEVIZIONI
Para shfaqjes së televizionit, globalizimi i një mëkati, përforcimi i një parimi të ri apo ndikimi në vetëdijen njerëzore ka qenë shumë i ngadalshëm dhe ka kërkuar prej meje dhe bashkëpunëtorëve të mi angazhime tejet të mëdha. Me shfaqjen e televizionit puna jonë është lehtësuar deri në kufirin e skajshëm. Fotografia flet më shumë se një mijë fjalë. Ndërsa dikur njerëzve u sugjerohej diçka nëpërmjet mendimeve, në mënyrë që të krijonim fotografinë e asaj që dëshironim të bënin ata, tani këtë fotografi njerëzit e shohin drejtpërdrejt.
Thjesht u duhet që të angazhohen më tepër lidhur me përpilimit e programeve të caktuara televizive. Pasi e njoh në mënyrë ideale mentalitetin, por dhe fiziologjinë njerëzore, nuk e kam të vështirë ta përpiloj një program në mënyrën që njerëzit ta pranojnë atë që dëshiroj unë.
Duke folur për homoseksualitetin, do të hetosh se lehtësisht kam pasur sukses të arrij që diçka aq kundër natyre të mund të paraqitet si një gjë normale dhe e pranueshme. Propagandë! Të gjithë do ta quanin kështu. Duke e kthyer vëmendjen drejt një gjëje, realizoj një gjë krejtësisht tjetër. Nëse dëshiroj që homoseksualiteti të bëhet i pranueshëm, duhet vetëm ta mbështjell atë me kujdes, për shembull në një serial humoristik të planifikuar mirë. Do të qeshësh me barsoletat, ndërkohë që homoseksualët përmes artistëve të zgjedhur me kujdes, do t’i paraqes tejet simpatikë. Dhe çka ndodh? Qëndrimi yt për ta ndryshon. Ose, për shembull, në një film tejet serioz aktorin ose aktoren tejet serioze që do të aktrojë homoseksualin, do ta bëj personazh tejet pozitiv, dhe në këtë mënyrë ngadalë, por në mënyrë të sigurt qëndrimi yt lidhur me këta do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme.
Përpiloj seriale shumë të mira dhe shumë edukative për të rinjtë. Kujdesem posaçërisht për transmetimin e mesazheve edukuese mbi pasojat e dobëta që ka vjedhja, thashethemet, alkooli, droga në mënyrë që seriali të ketë sa më shumë autoritete. Mirëpo, kurvërinë dhe tradhtinë përmes këtyre artistëve simpatikë dhe „të përgjegjshëm” i le prezentë dhe të padënuara në mënyrë që të ndikoj në qëndrimin tënd lidhur me këtë. Përmes serialeve dhe filmave të tilla, unë përcaktoj kriteret. Për këtë arsye sot është më se normale të kesh më shumë partnerë, për këtë arsye sot është normale të jesh homoseksual, sepse sot është normale gjithçka që dëshiroj unë të jetë e tillë.
I vura vetes një qëllim të veçantë, të konsiderohen normale të gjitha ato që kundërshtojnë kriteret e Krijuesit. E kuptove tashmë. Këtë gjë e bëj që kthimi yt eventual drejt tij të jetë sa më i vështirë dhe që vendimi yt të dënohet dhe të përqeshet sa më ashpër.
Media më e fuqishme përmes së cilës do ta sundoj tërë botën, është pikërisht televizioni. Askush nuk mund ‘i largohet ndikimit të tij. Me ndihmën e televizionit mund ta çrrënjos më së shumti vetëdijen në secilën fushë të jetës. As që e kupton se sa i ngërthyer je në rrjetin tim.
Mirëpo, të kam premtuar. Do të çliroj në një çast. Kjo do të ndodhë atëherë kur ti do të zbulosh gati çdo gjë për mua. Do të kesh rastin të vendosësh se çka do të bësh. Të shkosh drejt Krijuesit apo të kthehesh mbrapa në rrjetin tënd.
A do të tregoj se çka do të bësh?
PORNOGRAFIA
Sodoma dhe Gomora janë të pakonsiderueshme krahasuar me imoralitetin e ditëve të sotme. A thua kanë ndryshuar kriteret e Krijuesit kur ai nuk i dënon njerëzit që i bëjnë këto gjëra? Kuptohet që jo. Pasi fundi është tejet afër, dënimin dhe ndëshkimin definitiv e ka lënë për në fund. Duke falënderuar televizionin, sot shumë lehtë mund të arrihet që njeriu të bëhet imoral. Pasi imoralitetin kam arritur ta paraqes si diçka krejtësisht normale ngaqë në këtë mënyrë sillet numri më i madh i njerëzve. Prapëseprapë, unë dëshiroj që njerëzit të jenë të nënçmuar deri në kufijtë e skajshëm, dëshiroj të arrijnë nën kufijtë e njerëzisë. E kam parashikuar që imoraliteti i llojit më të keq të komercializohet e nga kjo të krijohet një industri e tërë. Mediat me ndikimin më të madh janë në shërbimin tim, me televizion dhe me gazeta. Në kohët moderne edhe me internet. Kjo është mënyra më e thjeshtë që të arrij në çdo shtëpi njerëzore. Madje edhe në shtëpi të krishtera. Duke shfrytëzuar nevojën njerëzore për t’u identifikuar me njerëz që i frymëzojnë, pavarësisht se për çka bëhet fjalë, me anë të pornografisë arrij suksese mjaft të mëdha në këtë drejtim. Duke parë vetë pornografinë - unë i nxis njerëzit në tradhti. Për fatin tim të mirë, Krijuesi edhe vetë mendimin mbi epshin dhe mbi tradhtinë i klasifikon në masë të njëjtë si edhe tradhtinë fizike, pra njerëzit në këtë mënyrë sigurisht që i largoj nga mbrojtja e Krijuesit.
Kam arritur që t’i bind njerëzit që pornografia mund t’i ndihmojë në martesë. Të mjerët, ata mendojnë se martesa shndërrohet vetëm në marrëdhënie seksuale, dhe se në qoftë se pajtohen në këtë aspekt, pajtohen gjithashtu në të gjitha aspektet e tjera. Pasi personalisht i trilloj skenat me të cilat i frymëzoj njerëzit që ta prodhojnë pornografinë, mundohem që ato të jenë sa më nënçmuese për njerëzit. Duke i parë ato, i frymëzoj njerëzit që të bëjnë po të njëjtën gjë. Suksesi im është më i garantuar si atëherë kur arrij t’i nxis të nënçmohen në atë mënyrë, apo që të mos kenë sukses deri në fund me këtë gjë. Nëse ia arrij, njerëzit, në këtë mënyrë, duke mos ditur, largohen shumë nga Krijuesi dhe vinë nën pushtetin tim. Deri në fund të jetës mund t’i bëj robër të mi. Qëllimi i tyre kryesor do të jetë vetëm të kënaqin epshin e tyre në mënyrat më të ndryshme që u imponoj unë. Në anën tjetër nëse nuk arrij t’i nënçmoj duke i fotografuar perversitetet nga filmi, unë u ngjall atyre bindjen se në martesë ata janë të dëmtuar dhe se me dikë tjetër do të kishin liri më të madhe, dhe se partnerët e tjerë janë të gjithë më të mirë se partneri i tyre, se ai ose ajo nuk kanë fat në jetë, dhe në këtë mënyrë ndez pakënaqësinë në martesë, gjë që më hap rrugën për të futur mospajtime, përçarje dhe gjithçka tjetër që buron nga kjo.
Kuptohet, me pornografi nuk e fus të keqen vetëm në martesë. Njerëzit që nuk mund t’i realizojnë qëllimet e veta të epsheve, të cilat ua kam imponuar unë, nganjëherë mund t’i shfrytëzoj që të vinë deri te realizimi i tyre edhe me dhunë. Madje edhe me vrasje. Epshi është një nga prangat më të fuqishme me të cilat i mbaj njerëzit të lidhur pas meje. Filmat, gazetat dhe të gjitha përmbajtjet e tjera të tipit të tillë janë mënyra më e mirë që kufijtë e kënaqësisë të epshit njerëzor të shtyhen gjithnjë e më larg. Gjithnjë e më thellë.
Ja, për të parë se sa të kam nënçmuar do të shkruaj një fjali të cilën, nuk do ta kuptosh dhe as do ta shpjegosh me tërë fjalorët e kësaj bote:
„ Marrëdhënia seksuale si kulm i dashurisë së sinqertë...”
E sheh, nuk ke koncept për këtë! Natyrisht, ti e kupton secilën fjalë siç i kupton edhe fjalët „operacioni i zorrës qorre” apo „shkrimi i programit kompjuterik”, mirëpo këtë në këtë moment nuk mund ta bësh kurrsesi.
Që të mund të të kënaqë diçka e tillë, pasi mendimi yt është prishur me të gjitha ato që ke parë, me marrëdhëniet grupore seksuale, me dhunën në rastin e marrëdhënieve, me marrëdhënie të kundër-natyrshme, me uniforma, me lidhje, me rrahje me kamxhikë, me robërim, me marrëdhënie të përfaqësuesve të të njëjtës gjini, me marrëdhënie me kafshët, dhe me qindra perversitete të tjera të cilat i dëshiron, pasi gjëra të tilla normale të lënë indiferent.
Me këtë kam arritur që aktin seksual në tërësi ta ndaj nga dashuria. Njerëzit fillojnë ta quajnë dashuri atë që u mësoj unë. Kënaqësia dhe plotësimi i ndjenjave më të ulëta të tyre. „ Bërja e dashurisë”...
Siç e sheh, atë që ua ka dhënë Krijuesi njerëzve si njërën nga përparësitë më të mëdha- që të marrin pjesë në krijimin e jetës së re – unë kam pasur sukses që ta shndërroj në atë mënyrë që ky akt ta çojë njeriun drejt shkatërrimit.
Kjo krijesë e imja – imoraliteti – është zhvilluar plotësisht me gjenialitetin tim me qëllim që askush të mos mund të gjendet jashtë domenit tim. Si në qoftë se bëhet fjalë për tradhtinë, aktin që shkatërron familjen, që i shkakton dhimbje, vuajtje dhe turp tërë familjes, apo edhe në qoftë se bëhet fjalë për kurvërinë e njerëzve që nuk janë në martesë apo në lidhje, të gjithë ju jeni robër të mi- dhe të gjithë ju jeni njësoj të largët për t’iu afruar Krijuesit.
Duke e sjellë njeriun në një gjendje të tillë imoraliteti, jam në gjendje, që jo vetëm ta kthej mbrapa në aspektin shpirtëror, por ta shkatërroj edhe në aspektin fizik. Me çka? Kuptohet, me sëmundje. Më thuaj kur ke dëgjuar herën e fundit se dikush që ka qenë besnik ndaj ligjeve morale të Krijuesit, është sëmurë nga sifilizi? Gonorreja? Sida?
Ndonëse, Krijuesi më ka ndaluar që t’i shkatërroj njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë, unë personalisht e arrij këtë në mënyrë indirekte dhe në mënyrë që të shfaq kënaqësi edhe më të madhe; Unë e shtyj njeriun që të zgjedhë vetë mundimet, sëmundjen dhe shkatërrimin e vet. Më thuaj, a nuk e kam menduar këtë në mënyrë të përkryer?
Po, ndoshta do të mund të mburresh me përsosmërinë time sikur të mos e kuptoje se edhe ti je pjesë e saj, edhe ti je një i mjerë që është ndërthurur thellë në rrjetin tim.
E ke kuptuar deri më tani se gjendja në të cilën gjendesh kur bëhet fjalë për martesën e dobët dhe të zbrazët, mungesën e dashurisë së sinqertë, egon e lartësuar, epshin, perversitetet dhe prishjet e tua të përgjithshme morale, janë meritë e imja. Meritat më takojnë mua, por përgjegjësia ndaj Krijuesit qëndron mbi ty. Kishe zgjedhjen, por zgjodhe atë që të ofrova unë, krahas të gjitha paragjykimeve që vendosa, për atë çka është mirë, çka është bukur, çka paraqet kënaqësi, ti pranove pikërisht ato të cilat i dëshirova unë.
Mirëpo, nuk është imoraliteti seksual fusha e vetme ku të mashtrova. Për ty kam edhe befasi tjera.
DHUNA
Që nga fillimi i ekzistencës njerëzore, unë isha ai që i nxisja njerëzit në dhunë të llojeve të ndryshme, që nga Kaini e deri më sot njeriun e frymëzova që secilin zhgënjim të vetin, secilën tentativë të vetën si dhe secilin hidhërim të vetin ta shprehë përmes dhunës. Kjo tani duket gati logjike, por suksesi im në imponimin e dhunës ndikon edhe në fushën e gëzimit dhe lumturisë. Arrita që njeriun ta frymëzoj në mënyrë të tillë, që edhe ndjenja të tilla t’i shprehë përmes të dhunës.
Prurja e botës në gjendjen e një paturpësie kaq të madhe sa që jeta njerëzore, mirëqenia e të afërmit nuk vlejnë asgjë, ishte një proces tejet i gjatë, ngaqë unë nuk dëshiroj që një qëndrim të tillë ta ketë vetëm një numër i vogël i njerëzve. Unë dëshiroj që të gjithë të jenë të tillë. Edhe ti, dhe ia arrita. Jo? Lavdërohesh dhe mendon se ke ikur nga ky kurth? Askush nuk mund të ikë nga unë! A të kujtohet televizioni? Me të nuk e përhap si të pranueshëm vetëm imoralitetin seksual. Me të bëj të pranueshme edhe dhunën. Dhuna nuk mund të jetë e pranueshme? Këtë mendon ti? I mjerë. Kur e ke ndërruar programin në televizor pasi nuk ke mundur të shikosh se dikush rreh dikë, e dhunon, e mundon, e vret? Unë do të them: KURRË! Kur e ke ndërruar programin nga udhëpërshkrimet apo nga programi dokumentar për të parë ndonjë film kriminalistik? Apo horror? Dhunë? E sheh, kjo është ajo që e bën shpesh. Kjo është ajo që të duket vërtet interesante. Dhe ti atëherë do të më thuash se dhuna nuk është e pranueshme? Gjërat e tilla gjithnjë e më pak fillojnë të të pengojnë. Tepër larg je nga Krijuesi, dhe tepër pak shërbehesh me trurin tënd që të mund t’i zbulosh kurthet e mia të planifikuara me kujdes me të cilat UNË e formësoj qëndrimin „tënd”. Kryesisht, përmes televizio-nit as që është problem ta imponoj edhe një skajshmëri të tillë siç është dhuna. Është me rëndësi, përsëri, që aktori të jetë simpatik, të jetë pozitiv që të të sjellë deri te ajo që edhe ti personalisht të dëshirosh që ai të jetë i dhunshëm dhe vrasës nëse jepet rasti në film për një gjë të tillë. A ia merr për të madhe këtij personazhi pozitiv i cili në film ka vrarë djalin e dikujt? Babën e dikujt? Vëllain e dikujt? Dikë që e ka pasur familjen, e cila e ka dashur çfarëdo qoftë ka qenë ai? Natyrisht që jo. Për këtë as që ke menduar. Siç nuk do të mendosh për këtë as atëherë kur të gjendesh personalisht në një situatë të tillë. Për shembull: lufta apo konflikti me dikë të njohur apo të panjohur. Me dikë që dëshiron të të shkaktojë çfarëdo padrejtësie...
Dhunën, kohëve të fundit e bëra përditshmëri njerëzore, pikërisht me anë të televizionit, por edhe të internetit. Ajo është gjithmonë një mundësi prezentë për zgjidhjen e problemeve. Pikërisht siç e kam paramenduar.
Jam angazhuar posaçërisht që llojin njerëzor ta orientoj drejt dhunës që në moshë të re. Ndoshta nuk i kushton kujdes të mjaftueshëm asaj që kam përgatitur sot për fëmijët. Filmave vizatimorë dhe lojërave kompjuterike. Me krijimet e mia në këtë fushë mburrem në mënyrë të veçantë. Kishte tentativa të njerëzve për të tërhequr vëmendjen që nga filmat e vjetër vizatimorë, siç janë Tomi dhe Xheri, mirëpo gjithçka mbeti në bisedat e tyre. Sot kam arritur që t’i lidh fëmijët para televizorit me filmat më brutalë dhe më të ashpër siç janë Pokemon dhe Digimon. Njerëzit kanë filluar të kënaqen me dhunë. Kanë filluar të identifikohen me personazhet e filmave vizatimorë...
Me ndihmën e lojërave kompjuterike kam mundësuar që fëmijët të jenë ata që do të vrasin dhe do të shfarosin me qindra qenie të ndryshme, e posaçërisht njerëz të shënuar si armiq. Çka mendon, si i konsideron sot një pilot i ri ushtarak apo një drejtues i raketës së vërtetë shkatërruese, njerëzit që sheh në monitorin e vet? A mendon se mendon ai për dhimbjen dhe mundimet që do t’u sjellë atyre njerëzve poshtë? A mendon se ai mendon për lëndimin me granatë, për vrasjen e të dashurve të dikujt... natyrisht që jo! Ai e përjeton këtë si lojë kompjuterike. Dhelpëria ime këtu ka arritur deri te shprehja më e lartë. Atëherë kur në film e shtyn dikë të vrasë, gati nuk ka varrim që nuk paraqitet dikush që qan për atë person. Nuk ka paraqitje të jetëve të shkatërruara të familjes së të vrarit. Në lojërat kompjuterike këto gjëra nuk ekzistojnë aspak. Së shpejti po vjen një gjeneratë e tërë e pashpirt. Të edukuar me dhunë si përgjigje e vetme në zgjidhjen e problemeve. Çka mendon, si do të jenë ata politikanë, njerëz që do të udhëheqin një shtet, një qytet, një firmë, një familje...?
Plani im po realizohet në mënyrë ideale. Prindërit i nxis në përpjekjen për t’u pasuruar dhe për të arritur standarde, të cilat unë ua imponoj nëpërmes shoqërisë dhe televizionit, dhe në të njëjtën kohë i nxis që fëmijëve të tyre të mos u përkushtojnë kohë për edukim dhe bashkësi, për dashuri dhe për kërkim të vlerave të vërteta në jetë, duke m’i lëshuar mua në dorë për t’i edukuar. Me televizion, me internet dhe me lojëra kompjute-rike.
Siç e sheh, me anë të filmave të paramenduar me kujdes, me anë të serialeve dhe lojërave kompjuterike kam arritur që njerëzit të jenë sot në gjendje t’i bëjnë të gjitha ato që ndodhin edhe në ekrane. Të rrahën, të dhunojnë, dhe të mundojnë të tjerët. Dhe të vrasin – sapo t’u jepet rasti. A mendon se nuk je në gjendje ta bësh këtë? Nuk je? Shumë vetë kanë pasur të njëjtin mendim për veten. Deri sa u është dhënë mundësia. Më duhet të them se kishin mendim të gabuar për veten. Imoralitet i të gjitha llojeve, qëllimi im është arritur. Rrjeti im i përkryer që kërkon që ti të jesh në distancë të sigurt nga fuqia e vetme që mund të të çlirojë nga unë, është hapur. Shkatërrimi yt definitiv është i garantuar.
Por këtu nuk është fundi i territ tënd më të frikshëm...
Në fakt ai vetëm sa po fillon.
KAPITULLI 32
SHËNDETI
E kam të vështirë të them nëse mburrem më shumë me arritjet e mia në shkatërrimin e njeriut në fushën e moralit, apo në fushën e shëndetit. A sikur ta dije se si është dukur njeriu i parë i krijuar... A sikur ta shihje se si janë dukur njerëzit e parë... Vetëm atëherë do të mund të shihje në tërësi se çfarë suksesi kam arritur duke i imponuar njeriut parimet morale, shprehitë jetësore dhe ushqimin e kundërt me atë që ka këshilluar Krijuesi, në mënyrë që të plotësohen nevojat e vërteta njerëzore.
Do të tentoj së paku të përshkruaj pjesërisht se si do të dukej njeriu sot sikur t’u ishte përmbajtur këshillave të Krijuesit. Paramendo një gjimnast në kulmin e tij. Lëvizshmërinë dhe shkathtësinë e tij. Paramendo atletin në kulmin e tij. Shpejtësinë dhe durueshmërinë e tij. Paramendo njeriun me përmasa ideale. Krejtësisht simetrik. Pastaj paramendo njeriun me inteligjencën IQ 1000 (sot merret si mbi mesatare ai që ka IQ-në më të madhe se 110). Paramendo njeriun që i sheh qartë detajet e imta në distancë prej 1km. Që i dëgjon frekuencat e larta si lakuriqi, frekuencat e ulëta si elefanti. Paramendo njeriun me shëndet ideal. Paramendo pastaj një këngëtar të jashtëzakonshëm. Pastaj paramendo muzikantin në kulmin e tij. Pastaj artistin në kulmin e tij... Dhe të gjitha këto që thashë bashkoji në një të vetme. Paramendoje tani njeriun të lartë 4m. Dhe në fund paramendo vetëm një qenie të gjallë të plotësuar me dashurinë dhe mëshirën e ndjeshme, me flijimin dhe pafajësinë, me bukurinë dhe sjelljet e bukura, me mirësinë dhe ndershmërinë pa kompromis... besnik ndaj Krijuesit.
A të duket kjo fantastike-shkencore? E pabesueshme? Marrëzi absolute? E tani që u ngope me këtë libër? E sheh, sa më i madh të jetë mosbesimi dhe neveria ndaj kësaj, aq më shumë më respekton për rezultatet e arritura. Në të vërtetë jam munduar gjatë, gati 6000 vjet, që nga kjo qenie madhështore, të cilën ta përshkrova me saktësi të bëj atë që je ti tani. Njeriu që tentova të përshkruaj është praktikisht një pasqyrë e vobektë e asaj që Krijuesi ka krijuar në të vërtetë, por fjalori i yt i kufizuar nuk më lejon t’i përshkruaj të gjitha ato imtësi.
Shih se si dukesh. A e ke të qartë përse sot jam në gjendje të zhvilloj teorinë se njeriu, e thënë ashpër, buron nga majmuni. Sikur Krijuesi të më jepte mundësinë edhe për disa mijëra vjet, forma kalimtare prej majmunit deri te njeriu që sot mungon, për të vërtetuar teorinë e evolucionit, do të ishte gjallë. Sikur të mos e kisha shkatërruar aq shumë llojin njerëzor kurrë nuk do të mund të vërtetoja një teori të tillë. E tani, falë asaj që ti dukesh sot, mundem.
Po, shkaktar i dukjes sate të mjerë jam unë. I tillë je ngaqë ke pranuar atë që unë të kam imponuar. Duke të nënçmuar në aspektin moral. Duke t’i topitur ndjenjat për të njohur të drejtën, nuk e pata të vështirë të të nënçmoj edhe në të gjitha aspektet e tjera.
Duke shqyrtuar mënyrën me të cilën është krijuar organizmi njerëzor, duke i studiuar vetë nevojat e organizmit jetësor, me vite kam eksperimentuar që të mund të shoh se si mund të ndikojnë tek njeriu.
Duke ia kufizuar një nga një kërkesat vitale, njeriu është bërë ajo që je ti sot – qenie fizikisht dhe psikikisht e paaftë me pamje të egër dhe jotërheqëse, me moral të ulët. Shpresoja që lloji njerëzor të ishte aq neveritës sa Krijuesi më në fund të hiqte dorë për këtë shkak. Por jo. Ai madje ofrohet të vdesë në mënyrë që të pastrohet prej diçkaje të keqe, të pafytyrë dhe imorale siç është njeriu tani.
Po pyet se si kam arritur ta sjell njeriun në gjendje të tillë. Tani do të njihesh me detajet. Detajet që janë edhe pjesë e përditshmërisë sate. Detajet për të cilat as që e mendon se janë të përzgjedhura me aq kujdes, si vegla që do të të shkatërrojnë.
USHQIMI
Shpeshherë zgjidhjet më të mira janë ato më të thjeshtat. Paramendo motorin e një automobili. I mirëmbajtur, ai është në gjendje t’i bëjë disa qindra mijëra kilometra.
I mirëmbajtur! Nëse e mbush me vaj ushqimi në vend të vajit të motorit, nëse në vend të karburantit i hedh përzierje të karburantit dhe ujit, nëse në vend të antifrizit i hedh vetëm ujë të thjeshtë... nuk duhet të jesh veçanërisht i mençur për të kuptuar pasojat që do t’i ndodhin një ditë një motori të tillë. Madje këtë do të mund ta konstatosh edhe ti. A të fyen kjo? Së shpejti do ta kuptosh se kjo madje ishte lavdërim për inteligjencën tënde duke pasur parasysh se drejt çkaje kam arritur të të nxis kur vihet në pyetje mbajtja e rregullt e organizmit tënd.
Nëse i kushton pak vëmendje raportit biblik të Krijimit do të shohësh se Krijuesi në fillim ka krijuar kushtet dhe mjedisin, të cilat më vonë i ka plotësuar me trupa dhe me qenie që në mënyrë të përkryer u janë përgjigjur kushteve dhe mjedisit.
Njeriu është krijuar në pajtim të plotë me mjedisin. Ky mjedis i ka siguruar gjithçka që ka qenë e nevojshme për jetë dhe për ruajtjen e të gjitha funksioneve vitale të trupit të tij. Për fatin tim, udhëzimet tejet të shkurtra, por dhe jashtëzakonisht të rëndësishme që i ka dhënë Krijuesi atëherë, sa i përket ushqimit, nuk e pata të vështirë t’i fshihja nga njeriu. Jo vetëm kaq, më vonë tërë raportin mbi Krijimin arrita ta shpall trillim njerëzor.
Pemët, frutat e thata, drithërat dhe perimet. Ky ishte ushqimi i plotë dhe i vetëm i njeriut. Por kjo nuk mjaftonte që njeriu të jetonte përgjithmonë. Për këtë arsye Krijuesi vendosi drurin e jetës. Frytet e tij si plotësim i ushqimit të rregullt njerëzor mundësonin që qelizat njerëzore të ripërtëriheshin në mënyrë të përkryer dhe të ndalonin edhe formën më të vogël të çfarëdo shkatërrimi. Duke e ndarë njeriun nga trungu i jetës u paraqit një shkatërrim shumë i padukshëm, kështu jeta e njeriut u zvogëlua në diçka më pak se njëmijë vjet të mjera.
Para përmbytjes nuk e mendoja se ushqimi njerëzor do të mund të kishte një ndikim aq të madh te njerëzit, pasi gjithçka që ishte krijuar ishte krijuar në mënyrë ideale dhe ishte në kushte ideale klimatike. Atëherë kënaqesha që llojin njerëzor ta shkatërroja në fushën e moralit, gjë që siç po e sheh, përpos disa përjashtimeve të rralla, rezultoi plotësisht efikase. Para përmbytjes hetova se disa lloje bimësh, deri atëherë tejet të rëndësishme për ushqimin njerëzor, nuk arritën të ripërtëriheshin. Dëgjova se si Krijuesi kafshët e pastra, që deri atëherë emërtoheshin të tilla pasi shërbenin edhe për flijim, i futi në listën e ushqimeve njerëzore. Përpos kësaj, dëgjova se si midis njeriut dhe kafshëve u fut diçka e paqenë deri atëherë. U fut frika! Kafshët filluan t’i frikësohen njeriut.
Vura re se diçka nuk është në rregull sapo njerëzit filluan të plaken shpejt. Gjatësia e jetës së njeriut u zvogëlua shpejt. Fillova të hulumtoj shkaqet se pse po ndodhte kjo. Para së gjithash mendova se Krijuesi vendosi ta shkurtonte me qëllim jetën e njeriut, mirëpo zbulova se njëri nga shkaqet ishte edhe mënyra e të ushqyerit. Për shkak të kushteve të reja klimatike ndryshoi gjithçka. Hetova se Krijuesi për këtë arsye krijoi diçka të padukshme për syrin e njeriut që të ruante baraspeshën në natyrë dhe ta mbante të përshtatshme për jetë edhe në kushtet e reja. Kjo ishte mikrobota. Më vonë, shumë shpejt arrita që t’i keqpërdor këto. Duke përfituar nga prishja e lëngjeve natyrore, nga përfitimi i alkoolit, e deri te përhapja e sëmundjeve të ndryshme.
Pasi fillova sërish ta shkatërroj moralisht njeriun me dëshirën për ta hedhur në mundime edhe më të mëdha, fillova intensivisht të zbuloj mënyrat për t’ia shkurtuar njeriut jetën dhe për ta bërë më të sëmurë. Kështu fillova t’i frymëzoj njerëzit që të hanë dhe të pinë gjërat për të cilat dikur as që u binte ndërmend se mund të jenë ushqim apo pije. Fillova të merrem në detaje me studimin e metabolizmit njerëzor, me nevojat e organizmit njerëzor, me reagimin në mungesë të materieve të caktuara, e studiova botën bimore dhe gjeta një sërë bimësh të rëndësishme dhe të dobishme për ushqimin njerëzor, por edhe një sërë gjërash që e dëmtonin njeriun - ai ishte edhe qëllimi im. Dëshiroja që t’i gjeja bimët dhe kafshët, nevoja për të cilat do t’i shkaktonte njeriut ndjenjën e kënaqësisë e në anën tjetër do ta shkatërronin ngadalë. Gjatë brezave të tërë arrita të zhvilloj armën më vdekjeprurëse për shkatërrimin dhe asgjësimin e llojit njerëzor. Ky ishte një nxitës i fuqishëm, gati sa edhe epshi. Oreksi!
Ushqimi ndaloi së qeni mjet për të kënaqur organizmin, për të gjitha materiet e duhura ushqyese, për vitamina dhe minerale. Në fakt, sa i përket ushqimit, për shumicën e njerëzve kjo është gjëja e fundit për të cilën mendojnë. Ushqimi u bë njëra nga format më të rëndësishme të kënaqësisë trupore. Gjatë ushqyerjes sot për ty janë të rëndësishme vetëm dy gjëra: të heqësh ndjenjën e urisë dhe të kënaqesh gjatë të ushqyerit. Ndërsa fakti që trupi vuan për përmbajtës të vërtetë që do t’i mundësojnë të funksionojë, të zhvillohet dhe ta ruajë siç duhet gjendjen shëndetësore, si dhe të luftojë kundër shkaktarëve të sëmundjeve, ty nuk të lodh absolutisht, e as që mendon lidhur me këtë. Për këtë arsye, kur të kesh uri, pa menduar aspak ushqehesh me çipsa. Ti e kënaq ndjenjën e urisë, e kënaq oreksin, mirëpo organizmit nuk i jep asgjë të dobishme. Në fakt, i jep shumë gjëra që e dëmtojnë atë. Yndyrat, aditivet, kripën...
Pikërisht ky është qëllimi im. Pse? A ke dëgjuar për mutacione? Tani më duhet ta thjeshtësoj pak biokiminë: mutacionet janë ndryshime degjeneruese. Shumë prej tyre janë të trashëgueshme. Ajo që më interesonte mua janë mikromutacionet. Edhe ato janë të trashëgueshme... Ende nuk po kupton? Me të gjitha ato mbeturina që t’i kam imponuar t’i hash dhe t’i pish arrij ta shkatërroj trupin tënd në mikronivel. Në këtë mënyrë arrin deri te mikromutacionet, që meqenëse janë gjithmonë degjeneruese dhe shpesh trashëguese, pas brezave të tërë kanë bërë që lloji njerëzor të duket sot kështu. Të gjitha ato sëmundje, të gjitha anomalitë trupore, të gjitha këto janë pasojë e këmbënguljes sime mijëvjeçare në imponimin e stileve shkatërruese jetësore. Ende nuk po më beson?
Ja një shembull:
Kafshët nuk më interesojnë aq shumë sa të mundohem rreth tyre. Shikoje, për shembull, drerin. Apo tigrin. Apo cilindo lloj të kafshëve të egra. Kur ke parë te ta ndonjë kafshë që dallon dukshëm nga mesatarja? Nuk ka kafshë të trasha. Në raport me njeriun, ato gati kurrë nuk janë të sëmura. Të gjitha kafshët brenda llojit janë pikërisht të tilla siç duhet të jenë. Sipas të gjitha kritereve. E pse? Për arsye se unë nuk jam munduar që t’i shtyj të hanë dhe të pinë gjëra që për to janë jo të natyrshme. Kur e ke parë drerin që të hajë mish? Apo tigrin të vrapojë atje ku është zjarri për t’u kënaqur me tymin? Tani shiko kafshët që ka zbutur njeriu për të jetuar me të, të cilat i shërbejnë atij. Njeriu, që ia kam imponuar unë ushqimin, u imponon tani një ushqim të tillë kafshëve. Rezultati? Trashësia, imuniteti i ulët, kohëzgjatja e shkurtër e jetës, degjenerimet, sëmundjet, pikërisht ashtu si te njeriu.
Duke parë se sa e madhe mund të jetë te njeriu dëshira për t’u kënaqur me ushqim, kam arritur që ta frymëzoj për të menduar për lloje të ndryshme dhe të komplikuara të ushqimit dhe pijes. Të gjitha ato specialitete janë të orientuara vetëm drejt një gjëje. Kënaqësisë. E shëndeti? E kush mendon ende për shëndetin? Të ndihesh mirë dhe të jesh i shëndoshë nuk përbën problem për njeriun. Qëllimi i tij është të kënaqet. Dhe unë ia kam mundësuar këtë gjë. Kuptohet, si pasojë do të ketë shkatërrimin e tij. Shkatërrimin TËND vetjak.
O i mjerë... Sikur ta dije se çka të ka mundësuar Krijuesi. Sikur ta dije se të ka mundësuar Krijuesi që edhe në këtë planet të shkatërruar të jetosh në mënyrë kualitative. Rreth teje jetojnë me mijëra, në shikim të parë bimë të zakonshme që janë në gjendje të përzihen gati për të gjitha nevojat e organizmit tënd. Mirëpo ato nuk të mundësojnë kënaqësi aq të madhe dhe për këtë arsye nuk të interesojnë. Ti dëshiron ta kënaqësh shijen - nuk është e rëndësishme se prej kah rrjedh ajo.
MISHI
Pas përmbytjes klima ndryshoi shumë. Polet u shndërruan në akull, ndërsa pjesa qendrore e tokës u bë një shirit tepër i nxehtë, ndërsa në shiritat mesatarë klima të u bë e paqëndrueshme. Ky ishte shkaku i asgjësimit të shumëllojshmërisë së bimëve. Për këtë arsye, Krijuesi lejoi që njeriu të mund të ushqehet me mishin e disa kafshëve. Sikur njeriu t’u ishte përmbajtur udhëzimeve të Krijuesit rreth ushqimit, gjegjësisht, artikujve ushqimorë me prejardhje nga kafshët e lejuara për ushqim, sikur t’i kishte shfrytëzuar si plotësim minimal për plotësimin e atëhershëm, jeta e tij do të ishte më e shkurtër, pasi mishi ka edhe një sërë përmbajtësish të dëmshëm për organizmin njerëzor, që në kushtet e krijuara nuk kanë mundur të evitohen. Mirëpo, unë jam ekspert ekstrem për teprim. Duke parë se mishi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ndërsa në anën tjetër shumë i shijshëm, e bëra me kohë vaktin kryesor, ndërsa perimet edhe sot e kësaj dite mbetën vetëm si shtojcë. Provova të nxis në mënyrë të veçantë nevojën për ato lloje të ushqimit që Krijuesi për shkak të shëndetit të njeriut i ndaloi për ushqyerje. Mishin e derrit, për shembull, pastaj guacat, gaforret... Krijuesi shumë mirë e ka ditur pse njeriu nuk do të duhej të ushqehej me atë mish, por njeriu nuk e dinte këtë. Për njeriun ishte i rëndësishëm përfitimi, ndonëse dëmtonte shëndetin e tij, ndonëse ushqehej me grabitqarë dhe „pastrues“. Duke folur për përfitimin dhe shëndetin, në ditët e sotme kam kuptuar se shija e mishit, si dhe ngjyra e tij, mund të përmirësohen me shtojca të ndryshme kimike. Pra, për shkak të përfitimit bëra që njerëzit ta shfrytëzojnë kafshën në tërësi. Shija e dobët e pjesëve të kafshëve që nuk janë për ushqim, shumë thjesht përmirësohet me ngjyra dhe me shtojca të ndryshme. Kuptohet, për ta është më e rëndësishme të përfitojnë sa më shumë sesa të mendojnë se si do të ndikojë kjo në organizmin tënd. Pavarësisht nga kjo, më intereson që ti të ushqehesh me sa më shumë prodhime të mishit përplot ngjyra, konservues, kripëra të ndryshme dhe shtojca të tjera të dëmshme për trupin tënd.
Por, edhe pa këtë, lakmia e njeriut dhe dëshira për përfitim të madh më ka mundësuar që mishin ta bëj sot veçanërisht të pashëndetshëm. Njeriun e binda që të fillojë të merret me kultivimin masiv të kafshëve të destinuara ekskluzivisht për ushqim. E bëra që në mënyrë jo të natyrshme të ndikojë në shumimin e këtyre kafshëve, që t’i ushqejë në mënyrë jo të natyrshme - madje me mish. Vërtet në formën e ushqimit për kafshë, por prapëseprapë me mish. Fermat gjithashtu ishin ide imja. Duke jetuar në kushte të tilla jo të natyrshme, pa kushte të nevojshme jetësore, kafshët mund të sëmuren shumë lehtë. Për këtë arsye kultivuesit shtyhen që ushqimit t’i shtojnë një mori barnash. Përpos kësaj, për të fituar sa më shpejt në peshë dhe për ta pasur fitimin sa më të shpejtë, përdoren edhe hormone të ndryshme. A më duhet posaçërisht ta theksoj se gjithçka që ha ti ka ndikim tejet të madh në organizmin tënd?
E sheh, ti as që mendon për të gjitha këto dhe sot i quan ushqim normal, në fakt, janë mjetet të cilat ta asgjësojnë jetën me qëllim dhe të shkaktojnë mundim. Shprehitë e ushqimit që t’i kam imponuar janë bërë aq të fuqishme saqë shumica nuk mendon as t’i ndryshojë edhe nëse sëmuren për shkak të tyre, dhe as atëherë kur e zbulojnë se cili është shkaku i sëmundjes së tyre. Këtë do t’ia lënë diçkaje tjetër, për shembull rastit.
Numri më i madh i njerëzve gjendjen e tyre të sëmurë do t’ia bashkëngjisin pleqërisë, proceseve normale natyrore, por kurrsesi shprehive të veta jetësore.
ËMBËLSIRAT
Përpos se Krijuesi e furnizoi njeriun me të gjitha ato që i nevojiteshin për jetë, Ai i mundësoi që të kënaqej me këto gjëra. Duke e parë se ushqimi më i preferuar i njeriut janë frutat e kuptova se kjo është për shkak të shijes së ëmbël. Njeriu e do shijen e ëmbël. Pse të mos ia mundësoj unë që të hajë gjëra të ëmbla? Dhe në atë mënyrë ta shkatërroj ngadalë dhe në mënyrë të sigurt. Çka mendon se kush e ka zbuluar menynë e sotme të ushqimit? Unë, kuptohet. Kur të duhet që gjatë asaj që ti e quan „drekë e mirë“ ta ngarkosh organizmin tënd me materie të panevojshme dhe të dëmshme dhe t’ia ndalosh ato që vërtet nuk janë të nevojshme, nuk më shkoi aspak në mendje të të ndal. Unë i kryej punët me themel.
Zbulova edhe një shkatërrim për ty. Ëmbëlsirat. Pse të përfundojë vakti duke ngrenë diçka të shëndetshme dhe të ëmbël, kur unë zbulova zgjedhje shumë më të shijshme dhe më të pashëndetshme?
Ëmbëlsirat! Tingëllon bukur, apo jo? Por a tingëllon edhe kjo mirë? Yndyrat e ngopura, sheqeri i përpunuar, kimikatet, kaloritë...
Nëse prapëseprapë dëshiron të hash fruta nuk kam asgjë kundër, por do t’i hash në mënyrën time. Pse do të hash vetëm dredhëza? Më mirë është të ketë edhe mazë dhe shkumë mbi to, e pastaj edhe sheqer... Pse t’i hash mollët e vogla me paraqitje të keqe, që me siguri i ka filluar krimbi; do të duhet të blesh vetëm ato mollët e mëdha të bukura me pamje të përkryer..., të cilat krimbi as që do t’i shikonte. Për fatin tim të mirë, në kushtet e shtëpisë nuk ekziston mundësia për të kryer analiza kimike të këtyre mollëve apo frutave të tjera.
Pse të pish ujë të zakonshëm? Më mirë të pish një lëng të mirë të gazuar. Mund të jetë edhe një lëng frutash, me njëzet për qind përbërës frutash. Të pasuruar me vitamina.
Por as këtu nuk është fundi.
Çokollatat, bonbonet, akulloret, pudingët... Një seri e gjatë e materieve të këndshme për qiellzën, por për organizmin plotësisht të pavlefshme dhe të dëmshme. Kështu arrij të të bëj ty që me kënaqësi të madhe t’ia përgatitësh vetes shtratin e sëmundjes. Por, sidoqoftë, më jep kënaqësi të veçantë kur vaktet e duhura dhe kualitative për fëmijët e tu i zëvendëson pikërisht me ëmbëlsira dhe u lejon që të kënaqen pa i penguar kush. Madje, pikërisht atëherë, kur për zhvillimin e tyre, këto i dëmtojnë më së shumti. Do të mund të flisja edhe për pasojat e tyre, por nuk dëshiroj të të jap shkas që mua dhe fëmijës tënd të na ndalosh gëzimin e madh që na sjellin ëmbëlsirat.
TRASHËSIA E TEPËRT
Shih pak njerëzit përreth vetes. Asgjë e veçantë? Kuptohet je mësuar me këtë pamje. Pamja e njeriut të sotëm është normale për ty. Falë paragjykimeve të ndryshme lidhur me këtë, një pamje e tillë e njeriut gjendja shëndetësore e tij, si dhe aftësitë e tij, më mirë të themi kufizimet e tij, konsiderohen normale. E cilat janë paragjykimet? Paragjykimi se mishi është ushqimi kryesor, paragjykimi se është turp të merresh me sport kur të kalosh të tridhjetat, dhe plotësisht e papranueshme kur të kesh mbi pesëdhjetë vjet. Paragjykimi se është normale të shëndoshesh pasi të martohesh, paragjykimi se është normale të jesh i sëmurë nëse je i vjetër, paragjykimi se shëndeti i tepërt është i pranueshëm për njeriun... Shih, të gjitha këto janë paragjykime, e të tilla ka ende. Paragjykime që UNË kam pasur sukses t’i fus tek njerëzit.
Sukses të veçantë kam arritur kur bëhet fjalë për shkatërrimin e organizmit njerëzor me ndjenjën e tepruar të kënaqësisë për ushqim. Pasi i kam njohur të gjitha dëmet që mund t’i bëj njeriut nëse e bëj të shëndoshë, unë mundohem me këmbëngulje që ta sjell në këtë gjendje.
Pasi e di që Krijuesi ua ka ndaluar njerëzve që të hanë dhjamin dhe yndyrën, unë kam pasur sukses që pikërisht këtë pjesë të kafshëve ta bëj më të popullarizuarën, më të pagueshmen dhe më të shijshmen. Veçanërisht sot. Shih vetëm përbërjen e salsiçeve të ndryshme. Pjesën më të madhe e përbëjnë pikërisht yndyrat.
Yndyrat menjëherë depozitohen në organizmin tënd si burim rezervë i energjisë. Energji që nuk do të lypet kurrë, sepse Unë përsëri të kam imponuar shprehi të tilla jetësore që energjia gati mos të nevojitet. Vetëm për përtypje dhe për shtrirje.
Duke e mbushur organizmin tënd me yndyrë, unë të shkatërroj ngadalë dhe në mënyrë të mundimshme. A mendon se këtu bëhet fjalë vetëm për ndryshimin e paraqitjes sate? Vetëm për faktin se e bën qesharak konstruksionin tënd të dobët dhe të prishur? Më duhet të them se siç dukesh përjashta, përafërsisht ashtu qëndrojnë gjërat edhe në mikronivelin e organizmit tënd - shumë shëmtuar dhe keq. Unë ta ngarkoj qarkullimin e gjakut, zemrën. Sa më i shëndoshë të jesh, aq më pak je i aftë të lëvizësh, gjë që sjell me vete shumë probleme. Zemra të dobësohet. Në vend që të pompojë me tërë fuqinë që ka, ajo këtë pompim e zëvendëson me shpejtësi. Për këtë arsye ti je gjithnjë e më i lodhur, gjithnjë e më pak i aftë. Unë ta rris rrezikun nga infarkti në tru dhe në zemër duke t’i ngushtuar enët e gjakut dhe duke t’i mbushur me kolesterinë. Mjafton një copëz e vogël e kolesterinës të lirë që ta mbyllë një enë të vogël të vetme të gjakut dhe, ja infarkti i zemrës apo i trurit është aty. Me shëndet të tepërt ta shkatërroj kurrizin, gjymtyrët...
E pastaj për shkak të përdorimit të madh të sheqerit dhe yndyrave si dhe me depozitimin e endit yndyror, organizmi yt bëhet gjithnjë e më pak i aftë që ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Bëhesh kandidat për sëmundjen e sheqerit, me të cilën përsëri mund të të sjell probleme të ndryshme, madje edhe verbëri të plotë. Janë të shumta mundimet, vuajtjet, në të cilat të shtyj përmes oreksit. Duke filluar nga nevojat tepër të mëdha për shpenzimin e parave, që kërkon oreksi yt, gjë që sjell nevojën për punë të tepërt, e që përsëri sjell stresin prej të cilit burojnë edhe më shumë sëmundje dhe vështirësi. A e sheh se çka të kam bërë me oreksin tënd. Të kam shkatërruar ty, kam tretur fatin e atyre që janë shumë të afërt me ty... E pse? Për arsye se nuk mund ta kontrollosh oreksin tënd. Gjë e përsosur, apo jo?
USHTRIMET FIZIKE
Merr dy automjete. Vozitu me njërin çdo ditë, mirëmbaje me rregull, ndërsa tjetrin lëre me vite të qëndrojë i paprekur. Çka mendon, cili do të jetë në gjendje më të mirë pas dhjetë vjetësh? Mendon se ai që qëndron i paprekur? Ai që është shfrytëzuar pak? Gabohesh. Ai do të prishet për shkak të mospërdorimit. Procesi i oksidimit, lagështia, pluhuri dhe dielli, ngadalë do t’i shkatërrojnë të gjitha pjesët vitale. Automjeti është bërë për të punuar.
Plotësisht e njëjta gjë ndodh edhe me organizmin tënd. Organizmi yt është krijuar për të lëvizur. Atë e shkatërron pushimi. As nuk mund ta paramendosh se cilat janë mundësitë ekstreme të trupit të njeriut. As nuk të shkon ndërmend se çka është në gjendje të bëjë trupi i njeriut. Njerëz të caktuar, kanë arritur sot të zhvillojnë vetëm disa aftësi të veçanta duke i çuar ato në një nivel të lakmueshëm, por trupi i njeriut është i aftë për përsosmëri në të njëjtën kohë në fusha të ndryshme. Mirëpo, unë mundohem që deri te kjo mos të arrijë kurrë. Trupin e njeriut kam arritur ta bëj aq të thyeshëm dhe të dobët sa që në fund të mesjetës, mesatarja e jetës njerëzore ka qenë tridhjetë vjet të mjera, dhe kjo më së shumti për shkak të kequ-shqyerjes, mundimit fizik, të pamjaftueshëm ose të tepruar.
Kam kuptuar se për shkak të mosshfrytëzimit, pjesët e caktuara të trupit priren drejt shkatërrimit, madje edhe drejt vdekjes. Pasi, për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe të veglave, nuk jam më në gjendje ta shkatërroj njeriun me punë të tepruar dhe me ushqim jo adekuat, kam vendosur që qëllimin tim ta realizoj me ekstremin tjetër, me pasivitet. I futa edhe paragjykimet e përmendura më sipër, të cilat, i bëjnë ushtrimet qesharake dhe të panevojshme, ndërsa të dukurit keq nuk përbën për ta asnjë problem. Aktivitetet njerëzore i kam pakësuar në minimum. As që mund ta paramendosh se me çfarë sëmundjesh dhe dobësish të ballafaqoj në këtë mënyrë. Se sa të paaftë të bëj në këtë mënyrë, madje edhe të kufizuar. Shiko vetëm sa e thjeshtë është trashësia e tepërt: vetëm ha dhe nuk bën gjë. Rri, pushon, nuk lëviz, nuk mundohesh. Nuk angazhohesh. Për shkak të ndjenjës së kënaqësisë as që mendon për kohën që kalon. Mirëpo kur ta kuptosh se për këtë arsye dukesh më i pafuqishëm dhe i prekshëm lehtësisht nga sëmundjet, atëherë fillon të ndërgjegjësohesh në mënyrë të dhimbshme për secilën gjë prej të cilës duhet të heqësh dorë, prej ushqimit dhe prej të qenit pasiv në mënyrë që të djegësh kaloritë e tepërta. Kuptohet se unë do të të bind që për ty është më mirë të pajtohesh me gjendjen në të cilën ndodhesh, sesa të mundohesh të dukesh më mirë dhe të jesh më i shëndetshëm.
PUNA
Po kush mendon më sot për fillimet e njerëzimit ashtu siç është përshkruar në Bibël. Vetëm një numër i vogël njerëzish ? Mësimet aty janë të shprehura në mënyrë tejet të qartë, edhe pse prej njeriut kërkohet hulumtim dhe përfundime vetjake. Krijuesi ka paramenduar që mësimet e zbuluara në Bibël të futen sa më thellë dhe sa më bindshëm në trurin e njeriut dhe në atë mënyrë të bëhen pjesë e karakterit të tij.
Kush mendon ndopak për kopshtin dhe për faktin se pse Krijuesi i ka vendosur njerëzit pikërisht aty? Pse nuk ua ka ndërtuar ndërtesat, rrugët, automobilat?
Bazat e njerëzimit dhe shprehive njerëzore të cilat i ka vendosur Krijuesi me rastin e Krijimit unë kam arritur t’i zhvlerësoj plotësisht. Disa prej tyre edhe i kam përmendur. Mirëpo unë kam pasur sukses për ta hequr nga njeriu edhe bekimin që ia ka dhënë atij Krijuesi përmes punës. Unë jam ai që fjalës „punë“ i dhashë tingëllimin negativ. Puna të cilën Krijuesi e ka dhënë për njeriun, ka qenë mjet i zhvillimit të tij të vazhdueshëm, burim i përfitimit të njohurive dhe shkathtësive të reja, mënyrë e përsosur e zhvillimit të krijimtarisë njerëzore dhe mundësi e shfrytëzimit të dhuratave të panumërta që ua ka dhënë Krijuesi. Mu desh t’ua marr këto. Dhe në këtë mënyrë t’i kthej mbrapa edhe më shumë.
Ishte e rëndësishme që t’i çoja në cilëndo skajshmëri. Ose të punosh tepër dhe në këtë mënyrë t’i lësh pas dore të gjitha ato që janë të rëndësishme, madje edhe vetë Krijuesin, ose të të shtyj të bëhesh përtac dhe i papunë në mënyrë që truri yt i paaftë të mbulohet me mendime dhe ide nga më të ndryshmet. Më thuaj, kur ke dëgjuar për herë të fundit për ndonjë bujk që është homoseksual? Kur ke parë ndonjë bujk të shëndoshë që lëviz me vështirësi? Natyrisht, unë mundohem që të ekzistojnë edhe këto raste, por kurrë, askënd që punon vërtet nuk mund ta fus në deformime të tilla siç mund të bëj me dikë që nuk është mjaftueshëm aktiv fizikisht.
Suksesin më të madh e kam arritur kur kam nxitur njeriun të tentojë të shpërngulet në qytetet e mëdha. Duke e mbyllur atë në banesë dhe duke e rrethuar me asfalt, krijimtarinë e tij e kam kthyer në trillim të kënaqësisë që ia mundëson teprica e kohës së lirë. Televizioni, ushqimi, interneti, ushqimi, shëtitja, ushqimi, shoqëritë e natës, ushqimi, shëtitjet e gjata nëpër qytete të ngopura me smog...
Për fatin tim të keq, Krijuesi tek shumëkush nxit dëshirën për punë të natyrshme si mjet për çlodhjen, kështu që ata blejnë edhe pemishte të vogla ku gjejnë shkarkim nga përditshmëria e shpejtuar me të cilën i robëroj. Mirëpo, shumica e njerëzve mbetet me parimin dhe stilin e jetës që i kam imponuar unë. E këto parime dhe stili i jetës shkaktojnë një ngarkesë të madhe psikike. Vetëm unë e di plotësisht se si ndikon kjo gjë në trupin tënd.
DUHANI
Më duhet të kthehem pak te mishi. Shiko një paradoks lidhur me të. Do ta shohësh se marrëzia njerëzore vërtet nuk ka kufi. Që mishi të përdoret më gjatë duhet të konservohet. Përpos kimisë që sot është gjithnjë e më prezentë, mënyra më e vjetër e ruajtjes së mishit nga prishja është: tymosja. Ky është një zbulim i imi tepër i vjetër. Përse njerëzit e tymosin mishin? Që të mos e sulmojnë mizat dhe dëmsjellësit e tjerë, apo jo? A e ke pyetur veten ndonjëherë përse miza nuk dëshiron ta hajë mishin e tymosur? Do të ta them: për arsye se për të ky mish është - i helmuar! Edhe për njeriun është i helmuar. Mirëpo, pasi ky helm nuk e vret menjëherë, ai është në gjendje që të helmohet me vite të tëra, dhe në fund edhe të vdesë si pasojë e një helmimi të tillë. Madje nga kanceri i zorrës së trashë që është pasojë e drejtpërdrejtë e ushqimit me mish të tymosur dhe me artikuj të ngjashëm ushqimorë. A e sheh se një mizë e thjeshtë ka më shumë tru se ti? Meqë e kam kuptuar me kohë se tymi është shumë i dëmshëm për njeriun, vetvetes i vura si qëllim që këtë marrëzi njerëzore ta shfrytëzoj duke e mësuar njeriun të kënaqet me tymin. Më duhet të pranoj se edhe mua diçka e tillë më është dukur tejet marrëzi, por atëherë kam kuptuar se kam punë vetëm me njeriun. Atij mund t’i imponoj çka të dua.
Kam kuptuar se do të mund ta bëja shkaktar të vuajtjeve të shumta për njeriun, një bimë tejet helmuese, duhanin. Për shkak të disa elementeve që përmban, duhani ndikon si qetësues. Ky qetësim mund të krahasohet me atë kur të vendosin në pozitë të shtrirë, të lidhin, të qetësojnë e pastaj ta lëshojnë gijotinën mbi fyt! Kështu edhe duhani, një substancë që të qetëson, e pastaj rreth katërmijë të tjera ta shkatërrojnë organizmin shumë ngadalë. Aq ngadalë saqë shkaqet e sëmundjeve të tua të pashërueshme nuk do t’ia adresosh duhanit, por rastësisë. Apo edhe më mirë, dënimit nga vetë Krijuesi.
Kjo është strategjia ime e dashur - baltosja e Krijuesit. Ti vendos vetë ta shkatërrosh shëndetin tënd, vetë e bie veten deri në vijë të vdekjes. Për shkak të kësaj kënaqësie egoiste, të cilën e gjen në përdorimin e duhanit, fillimisht sëmuresh, e pastaj u shkakton dhimbje dhe mundime njerëzve që të duan. Fëmijëve, gruas, prindërve të tu... Pastaj vdes dhe e dëmton përgjithmonë familjen tënde, e pastaj të gjithë fillojnë të fajësojnë Krijuesin për arsye se ka lejuar që fëmija të mbetet pa njërin prind, që ka lejuar që të vdesë një person aq „i mirë“ siç je ti. Sikur të mos e arrija unë qëllimin tim të dëshiruar, gati do të isha xheloz që askush nuk më ka dhënë farë shpërblimi për këtë gjenialitet.
Sikur të ekzistonte kulmi i marrëzisë njerëzore, atëherë me siguri do të ishte ky. Njerëzit kryesisht e dinë se nikotina vetë për vete është helm shumë i fuqishëm. E dinë madje edhe se përdoret si insekticid. Dinë shumë mirë t’i lexojnë vërejtjet në kutitë e cigareve që të tërheqin vëmendjen për dëmin mbi shëndetin, për vdekjen e mundimshme... Mirëpo, siç thashë edhe më sipër bëhet fjalë vetëm për njeriun.
ALKOOLI
Kur pashë për herë të parë se duke pirë lëngun e nxehtë të rrushit njeriu nuk ishte më në gjendje të sundonte në tërësi trurin e vet, aftësitë e tij trupore u zvogëluan dukshëm dhe u bë më i përshtatshëm për sugjerimet e mia, kuptova se ky ishte rast i mirë për mua.
Në fakt, shumë raste! Duke bërë eksperimente mbi njeriun, duke i sugjeruar që të pijë sa më shumë alkool, vura re shumë pasoja të dëmshme për organizmin e tij. Më të rëndësishmet ishin dëmet që paraqiteshin në trurin e tij. Sa më shumë të pijë njeriu alkool, aq më pak vullnet dhe fuqi ka që të më kundërvihet. Ajo që më gëzon më tepër është se shumë shpejt bëhet i varur nga alkooli. Përpos kësaj, meqë mëlçinë e ka vazhdimisht të ngarkuar, me këtë rast i shkaktohen edhe ndërlikime të papërmirësueshme dhe shumë shpejt arrin në një vdekje të mundimshme.
Në kohët moderne, është më rëndësi fakti që me ndihmën e gjithfarëlloj provave të rreme shkencore t’u them njerëzve se pijet alkoolike në fakt janë të shëndetshme dhe se duhet të përdoren. Për shembull, vera dhe birra. Është e vërtetë se disa materie nga rrushi dhe nga elbi, janë të shëndetshme për organizmin njerëzor, mirëpo këto janë të parëndësishme nëse krahasohen me dëmet që shkaktohen nga materiet e tjera në organizëm dhe dëmin që unë mund t’i bëj njeriut të dehur.
Mirëpo, para se të vdesë, unë këtë njeri e shfrytëzoj në masë tejet të madhe duke ia hidhëruar jetën atij dhe të afërmve të tij. Duke filluar nga sugjerimet e mia që të jetë i dhunshëm ndaj tyre e deri tek fakti që në vend që t’i shpenzojë të ardhurat e veta për nevojat e duhura jetësore, për shkak të varësisë, t’i harxhojë ato në alkool. Kuptohet, ai fatkeqësinë e vet nuk dëshiron t’ia veshë alkoolit...
DROGA
Kam gjetur bimë edhe më helmuese se duhani. Me zhvillimin e imoralitetit dhe poshtërsisë, e duke falënderuar kiminë, sot kam arritur që njerëzit t’i bëj që fitimin e vet ta bazojnë mbi vdekjen e njerëzve të tjerë. Nëse kam arritur ta bind njeriun të kënaqet me diçka aq të panatyrshme, siç është tymi, kam qenë i sigurt se do të arrij ta shtyj shumë shpejt edhe drejt vetëvrasjes. Vetëm me kusht që kënaqësia të jetë më e madhe. Dhe është më e madhe. Por, më i madh është edhe pushtimi, sundimi im mbi një person të tillë.
Nuk ishte e vështirë që ta nxisja njeriun që nga gjendja e mjerimit në të cilën jeton sot, duke falënderuar mundimin tim të palodhshëm, të kërkojë çlodhjen momentale në kënaqësinë dhe lumturinë që i ofron droga. Kuptohet se ai nuk mendon varësinë, e aq më pak atë se çka ndodh në trurin e tij për shkak të përdorimit të drogës që ta ndjejë vetën ashtu. Dhe të gjithë mendojnë se do ta ndërpresin konsumimin. Dhe, e ndërpresin, atëherë kur vdesin.
Para kësaj, kuptohet, janë mundimet. Shumë mundime. Edhe të tijat edhe të të afërmve të tij. Vjedhjet, rrenat, mashtrimet, vrasjet, sëmundjet, dhimbja shpirtërore...
LABIRINTI
Kur bëhet fjalë për shëndetin tënd, deri tani ke mundur të kuptosh se gjendesh në një labirint tepër të komplikuar. Rrugëdalja ekziston, por ti je mësuar në kushtet e labirintit. Këtë labirint ti sot e quan jetë normale. Për shumë njerëz do të ishte shkatërruese sikur të dilnin nga labirinti ku i kam futur unë. Së paku ashtu e kam bërë të duket. Krahas nxitjes së vrazhdësisë së njeriut, rrugëdalja nga ky labirint gjendet gjithnjë e me më vështirësi..
Vrazhdësinë e njeriut e kam çuar deri në atë pikë, sa që njerëzit për shkak të fitimit të tyre ndalojnë plotësisht të kujdesen për pasojat që sjell mënyra e fitimit të tyre mbi njerëzit e tjerë. Rastin më të dukshëm e kam përmendur kur kam folur për drogën, por edhe në fushat e tjera është e ngjashme, me dallimin se njerëzit nuk i bren ndërgjegjja, pasi vetë njeriu me ligjet e veta e ka lejuar këtë. Shiko një kultivues të duhanit. Mos vallë mendon se atë e intereson se sa njerëz do të vrasë me duhanin e vet, me kancerin e mushkërive apo me gjakderdhje në tru? Mendon se ai e konsideron veten tregtar të vdekjes? Kuptohet që jo. Për më tepër, ai sulmon shpërndarësin e drogës duke mos e kuptuar se edhe ai vetë po bën të njëjtën gjë.
Shiko një prodhues të verës apo të ndonjë pijeje tjetër alkoolike. A e mendon ai se sa njerëzve do t’u shkaktojë varësi dhe vdekje të parakohshme, se sa njerëzve do t’u sjellë mundime të vërteta në familje për shkak të dehjes dhe pasojave të saj? Nuk e mendon. Nuk janë pak. Dhe nëse ai e bën këtë, jam unë ai që atë, si edhe vetë prodhuesin e duhanit, i qetësoj me mendimet se ata nuk shtyjnë askënd që t’i përdorë këto prodhime, ata vetëm fitojnë për të jetuar. Dhe kështu, mendimet e tyre lidhen vetëm me fitimin.
Fitimi gjithashtu shtyn një kultivues të kafshëve që t’i ushqejë ato me ushqim tejet të pashëndetshëm në mënyrë që kafshët të fitojnë sa më shpejt peshë dhe në këtë mënyrë të zvogëlojnë shpenzimet e prodhimit. Ai nuk stepet as para dozave të tepruara të barnave për të mbrojtur investimin e vet, si edhe të hormoneve dhe preparateve të tjera të ndryshme kimike, në mënyrë që përfitimi të jetë sa më i madh. Ti ke arritur në konkluzionin që ai nuk mendon për pasojat negative që ndikojnë te njerëzit që ushqehen me një mish të tillë. Ai, në momentin që numëron paratë e fituara, mendon shumë pak lidhur me problemin e shëndetit të tepërt, me problemin e sëmundjeve të ndryshme të të tjerëve që shkakton fitimi i tij. Kur e nxis ta bëjë këtë gjë unë jam aty edhe ia ndryshoj mendimin lidhur me pasojat që shkakton kjo gjë. Situatë aspak më e mirë nuk është as me prodhuesin e frutave dhe perimeve. Qëllimi i tij është plotësisht i njëjtë. Fitimi. Paratë. Nëse frutat dhe perimet duhet të spërkaten me pesticide të ndryshme madje edhe dhjetë herë, ai nuk do të lodhet për këtë. Ai dëshiron vetëm që prej mbjelljes e deri te vjelja ta ketë frytin të gatshëm për shitje. Me këtë „të gatshëm“ ai nënkupton paraqitjen e bukur komerciale. Koha që duhet të kalojë që nga trajtimi i bimës me pesticid e deri te përdorimi, në raport me fitimin, është në plan të dytë. Sa më pak profesionist të jetë personi, aq më pak vlerësohet kjo gjë.. Në këtë mënyrë, të gjitha ato pesticide - helme për trajtimin e bimëve kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barnave, bëhen efikase në organizmin njerëzor duke shkaktuar lloje të ndryshme sëmundjesh nga më të rrezikshmet. Mirëpo, kush mendon për këtë gjë, pasi fiton paratë për mundin e investuar? Me kujdesin për fitimin, arrij të mbys plotësisht ndjenjën e fajit për shkak të tregtisë me të tjerët.
Çka mendon, se do të dalë prodhuesi i duhanit nga ky labirint, kur të shohë se çfarë fitimi i sjell ai, qoftë edhe përkundër vdekjes me të cilën tregton? Se do të ndalojë prodhuesi i alkoolit të merret me të, duke parë pijanecin se si ngrihet në hendek? Se do të kujdesen më shumë për mënyrën e shëndetshme të kultivimit kultivuesit e perimeve dhe kafshëve nëse u zvogëlohet fitimi i tyre? Jo! Me para dhe me fitim ata dëbojnë zërin e arsyes.
INDUSTRIA
Menjëherë të shkon në mendje një numër i madh të punësuarish. Paramendo tani sikur ta mbyllë dikush industrinë e duhanit, sa njerëz do të mbeteshin pa punë? Pastaj industria e mishit? Pastaj industria e prodhimeve të ëmbëlsirave, alkoolit... a e kupton tash se përse po flas për labirintin?
Më pyet se ku është rrugëdalja? Për fatin tim, për shumëkë rrugëdalja nuk ekziston. Futja e materieve të shumta të panatyrshme dhe të dëmshme për organizmin është bërë aq e zakonshme saqë askush nuk mendon të heqë dorë nga kjo. Sot është plotësisht normale që të hamë ëmbëlsira jo të shëndetshme, të pimë alkool, të pimë duhan, të hamë mish. Dhe për ato pak perime dhe fruta unë jam përkujdesur që njerëzit që dëshirojnë të fitojnë sa më shumë t’i nxis që t’i prodhojnë të helmuara. Po e sheh përgjigjen? A po jo? Që t’i anashkaloni të gjitha kurthet e mia do të duhet të hiqni dorë prej gjithçkaje dhe të prodhoni personalisht ushqimin tuaj. Mirëpo kur do të shikonit atëherë televizor, kur do të lundronit nëpër internet? Kur do të pushonit? Kur do të fitonit për t’i arritur trendët që i kam shtruar para teje?
A ka rrugëdalje? Po. Mirëpo ti nuk dëshiron të dalësh. Ti vendos të jetosh ashtu siç ta kam përcaktuar unë, do të hash atë çka të kam imponuar unë si ushqim, do të pish atë që të kam imponuar unë si pije. Do t’i pranosh stilet dhe qëllimet e jetës që i kam trilluar unë për ty. Do të vdesësh i sëmurë, ashtu siç e kam paramenduar unë vdekjen tënde.
Tani arrijmë deri te pjesa më interesante. Deri te barnat. Po, për shumë sëmundje që i kam shkaktuar unë në mënyrën time, ekzistojnë barnat. Madje edhe barnat efikase. A mendon se dikush do t’i dhurojë ato për shkak të gjendjes së pafat në të cilën ke rënë duke u sëmurur? Jo. Do t’i shesë ato. Nëse do të kesh mjaft para. Ti veç e ke kuptuar se arma më e mirë në shkatërrimin e njeriut- është njeriu tjetër. Njeriun kam arritur ta çoj deri në atë gjendje të vetëdijes që në mënyrë të pashpirt të mund të shikojë fëmijën se si vdes nga një sëmundje e rëndë, për faktin se prindërit e tij nuk kanë para ta blejnë barin të cilin e ka ai. Ti pyet veten se si është e mundur që dikush që e ka barin apo dijen me të cilën mund ta shpëtojë jetën, mund të kërkojë para për këtë? A thua njerëzit nuk do të duhej të ndihmonin njëri-tjetrit? Lëri ato ideale të Krijuesit. A thua ke harruar ndikimin tim? A mendon se do të ishe më i mirë sikur të ishe në vendin tim?
Por nuk ndikoj unë në shëndetin tënd vetëm përmes asaj që fut brenda vetes apo nuk fut brenda vetes. Unë kam edhe mënyra të tjera për të të dëmtuar.
EKOLOGJIA
Për një kohë të gjatë nuk e kam kuptuar se pse Krijuesi në fjalën e vet ka thënë se kohët e fundit dielli do të djegë më shumë. Por tani e di. Në mëshirën e vet ai e ka mbështjellë tokën me mbështjellësin e ozonit, me të cilin atë dhe banorët e saj, i mbron nga rrezatimi i dëmshëm. Me zhvillimin e teknologjisë vërejta se për një arsye apo për një tjetër toka po ngrohet gjithnjë e më shumë. Shumë shpejt e kuptova se me ndotjen e atmosferës dobësohet mekanizmi i saj mbrojtës dhe se rritet ndikimi i efektit serrë. Menjëherë fillova që t’i nxis njerëzit ta ndotin atmosferën në mënyra nga më të ndryshmet. Kur e zbuloi njeriu se çka ka bërë, unë isha mjaft i kënaqur, ndërsa dëmi ishte i pariparueshëm. Marrëveshjet e shumta, të nënshkruara nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, nuk ndihmuan,, pasi arrita të ndikoj mbi dëmtuesit kryesorë të atmosferës që për interes të shteteve të veta dhe përfitimit të banorëve të tyre të mos i nënshkruajnë marrëveshjet mbi zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshëm.
Me çdo tentativë timen arrij një sukses të madh që pikërisht me ndihmën e njeriut ta bëj jetën e tij sa më të mundimshme.
Kur është në pyetje ekologjia, a më duhet të flas për gjendjen e pashpresë, në të cilën gjendet planeti ku jeton ti?
Për shkak të fuqisë dhe parave është zhvilluar energjia nukleare. Ajo si e tillë nuk është e keqe, është fitimprurëse, por me mbetjet radioaktive do të shkatërrojë një numër të madh njerëzish që do të jetojnë në të ardhmen. Jo vetëm për shkak të aspektit të dëmshëm që kanë, por edhe për shkak të deponimit të pakujdesshëm dhe të kushtëzuar me korrupsion. Me gazrat lëshuese, me pajisjet e mëdha industriale që lëshojnë në atmosferë sasi të mëdha tymi, ajrin që ti merr e kam bërë shumë të dëmshëm. Gjithashtu edhe ujin që bëhet gjithnjë e më i ndotur me tërë këtë industri dhe me ujërat e ndotura të qyteteve, kështu që bëhen të papërshtatshme për jetë. Kam për qellim që t’i shkatërroj të gjitha rezervat e ujit të pijshëm. Dhe jam në rrugë të mirë për ta bërë këtë. Por, kam frikë se Krijuesi nuk do të më japë kohë të mjaftueshme për këtë.
Mirëpo, vdekjen, frikën dhe mundimin mund ta sjell edhe në mënyra të ndryshme. Për shembull- me cunami. E shkëlqyer apo jo? Nga vrimat në mbështjellësin e ozonit dhe nga ndotja e atmosferës, temperatura në tokë është rritur në mënyrë të ndjeshme. Çka do të ndodhë? Polet do të fillojnë të shkrihen. Akullnajat gjithashtu. Niveli i detit do të ngrihet. Një sërë qytetesh do të gjenden nën ujë. A lodhen banorët e këtyre qyteteve lidhur me këtë? Mendimet e tyre i okupoj me qindra gjëra të tjera, kështu që as që mendojnë për katastrofën. Edhe ky është qëllimi im. Sa më pak të jenë të gatshëm për katastrofën, aq më shumë do të shkatërrohen.
Ngrohjen globale dëshiroj ta përshpejtoj edhe më shumë duke shkaktuar zjarre të mëdha në pyje dhe shkatërrim të pyjeve me prerjen e drurëve me qëllim që për ç’arsye toka të bëhet vend gjithnjë e më i ngrohtë dhe gjithnjë e më i papërshtatshëm për jetën. Përpos kësaj, në mënyrë të palodhshme po angazhohem që të shkaktoj në mënyra të ndryshme edhe katastrofa të mëdha ekologjike. Tankeri i rrëzuar! Loja ime e preferuar! Tërë ekosistemi i kësaj hapësire prishet në mënyrë të pakthyeshme. Nevojiten me dhjetëra vjet që vetëm të zbuten pasojat e një dëmi të tillë.
Arsyeja e suksesit tim për shkaktimin e katastrofës botërore, siç edhe mund ta paramendosh është manipulimi i suksesshëm i njerëzve në nivel individual. Duke u nisur nga fakti që të nxis ta hedhësh pa kujdes qesen e plasmasit apo baterinë e zbrazur, e deri tek kimikatet e ndryshme që derdh në kanalizim, hedh në tokë e kështu me radhë.
Rrugëdalja? Nuk ekziston! Krijuesi e ka parë shumë kohë më parë këtë dhe ka paralajmëruar për një gjendje të tillë. Qëllimi im është duke u plotësuar. Rrjeti i shkatërrimit të llojit njerëzor është lëshuar plotësisht. Dhe ti je në këtë rrjet. Kësaj here me vetëdije. Dhe nuk mund të dalësh. Nuk dëshiron të dalësh.
MODA
Ke fatin të njohësh krijuesin më të madh të modës të të gjitha kohërave. Mua. Po pyet veten se pse të lodhem unë për modën? Për arsye se kjo është mënyra unike për të arritur shkatërrimin e njeriut si në fushën e moralit edhe në atë të shëndetit në të njëjtën kohë. Do të vëresh se rrobat janë gjithnjë e më të vogla, janë gjithnjë e më të shkurtra. Jo, kjo nuk është pasojë e ngrohjes globale, por e strategjisë sime të kujdesshme për të injektuar gradualisht imoralitetin ekstrem. Njerëzit që krijojnë rroba i nxis që të promovojnë imoralitetin provokues me veshje dhe mbathje tejet të pashëndetshme dhe jopraktike. Pasi njeriu me kohë karakterizohet nga një shëndet i plogët, është tejet e thjeshtë që ta bëj përjetësisht të sëmurë dhe të paaftë në mënyrën e veshjes. Posaçërisht femrat. I kam disa detaje veçanërisht moderne (lexo- të pashëndetshme) në rrobat dhe mbathjet e femrave. Kanotieret e shkurtra, mbathjet tanga, takat e larta, fundet e shkurtra... çka mendon, cili është shkaku i sëmundjeve të shpeshta, të sterilitetit, të inflamacioneve të rrugëve urinare, nervit shiatik, deformimeve të kurrizit dhe të shputave si dhe sëmundjeve të tjera te femrat. Po! Pikërisht te veshmbathja që e përgatis unë për to. Angazhohem në mënyrë të veçantë që t’i nxis ato më të rejat në moshë, që të fillojnë të mbajnë sa më herët një veshmbathje të tillë në mënyrë të tillë që të mundohen më herët dhe më gjatë.
Përveç faktit që femrat në këtë mënyrë bien edhe vetë në kurthin e imoralitetit, ato i bëjnë meshkujt, përplot hormone dhe paragjykime të humbasin kontrollin duke i nxitur në epsh. Kjo për mua është veçanërisht e rëndësishme ngaqë për Krijuesin një sjellje e tillë identifikohet me tradhtinë. Në këtë mënyrë, si femrat ashtu dhe meshkujt i vendos para ndëshkimit të Krijuesit.
I rëndësishëm është fakti që kam arritur sukses t’i bëj meshkujt që të mos u kushtojnë dashurinë dhe kujdesin e duhur bashkëshorteve të tyre. I kam nxitur gratë të mendojnë se pikërisht veshmbathja është mënyra më e mirë për t’u tërhequr vëmendjen atyre. Kuptohet, shumë prej këtyre grave të mjera as që e dinë në fakt se çfarë vëmendjeje tërheqin. Çdo vëmendje të mundshme, përpos asaj që do të dëshironin.
Mirëpo, modë nuk është vetëm veshmbathja. Në modë është të jesh i nxirë nga dielli. Apo jo? Më bukur është të jesh i nxirë se sa të jesh i bardhë. Kur njerëzit të kthjellohen, ata do të kuptojnë marrëzitë e tyre. E njëra prej tyre është edhe kjo. Njerëzit e dinë se rrezatimi tepër i madh i diellit është i dëmshëm, e dinë se lëkura dëmtohet rëndë në këtë mënyrë. E dinë se lëkura dëmtohet në mënyrë të përshpejtuar për shkak të ndikimit të rrezatimit të tepruar të diellit. E dinë se shtresa e ozonit është gjithnjë e më e hollë dhe se të gjitha këto janë disa herë më të dëmshme pikërisht falë kësaj. Mirëpo, atë që shumë njerëz nuk e dinë është se ky diell mund edhe t’i vrasë me gjithë kuptimin e fjalës, madje me një vdekje të mundimshme. Vdekja nga melanoma keqbërëse, gjegjësisht nga kanceri i lëkurës.
Duke ua imponuar me ndërmjetësimin e trendëve të modës lëkurën e nxirë, njerëzit, pavarësisht të gjitha pasojave, dëshirojnë të jenë të nxirë. E kush lodhet më për njolla? Edhe ato le të rreziten. Mirëpo, ato nuk e duan diellin, ato nuk dëshirojnë të digjen. Njollat të japin efekte negative shumë shpejt, ndërsa mundësitë e përmirësimit janë shumë të vogla. Në momentin që të shfaqet njolla e dyshimtë, ti mund të jesh përplot me metastaza. Kohën e mbetur do ta kaloj duke të parë me kënaqësi se si e mallkon veten për marrëzitë e tua, ngaqë kjo, në fakt është lëvdata jote dedikuar suksesit dhe gjenialitetit tim.
Mirëpo, trendët e modës nuk kanë të bëjnë vetëm me dukjen dhe veshmbathjen. Trendët e modës që i sjell unë shkojnë edhe më tutje. Automobili është trend i modës, telefoni celular, kompjuteri, laptopi, motoçikleta. Shtrohet pyetja se në ç’ mënyrë mund të të bëjë dëm automobili? A nuk është kjo sot diçka e domosdoshme si edhe shumë gjëra të tjera të panumërta? Po, por mund të mos jetë e domosdoshme, por këtë sot një numër shumë i vogël njerëzish mund t’ia lejojnë vetes pa hyrë në borxhe.
Qëllimi im, nëse ke lexuar me kujdes, është që të të preokupoj aq shumë me obligime të ndryshme, saqë kuptimi i vërtetë i jetës dhe takimi me të vërtetën e Krijuesit të mos të të bien ndër mend. Për këtë arsye, unë vendos si qëllime trendë shumë të shtrenjtë të modës, të cilëve nuk mund t’u kundërvihesh, ngaqë dëshiron të jesh brenda tyre. Ato të shtyjnë që të marrësh borxh, e kur ti merr hua, pse të mos i blesh vetes diçka më të mirë e më të bukur ? Diçka më cilësore. Nuk ka rëndësi fakti se kjo nuk është dhe aq e domosdoshme. Një herë jetohet. Le të shohin miqtë. Le ta kenë lakmi. Për këtë arsye të nxis që të marrësh hua gjithnjë e më shumë, duke blerë gjëra gjithnjë e më të shtrenjta dhe më luksoze. Në këtë mënyrë arrij dy qëllime. Në radhë të parë të preokupoj aq shumë me punë të tepërta për t’i paguar këstet e kredisë ku të kam futur saqë është e sigurt se për Krijuesin nuk do të gjesh kohë të mjaftueshme madje nuk do të gjesh aspak kohë. Nuk ka nevojë të të kujtoj se për këtë arsye do të të mungojë koha dhe do të lësh pas dore edhe veten, edhe partnerin tënd. Veçanërisht fëmijët tu, nëse i ke. Do t’i lejosh që t’i edukoj unë. Përmes televizorit, lojërave kompjuterike, internetit... në anën tjetër gjërat që i ke lejuar vetes të bëjnë krenar dhe mendjemadh, kështu që edhe nga ky aspekt e kam të garantuar se Krijuesi nuk mund të ketë qasje te ty, por as ti tek Ai.
Kultivimi i thjeshtësisë së vërtetë, për shkak të së cilës ka ardhur Shëlbuesi, shërben si mbrojtje e sigurt prej meje dhe mundëson qasjen ndaj Krijuesit. Në kohët moderne Unë kam arrit ta prezantoj si mangësi të karakterit, si karakteristikë që e bën njeriun të prapambetur.
E ti nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë kështu për ty, dëshiron të jesh modern. Dëshiron të jesh dikush. Unë do ta mundësoj këtë; unë do të ndihmoj në të gjitha mënyrat. Pse? Për arsye se kjo do të të bëjë udhëtar besnik drejt shkatërrimit tënd.
Trendët e modës... këto janë manipulime me anë të të cilave e mbaj botën në grusht në mënyrë të sigurt dhe të fuqishme. A e sheh se sa thellë je futur në ato që kam trilluar unë për ty? Mendon se mund të dalësh? Ndoshta, por për këtë do të duhej fuqia që shumë herë e tejkalon fuqinë tënde dhe timen. Fuqia deri tek e cila ti nuk dëshiron të shkosh.
MUZIKA
Njëra nga dhuratat më të mëdha që u ka dhënë Krijuesi engjëjve dhe njerëzve, por edhe shumicës së krijesave të Tij është dhuntia e krijimit të muzikës. Si çdo dhuratë tjetër që ua ka dhënë Krijuesi krijesave të veta, edhe këtë qeniet e tij e kanë shfrytëzuar për të shprehur dashurinë dhe të mirën e Tij ndaj tyre. Shumë shpejt e kuptova se muzika ka një ndikim të veçantë te të gjitha qeniet njerëzore. Ajo ndikon thellë në trurin e njeriut, në sjelljen dhe humorin e tij. Meqenëse në fillesat e saj ishte mjet për shprehjen e kënaqësisë dhe falënderimit të veçantë, e pyeta veten a do të mund të bëja të kundërtën me një renditje të caktuar të tingujve: me ndihmën e muzikës t’i shtyj njerëzit në melankoli dhe vaj, t’i nxis në agresivitet, t’i shtyj të bëhen të dhunshëm. I çoj në gjendje që nuk mund ta sundojnë plotësisht trurin e tyre apo në çfarëdo mënyre tjetër i bëj të ndihen të pafat.
Ti po e zbulon përgjigjen apo jo? Kuptohet se kam arritur sukses lidhur me këtë. Jam veçanërisht i gëzuar se pikërisht këtë dhuratë të madhe që e keni fituar, kam arritur ta keqpërdor.
U befasova shumë kur pashë se ç’ndikim ka në gjendjen shpirtërore përsëritja ritmike dhe e gjatë e toneve apo zërave të veçantë. Kjo e sjell trurin e njeriut në gjendjen e dehjes- në gjendjen kur në masë të madhe mund ta marrë kontrollin mbi trurin e personit që e dëgjon apo ekzekuton këtë muzikë. Këtë e shfrytëzova veçanërisht në ritet e disa besimeve lindore. I hulumtova pjesët e tingujve dhe renditjes së toneve në trurin njerëzor, por edhe shpejtësinë e ritmit dhe arrita në zbulime të befasishme
Kuptova se jo gjithkush është i ndjeshëm ndaj të njëjtit lloj muzikor.. Dhe për këtë arsye i frymëzova njerëzit që të krijojnë stile të ndryshme të muzikës. Arrita që me anë të muzikës hevi-metal dhe rok të zgjoj agresivitetin,, me anë të hip-hopit apo muzikës së vallëzimit të zgjoj imoralitetin e plotë.. Madje kam arritur që të nxis te njeriu ndjenjën e transit - mendjemadhësisë nëpërmes muzikës serioze. Muzikën e caktuar rejv dhe tekno e kam kthyer në një arsye të shkëlqyer për marrjen e drogave, në mënyrë që të plotësoj ndikimin e toneve ritmike dehëse. Llojet e ndryshme të të ashtuquajturës muzikë popullore i kam bërë shkas të shkëlqyer për konsumimin e alkoolit..
Muzika ime e preferuar është ajo që i nxit njerëzit në akt konkret, në aktin e vetëvrasjes. Vetëvrasja e njerëzve që kanë përjetuar një gjë të keqe, shkëputje të lidhjes së dashurisë, fatkeqësi apo ngjarje të ngjashme. Me tone të zgjedhura me kujdes mendjen e njeriut e orientoj drejt një gjendjeje të tillë që të shohë si rrugëdalje të vetme marrjen e jetës së vet.
Po, e di se ndjen neveri. A thua diçka kaq të bukur mund ta përdorësh për shkatërrimin tënd? E the këtë: asgjë nuk mund të përdorë Krijuesi që të mos të mund ta keqpërdor unë. E sheh se je viktima ime edhe në këtë fushë? Je i vetëdijshëm se me muzikë kohë pas kohe të kam bërë agresiv, të kam nxitur që të konsumosh drogë apo alkool, të kam gëzuar apo të kam çuar në gjendje dëshpërimi. Kur të kam gëzuar këtë e ke festuar me alkool, e anasjelltas. Sa herë të kam nervozuar me muzikë ke qenë tejet arrogant ndaj të tjerëve, duke mos ditur se shkak për këtë ka qenë muzika ime?
Një numër i madh i yjeve të sotme të muzikës duhet të më falënderojnë pikërisht mua për famën e vet. Unë jam ai që i frymëzoj që të krijojnë vepra aq të shumëllojshme. Shumë prej tyre nuk dinë ta bëjnë këtë, por shumë të tjerë dinë dhe më falënderojnë haptazi për këtë. Ata janë ithtarët e mi, përmes të cilëve, përpos se veproj me muzikën e tyre në gjendjen tënde shpirtërore, përhap edhe trendët e modës, këndvështrimet morale - në fakt imoralitetin përmes të cilit ta bëj fakt të kryer. Pastaj, kuptimin dhe konceptin e shtrembëruar të së drejtës dhe nderit, qëllimeve të paarritshme, të cilat e shtyjnë njeriun e thjeshtë në pakënaqësi për shkak të jetës së shëmtuar të tij. A më duhet të të them se unë qëndroj pas kësaj dhe se dikush do ta pëlqejë e dikush nuk do ta pëlqejë një lloj të muzikës? A do të jetë lloji i muzikës i pranuar apo jo? Unë i manipuloj njerëzit edhe në këtë fushë. Isha në mënyrë të veçantë i kënaqur kur jo shumë herët, në garat e mëdha për këngën më të mirë arrita të vendos në fronin e fituesit pikërisht atë që e nënçmon Krijuesin. E di se për çka po flas, apo jo? E sheh, ndonëse veproj gjithnjë e më haptas, dhe në këtë mënyrë në vend që ju të afroheni me Krijuesin, ju largoheni gjithnjë e më shumë prej tij. Shija juaj bëhet ashtu siç e përcaktoj unë.
Por muzikën mund ta bëj edhe shkak të përhershëm të mundimeve. Këtu nuk është me rëndësi lloji i muzikës, por intensiteti i saj. A e di se çka i bën zhurma ndjesisë tënde të dëgjimit? A e di se zhurma shkakton fishkëllim apo shushuritje të përhershme dhe të pandërprerë në kokën tënde? Me breza të tërë i dëmtoj njerëzit në mënyrë të tillë. A e dinë shkakun e mundimeve të veta? Jo. Për këtë arsye as fëmijët e tyre nuk mund t’i mësojnë për ndikimin e dëmshëm të muzikës me volum të lartë. Siç nuk ka pasur njeri të të mësojë ty lidhur me këtë. A je i ndërgjegjshëm rreth asaj se sa më takon mua? A është qesharake për ty aq sa ç’ka qenë dhe në fillim të librit kjo çështje?
Ke vendosur të ikësh? Ta ndërpresësh lidhjen me mua? Do të kërkosh ndihmë nga Krijuesi për këtë, pavarësisht se do të duhet të ndryshosh pjesën më të madhe të shprehive të tua jetësore?
A thua mendon se afër Tij do të jesh i sigurt pasi Ai ta ka premtuar këtë? Ai sigurisht që me gjithë qejf do t’i plotësonte premtimet e veta, por duhet ta ketë edhe mbështetjen e vullnetit tënd. E unë aq lehtë mund të të heq nga duart e tij sa që do të t’i përshkruaj edhe mënyrat e robërimit që u kam bërë edhe hulumtuesve më të flaktë dhe më të përkushtuar të Biblës, edhe atyre që mendojnë se i kanë kapërcyer të gjitha kurthet e mia. Edhe pas të gjitha shpjegimeve të detajuara, unë do të jem përsëri në gjendje të shkaktoj shkatërrimin tënd të përhershëm.
Athua ke menduar se besimi do të mbetet fusha ku ti do të jesh i sigurt? Pikërisht këtë e kam bërë fushën më të pasigurt. Fushën e kujdesit tim më të madh, të angazhimeve dhe fitoreve të mia më të mëdha. Që ta shkatërroj përjetësisht duke e mbajtur larg nga të vërtetat e Krijuesit është realizim i qëllimit tim dhe më sjell një kënaqësi të veçantë, por ta arrij këtë, duke të mbajtur në bindje se po i shërben Krijuesit dhe se je besimtar i mirë, kjo është kënaqësia ime e posaçme.
Sa i përket Krijuesit, kurthet e mia bëhen gjithnjë e më të padukshme, ndërsa trillimet e mia bëhen gjithnjë e më të ngjashme me të vërtetën.
A je i vetëdijshëm se sa e vështirë dhe e rrezikshme është kjo rrugë për ty nëse vendos të ecësh nëpër të? Deri sa të marrësh një vendim të tillë, puna ime është që të të mbaj në rrugën e shkatërrimit. Nëse kjo nënkupton mirëqenien, unë do të ta jap edhe atë.
Mirëpo, nëse vendos të shkosh drejt Krijuesit, unë do të jem vazhdimisht pranë teje. Do ta ruaj secilin hap tëndin, do ta shfrytëzoj secilin rast që të të bëj të mundohesh. Qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt kundër teje apo kundër të afërmve të tu. Praninë time do ta ndjesh gati fizikisht. As në planetin tënd nuk mund t’i shërbesh dikujt e të kalosh i padënuar.
A thua Krijuesi nuk do të mbrojë? Kuptohet se po. Mirëpo problemi yt është se ai do të më lejojë të t’i sjell disa probleme të caktuara. Me to ai dëshiron që të ndërtojë karakterin tënd, ndërsa unë dëshiroj që ta dobësoj besimin tënd në Të. Gjithmonë e pranoj këtë sfidë, ngaqë në numrin më të madh të rasteve fitoj pikërisht unë. Kjo është për mua lojë argëtuese edhe për faktin se do të të shtyj që edhe ato probleme që i ke shkaktuar ti vetë, t’ia bashkëngjitësh dënimit të Krijuesit dhe të fajësosh pikërisht Atë për mosplotësimin e premtimeve për të të mbrojtur dhe udhëhequr. E bukur apo jo?
Ja, unë të ndihmoj të nisesh drejt Krijuesit, jo që ti të arrish shëlbimin tënd, por që fitorja ime të jetë sa më e madhe.
KAPITULLI 33
UDHËKRYQI
Në këtë moment ti e di se dëshiron vetëm të largohesh. Të ikësh larg duarve të mia, larg fushës së veprimit tim. Më duhet të të them menjëherë: kjo nuk do të ndodhë. Por nëse ti dëshiron ta provosh...
Ku është Krijuesi? Nëse ke lexuar me kujdes, ke kuptuar deri më tani se ku nuk është. Të kam zbuluar një sërë mashtrimesh dhe mësimesh që i kam trilluar me qëllim që të të vështirësoj gjetjen e Krijuesit.
Ke kuptuar se ai të është shfaqur vetëm përmes një libri- Biblës. Ke kuptuar gjithashtu se ekzistojnë qindra grupe besimtare të bazuara në Bibël. Në cilin grup do të shkosh ti? A të shkosh në ndonjërin prej tyre apo do ta lexosh edhe më tutje dhe do ta praktikosh vetë për vete atë që do të zbulosh në Bibël? Unë personalisht do të dëshiroja që të vendosësh për mundësinë e dytë. Për disa shkaqe. Në radhë të parë, për shkak të njohjes së dobët të Biblës dhe për shkak të paragjykimeve që ke për të, do t’u nënshtrohesh tej mase ndikimeve të mia. Të vërtetat që do t’i zbulosh, do t’i zbulosh në dritë jo të plotë dhe me ndihmën time të pakursyeshme me siguri do t’i kuptosh në mënyrë të gabuar pas një shpjegimi të njëanshëm.
Pra, për ty mundësia e parë është ajo e duhura: të kërkosh grupin e njerëzve që ka zbuluar numrin më të madh të të vërtetave biblike dhe që është ndriçuar më tepër nga Krijuesi për sa i përket shëlbimit.
Si ta zbulosh këtë? Do të mendosh se ky me siguri është grupi më i madh dhe më i shumtë në numër i besimtarëve. Por do të them diçka: kur bëhet fjalë për fenë, ASNJËHERË shumica nuk ka qenë në anën e Krijuesit. Dhe asnjëherë nuk do të jetë. Ti e ke kuptuar se fitorja, sipas njerëzve të përfituar për vete me mijëra vjet, është e imja. Shëlbuesi u ka tërhequr vëmendjen se duhet të kërkoni derën e ngushtë dhe rrugën e ngushtë, çka do të thotë se shumicën duhet ta anashkalosh. Duhet të kërkosh një grup të vogël njerëzish besimtarë. Por cilin? Unë kam themeluar me qindra grupe me qëllim që ti të mos mund t’i gjesh.
Shumica e tyre bazohen në përshtatjen e të vërtetave për individin dhe jo anasjelltas, dhe e gjitha kjo ndodh për shkak të refuzimit për të pranuar disa detyra prej Krijuesit. Ja edhe shembulli: Shëlbuesi tha që ta doni të afërmin si vetveten. Ju, njerëzit, për shkak të nxitjes sime ndaj egoizmit, nuk mund ta pranoni këtë dhe atëherë tentoni me anë të filozofive të ndryshme drejt të cilave ju shtyj sërish unë, ta shtjelloni ndryshe një deklaratë tejet të padyshimtë. Kështu krijohen „të vërtetat” e reja. Kur të grumbullohet një numër i caktuar i „të vërtetave” të tilla, ato do të bashkojnë rreth vetes njerëzit që në të njëjtën kohë dëshirojnë të jenë besimtarë, por që nuk dëshirojnë të zbatojnë përpikmërisht atë që thotë Krijuesi. Kështu e vërteta bëhet filozofi e imja e mjegulluar. Për këtë arsye nevojitet një tjetër filozofi që do të hedhë poshtë filozofinë time në mënyrë që përsëri të arrihet deri te thjeshtësia e të vërtetave që Krijuesi u dha njerëzve. Dhe të gjitha këto e bëjnë besimin tepër të komplikuar, të mundimshëm, refuzues...
Për të gjetur të vërtetën e Krijuesit, do të duhet ta studiosh Biblën tejet me kujdes dhe të jesh i gatshëm të heqësh dorë nga parimet imorale që të kam imponuar unë, dhe të pranosh ato bibliket. Kuptohet, do të të duhet të jesh i kujdesshëm që të mos kalosh në fanatizëm dhe ndërkohë të mos i refuzosh ato që kanë rëndësi kyçe. Mirëpo shumë lehtë mund ta kuptosh çka është ajo që vlen përgjithmonë si kriter, pavarësisht kulturës dhe civilizimit.
Pastaj do të duhet të studiosh me kujdes besimet e sotme dhe të shohësh se cili prej tyre i përmbahet në masën më të madhe asaj që ka predikuar Shëlbuesi deri sa ishte në tokë, dhe asaj që kanë predikuar dhe mbajtur apostujt pas tij. Do të duhet të zbulosh se cili grup nuk i ka futur ndryshimet lidhur me ligjet, zakonet, mënyrën dhe kohën e takimit, mënyrën e predikimit të së vërtetës, por i bën pikërisht në mënyrën burimore.
Do të duhet të derdhësh shumë mund për të zbuluar se cili grup i njerëzve e bazon mësimin e vet në atë që kanë thënë hebrenjtë dhe cili ka vazhduar pikërisht aty ku ata me ndihmën time kanë gabuar rrugën, ndërkaq në të njëjtën kohë do të duhet të tentosh të anashkalosh ato grupe besimtarësh që kanë të përfshira dhe elementet e paganizmit.
Përpos kësaj, duhet të zbulosh se cili grup njerëzish nuk është në sundimin tim për sa u përket fushave të ndryshme të jetës që të kam përshkruar.
Ti pyet veten a nuk do të duhet ta kërkosh kishën që bazohet në dashurinë flijuese dhe të sinqertë të besimtarëve të saj, në vend që të kërkosh grupin e njerëzve që ka të vërtetën më të madhe me vete? Pak durim, të kam përgatitur një befasi...
Befasi të këndshme? Nuk do ta thosha!
Do të ishte më e thjeshtë sikur të ta kisha treguar me gisht atë grup njerëzish? Do të ishte por a ke harruar se qëllimi im nuk është që të ta lehtësoj jetën, por që të ta shkatërroj atë.
Ndoshta këtë grup nuk do ta zbulosh me tentativën e parë, mirëpo nëse do të kërkosh me sinqeritet, pavarësisht se çka do të kërkojë grupi prej teje, me siguri do ta gjesh. Mirëpo sinqeriteti kërkon përulësi dhe njohje të gabimeve të tua, për shkak të së cilave unë do të të jap një sërë arsyetimesh për të mos qenë i sinqertë dhe për të mbetur aty ku je. Nëse gabon në tentativën e parë, unë me të gjitha fuqitë e mia do të tentoj që të të ruaj aty, në bashkësinë fetare të gabuar, duke të lënë me bindjen se ke ardhur në vendin e duhur. Të vërtetat e duhura do të t’i shpjegoj si të pavërteta, ndërsa të pavërtetat si të vërteta. Do të tentoj që të mbetesh në atë bashkësi fetare që i përgjigjet më së miri bindjeve të tua fetare dhe botëkuptimeve të tua, e të mos vish midis njerëzve që prej teje do të kërkojnë ndryshimin e dukshëm të karakterit.
A të duket e realizueshme ideja që të ikësh prej meje? A mendon se edhe përkundër të gjitha hallkave me të cilat të kam lidhur pas vetes, ti ke ende mençuri, fuqi dhe besim ta gjesh rrugën deri te Krijuesi? Kuptohet se nuk e ke. Mirëpo, unë kam vendosur që ti të zbulosh fshehtësitë tua dhe të të mundësoj që për një çast të lirohesh nga pushteti im. Do të mundësoj që të vish në takim me të vërtetën. Në takim me Krijuesin.
Sa më mirë që ta njohësh, aq më i vështirë do të jetë kthimi mbrapa. Mirëpo, në rastin tënd kjo për mua është një sfidë e pranueshme.
Sa më shumë që ta njohësh, aq më shumë do të shtohen përgjegjësitë. Sa më shumë që ta njohësh, aq relaksim më të madh do të presësh. Por do të vijë e kundërta. Vetëm atëherë do të shohësh shëmtimin tënd në dritën e vërtetë. Dhe atëherë, në vend që të ndryshosh nga themeli, ti me dëshirë do të më kthehesh mua. Vetëm atëherë do të kuptosh i dëshpëruar se për gjendjen në të cilën gjendesh ti, meritat i kam unë. Kjo do të jetë fitorja ime përfundimtare, pasi tani e tutje do të gabosh haptas kundër Krijuesit.
Duke anashkaluar dashurinë e Krijuesit, flijimin e tij për ty, mundimet e tij për të të ndryshuar dhe për të të bërë kështu banor të mbretërisë së vet, do të refuzosh edhe mundësinë e fundit për të dalë nga duart e mia dhe atëherë qëllimi im do të jetë i plotësuar, dhe ky libër do të realizojë qëllimin e vet.
Me anë të këtij libri do të të njoh me Krijuesin. Në të do të zbuloj gati gjithçka që bëj me qëllim që të të mashtroj dhe të të mbaj nën sundimin tim. Me anë të tij do të ngarkoj mbi ty tërë përgjegjësinë e mundshme që ke para Krijuesit kur bëhet fjalë për jetën tënde. Me këtë libër do të mundësoj lirinë e plotë.
A do të humb për shkak të kësaj? Jo!
A mendon se gjatë leximit të këtij libri të kam lënë që me qetësinë e mendjes tënde të arrish në konkluzione? Qëllimi im ka qenë që të zbulosh atë që është më e rëndësishmja për mua dhe Krijuesin, si dhe që të mbash me vetëdije qëndrimin tënd lidhur me këtë. Tani që e di këtë, fitorja më e lehtë që do të realizoj unë është ajo që duke ndikuar në trurin tënd, të të bind se gjithçka çka ke lexuar nuk është asgjë tjetër përveçse një fantazi e dikujt dhe se veprimi më i mirë dhe më i mençur është refuzimi i të gjitha atyre që lexove.
Jepi, fillo ta mendosh se gjithçka që ke lexuar deri tani është fyerje e inteligjencës tënde, fyerje e arsyes tënde të „shëndoshë”, fyerje e shkencës, logjikës... gjuaje këtë libër. A janë këto mendime të tuat apo të miat?
I ke 10 sekonda që të vendosësh...
Nëse edhe përkundër asaj që ke lexuar në libër vendos që të mos ndryshosh asgjë, nëse ke vendosur që t’i refuzosh këto që lexove dhe të mbetesh pas meje, atëherë kjo është koha më e mirë për të ndërprerë leximin e librit. Sidoqoftë në vazhdim nuk do të kuptosh gati asgjë. Puna ime me ty në këtë rast përfundon. Vazhdojmë atje ku kemi mbetur para se të filloje ta lexoje këtë libër. Me dallimin se tani i di të gjitha këto.
E nëse prapëseprapë ke vendosur që të ikësh prej duarve të mia dhe prej pushtetit tim, atëherë është koha që ta mbyllësh këtë libër deri në momentin kur të njihesh me pjesën më të madhe të Biblës. Në të kundërt, do të kuptosh shumë pak. Kuptohet se hulumtimin tënd të Biblës do ta radhis në vendin e fundit të qëllimeve të tua. Të gjitha gjërave të tjera do t’u jap më shumë rëndësi. Çdo gjë të rëndësishme që të është dashur të zbulosh për mua apo për Krijuesin e ke zbuluar. E ke parë ku është vendi yt në tërë këtë situatë. Dhe tani do të tentoj që krahas kësaj njohjeje, qëllimi yt i mirë për t’iu afruar Krijuesit, të mos realizohet..
Qëllimi i mirë? Dikush ka thënë se rruga deri në ferr është e shtruar me qëllime të mira...
Gjithçka që vijon në vazhdim është e lidhur me ata që e kanë kuptuar seriozisht përmbajtjen e këtij libri, e të cilët nuk kam mundur t’i mashtroj që të largohen nga hulumtimi i Biblës.
Vazhdimi i këtij libri u kushtohet pikërisht atyre që e mbajnë veten të përshpirtshëm. Dëshiroj t’iu tregoj se ndonëse jetojnë me bindjen se po i shërbejnë Krijuesit, ata në fakt ende më takojnë mua.
Për këtë arsye, nëse e njeh Biblën, nëse e njeh historinë e popullit të zgjedhur të Krijuesit, mund të vazhdosh leximin.
KAPITULLI 34.
Tani je i bindur se je i përshpirtshëm, religjioz, i transformuar. E njeh të vërtetën mbi Krijuesin. Mbi Shëlbuesin. I njeh të gjitha premtimet e tij. E njeh mirë fjalën e tij. Je i njoftuar me ngjarje që vijojnë, je i njoftuar me rolin tim në të gjitha këto. E ndjen vetën të sigurt në afërsinë e Krijuesit. Ndjen kënaqësi në terrenin e njohur. Në terrenin Tënd.
Më duhet të them diçka : krejt kjo që e mendon se e njeh aq mirë unë e njoh shumë më gjatë dhe më mirë se ti. Terreni yt është vend ku unë gjendem në mënyrë të përsosur me mijëra vjet. Shumë më mirë seç do të gjendesh ti ndo kurrë. I njoh qindra mënyra me ndihmën e të cilave mund të të sjell nga siguria e Krijuesit në terrenin tim. Por më së miri prej të gjithave është ajo se ti as nuk do të dish, por do të jetosh në bindjen më të thellë dhe më të sinqertë se je duke i shërbyer Krijuesit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Veç tani beteja për mendjen tënde bëhet interesante. Vetëm kur e ke pranë vetës forcën e Krijuesit, bëhesh kundërshtar i denjë.
Nëse ke kërkuar me sinqeritet deri më tani i ke gjetur me siguri njerëzit që janë të afërt me Krijuesin.
Je paksa i zhgënjyer, apo jo? Kjo është ajo befasia që ta kam përmendur!
Ke prit se njerëzit që i kanë tejkaluar të gjitha mashtrimet e mia dhe ata të cilëve ua ka zbuluar Krijuesi të vërtetat biblike se do të jenë me karakter krejtësisht të ndryshëm nga njerëzit tjerë- nga njerëzit që nuk e njohin Krijuesin. E nuk janë. Së paku jo shumica prej tyre.
Tani kupton për çka të kam folur. Unë gjendem shumë më mirë se ata në atë terren. Shumica prej tyre, ndonëse me bindje janë besnikë ndaj Krijuesit, në fakt janë relativisht larg prej tij. Pyetesh se si është kjo e mundur kjo? Nëse mashtrimet dhe ngatërresat e mia deri tani i ke marrë si dhelparake dhe të mençura, përgatitu ta shohësh kryeveprën time të mashtrimit të atyre që mendojnë për vete se kanë në dispozicion tërë mençurinë dhe fuqinë. Atyre që janë të vetëdijshëm se unë ekzistoj dhe veproj. Atyre që mendojnë se dinë diçka për mua. Përgatitu ta shohësh se si do të përfundosh edhe ti herët a vonë siç përfunduan ata.
Ja përgjigjja për zhgënjimin tënd: a do të befasoheshe sikur të thosha se shumicën e secilit grup të njerëzve vërtetë religjiozë e përbëjnë njerëzit që i kam sjellë unë aty? Kjo është strategjia ime e preferuar të cilën e shfrytëzoj me sukses një kohë të gjatë. Ajo sillet rreth faktit se unë i vështroj njerëzit dhe i mësoj ata që nga lindja e tyre në tokë, duke shënuar secilin gjest të tyre, secilën fjalë apo mangësi të karakterit. Ata njerëz që kanë zhvilluar me ndihmën time ndonjë cilësi të karakterit e që do të veprojnë në mënyrë shkatërruese me bashkësinë, ata i sjell me vetëdije dhe llogari në mesin e njerëzve më të besueshëm të Krijuesit. Për këta njerëz kujdesem posaçërisht dhe tentoj që ata të jenë vetëm pjesërisht të përkushtuar në mënyrë që ato mangësi të karakterit mos t’i ndryshojnë, por në mënyra të ndryshme t’i arsyetojnë dhe t’i ruajnë ato.
Këto mangësi të arsyetuara një herë bëhen shkas i vazhdueshëm për përçarjen, mospajtimin, mos tolerancën, mos organizimin dhe kompromisin brenda grupit që e merr vetën si tejet të afërt me Krijuesin. Në këtë mënyrë e kam siguruar që ky grup i njerëzve në masën më të madhe të merret vetëm me vetën, në vend se të plotësojë atë detyrë që ia ka dhënë Krijuesi popujve të vet – që edhe njerëzit tjerë t’i njoftojë me të. Për këtë arsye, madje as ata që më kanë dalë dore plotësisht dhe janë vërtetë besnikë Krijuesit, nuk kanë fuqi dhe as mundësi të fusin në lëvizje diçka që do të kontribuonte në masë të dukshme në realizimin e planeve të Krijuesit.
Në një rast shëlbuesi ka tentuar t’ua tërheqë vëmendjen nxënësve të vetë në atë pjesë të punës sime me tregimin mbi grurin dhe tërshërën, por unë me kohë ia arrita ta largoj vëmendjen e nxënësve të tij nga këto vërejtje.
Nëse mëndja jote punon ndopak në mënyrë të drejtë, ty do të duhej ta ndjesh një frustracion tejet të madh lidhur me ato që i ke mësuar. Ti gjendesh në mesin e njerëzve që i njohin të vërtetat e Krijuesit, dhe në të njëjtën kohë kanë vetëm bindjen se i shërbejnë. Në mesin e njerëzve që i kam sjellë unë. Çka do të bësh? Do të kthehesh mbrapa? Siç kam thënë, unë këtë do të dëshiroja më së shumti. Do të mbetesh me ata njerëz? Do të fillosh t’i kritikosh ata? Vetëm vazhdo, unë do të këshilloj se si ta bësh!
Me punën tënde do të provosh të bëhesh shembull i besnikërisë dhe përkushtimit të vërtetë? Sa mendo se do të durosh në këtë drejtim? A mendon se do të dish t’i shfrytëzosh të gjitha ato që mund të ofrojë Krijuesi? Durimin, dashurinë, përvuejtshmërinë, nënshtrueshmërinë... je i turbulluar? Je pa guxim? Mirëserdhe në botën e përshpirtësisë dhe religjionit! Në vazhdim do të nderoj me faktin që do t’i zbuloj shumë kurthe të mia, me të cilat i mbaj besimtarët pranë vetës dhe i dërgoj në greminë të sigurt, në të njëjtën kohë, duke i bindur se janë duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të mbetur pranë Krijuesit.
Prapëseprapë, nuk do t’i zbuloj të gjitha. Para së gjithash për arsye se për këtë do të nevojiteshin disa qindra faqe, e pastaj edhe për faktin se edhe për ty kam përgatitur diçka që do të zbulosh vetëm kur të jetë tepër vonë. Vështirë se do të jesh njëri prej atyre që vërtetë heq dorë nga vetja në atë masë që të dijë t’i shfrytëzojë të gjitha ato që ia ka mundësuar Krijuesi në luftë kundër meje.
KAPITULLI 35
ILUZIONET SHPIRTËRORE
MËSHIRA
Ky themel i planit të Krijuesit për shpëtimin e njeriut është objekt i vëmendjes sime të veçantë. Është jashtëzakonisht me rëndësi për mua që e vërteta mbi dëshirën e Krijuesit të kuptohet në mënyrën e gabuar. As nuk mund ta paramendosh se sa iluzione kam arritur të përhap për çështjen e mëshirës.
Mëshira vetë për vete është diçka e padrejtë, e pamerituar dhe varet kryekëput prej atij që është në gjendje të bëhet i mëshirshëm. E pamerituar...! Për mua kjo është një fjalë shumë e rëndësishme të cilën do ta theksoj në mënyrë të veçantë. Me të jam në gjendje të të bind se si, pavarësisht se çdo të bësh, apo çka nuk do të bësh, nuk mund të ndikosh në vullnetin e Krijuesit. Kështu të shkarkoj nga përgjegjësia që të bësh atë që do të duhet të bësh, si dhe nga përgjegjësia për mëkatin që po bën, ngaqë po ta theksoj në mënyrë të tepruar nocionin e mëshirës si diçka të pamerituar, ndërsa Krijuesin si dikë që në dashurinë e tij të pakufishme është pa kusht i mëshirshëm.
Raporti yt ndaj mëkatit, bërjes së mëkatit dhe jopërsosmërisë tënde personale bëhet në këtë mënyrë tepër tolerant. Shumë më tolerant seç e toleron Krijuesi. Në këtë mënyrë, për shkak të konceptimit të gabueshëm të mëshirës dhe dashurisë së Krijuesit, bëj që ta tolerosh mëkatin duke e kultivuar atë dhe duke ndryshuar karakterin tënd. Në fakt është e vërtetë se për mëshirën, ndonëse nuk mund ta meritosh, duhet t’i plotësosh disa kushte paraprake. Do të ta shpjegoj në mënyrë më të detajuar. Merr si shembull rastin e dy vrasësve. Të dy kanë vrarë. Të dy e meritojnë dënimin. Dënimi është i drejtë. Mëshira jo. Mirëpo, njëri prej tyre vuan shumë për veprimin e tij, pendohet për aktin dhe jeta e tij e ndryshuar flet se këtë gjë nuk do të mund ta bënte më sikur t’i falej dhe t’i ofrohej shansi i dytë për t’u kthyer në jetë normale. A mund të jesh i mëshirshëm ndaj një njeriu të tillë? Nuk duhet, por mund të jesh, ngaqë ke baza për këtë – pendimin e tij të sinqertë dhe keqardhjen për shkak të aktit të kryer.
Përkundër këtij, vrasësit të dytë nuk i vjen aspak keq për aktin e kryer. Përkundrazi, madje lavdërohet me krimin e vet dhe deklaron se mund ta përsëriste sikur ta kishte rastin. A mund të jesh i mëshirshëm ndaj këtij njeriu? Unë do të mundja, ai do të më shërbente shumë mirë, mirëpo Krijuesi nuk mund të jetë i mëshirshëm. Ky njeri nuk i ka plotësuar kushtet e tij paraprake.
Për këtë arsye, ndonëse mëshira është e pamerituar, ngaqë atij që e jep mëshirën nuk i duhet ta japë, edhe nëse janë plotësuar kushtet paraprake – sepse edhe në atë rast mund të mbetet plotësisht i drejtë, për mëshirën prapëseprapë duhet të plotësohen kushte të caktuara paraprakisht. Këto kushte paraprake, kur bëhet fjalë për Krijuesin, shërbejnë si garanci që Ai do të jetë i mëshirshëm ndaj atij që pendohet sinqerisht.
Kur flasin për Krijuesin, njerëzit shpesh përdorin përcaktimet „i pakufishëm”, „i pakufizuar”, gjë që i përgjigjet numrit më të madh të cilësive të Tij. Mirëpo, kur bëhet fjalë për mëshirën, unë i nxis që edhe për këtë karakteristikë të Tij të përdorin po të njëjtin përcaktim, „mëshira e pakufishme e Krijuesit”. Tingëllon bukur, apo jo? Ngjan tepër qetësuese dhe nxitëse, ofron lehtësim të madh shpirtëror, por në fakt ky është një trillim i imi – dhe për ju njerëzit është një lojë tejet fatkeqe fjalësh. Mëshira e Krijuesit të pakufishëm prapëseprapë ka kufi. Madje kufirin, të cilin ju njerëzit mundeni ta kapërceni çuditërisht lehtë.
Ai në asnjë mënyrë nuk mund të të shpëtojë ndryshe, përpos përmes mëshirës. E kam tejet të rëndësishme që të të sjell në gjendjen më të pafavorshme për ty. Në gjendjen që nuk dëshiron ta shohësh nevojën për çfarëdo pendimi, për çfarëdo nevoje për ndryshimin e karakterit tënd. Në gjendje të tillë që të gjitha dobësitë e tua t’i arsyetosh me shpjegimin e gabuar të mëshirës së tij. Mirëpo, ti do të jesh i vetmi që do ta shohësh këtë në mënyrë të tillë. Krijuesi këtë e sheh krejtësisht ndryshe. Për të mëkati nuk ka arsye, veçanërisht për faktin se ju njerëzve ua ka dhënë tërë fuqinë e duhur që t’i kundërviheni mëkatit.
A mund ta ilustroj paksa këtë ?
Zhytësit tënd i ke siguruar të gjitha pajisjet e duhura më të shtrenjta për zhytje, në mënyrë që nga thellësitë e detit të nxjerrë margaritarë. Pas një kohe të caktuar ti vjen për margaritarët e tu, por ai nuk ka nxjerrë asnjë. Sipas arsyetimit të tij margaritarët janë tepër thellë dhe ai nuk ka dashur t’i përdorë pajisjet e zhytjes.
I ngjashëm është çdo arsyetim i yti për mëkatin e bërë. Krahas gjithçkaje që Krijuesi ka bërë për ty, krahas gjithçkaje që ka thënë dhe ta ka dhënë të shkruar me shembullin e tij praktik derisa ishte në tokë, në trupin njerëzor dhe me fuqinë e tij që ta ka ofruar, ti përsëri nuk je aspak i arsyeshëm lidhur me mëkatet. Por, për këtë arsye më ke mua. Mjeshtrin e arsyetimit. Arsyetime që kanë për qëllim të të duken vetëm ty të bazuara diku. Arsyetime të cilat nuk kanë kurrfarë domethënieje për Krijuesin, por vetëm e ofendojnë atë.
Duhet të dish se unë do të jem gjithmonë pranë teje. Kur Krijuesi me shpirtin dhe fjalën e vet të të bëjë dëshmitar se diçka duhet të ndryshosh dhe prej diçkaje duhet të heqësh dorë, unë do të flas gjithmonë mbi mëshirën e pakufishme të Krijuesit dhe mbi faljen dhe tolerancën e durimit të tij të pakufishëm. Nuk ke nevojë të heqësh dorë sot, mundesh edhe nesër. Nuk ke nevojë as nesër. Shëlbuesi e ka bërë këtë në vendin tënd. Po ti je vetëm një njeri mëkatar. Njeri i dobët. Sidoqoftë Shëlbuesi i ka vendosur qëllimet e paarritshme.
Dhe ky është një prej mashtrimeve të mia të preferuara. Lidhur me gjithçka që njerëzit duhet të mohojnë, unë do t’i bind se Shëlbuesi nuk mendon në të njëjtën mënyrë. Se ky është vetëm një ideal i parealizueshëm.
Por jo! Përkundrazi është tepër i realizueshëm. Për ty është e pamundur të lëvizësh 1000 km/h, por nuk është e pamundur nëse futesh në aeroplan. E njëjta gjë ndodh me realizmin e qëllimeve të Krijuesit. Për ty këto janë të parealizueshme, por jo nëse unifikohesh me to.
Nëse në anën tjetër i kupton seriozisht qëllimet e Krijuesit, unë jam gjithmonë aty për të të bindur se realizimi i tyre është një proces tejet i gjatë, i vështirë dhe i ngadalshëm.
PËRKUSHTIMI
Lexuesi i kujdesshëm dhe i sinqertë i Biblës do t’i zbulojë shumë shpejt dhe shumë lehtë qëllimet që vendos ajo para njeriut. Por pse të nguteni? Meqë kam arritur ta bëj mëkatin mjet tërheqës me anë të së cilit njeriut i mundësohet kënaqësia, apo së paku ka njëfarë dobie prej tij, nuk e kam të vështirë ta shtyj të bëjë diçka që nuk do të duhej ta bënte, apo të mos bëjë diçka që do të duhej ta bënte, të zvarrisë zbatimin e gjithë asaj në praktikën e tij të përditshme. Krijuesi është i mëshirshëm dhe plot durim. Ka durim të pakufishëm! Pse të mos e shtysh njohurinë e porsazbuluar për të ardhmen?
Kam gjetur mashtrimin e duhur në lidhje me këtë pyetje. Në të vërtetë, kam shtrembëruar vetëm pak të vërtetën. Dua të them se ky mashtrim tingëllon si një e vërtetë dhe përpos kësaj është mjaft logjik, mirëpo, me të vërtetën nuk ka kurrfarë lidhjeje. Përkushtimi është proces që zgjat tërë jetën!
Ja, ky është mashtrimi im. Në fakt, kjo është e vërtetë, mirëpo shpjegimi im i kësaj të vërtete e bën këtë mashtrim të përsosur dhe të dëmshëm. Unë njerëzve ua shpjegoj kështu: meqë Krijuesi është i mëshirshëm dhe i durueshëm, që nga momenti që do të zbulosh ndonjë mëkat tëndin, ti ke kohë të pakufishme që të ndalosh ta bësh atë. Ti je i dobët dhe mëkatar, dhe Krijuesi e di këtë. Dashuria e Tij e pakufishme dhe prirja e Tij për të të falur të mundëson që me kohën që ke në dispozicion të luftosh kundër mëkatit apo dobësisë, pjesë e të cilit je bërë tashmë. Me fjalë tjera, nëse ke dëshmuar krenarinë dhe egoizmin tënd, këto mangësi mund t’i kultivosh derisa t’i mundësh – nuk ka kufizim kohor se kur do ta bësh këtë. Tingëllon mirë, apo jo? Mirëpo, unë do të them se ku qëndron problemi këtu. Në momentin që Krijuesi të vë në dukje dobësinë ose mëkatin tënd, ti bëhesh plotësisht i përgjegjshëm dhe fajtor, në dallim nga rasti kur ti nuk je në dijeni të këtij gabimi..
Pra, Krijuesi kërkon prej teje që nga momenti i njohjes së mëkatit të mos jetosh më duke e përsëritur mëkatin, por ta ndërpresësh atë përgjithmonë. Është kjo e pamundur? Natyrisht, unë këtë ta prezantoj në këtë mënyrë, mirëpo kujtohu, është e pamundur për ty të lëvizësh me shpejtësi 1000 kilometra në orë. Krijuesi, në fakt nuk lë vend për arsyetim. Jam unë jam ai që të jap arsyetimet, sikur të ishte e pamundur, Shëlbuesi asnjëherë nuk do të kërkonte prej njerëzve që të „mos gabojnë më” Ti vetëm NUK DËSHIRON ta ndërpresësh mëkatin. Sepse, UNË nuk dëshiroj që ti ta bësh këtë.
Krijuesi, në fakt dëshiron diçka tejet të thjeshtë. Me ndihmën e shembullit të Birit të Tij, fjalës së Tij dhe fuqisë së Tij, ai dëshiron ta sjellë karakterin tënd në pajtim me të vetin dhe me karakterin e qenieve qiellore. Qëllimi im është që ti mos ta arrish këtë. Duke e ruajtur me vetëdije cilëndo mangësi të karakterit tënd, ti thjesht nuk mund të shëlbohesh.
A thua Shëlbuesi nuk e llogarit drejtësinë e vet? Sigurisht ti pyet veten tani. Po, e llogarit, por vetëm për atë që nuk ke arritur, pasi nuk e ke ditur se duhet. Për shembull: nëse nuk e ke ditur se thashethemet janë mëkat dhe diçka e keqe, ndërsa Krijuesi e di saktësisht a e ke ditur këtë apo jo, Shëlbuesi do të kërkojë që drejtësia e Tij e përsosur të gjykojë në vend të drejtësisë sate. Mirëpo, nëse ti e ke ditur se ky është mëkat dhe ke vazhduar ta bësh tërë jetën, duke arsyetuar me natyrën tënde njerëzore, të dobët dhe mëkatare, duke jetuar me bindjen se përkushtimi i tillë është çështje e procesit, ti ke humbur, e unë kam fituar.
Pra, përkushtimi është proces, por jo në lënien graduale të mëkatit të zbuluar. Përkushtimi është ngritje e vetëdijes dhe mençurisë. Gjatë kësaj ngritjeje, çdo mangësi e zbuluar, e cila deri në atë kohë është konsideruar e gabuar dhe si e tillë është arsyetuar me mosdije, kalon në mëkat ku nuk ka më arsyetim. Në këtë mënyrë ti përkushtohesh, pasi njeh Krijuesin dhe ndihmohesh prej Tij. A do të thotë kjo se kurrë më nuk do të bësh ndonjë mëkat? Me siguri që unë këtë nuk do ta toleroja, mirëpo për Krijuesin mjafton që ti në thelb të mos jesh më rob i atij mëkati, kështu që rëniet e përkohshme, me pendimin tënd të sinqertë do t’i falë.
Ku është kufiri? Më afër seç mendon. Mirëpo unë jam këtu, që ta shtyj kufirin sa më larg, aq larg sa të mos e kuptosh se e ke kapërcyer. Nuk do të mundesh më të kthehesh mbrapa.
ARSYETIMI ME ANË TË FESË
Ndonëse mashtrimet lidhur me justifikimin e veprave i ruaj ende si njërën nga të vërtetat e kishës sime, ti me anë të studimit të kujdesshëm të Biblës, sigurisht ke konkluduar se njeriu mund të justifikohet vetëm me anë të fesë. Por, pasi e ke kuptuar të vërtetën e justifikimit me anë të fesë, Unë këtë gjithashtu mund ta shfrytëzoj kundër teje.
Në të vërtetë shumë njerëz që besojnë në justifikimin me anë të fesë jetojnë brenda mashtrimit të madh ku i kam futur unë. Ndonëse është kryesisht e thjeshtë, unë këtë të vërtetë para së gjithash e kam komplikuar, e pastaj i kam shtyrë njerëzit drejt përfundimeve të gabuara. Më ka ndihmuar fakti që ju njerëzit, pavarësisht se justifikoheni me anë të fesë, dënoheni sipas veprave tuaja. Numrin më të madh të besimtarëve kam arritur ta shtyj drejt njërit apo tjetrit skaj. Ekstremi i parë konsiston në faktin se justifikimi me anë të fesë është pikërisht ai që tregon dhe vetë përkufizimi. Ti thjesht beson se Shëlbuesi ka vdekur për mëkatet e tua, beson në atë që ka thënë dhe se do të jetë ai që në bazë të fesë sate do të të gjykojë në gjyq. Ajo që bën ti nuk është fort e rëndësishme, ngaqë je ashtu i dobët e mëkatar, dhe se Krijuesi tregon mirëkuptim ndaj teje.
Ekstremiteti tjetër konsiston në faktin që me anë të veprave të tua duhet të provosh besimin tënd. Në fakt, edhe kjo është e vërtetë, por unë jam në gjendje ta vë këtë kaq shumë në dukje, sa që në fund ti të provosh të gjykohesh në bazë të veprave të tua. E komplikuar? Ashtu edhe duhet të jetë.
Mirëpo, unë angazhohem që atë që Krijuesi e kupton me „arsyetimin me anë të fesë” ta lë të pazbuluar. „Të besosh” në të vërtetë do të thotë shumë më shumë se të kesh besim te Krijuesi. Sipas Tij kjo do të thotë se besimin tënd duhet ta mbështetësh në veprat e tua, por nuk mbaron me kaq. Për të as ato vepra nuk kanë domethënie. Ato duhet të jenë bërë nga nxitje të vërteta. Ato duhet të bëhen për shkak se ti në thelb je bërë person i tillë. Do ta ilustroja kështu:
Ke kaluar ndërkohë që në semafor ka qenë ndezur drita e kuqe dhe polici të ka dënuar. Të ka kritikuar dhe të ka shpjeguar se pse është i gabuar veprimi yt. Herën tjetër mund të ndalesh në këtë semafor për dy shkaqe; për arsye se polici është përsëri aty, ose do të ndalesh edhe nëse ai nuk është aty, meqë je ndërgjegjësuar dhe je bërë i përgjegjshëm për shkak të asaj që ai të ka thënë dhe që ti tani e di.
E njëjta gjë ndodh edhe me Krijuesin. Nëse Ligjin e Tij nuk e shkel për shkak të vet pasojave të shkeljes së ligjit, angazhimi yt rreth respektimit të këtij ligji, për Të nuk ka kurrfarë rëndësie. Ti duhet të mos e shkelësh ligjin vetëm nëse përmbajtja e këtij ligji të ka ndryshuar në thelb. Krijuesi dëshiron ta ndryshojë karakterin tënd, në mënyrë që të jetë në pajtim me karakterin e qenieve qiellore. Ai nuk dëshiron të përdorë kurrfarë dhune. Ti duhet ta dëshirosh këtë.
Mirëpo, unë do t’i fsheh të gjitha këto dhe do të të bind se është e rëndësishme që t’i përmbahesh formës, se Krijuesi e vlerëson lart angazhimin tënd në këtë çështje dhe se nuk është me rëndësi a ke ndryshuar vërtet, ngaqë Shëlbuesi, sidoqoftë do t’i llogaritë të gjitha këto në bazë të besimit tënd në Të.
Siç e sheh, mua nuk më pengon që t’i përmbahesh gjithçkaje që ka vendosur Krijuesi para teje. Unë, madje do të të nxis t’u përmbahesh rregullave dhe parimeve në mënyrë fanatike, aq sa të jesh në gjendje edhe të vdesësh për ndonjërën prej tyre, por do të punoj në atë drejtim që, ajo që është më e rëndësishmja për Krijuesin, pra karakteri yt, të mbetet ashtu siç ka qenë.
Do të mundohem me të gjitha fuqitë e mia që të mos e kuptosh të vërtetën mbi transformimin dhe rilindjen. Do të bëj gjithçka që të dukesh i drejtë dhe besimtar në sytë e tu, madje edhe veprat e tua do të jenë në nivel të lakmueshëm, por gjithmonë do të të jap një arsyetim që në thelb të mbetesh i pandryshuar. Këtë njerëzit, sido që të jetë nuk dëshirojnë ta dinë. Vetëm dy persona e dinë këtë. UNË dhe Krijuesi. E ti?
Ti do të kesh vetëm bindjen se je në rrugën e drejtë dhe të duhur. Vetëm bindjen...
LIGJI
Çka mendon, pse është suksesi im aq i madh? Është i madh pikërisht për faktin se mashtrimet e mia më të mëdha i kam realizuar pikërisht në fushën e ligjeve të Krijuesit. Unë jam ai që fjalës „Ligj” i kam veshur ngjyrimin negativ.
Duke tundur vetë themelin e ligjit të Krijuesit – ligjit të Tij moral – dhjetë urdhërimet, i kam hapur dyert për tradhti dhe mashtrimet të tjera. Shumë njerëz sot nuk i njohin dhjetë urdhërimet, ndonëse ato në masën më të madhe janë të thurura në të gjitha ligjet njerëzore. Pjesa më e madhe e atyre që janë në dijeni për dhjetë urdhërimet, i njohin vetëm në formën që u kam dhënë unë. Arrita t’i ndryshoj urdhërimet e Krijuesit. Largova ato urdhërime që kanë të bëjnë pikërisht me shërbimin dhe besnikërinë ndaj Krijuesit. Këtë e bëra me ndihmën e kishës sime. Largova urdhrin që ndalon adhurimin e statujave dhe ikonave. Në këtë mënyrë mundësova që njerëzit, sipas imagjinatës së tyre dhe udhëzimeve të mia të punojnë skulptura dhe piktura të Shëlbuesit siç e paramendojnë ata. Dhe në këtë mënyrë ta zhvlerësojnë Atë. Duke u përkulur para statujave dhe ikonave, ata bëjnë atë që Ai e ka ndaluar rreptësishtë, bëjnë pikërisht atë që unë dëshiroj. Jo vetëm që i përkulen statujës së Shëlbuesit të trilluar, por i frymëzova të ndërtojnë statuja dhe ikona të njerëzve që i shpallën të shenjtë. Ky është ofendim edhe më i madh për Krijuesin. Në fakt, njerëzit më japin mua mundësinë të bëj diçka sipas dëshirës së tyre dhe në këtë mënyrë unë u jap mjaft prova se lutjet drejtuar statujave funksionojnë vërtet. A mund t’i heqë Krijuesi nga duart e mia? Kuptohet se nuk mundet. Edhe fuqia e tij ka kufi. Nëse dikush i përkulet statujës, apo ikonës, apo kujtdo tjetër qoftë përpos Krijuesit ndërkohë që unë e kam çliruar nga prangat e sëmundjes që ia kam imponuar vetë, po të pyes se kush mund t’i dëshmojë se shenjti i vdekur nuk ekziston dhe nuk funksionon? Askush.
Përpos largimit të urdhrit mbi adhurimin e shtatoreve dhe ikonave, me shumë kujdes kam ndryshuar edhe urdhrin që ka përcaktuar ditën e pushimit, e që Krijuesi ia ka përkushtuar tërë llojit njerëzor. Fillimisht desha ta heq, mirëpo kjo do të ishte tepër e dukshme, për këtë arsye punova me shumë mund, që nga koha e apostujve, për ta shtyrë këtë urdhër dhe për ta zëvendësuar me një urdhër tjetër. Ky është mashtrimi që kam planifikuar me shekuj para se të vinte Shëlbuesi. Duke i njohur profecitë, kam ditur saktësisht ditën kur duhej të ringjallej, nëse nuk do ta shkatërroja përpara. Për këtë arsye, pjesën e madhe të botës johebreje e shtyva që si ditë festimi të përcaktojë pikërisht atë ditë – ditën e ardhshme të ringjalljes së Shëlbuesit. Në perandorinë Romake kjo ishte dita që i kushtohej zotit të diellit. MUA!
Kur u ringjall Shëlbuesi, i nxita gradualisht nxënësit apostuj që, për nder të ringjalljes së Shëlbuesit, pikërisht atë ditë ta konsiderojnë si ditë festimi, dhe në këtë mënyrë, të më përkulen mua drejtpërdrejt. Në të vërtetë, urdhri mbi ditën e festimit është edhe urdhri i vetëm që flet për vetë Krijuesin dhe rolin e Tij. Për këtë arsye ishte i një rëndësie të madhe që pikërisht këtë urdhër ta ndryshoj. Pasqyra mbi Krijuesin e universit dhe të tokës u zbeh ngadalë në sytë e të vetëquajturve të krishterë. Pikërisht ashtu siç dëshiroja. Mungonte urdhërimi i fundit, të cilin e kisha anuluar, kështu që sot pjesa më e madhe e botës së krishterë u përmbahet këtyre dhjetë urdhërimeve të mia.
Mirëpo, ti me siguri e ke kuptuar këtë mashtrim dhe tani gjendesh në grupin e njerëzve që u përmbahen dhjetë urdhëri-meve të Krijuesit, atyre që Ai ia dha Moisiut në Sinaj. Dhe, mendon se je i sigurt...?
O i mjerë. Pikërisht ty do të nxis që këto urdhërime të të çojnë drejt shkatërrimit, në vend që të të çojnë drejt shëlbimit.
Bibla të tërheq vëmendjen se dija e lartëson njeriun. E njohe Biblën, i njohe urdhërimet e saj, hiq dorë nga gjithçka që të mund t’u përmbahesh dhe të mendosh se tani je përfundimisht në binarët prej të cilëve nuk mund të rrëshqasësh. Të kam përgatitur disa befasi.
Mua nuk më pengon që u përmbahesh dhjetë urdhërimeve të Krijuesit. Për më tepër unë të bëj krenar për këtë, të bëj superior në raport me ata që nuk u përmbahen. Ta mbush mendjen me atë që ke arritur shkallën më të lartë të mundshme që mund ta arrijë vetëm Biri i Krijuesit. Mund të të shtyj të mendosh se ky është niveli më i lartë që duhet t’i përmbahesh dhe të ruhesh në mënyrë të prerë, që të mos distancohesh prej tij në asnjë mënyrë.
Sikur t’i kishe studiuar me kujdes urdhërimet e Krijuesit, siç nuk e ke bërë deri tani, do të kuptoje se të dhjetë urdhërimet mund të respektohen duke mos u munduar absolutisht aspak. Pra, dhjetë urdhërimet nuk kërkojnë praktikisht kurrfarë aktiviteti. Atyre mund t’u përmbahet çdokush edhe pa mundimin më të vogël. Sikur ta kishe kuptuar këtë, do të pyesje veten përse i ka dhënë Krijuesi urdhërime të tilla. Pse nuk ka urdhëruar të VEPROHET lidhur me diçka?
Në të vërtetë, Shëlbuesi ka tentuar t’ia shpjegojë djaloshit të pasur, pasi ai e ka pyetur, se si të përfitojë jetën e amshu-eshme? I ka thënë t’u përmbahet urdhërimeve, gjë prej së cilës nxënësi im u emocionua. Mirëpo, më vonë Shëlbuesi i tha se tani ky ligj, që ai e respektonte me kujdes dhe pa kurrfarë angazhimi duhej të pasonte me ndryshimin e karakterit, kështu që në flijimin e vet duhet të jetë i dobishëm për njeriun dhe për të. Kuptohet se djaloshi u zhgënjye. Tepër shumë e kisha lidhur pas pasurisë dhe ai nuk dëshironte ta humbte. I mjeri, dëshironte t’i kishte të dyja. Por nuk e dinte se kjo ishte e parealizueshme. Pasuria materiale që u mundësoj njerëzve është një mjet aq i fuqishëm që të çon drejt rrugës së shkatërrimit, sa që Krijuesi ata njerëz shumë vështirë mund t’i nxjerrë nga duart e mia. Madje, do të mund të thosha se nuk mund t’i nxjerrë aspak.
Sikur Krijuesi t’ua kishte dhënë urdhërimet dhe t’u thoshte të bënit diçka, ju këtë do të bënit, por kurrë nuk do ta kishit ditur se për çfarë arsyeje do ta bënit. Për këtë arsye Krijuesi ka dhënë urdhërime që nuk kërkojnë angazhim, por që e ndryshojnë karakterin e njeriut, e që më pas, të harmonizuara me ligjin e tij e shtyjnë njeriun të bëjë vepra të dashurisë së flijuar. Me fjalë të tjera, gjithçka të mirë dhe të flijueshme që bën e që askush nuk të ka urdhëruar ta bësh, por që del nga ligjet e Krijuesit, tregon në fakt, nxitjet e besnikërisë ndaj Tij. Mirëpo ju njerëzit jeni tepër sipërfaqësorë në mendime për ta kuptuar këtë. Ju dëshironi të ruani vetëm atë që iu urdhërohet, ndërsa ajo që nuk iu urdhërohet mendoni se nuk e keni obligim ta bëni. Por, ja... për Krijuesin është e vetmja gjë e rëndësishme, pasi i vërteton se si keni mundur që në pajtim me ligjin e Tij të ndryshoni karakterin me të vërtetë. Siç kam thënë edhe më sipër me anë të këtij ligji që të është dhënë në përdorim unë të udhëheq drejt greminës. Të mbaj të lidhur fort në prangat e këtij ligji me ndihmën e disa teksteve biblike të lidhura me kujdes që flasin se kush e do Krijuesin i mban urdhërimet e Tij dhe se mbajtja e urdhërimeve është tregues i besnikërisë së vërtetë ndaj Tij. Pasi është ky „krishterimi”! më i përpiktë i mundshëm, në interesin tim është të të mbaj të lidhur ngushtë në fjalët e ligjit, duke të nxitur të anashkalosh citatet biblike që flasin për treguesin më të rëndësishëm të përkatësisë së vërtetë të popullit të Krijuesit. Dashurisë vëllazërore.
Për shkak të karakterit tënd të përulur nuk e kam vështirë të të mbaj si besimtar formal. Madje, do të të sjell në atë gjendje, që do të mund të dëgjosh e të lexosh mbi dashurinë vëllazërore, mbi flijimin, e nuk do të provosh t’i zbatosh këto te vetvetja. Përmes të vërtetave dhe kërkesave të ndryshme drejtuar ty – ti vetëm do t’ua përcjellësh të tjerëve, do t’i dënosh, ndërsa në të njëjtën kohë, për shkak të mbajtjes formale të ligjit, veten do ta vlerësosh si të drejtë. Për fatin tim, shumë rrallë do ta zbatosh tek vetja krahasimin e Shëlbuesit mbi qimen dhe trarët në sy. Qëllimi im është që popullin e Krijuesit me ndihmën tënde dhe të të tjerëve si ti, ta sjell në gjendjen, në të cilën të gjithë do të mendojnë se i bën të veçantë vetëm fakti se u janë përmbajtur në mënyrë të prerë ligjeve të Krijuesit, ndërsa shenjën më të madhe dhe më të vërtetë të njohjes dhe unitetit në përulje dhe dashuri, në pjesën më të madhe do ta humbin tërësisht.
E si do t’ju vë në lojë kur t’ju shoh të qëndroni para Krijuesit, të bindur në shëlbimin dhe drejtësinë tuaj, për shkak të „bindjes suaj” kur të dëgjoni fjalët e dënimit që do t’u shprehë Krijuesi me keqardhje.
Gjithmonë arrij që ta ndaj përshpirtërinë njerëzore nga jeta e përditshme. Pavarësisht nga koha dhe civilizimi, këtë e kam arritur në masa të ndryshme. Në kohët e lashta kam arritur madje edhe t’i shtyj njerëzit që në jetën e përditshme të jenë vrasës dhe hajdutë dhe që pas këtyre veprave t’i luten pa pendesë dhe pa pengesa Krijuesit si besimtarët më të drejtë. Vetëm unë e di se si i shikonte Ai këto lutje. Me anë të profetit Isai Ai ka tentuar të shpjegojë se një përshpirtëri e tillë faktikisht i neveritet, por kjo nuk kishte ndikim më të madh.
Në kohët e sotme, besimtarët e vetëshpallur ndoshta nuk janë vrasës dhe kriminelë, por për Krijuesin kjo nuk është fort e rëndësishme. Sot, madje, mund t’ia arrij që edhe ata pa kurrfarë brejtjeje të ndërgjegjes të kënaqen me pornografinë, e madje edhe të tradhtojnë, e pas kësaj t’i drejtohen Krijuesit me lutje, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Mirëpo, sa më i fshehur të jetë mëkati, aq më e madhe është dyfytyrësia njerëzore. Njerëzit do ta mashtrojnë njëri – tjetrin, do të jenë të pander-shëm, do të jenë egoistë dhe të pafytyrë, mendjemëdhenj dhe arrogantë, të pamëshirshëm dhe të ashpër në çdo gjë, e pas kësaj do t’i bashkojnë duart e veta duke iu lutur Krijuesit. Do të dëshiroja të mund ta shihje se si Ai e kthen kokën nga njerëzit e tillë.
Do të të bind se është e nevojshme të bësh disa gjëra të mëdha për ta treguar besnikërinë ndaj Krijuesit, ndërsa në të njëjtën kohë, duke pritur rastin për të bërë diçka të madhe, pranë teje kalojnë shumë raste të vogla, të cilave Krijuesi u kushton kujdes të veçantë. Jeta do të kalojë, entuziazmi yt për Krijuesin do të ulet, ndërsa dyfytyrësia dhe formalizmi yt do të rriten gjithnjë e më shumë.
Ende mendon se ke gjetur strehimin e sigurt në fe? Me qëllim të kam sjellë deri këtu, në mënyrë që fitorja ime të jetë sa më e madhe, ndërsa dhimbja e Krijuesit dhe shkatërrimi yt të jenë edhe një shkak më tepër për gëzimin tim të veçantë.
SHFAQJA E GABUAR
Me mijëra vjet arrij ta fsheh me shumë sukses shfaqjen e vërtetë të Krijuesit. Madje edhe prej atyre njerëzve që e studiojnë Biblën. As që mund ta mendosh se çfarë rëndësie ka për ty akordimi i të gjitha informatave që të ka dhënë Krijuesi lidhur me karakterin tënd. Unë e di këtë. Dhe për këtë arsye mundohem jashtëzakonisht shumë që ato të mos jenë të akorduara dhe ndërkohë që njërës palë ia mbivlerësoj gjyqin e fundit të Krijuesit dhe asgjësimin, ndarjen definitive të tij me mëkatin, zjarrin me të cilin do t’i asgjësojë të papendueshmit dhe në këtë mënyrë i shtyj ata që të fillojnë t’i shërbejnë nga frika, palës tjetër ia theksoj së tepërmi mëshirën dhe dashurinë e Tij duke i shtyrë që ndaj jetës dhe ndaj mëkatit të sillen pa kujdes, duke shpresuar që Krijuesi do t’i kapërcejë të gjitha këto.
Rezultat i gjithë kësaj është gjendja e popullit të Krijuesit, që dhemb në mënyrë të veçantë. Ai e ka parë se çfarë do të ndodhë dhe ua tërheq vëmendjen njerëzve lidhur me atë që do të bëjë me popullin e tij, duke u folur juve për brishtësinë. Mirëpo, këtu nuk mund të reagojë më.
Dhe, ndërsa në kishën time sundon raporti i parë, shërbimi nga frika, në grupin tënd sundon raporti tjetër, raporti i pakujdesisë ndaj Krijuesit. Për ç’arsye? Për arsye se nuk ke krijuar pasqyrën e vërtetë që Ai ka dhënë për veten.
Pasi e kapërcen leximin e kujdesshëm të fjalës së Tij, nuk je në gjendje të krijosh pasqyrën e drejtë për Të, e pa këtë nuk mund të bësh asgjë. Humbet entuziazmi, humbet motivimi, e pa këtë për ty nuk ka përparim shpirtëror. Pa të ti sigurisht do të shkatërrohesh. Është me rëndësi të madhe për mua të të mbaj sa më larg nga Bibla. Ajo është plot njohuri të reja, të cilat Ai dëshiron t’i zbulosh. E bën të veçantë fakti se, pavarësisht nga rrethanat e ndryshme jetësore, është gjithmonë në gjendje t’i japë jetës njerëzore dimensione të reja me anë të teksteve të njëjta. Por, ti nuk e di këtë. Ti mendon se, nëse e ke lexuar një herë, apo dy herë, i ke zbuluar të gjitha. Mos ndoshta ky është sugjerim imi? Kuptohet se jam pranë teje çdo herë që dëshiron ta marrësh në dorë. Të them se di gjithçka, se nuk ka kuptim t’i lexosh sërish vargjet e njohura, se këtë e ke përforcuar mirë, por ka shumë gjëra më të rëndësishme që duhet të bësh.
Duke parandaluar që njohuritë e reja të vinë deri te ti, nuk të jap mundësinë për t’u mbrujtur me mendimet e reja që duhet t’i zbatosh në jetë. E mendimet e reja janë pikërisht ato që bëjnë të rritesh shpirtërisht deri në qëllimin që të është dhënë. Qëllimi është kriter i rritjes së lartësisë së Atij që ka ardhur të vdesë për ty. As më pak, as më shumë. Mirëpo unë jam aty që ta paraqes këtë qëllim si të paarritshëm, në fund të fundit si shumicën e qëllimeve të tjera që janë vendosur para teje.
Sapo të fillosh t’i konsiderosh këto qëllime si të paarritshme, do të humbasë edhe vullneti yt për t’i realizuar ato, kështu që të kam reduktuar çdo mundësi për të lëvizur drejt realizimit të këtyre qëllimeve. E sheh, të gjitha këto janë një reaksion zinxhir. Për mua mjafton të nxis një mashtrim dhe ky të tërheqë me vete me dhjetëra pasoja të tjera. Unë kam përparësi, ngase shumë shpejt i lidh gjërat se ku çojnë, ndërsa ti nuk mendon ashtu. Për shembull nëse nuk e lexon Biblën, kjo do të thotë për ty se – thjesht nuk e lexon Biblën. Mendon rreth asaj se si të ka kaluar dita në mënyrë krejtësisht të zakonshme edhe pa të. Mirëpo, për mua kjo në fund do të thotë se ta kam reduktuar secilën mundësi të rritjes shpirtërore që ka për pasojë shkatërrimin tënd të përjetshëm. A më duhet të të them se në tregimin mbi dhjetë vajzat, të gjitha ato e kanë pritur djalin e ri për martesë? A më duhet të të them se edhe atyre vajzave të çmendura u kalon dita në mënyrë krejtësisht të zakonshme edhe pa përgatitjet për dasmë? Vetëm para se të shkonte Ai, të cilin e kanë pritur, e kanë kuptuar se janë të gatshme për një takim të tillë. Pikërisht siç do të ndodhë edhe me ty.
Për fatin tim, ty as që të shkon në mendje se jeta jote shpirtërore ngjason me jetën e një bime. Nëse nuk rritet – vdes!
MARRËDHËNIET NDËRNJERËZORE
Ekziston vetëm një mënyrë e drejtë për ta testuar karakterin tënd, gjegjësisht përshpirtërinë tënde.
Në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nuk është vështirë të konkludosh lidhur me të, por është shumë më e vështirë ta zbatosh në praktikë. Veçanërisht nëse ke ndihmën time. Ekzistojnë dy strategji të miat për mos të të lënë ta zhvillosh karakterin tënd, ashtu siç do të dëshironte Krijuesi. Tëhuajësimi dhe dyfytyrësia. Njësoj mburrem me të dyja, ngaqë qëndrojnë në të njëjtin nivel. Për njeriun këto janë dy pengesa gati të pakapërcyeshme për të zhvilluar marrëdhënie të mira ndërnjerëzore. Arritja ime për t’i tëhuajësuar njerëzit nga njëri-tjetri nuk është e vështirë, meqë kam kohë që e kam vendosur themelin e kësaj strategjie – egoizmin. Për shkak të ritmit jetësor që i kam imponuar njeriut bashkëkohor, kurrë nuk e kam pasur më të lehtë të arrij tëhuajësimin. Dita tepër e gjatë e punës, koha e lirë me mundësi të qasjes në televizor dhe në internet janë kurth i përsosur për t’i ndaluar njerëzit të shoqërohen me njëri-tjetrin. Pyet veten se pse këtë e konsideroj kaq të rëndësishme? Më thuaj si do ta zbulosh nëse ndonjë vijë e karakterit tënd është virtyt apo ves? Si do të zbulosh nëse ke zhvilluar një vijë të karakterit për të cilën je i sigurt se duhet të zhvillohet? Si do ta zbulosh se ke ngadhënjyer mbi dobësitë që ke zbuluar se ke? Si do t’i përdorësh virtytet e tua të cilat je i bindur se i ke? Duke lexuar? Duke ndjekur televizorin? Duke lundruar nëpër internet?
Siç e kam thënë, ekziston vetëm një mënyrë për këtë: shoqërimi dhe puna me njerëz, veçanërisht me njerëz që mendojnë në mënyrë të ngjashme me ty. Vetëm në rrethana të tilla mund ta shohësh qartë karakterin tënd dhe përshpirtërinë tënde në dritën e duhur. Gjatë tëhuajësimit tënd nga njerëzit mund të kesh thjesht bindjen se je duke ndërtuar karakterin tënd, mirëpo ndërtimi dhe rindërtimi i vërtetë i tij arrihet vetëm me shoqërimin dhe punën me njerëz.
Për këtë arsye jam unë këtu, që të të ndaloj në këtë drejtim. Që të të preokupoj me vetveten, me pushimin tënd vetjak, me kënaqësitë e tua vetjake, të të ndaj nga shoqëria që mund të të ndihmojë ta sprovosh karakterin tënd dhe ta ndërtosh në pajtim me karakterin e qenieve qiellore.
Të jesh i njerëzishëm, i gëzuar dhe të sakrifikosh për të tjerët, kjo mund të arrihet vetëm për faktin se në të vërtetë ia ke lejuar Krijuesit që në pajtim me ligjin e vet të të ndryshojë nga rrënjët, mirëpo, të gjitha mund t’i bësh edhe pa të. Të gjitha mund t’i bësh edhe për faktin se ti e di se si duhet të punosh, ndonëse kjo nuk është pjesë e natyrës sate. Kjo quhet dyfytyrësi. Jo vetëm që do të sillesh me pafytyrësi, por edhe të tjerët do t’i mësosh dhe do t’i kritikosh që edhe ata të jenë të njerëzishëm dhe të sakrifikojnë – ashtu si ti.
Do të të them edhe diçka. Me një sjellje të tillë vetëm ti je ai që është i bindur se gjithçka është në rregull dhe se e ke dhënë provimin e përshpirtërisë në përshpirtëritë ndërnjerëzore. Edhe unë, edhe Krijuesi, edhe njerëzit rreth teje e shohim qartë dyfytyrësinë tënde. Fakti se pak kush do ta tërheqë vëmendjen për këtë, sërish është meritë e imja, pasi kam zhvilluar paragjykimin se nuk është etike të kritikosh dikë. Kjo ka bërë që kritikat të drejtohen shumë rrallë, për shkak të anashkalimit të konfliktit dhe pakënaqësive të shkaktuara nga ato. Njerëzit nuk e njohin faktin që, nëse kritikon dikë, nuk do të thotë që do të ndryshosh në këtë mënyrë statusin ndaj këtij personi. Në fakt, kritika dashamirëse është mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar se çfarë mendon në të vërtetë një person i caktuar për ty. Nëse ky person nuk të do, por është thjesht i njerëzishëm dhe me dy fytyra ndaj teje, kritikës së drejtuar do t’i përgjigjet i prekur, me kundërkritikë. Nga ana tjetër, personin që të do, me kritikë qëllimmirë do ta shtysh në rivlerësim, ndërsa ai, në të njëjtën kohë nuk do të preket prej teje. Mirëpo, siç e sheh, unë kritikën qëllimmirë, të domosdoshme për një jetë normale, për një zhvillim normal shpirtëror, për shkak të një sërë aspektesh të ndryshme subjektive, që në fund krijojnë një pasqyrë objektive ia kam dalë ta urrejnë aq shumë sa që gati të mos përdoret.
Atë që tentoj të zbatoj është kriticizmi. Kritika që ka qëllim dhe synim vetveten. Kritika që nuk ofron zgjedhje më të mirë. Kritika që nënçmon. Ky është shkaku që shumë rrallë do të gjendesh në situata, që dikush do të drejtojë kritikë qëllimmirë. Shumë e lehtë është të thuhet kritika qëllimkeqe. Ajo nuk kërkon as dashuri, as kujdes, dhe nuk lodhet për pasojat. Jo vetëm që do t’i ndaloj që deri te ti të drejtohen kritikat qëllimmira, por do të tentoj që për angazhimin dhe mundimin tënd dyfytyrësh të fitosh falënderime.
Mënyra më e lehtë që të të mbaj në dyfytyrësinë tënde është të lavdëroj sjelljen tënde me gojën e një shumice. Lëvdatat e tilla për mirësinë tënde, për njerëzinë dhe për flijimin tënd, do ta shtojnë edhe më shumë dyfytyrësinë tënde, në vend që të të fusin në rishqyrtim të sinqertë të vetvetes dhe në krahasimin e karakterit tënd me karakterin e Shëlbuesit. Do të lavdëroj me anë të njerëzve që nuk e dinë se ç’është Krijuesi. E ti, në vend që të pyesësh veten se me çfarë kriteresh e matin ata mirësinë tënde, do të bindesh se në të vërtetë ke arritur deri te qëllimi më i lartë shpirtëror, kur përshpirtërinë tënde praktike e shohin të gjithë. Mirëpo, ke harruar se njerëzit që të lavdërojnë nuk i pengon aspak fakti se ti mbart ndonjë mëkat apo dobësi, sepse edhe përkundër kësaj të kanë shpallur të mirë. Për shembull: nëse sillesh me pafytyrësi, apo shikon nganjëherë ndonjë film pornografik, nëse flirton me shoqet, apo vishesh në mënyrë provokuese, derisa të jesh i vlefshëm, i besueshëm, i qasshëm, i qeshur dhe i ndershëm, për ta nuk do të ishte problem të të quanin të mirë dhe të të lavdëronin edhe përkundër dobësive të tua shpirtërore. Sikur të mos e lexoje rregullisht Biblën dhe sikur të mos shoqëroheshe me njerëz besimtarë, ata përsëri do të të çmonin si njeri të mirë dhe këtë do të ta thoshin edhe ty, edhe të tjerëve.
Dhe kjo të mjafton. Dëshmia e njerëzve të tjerë për përshpirtërinë tënde ka vlerë më të madhe për ty se sa ajo që Krijuesi përmes ligjit të vet ka dashur të bëjë për ty. Për ty është i rëndësishëm vetëm treguesi i jashtëm, ajo e dukshmja. Edhe për mua kjo është më e rëndësishmja. Siç kam thënë, në këtë mënyrë, më së lehti të mbaj në anën time. Mirëpo, çka mendon Krijuesi për ty, kjo pak rëndësi ka. Sidoqoftë, sikur të gjendej dikush që vërtet do të ishte i përshpirtshëm dhe që do të të drejtonte ndonjë kritikë qëllimmirë, unë nuk do ta kisha të vështirë të të parandaloja të mendoje lidhur me këtë. Këtu më ndihmon mendimi yt për drejtësinë dhe mirësinë tënde për shkak të dëshmive të njerëzve të kotë, e aleati më i madh këtu është mendjemadhësia jote. Ajo shkakton një mur të pakapërcyeshëm. Prekja. Nga kjo kritikë qëllimmirë ti do të prekesh relativisht shumë, ndonëse nuk do ta japësh veten, madje edhe do të të ndihmoj me disa kundërkritika të mira në llogari të atij që ta ka drejtuar kritikën, në mënyrë që kritikën e tij mos ta marrësh në shqyrtim. Kritikën e tij që ishte shpëtimtare dhe ndoshta vendimtare për ty, ti do ta refuzosh tepër lehtë. Natyrisht që prekjen tënde do ta konsiderosh të arsyeshme. Nuk do të bjerë ndërmend ta lidhësh me mendjemadhësinë me të cilën je i mbushur.
Mendjemadhësia... bimë kjo, të cilën e kam krijuar UNË dhe që te ju njerëzit gjen truallin e frytshëm... e keqja më e madhe. Bërthama e çdo të keqeje. Mënyra më e mirë e luftës kundër saj është shpjeguar me detaje në Bibël. Nuk përbën as problemin më të vogël për mua që të ta zbuloj ty. Sido që të jetë bima ime i ka futur mjaft thellë në ty rrënjët e veta dhe zbulimi nuk do ta pengojë të çrrënjoset. Apostulli Jakob në një kontekst krejtësisht tjetër ju ka ftuar ju njerëzve që t’i pranoni dhe t’i rrëfeni mëkatet dhe dobësitë tuaja njëri para tjetrit, e jo para meshtarëve, siç u kam shtyrë unë të mendoni. Për fatin tim, është shumë i vogël numri i njerëzve që e di se cilat do të ishin pasojat në dobi të Krijuesit sikur ju të kishit sukses t’i përmbaheshit kësaj. Nuk dëshiroj të shkoj më tutje. Këtu qëndron i fshehur suksesi im për t’i pozicionuar njerëzit në anën time, i ruajtur me kujdesin më të madh. Sidoqoftë të kam zbuluar pak më tepër.
Siç thashë më sipër, mendjemadhësia është themeli i prekjes së sedrës tënde. Kush do të mund të të mësojë ty, se të prekesh nuk është karakteristikë që e posedojnë ata që janë vërtetë besnikë të Krijuesit?
Prekja e sedrës i kundërvihet pikërisht asaj karakteristike që është themeli i vetëm në të cilin Krijuesi mund të fillojë të ndërtojë karakterin tënd. Karakteristikë, të cilën ti asnjëherë nuk do të arrish ta zhvillosh. Përulësia. Do të mendosh se e ke zhvilluar, do të mendosh se je i përulur. Unë do të shtyj të jetosh me këtë bindje, sepse do të bësh disa vepra që kërkojnë cilësi të tilla. Madje edhe këmbët do t’ia lash dikujt duke menduar se kjo është shprehja më e madhe e përulësisë sate. Mirëpo, ajo që do të shoh unë, ajo që do të shohë Krijuesi, si dhe ajo që do të shohin më të afërmit e tu, e që nuk do të guxojnë të të thonë, nuk është përulësi, por mendjemadhësi.
Dhe çfarë mendon, çfarë arrij kur në një bashkësi ka shumë persona mendjemëdhenj? Dashurinë vëllazërore? Afërsinë? Tentativën për çastet e përbashkëta që do të sjellë si rezultat unitetin dhe organizimin në shpalljen e të vërtetave të Krijuesit? E arrij edhe atë që ai numër tejet i vogël njerëzish, vërtet të përkushtuar, të fillojnë ta humbin vullnetin e tyre për çfarëdo qoftë lidhur me bashkësinë, vetëm që quhen njerëz fetarë. Dhe në vend që të jetë ashtu siç ka dëshiruar Krijuesi, po bëhet ashtu siç dëshiroj unë. Në vend që rreth teje të mblidhen njerëzit e gatshëm për t’u flijuar si Ai, dhe të angazhohen për të tjerët, unë bëj që bashkësia e njerëzve të tij të mbushet me ata që thjesht presin t’u ndodhë diçka atyre, që të shërbehen ata, që të organizohet diçka për ta, ndërkohë që vetëm aty – këtu do të të ndihmojnë më kriticizmin e tyre. Po, jam para sfidës që të zbuloj njërën prej fshehtësive të mia më të mëdha... e pse po dyshoj ndopak? Bëhet fjalë vetëm për ty, për krijesën e paaftë, që të kuptojë pikërisht thellësinë dhe rëndësinë e asaj me të cilën po takohet. Sidoqoftë këtë do ta harrosh së shpejti. Ty kjo do të të duket e parëndësishme, mirëpo ti as që e kupton se sa armë e fuqishme është në dorën time ajo që do të të zbuloj. E përmenda kriticizmin, mirëpo fshehtësia ime qëndron në faktin që kriticizmi mos të jetë vetëm lojë e përkohshme dhe qëllimkeqe, por të bëhet qëndrim yti jetësor. Me fjalë të tjera, për gjithçka të rëndësishme për ty, unë do të të shtyj që të kërkosh anën negative. Një qëndrim i tillë e bën krejt të pamundur që të rrezatosh mirësi dhe pozitivitet dhe unë do të të shtyj që në këtë mënyrë të rritet zemërimi yt. Kjo ndjenjë dalëngadalë do të të gllabërojë përbrenda, kështu që edhe brenda gjërave më të bukura dhe më të gëzuara ti do të shohësh vetëm gjërat negative. Për shkak të kësaj, njerëzit do të të bëhen të padëshirueshëm. Ndërsa për shkak të këtij kriticizmi, ti do të bëhesh i padëshirueshëm për njerëzit e tjerë. Më duhet të të them se nuk do të mund të çlirohesh nga këto pranga, pasi për çdo kundërshtim tëndin do të kesh vërtet një arsyetim real, ndërsa në të njëjtën kohë në trurin tënd mendjemadh dhe dyfytyrësh do të mbetesh plotësisht i drejtë. Për këto arsye, qëndrimi yt jetësor do të mbetet i pandryshueshëm. Por, mos ki frikë, nuk je vetëm në këtë qëndrim. Fatkeqësia e vetme është që e zbulove këtë. Dhe që do të duhet të jetosh me të.
Nuk është dhe aq interesante kur karakteristikat si egoizmin, smirën, xhelozinë, pafytyrësinë, mendjemadhësinë dhe dyfyty-rësinë arrij t’i fus thellë në njerëz, që nuk mendojnë për cilësitë e tyre të karakterit, pasi nuk e njohin Krijuesin dhe as që kanë dëgjuar për të. Mirëpo, kur të gjitha këto arrij t’i bëj pjesë të karakterit të atyre që e njohin Krijuesin, që e dinë se qëllimi dhe synimi i vetëm i kësaj jete është që në bashkësi me Krijuesin ta përshtatin vullnetarisht karakterin e tyre me të Tijin – ky për mua është suksesi më i madh.
Kam arritur që të gjitha këto karakteristika negative t’i bëj të tilla që të konsiderohen si mekanizma të domosdoshëm mbrojtës për mbijetesë në shoqëri, dhe si të tilla, në masë të caktuar të jenë të nevojshme për të gjithë. Altruizmi i plotë dhe flijimi i plotë nuk do të jenë asnjëherë qëllimi që do të realizosh ti, ngaqë gjithmonë do të jem pranë teje, që të jap arsyetime të mira se përse nuk duhet të bëhesh i tillë.
Sikur të mund ta shikoje realitetin që në këtë moment nuk është i dukshëm për ty, do ta kuptoje se pse Shëlbuesi yt ka mundur të jetojë në mënyrë të tillë që të mund të bëhet shembull për ty. Do të kuptosh gjithashtu se prej kah vjen fuqia dhe qëndrueshmëria e apostujve dhe e njerëzve besimtarë, për të këmbëngulur në altruizmin dhe në flijimin deri në vdekje, të cilën ua kam bërë tejet të dhimbshme. Ata i kanë parë gjërat të cilave ti tani u sheh vetëm suazat nëpër mjegull, duke e lexuar Biblën dhe që, po të doje do të mund t’i shihje edhe ti qartë. Ata e dinë se gjërat që nuk i shohin, janë në fakt, realiteti i vërtetë, ndërsa ato që i shohin dhe që i jetojnë në këtë botë janë vetëm një pjesë e vogël, e parëndësishme kohore e amshueshmërisë. Periudha kohore e anashkalueshme, por me rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për vendimet që mund të merren brenda saj.
Vendime të cilat do të të ndihmoj, që MOS T’I MARRËSH.
KAPITULLI 36
FUNDI I AFËRT
Shpresoj se deri më tani i ke kuptuar parimet më të rëndësishme, të cilat i shfrytëzoj për shkatërrimin e suksesshëm të llojit njerëzor dhe për shkatërrimin tënd bashkë me të. Shkrimet më të detajuara, përpos se do të zinin shumë faqe, do të ma kufizonin në mënyrë të dukshme fushën e veprimit, e këtë nuk e dëshiroj aspak. Unë dëshiroj të të shkatërroj. Në mos ke harruar? Të të shkatërroj tani që je aftësuar të më kundërvihesh. Të të shkatërroj duke parë se si ia kthen shpinën me vetëdije dhe me këmbëngulje Krijuesit dhe gjithçkaje që të ka mësuar dhe që ka bërë Ai për ty.
Njëri nga shkaqet se pse jam kaq i sigurt se do të kem sukses lidhur me këtë, edhe kur bëhet fjalë për ty, është ai që ti mendon se di gjithçka. Kam arritur të ta tërheq vëmendjen nga fjalët e Krijuesit mbi ardhjen e tij të afërt dhe gjyqin që po zhvillohet momentalisht.
Te shumica e njerëzve kam pasur sukses të arrij që përshkrime të shërbimeve të meshtarëve izraelitë të Besëlidhjes së Vjetër të jenë plotësisht të parëndësishme. Kush lodhet më me domethënien e të gjitha këtyre? Kush lodhet më me domethënien e qengjave, kecave, bazave për qirinj, vendeve të flijimit, festave...? Kush lodhet më me krahasimin e kësaj me shërbimin e Shëlbuesit kur erdhi për herë të parë në Tokë. Kush shtron ndopak pyetje mbi dukjen e çadrave në shkretëtirë, mbi tempullin e Solomonit, tempullin nga vizionet e Jezekilit dhe simbolikës që paraqesin hapësirat, sendet dhe shërbimet në to? Një numër shumë i vogël i njerëzve. Nëse e ke lexuar Biblën me kujdes, atëherë për të gjitha këto ke informata të mjaftueshme. Nuk kam mundur ta fsheh plotësisht dhe prej gjithkujt të vërtetën mbi gjyqin, pasi shumica e të krishterëve këtë e kupton sikur nënkuptohet vetë prej vetes. Meqë fundi i kësaj bote që do të ndodhë me ardhjen e Shëlbuesit, nënkupton shpëtimin e njërës palë dhe asgjësimin e tjetrës, kjo nuk mund të realizohet pa gjyqin paraprak.
Mirëpo, Krijuesi përveçse ka dashur të dish gjithçka për dashurinë dhe flijimin e Tij që ka bërë për ty, ka dashur të jesh edhe plotësisht i vetëdijshëm për realitetin e tanishëm. Në interesin tim është që ti të mos merresh me këtë, pasi mendimi për të gjithsesi të nxit edhe më shumë që të këmbëngulësh për një bashkësi më të ngushtë me Krijuesin. Veçse jam bindur se si dashuria e Tij ndaj teje, nuk është motivacion i mjaftueshëm, i domosdoshëm. Gjatë shekujve njerëzit i kam bërë tejet egoistë, të pandjeshëm, jofalënderues dhe të paskrupullt. Kam krijuar një hendek jashtëzakonisht të madh midis karakterit qiellor – karakterit që do të duhej të arrije me ndihmën e unitetit me Krijuesin dhe karakterit që ke ti tani. Mendimi mbi gjyqin do të mund të të nxisë edhe më shumë që ta realizosh këtë sa më parë, por unë edhe këtu kam disa teknika të cilat më shërbejnë për të ta kthyer mendimin tënd në një drejtim tjetër, që në shikim të parë ngjan me një drejtim fisnik, por që në thelb është drejtim i padobishëm.
Sikur t’i studioje me kujdes shërbimet në shenjtërinë e Besëlidhjes së Vjetër, simbolet që kanë paraqitur realitetin në çështjen e shëlbimit të njeriut, do ta kuptoje planin e Krijuesit për shëlbimin. Gjithashtu sikur t’i lexoje me kujdes profecitë, t’i ndiqje ngjarjet rreth teje, të kërkoje sinqerisht ndihmë nga Ai, t’i kuptoje të gjitha këto, ende do të mundje të konkludoje saktësisht se në cilën fazë gjendet bota tani. Mirëpo, unë kam aq shumë për të të ofruar në mënyrë që mendimet e tua t’i shmang nga një hulumtim dhe studim i tillë. Studimin e shërbimeve dhe simboleve do të t’i paraqes si humbje kohe, duke të bindur se gjithçka është shpjeguar, dhe se di gjithçka që duhet të dish. Do të preokupoj me tentativa që vetveten ta kënaqësh me gjëra kalimtare dhe parë nga këndvështrimi i Krijuesit gjëra të parëndësishme.
Dhe fundi do të vijë. Dhe ti, po të jesh gjallë, do të gjendesh i befasuar dhe falë meje plotësisht i papërgatitur. Në anën tjetër nëse Shëlbuesi nuk do të vijë gjatë jetës sate në tokë, ti do të ringjallesh, por nuk do të dish se një ringjallje veç ka ndodhur. Pranë teje, do të qëndroj UNË. Qenia më e bukur që ke parë ndonjëherë. Do të të them se unë jam Shëlbuesi dhe se ke arritur deri te disa ndryshime të caktuara në planin e shëlbimit, dhe se më nevojitet ndihma jote. A mendon se do të jesh në gjendje të thuash se unë nuk jam Shëlbuesi yt? Të kam edukuar tërë jetën që e keqja është – e shëmtuar. Të gjithë njerëzit negativë, qoftë në librat që ke lexuar, qoftë në filmat që ke parë, qoftë në lojërat kompjuterike që ke luajtur, kanë qenë – pa përjashtim – të shëmtuar.
A mendon se, i edukuar me një paragjykim të tillë, do të mund t’i thuash krijesës më të bukur që ke parë ndonjëherë se është djall i ferrit? Pavarësisht se ke ditë mjaft për mua? Jo, nuk do të mundesh. Do të vish pas meje plot besim. Do të vish pas meje deri te muret e Jerusalemit të ri, dhe atje do të më shpërblesh me shprehjen tënde të fytyrës kur ta kuptosh se je shkatërruar për amshueshmëri. E unë do të kënaqem duke të parë ty e miliarda njerëz që, pak a shumë me vetëdije, kanë zgjedhur anën time, për shkak të përparësive kalimtare, të kota dhe gjoja përparësive, që u kam ofruar në mënyrë që ta lenë Atë që i ka dashur më së shumti.
Do ta shikoj edhe fytyrën e tij. Do ta shikoj dhimbjen në fytyrën e tij kur të gjithëve pa përjashtim do t’i duhet t’iu asgjësojë pasi ju e keni zgjedhur këtë rrugë.
A mendon se kjo nuk ka të bëjë me ty, pasi ti tani i di të gjitha? Por do të shtroj një pyetje të vetme: a mendon se unë do të t’i zbuloja të gjitha këto sikur të mos e dija mënyrën se si të të bëja për vete?
E ti nuk e di se edhe tani, deri sa po gjendesh në mesin e njerëzve besimtarë, jeton në ndikimin e paragjykimeve të ndryshme që i kam futur unë mbi fundin e botës dhe mbi ardhjen e Shëlbuesit. Ti pret zhvillimin e ngjarjeve të caktuara; pret dëbime të reja, dëbime me dhunë, prurjen e disa ligjeve që do të kundërshtojnë ligjet e Krijuesit dhe në bazë të të cilave edhe ju do të jeni të dëbuar.
Inteligjencë e cekët! E pse do ta bëja unë këtë? Përvoja ime është e tillë që sa herë që kam provuar të përdor fuqinë mbi besimtarët e Krijuesit, ata gjithmonë janë afruar, janë bashkuar edhe midis tyre edhe me Të. Në vend që t’i shkatërroj, kam arritur atë që populli i Krijuesit të jetë më i fuqishëm dhe më i madh në numër. Në dallim nga njeriu, unë mësoj nga gabimet e mia. Sistemi bashkëkohor i rregullimeve shtetërore, mua më shërben në masë të madhe që në bazë të tolerancës dhe të drejtave të njeriut që mundësojnë secilën liri, e veçanërisht lirinë e besimit, ta shkatërrojë popullin e Krijuesit më së miri.
Vetëm jini të lirë, vetëm takohuni, vetëm studioni, vetëm provoni ta ngjallni përshpirtërinë tuaj. Periudha e paqes dhe e përparimit material është metoda më e mirë në luftën kundër angazhimeve të Krijuesit për të zhvilluar veprimet e veta nëpër botë. Krahas të gjitha mashtrimeve që kam futur në popullin e Tij, krahas të gjitha cilësive të karakterit që kam arritur të ruaj te njerëzit, duke i prezantuar gabimisht termat si „shndërrim” dhe „shenjtërim” kam arritur që populli i Krijuesit të mbetet i pazhvilluar në vend që të përparojë. Këtu nuk e kam në mend rritjen e numrit.
Ju nuk mësoni nga e kaluara, gjë që mua më jep përparësi të madhe. Ju prisni që Krijuesi t’ju plotësojë me forcën e vet, në mënyrë që të bashkoheni dhe të filloni ta përfundoni veprën që ka filluar ai, e nuk keni parë gjënë më të rëndësishme. Se pritje të tilla si këto tuajat nuk janë në pajtim me atë që ka bërë Ai gjatë historisë. Ai i mbushur me fuqinë e vet njerëzit që janë bashkuar rreth fjalës së Tij. I ka bekuar ata që vërtet kanë punuar dhe i ka nxitur me ato që Ai ka bërë për ta. Ju tani jeni larg plotësimit të këtij parakushti.
Duket se Krijuesi do të duhej të ndërmerrte sërish një masë drastike në mënyrë që, kush e di për të satën herë, të provojë t’ju shpëtojë prej meje dhe prej vetë jush. Deri në atë moment unë do të vazhdoj t’ju shkatërroj me paqe dhe mirëqenie, duke nxitur përshpirtëri të rrejshme dhe duke zhvilluar bindjen tuaj në shpëtimin vetjak.
A e sheh, në gjithë këtë mori faktesh, fushën e jetës sate ku do të duhej të ndiheshe i pakënaqur, e që do të nxitë në rritjen e mëtejshme dhe në afrimin më të madh me Krijuesin? Nuk ka fushë të tillë. Do të të fal kënaqësi të plotë, aq sa të mos të hetosh atë çka do të duhej të ndryshonte. Që të jetë edhe më mirë, të gjitha këto do t’ia bashkëngjitësh bekimeve të Krijuesit për shkak të besnikërisë sate ndaj Tij. Pasurinë tënde, dukjen tënde të jashtme fizike dhe paqen, realizimin e planeve të tua... e në fakt ti do të jesh i imi.
Je i zhgënjyer? Dhe duhet të jesh.
KAPITULLI 37
PËRHAPJA E TË VËRTETAVE
MBI KRIJUESIN
Për fatin tim, numri i atyre që janë vërtet në dijeni se në ç’ kohë jetojnë, është shumë i vogël.. Mirëpo, ata janë tepër të pafuqishëm për t’iu shpallur njerëzve të tjerë të vërtetat që Krijuesi dëshiron t’i shfaqë botës. Në fillim nuk kisha sukses në parandalimin e shpalljes së të vërtetave të Krijuesit, por tani suksesi im është i jashtëzakonshëm. Ndërkohë që pas ringjalljes së Shëlbuesit lajmi kryesor që u përhap në tërë botën ishte plotësimi i ardhjes së Mesisë së premtuar, tani lajmet më kryesore do të duhej të ishin mbi gjyqin që po zhvillohet, mbi ardhjen e dytë të Shëlbuesit dhe mbi përgatitjen e llojit njerëzor për këtë ngjarje të afërt. Mirëpo, unë kam arritur që të gjitha këto t’i kthej në tentativa gati të pakonsiderueshme. Për arsye se nga premtimet e Shëlbuesit ka kaluar vërtet shumë kohë, nuk e kam të vështirë t’i luhat, madje edhe ata që janë këmbëngulës në tentativat për shpalljen besnike të së vërtetës së Krijuesit. I kam luhatur edhe njerëzit me karakter më të fuqishëm siç ishte Gjon Pagëzori dhe apostull Gjoni. Angazhohem në mënyrë të veçantë që njerëzit më këmbëngulës të fitojnë informata të sakta mbi gjendjen e botës në të cilën jetojnë. Mirëpo, realiteti është ky, sepse unë jam ai që ka përparësi dhe se askush nuk mund të bëjë gjë për arritjen e kësaj përparësie. E keqja fiton mbi të mirën, urrejtja fiton mbi dashurinë, egoizmi fiton mbi flijimin. Dhe përpos që ju mbush me luhatshmëri dhe shpirtvogëlsi, të gjithëve ju nxis që të pyesni se mos ndoshta të gjitha ato që shkruan Bibla janë vetëm fryt i imagjinatës së dikujt, vetëm klithje e llojit njerëzor që së paku përmes imagjinatës të realizojë plotësimin e nevojave, tentativave dhe shpresave të veta.
Mirëpo, unë nuk mjaftohem me këtë. Përveçse e kam arritur këtë gjendje në pjesën më të madhe të njerëzve, jam përkujdesur që edhe ata që herët a vonë do ta njohin Biblën dhe në këtë mënyrë do të zbulojnë tentativat e Krijuesit për të shpëtuar botën, t’i drejtoj paraprakisht në rrugën e gabuar apo së paku t’u ngadalësoj qëllimin për të arritur të njohin atë siç duhet.. Për më tepër, unë u ofroj prova „të fuqishme” dhe „të paluhatshme” kundër Biblës dhe gjithçkaje që shkruhet në të. Kam kuptuar se gjëja më e dobishme do të ishte sikur njerëzve t’u ofroja shkarkimin nga përgjegjësia morale të cilin ju, si njerëz vërtetë besimtarë duhet ta promovoni me jetët tuaja. Dhe tani ju e dini se çka duhet të promovoni, mirëpo, falë cektësisë dhe pasivitetit tuaj, më keni mundësuar që t’i përgatis mirë armët të cilat do ta vështirësojnë dukshëm punën tuaj.
Pra, përpos se me jetën dhe me fjalët tuaja duhet t’i përhapni parimet jetike të Krijuesit, ju duhet të flisni edhe për gjyqin qiellor që po zhvillohet si dhe për ardhjen e shpejtë të Krijuesit dhe për fundin e botës. Mirëpo unë u kam parakaluar. Në tërë botën kam përhapur librin që vë në pikëpyetje të gjitha ato që shkruajnë mbi fjalët e Krijuesit. E kam zhvlerësuar Krijuesin dhe kam zhvlerësuar veçanërisht Birin e tij dhe të gjitha mundimet e tij që të vijë deri te ju. Në këtë mënyrë njerëzve ua kam ofruar një mundësi tjetër: askujt nuk duhet t’i përgjigjeni, askush nuk do t’iu dënojë, askush nuk do ta bëjë fundin e botës, fjala e Krijuesit nuk duhet t’iu ngarkojë pasi është shkruar nën kushedi se çfarë kushtesh, e në to kanë ndikuar kushedi se çfarë njerëzish që i kanë manipuluar sipas vullnetit të tyre.
Njerëzit që e kanë lexuar këtë libër do të jenë plotësisht të interesuar për secilin lajm që do t’u vijë dhe do të jetë i lidhur me Biblën. Falë reklamave dhe propagandës me të cilën e kam përcjellë këtë libër, atë e kanë lexuar dhe do ta lexojnë shumë njerëz. Njerëzit, të cilëve do të provoni t’u flisni për të vërtetat biblike do t’iu ballafaqojnë me gjoja „provat” kundër Biblës dhe besueshmërisë së saj. Me anë të këtij libri, këta njerëz i kam bindur aq shumë për përmbajtjen e tij saqë do t’u pamundësohet gati çdo bisedë e kuptimtë lidhur me ngjarjet që paralajmëron Bibla. E di se nuk dëshirojnë të gjithë të lexojnë, e di- për këtë arsye kam sugjeruar edhe që të incizohet filmi.
A të kujtohet taktika? Aktorët e njohur dhe simpatikë, aktrimi autentik, provat „e forta” – dhe mendimi im bëhet mendimi yt. Pak rëndësi ka nëse komentet që ceken atje janë rrëzuar. Pak kush ka vendosur të merret me këtë pas leximit të librit. Në trurin e shumicës gjithçka ka mbetur ashtu siç e cek ky libër. Më thuaj, sa janë mundësitë tuaja që pas kësaj t’ia tregoni botës realitetin e gjyqit dhe ardhjes së Shëlbuesit kur burimin e vetëm që flet për këtë përmes librit kam arritur ta shpall joautentik? Pak kush do ta kuptojë manipulimin kulmor në të. Ndërthurja e vendeve reale, fakteve reale historike me personazhe të trilluara, me veprime të trilluara dhe me informacione historike të trilluara, krijojnë në trurin e lexuesit të painformuar dhe të pakujdesshëm, një skenar, që duket për të, logjik dhe i vërtet. Mirëpo, rrenat në të veprojnë aq realisht sa edhe vetë e vërteta. Kuptohet për lexuesin e painformuar dhe të pakujdesshëm. Dhe e tillë është shumica.
Përpos kësaj jam munduar që me mashtrime të ndryshme të paraqes prova kundër Biblës. Jam munduar me kujdes që ungjijtë e ndryshëm të mbetën të pazbuluar deri më tani. Të zbuluar në këtë kohë, ata për shkak të vjetërsisë dhe origjinalitetit të tyre shtojnë autoritetin. Mirëpo sot njerëzit harrojnë një gjë: edhe para gati 2000 vjetësh unë i kam frymëzuar njerëzit që të flasin dhe të shkruajnë kundër mësimit të Krijuesit dhe popullit të tij. Harrojnë plotësisht se nëse diçka është vërtetë e vjetër, nuk duhet medoemos të jetë edhe e vërtetë...
Por ky nuk është fundi. Me ndihmën e shkencëtarëve tejet të shkolluar dhe autoritarë po zhvilloj gjithnjë e më shumë ateizmin ekstrem. Për njeriun mesatar, të gjitha provat që ata shfaqin, duken si prova të paluhatshme kundër ekzistencës së Krijuesit. Janë të paktë në numër ata që mendojnë për faktin se sa pak merrni pjesë ju njerëzit në kontakt me këtë botë materiale. Nga diapazoni jashtëzakonisht i madh i tingujve, ju mund të dëgjoni vetëm një pjesë jashtëzakonisht të vogël. Nga diapazoni i madh i ngjyrave, ju mund të shihni një pjesë jashtëzakonisht të vogël të këtij spektri. Nga diapazoni i madh i rrezatimit, ju ndjeni vetëm një pjesë të parëndësishme. Nga universi tejet i madh, ju njihni vetëm një pjesë jo të konsiderueshme në tri dimensione të mjera. Me trurin tuaj të kufizuar nuk mund t’i kuptoni të gjitha misteret që ka vendosur Krijuesi në këtë univers. Mirëpo të gjitha këto nuk do t’i bien ndërmend lexuesit mesatar. Ai do t’i pranojë provat që i ofrojnë shkencëtarët duke menduar se së paku ata me ndihmën e inteligjencës së tyre si dhe me ndihmën e teknologjisë së fuqishme bashkëkohore janë në gjendje ta prekin të vërtetën e saktë mbi prejardhjen e universit dhe mbi ekzistencën e Krijuesit. Në këtë mënyrë, popullatën e gjerë që dëshiron të duket apo të tingëllojë si e arsimuar dhe e mençur, të ngarkuar me prova të shkencës suaj të kufizuar në të njëjtën kohë e verbëroj që të mos i shohë të vërtetat e duhura kudo rreth saj.
Ja, njerëzve të tillë do të duhej t’ua shpallje të vërtetat që i ka zbuluar Krijuesi në Bibël, njerëzve që e njohin Biblën në dritë të tillë siç ua kam prezantuar unë. Çka mendon, sa i madh do të jetë suksesi yt?
A mendon se nuk do të luhatesh në qëndrime? A mendon se mund të jesh aq afër Krijuesit, t’i rezistosh luhatjes me të cilën do të të ngarkoj? Për këtë do të duhej besim i plotë në Krijuesin. Mirëpo, ti në fund të fundit, je vetëm njeri. Njeri që kupton se nuk mund t’i përkushtohesh plotësisht Krijuesit. Apo jo?
Për këtë jam plotësisht i sigurt, ngaqë kam mënyra tejet të besueshme që të të ndaj në mënyrë të padukshme nga Krijuesi. Mënyra aq efikase saqë edhe vetëdija se je duke punuar në mënyrë të gabuar, vetëdija se çka do të duhej saktësisht të bëje, vetëdija se ku të çon kjo ndarje do të jetë plotësisht e padobishme kur ta kuptosh se në çdo hap që të kam ndarë nga Krijuesi, pas teje kam ndërtuar një mur të pakapërcyeshëm paragjykimesh dhe shprehish që në këtë ndarje do të të mbajnë të sigurt dhe të paluhatur. Me krenari mund të të them se ndarjen nga Krijuesi, e kam bërë praktikisht me rrugë njëkahëshe. E pastaj pa kthim.
Gjithçka është gati. Në dallim nga ju njerëzit, unë e di saktësisht renditjen e ngjarjeve të fundit. Edhe ti do ta dije sikur ta studioje vazhdimisht dhe me kujdes librin „e zbulimit” dhe „librin e Profetit Daniel” dhe sikur t’i kishe larguar nga vetja vijat e karakterit, për shkak të të cilave Krijuesi nuk mund ta zbuloj plotësisht mesazhin e tyre.
Për këtë arsye, unë jam gati për ngjarjet e fundit. Të gjitha institucionet dhe organizatat, fetare dhe botërore, në këtë apo në atë mënyrë janë nën sundimin tim dhe thjesht pres lëvizjen e parë të hapur të Krijuesit në fillimin e ngjarjeve përfundimtare.
Ti ke dëgjuar tregime mbi ferrin? Sigurisht që po. Unë i kam trilluar dhe u kam mundësuar që të vijnë deri tek ti. Mirëpo, një ferr i tillë është diçka e butë në krahasim me atë që do të ndodhë së shpejti. Do të kënaqem duke parë fytyrat e njerëzve që do të kuptojnë se gjithë ato që shkruhen në Bibël janë në fakt të vërteta që ata është dashur t’u përmbahen. Do të kënaqem për faktin se ata do ta kuptojnë këtë në momentet kur koha e mëshirës do të jetë në fundin e vet. Agonia dhe mundimet nëpër të cilat do të kalojnë nuk do të mund të krahasohen me kurrfarë mundimesh që kanë ndodhur deri më tani, për faktin se çdo njëri do të dijë se këtë rrugë e ka zgjedhur me vetëdije. Kënaqësi të veçantë do të më sjellin mundimet e atyre që kanë qenë plotësisht të informuar për ekzistencën, veprimin dhe rolin tim - siç e di edhe ti tani.
A do të flas për ngjarjet e fundit? Kuptohet që jo. Të kam përgatitur një sërë paragjykimesh dhe skenarësh, të cilat gjatë viteve që po vijnë do ta tërheqin vëmendjen nga ngjarjet që do të ndodhin rreth teje, e që do të të drejtojnë drejt fundit të kësaj bote që është në prag. Dhe të gjitha këto me qëllim që të jeni të relaksuar, pa probleme, dhe në fund plotësisht të papërgatitur për këto ngjarje.
KAPITULLI 38
I IMI APO I KRIJUESIT
Nuk ka mundësi të tretë. Nuk ekziston mjedisi. Nuk ka njerëz neutralë. Nuk ka të papërcaktuar. Ose je me mua ose me Krijuesin. Thënë thjesht, kushdo që nuk është në bashkësi me Krijuesin, më takon mua. Si nëse bëhet fjalë për atë që nuk lodhet për Krijuesin apo për atë që i shërben Krijuesit në mënyrën që nuk e arsyeton ai, e deri te ai që haptas më shërben mua - të gjithë ata janë në anën time.
Po, një pjesë e njerëzve më shërbejnë mua haptas dhe me vetëdije duke menduar që në këtë mënyrë do t’i shmangen hidhërimit tim. Ekziston grupi më i hapur që veten e quajnë satanistë, apo kulti i adhurimit të demonit. Kjo është shoqëri mjaft e fshehtë. A do të befasoheshe sikur të të thosha se shumë prej atyre që bëjnë pjesë janë njerëzit më të fuqishëm, më me ndikim dhe më të pasur që jetojnë sot në tokë? Ata për mua dinë shumë më pak se ç’di ti tani. Shumë prej tyre i udhëheq dhe u mundësoj që në këtë jetë të jetojnë në pasuri, fuqi dhe në sukses, ndërsa në të njëjtën kohë unë i urrej për arsye të asaj që kanë qenë të gatshëm të bëjnë. Mirëpo, suksesi i tyre është kurth edhe për shumë të tjerë, të cilët në atë mënyrë i mbështjell me terr, dhe i ndaj përgjithmonë nga Krijuesi.
Këta të mjerë janë plotësisht nën pushtetin tim. Krijuesi nuk ka kurrfarë mundësish që të ndikojë mbi ta. Jo për shkakun se ai nuk do të mundte apo nuk do të donte, por për shkak se ata nuk e dëshirojnë më këtë, pasi u kam okupuar plotësisht trurin e tyre. Unë i mbaj në mashtrim të premtimeve të rreme për fitoren time përfundimtare dhe për atë se një ditë do të lartësohen. Dhe kështu të dehur me suksesin dhe me pasurinë ata nuk dyshojnë aspak në gjërat që po publikoj. Nuk i luhat as fakti se disa prej tyre i vras shpesh në mënyrat më të turpshme, vetëm për argëtim dhe për kënaqësi.
Mirëpo, gjithmonë kanë ekzistuar edhe njerëz që më kanë shërbyer në mënyrë të fshehtë, dijetarët, fallxhorët, pastaj njerëzit që ju i quani magjistarë, shtrigat. Bëhet fjalë për ata që bëjnë magji apo hedhin fall me letra, nga pozita e yjeve, e deri te të gjithë ata që shërojnë në mënyra jo të natyrshme – të gjithë ata janë, pak a shumë nën sundimin tim. Me ndihmën e shëruesve të rremë dhe të të ashtuquajturve „dëbuesit e shpirtrave” u vendos njerëzve kurthe të sigurta dhe fatale. Prirjen njerëzore për t’i përcjellë autoritetet e shfrytëzoj me shumë sukses, kështu që njeriun, që e fyen Krijuesin me jetën e vet, e bëj në sytë e njerëzve, të aftë për të shëruar dhe për t’i dëbuar shpirtrat. Kryesisht e bëj këtë që me ndihmën e tenta-tivave të mjera të lutjeve dhe të riteve të tij, të përgjigjem në mënyrën që të sëmurin, gjegjësisht njeriun e ngarkuar ta çliroj nga përqafimi im. Kjo është tejet e dobishme, pasi dëshmitarët me siguri konstatojnë se kjo është vepër e Krijuesit, dhe se është mirë ta ndjekin sa më shumë këtë „shërues”, bindjet dhe mënyrën e tij të jetesës. Dhe, vërtet është gjëja më e mirë. Për MUA.
Kuptohet, këtu futen edhe një seri sharlatanësh, mashtru-esish, dhe rrenacakësh, që as që dinë çka bëjnë, por shumica e tyre dinë, dhe me ndihmën time ata janë vërtet të suksesshëm të bëjnë diçka, që për ju njerëzit është e pashpjegueshme.
Me kujdes të veçantë punoj edhe në seanca të ndryshme të thirrjes së shpirtrave. Për shkak të iluzionit që kam futur që nga kohët më të vjetra, se shpirti i njeriut nuk është i vdekshëm, njerëzve që marrin pjesë në këto seanca, e që kanë humbur dikë të afërt, mund t’u paraqitem si dikush prej të vdekurve të tyre. Duke imituar zërin e të vdekurve, duke lëvizur sendet, duke përmendur ngjarje nga më intimet, askush nuk mund ta zbulojë këtë mashtrim. Shumica e këtyre njerëzve herët a vonë do të thyhet psikikisht, ngaqë truri i njeriut nuk është në gjendje ta durojë presionin që bëjmë mbi të. Pak kush prej atyre që ka qenë në ato seanca mund të më ikë, ngaqë njerëzit kështu vinë në kufirin e skajshëm ku Krijuesi ende mund t’i ruajë.
Së shpejti do t’ia filloj me mashtrime edhe më spektakolare, me të cilat do të josh dhe do të turbulloj gjithsecilin. Paragjyki-met e duhura për realizimin e këtij plani kanë hedhur rrënjë të thella. Nuk do të flas shumë rreth kësaj. Vërtet do të ishte e gabuar sikur ta zbuloja edhe këtë. Por, ja vetëm disa informa-cione: paraqitja e të vdekurve, jashtëtokësorëve, mesive të rremë...
Ndoshta do të të tregoj vetëm shkurtimisht, pasi edhe ashtu do të të mashtroj: me paraqitje të rreme të njerëzve të vdekur e rrëzoj shkencën e Krijuesit mbi vdekshmërinë e shpirtit të njeriut dhe në këtë mënyrë përgatis rrugën për mashtrimet më të mëdha dhe më me ndikim, me të cilat do ta preokupoj llojin njerëzor. Me krijimin e paragjykimeve dhe me popullarizimin e çështjes mbi jashtëtokësorët, rrëzoj gjithçka që ka të bëjë me veprimin e Krijuesit në univers, e veçanërisht me ndikimin e tij në jetën në tokë. Paraqitja e një jashtëtokësori të vetëm do ta zhvlerësonte plotësisht Biblën. E, do të paraqitet. Së shpejti. Së paku, ju do të mendoni ashtu.
Ardhja e rreme e Shëlbuesit është diçka që e ruaj për në fund, për ata, të cilët nuk do të mund t’i bëj të dyshojnë për asgjë tjetër, për ata që nuk do të duan t’i dëgjojnë këshillat e Shëlbuesit, që të mos shkojnë ta shikojnë këtë.
Të gjitha këto kurthe do të jenë të bindshme. Të qarta. Të prekshme... Tërheqëse. Të padyshimta. Pikërisht siç është copa e mishit e vënë për miun në kurth. E kësaj radhe për shumëkënd kurthi do të mbyllet... Por do të jetë tepër vonë.
Askush nuk do të arrijë të më ikë. Gati askush. Angazhimet e mia të fundit do të jenë të orientuara drejt ithtarëve më të bindur të Krijuesit, drejt atyre te të cilët nuk do të ndikojë asgjë prej të gjithave që thashë. Gjithçka do t’ia përkushtoj kësaj. Për shkak të gjërave që kam përgatitur kohëve të fundit, shumica prej jush do të mashtrohet dhe, duke u larguar nga Krijuesi, do të bjerë plotësisht nën sundimin tim. Këtë mund ta quash super-mashtrim. Shumë janë të mendimit se një gjë e tillë ka karakter global. Kuptohet, mendojnë ashtu, pasi UNË dëshiroj që të mendojnë ashtu. As nuk mendojnë se çfarë mashtrimi do të mund të ishte ai që mashtron njerëz të ndryshëm në mënyrë të njëjtë. Një gjë e tillë nuk ekziston, dhe as që mund të trillohet. Super-mashtrimi është i tillë që për secilën qenie njerëzore kam përgatitur një përzierje të kurtheve dhe mashtrimeve që janë të pakapërcyeshme pikërisht për të personalisht. Nuk e kam të vështirë ta zbuloj një mashtrim të tillë, pasi e studioj me kujdes secilin person që nga lindja e tij. Secila mangësi, dobësi dhe secila prirje mëkatare janë pikënisjet e mia për super-kurthin. Të gjitha këto pika, të nxitura njëkohësisht, janë mënyrë e sigurt që ta mashtroj dhe ta shkatërroj edhe shumicën e ithtarëve më besnikë të Krijuesit. Dhe pikërisht këto i ruaj për në fund.
Do të rrënohen gjërat, për të cilat ke qenë i bindur se janë mbështetja jote më e fuqishme, zhgënjimet do të vijnë nga ato anë prej kah ke shpresuar më së paku. Do të ndodhë ajo, për të cilën ke menduar se nuk mund të ndodhë kurrë. Gjithçka do të ta marr. Do të mbetet vetëm besimi në atë që është shënuar në Bibël. Besimi në premtimet mbi Krijuesin dhe mbi Shëlbuesin, dhe nëse do të jesh i mençur, përvojat e jashtëzakonshme që i ke fituar me Të.
Dhe, më beso, me mundimet e fundit do të tentoj që në ato momente, për shkaqe që do të ndodhin, do të lodhesh më së paku për gjërat që shkruajnë atje, ndërsa përvojat me Të do t’i pasqyroj si diçka që e ke bindur ti veten se kanë ndodhur.
Do të të sjell deri në kufirin e skajshëm të besimit njerëzor. Të besosh në atë që do ta bëj unë të kapshme, të dukshme dhe të pakontestueshme, apo të besosh në diçka që dikush ka premtuar para më se dymijë vjetësh. Faktet e tilla, në shikim të parë të prekshme, si dhe presionin e jashtëzakonshëm me sugjerimet e mia, do të duhet t’i ballafaqosh me besimin në atë që dikush dikur e ka shkruar...
Që tani e shoh se këtë nuk do të mund ta durosh, i vogël është numri i atyre që e ka arritur. I vogël në krahasim me numrin e atyre që i kam bindur të kalojnë në anën time. A mund ta ndjekësh shembullin e atyre që nuk munda t’i mashtroj? Mundesh, nëse dëshiron. Por ti nuk dëshiron. Për këtë më bindin fitoret që po i arrij në fushat e ndryshme të jetës sate. Dhe kjo është kënaqësi e veçantë për mua. Ti e di këtë, por nuk mund të ikësh.
Tani e di edhe kush jam UNË, e di se në çfarë mënyrash veproj, dhe ajo që është më e rëndësishmja, e di edhe mënyrën se si, ashtu i mjerë dhe i dobët, mund të më fitosh.
A e di se si i zënë gjahtarët majmunët? Në një kafaz të vogël vendosin portokallin, kafazi ka një vrimë të rrumbullakët me dimension më të vogël, apo të njëjtë me portokallin. Kur e fut majmuni dorën në kafaz dhe kap portokallin, nuk mund ta nxjerrë më dorën. Do të mund ta nxirrte, po ta lëshonte portokallin, por ai nuk dëshiron ta lëshojë as atëherë kur e sheh se gjahtarët i afrohen dhe e kapin. Duke bërtitur në panik, ai tenton ta nxjerrë dorën me portokall. Në fund, për ta ndarë nga kafazi, u duhet me dhunë t’ia marrin portokallin nga dora, për t’ia nxjerrë dorën nga kafazi.
Dhe, ja, për këtë jam i sigurt se ti nuk mund të dalësh prej duarve të mia. Për arsye se je si ai majmuni që nuk dëshiron ta lëshojë portokallin. Gjithçka di, gjithçka sheh, por nuk dëshiron ta lëshosh portokallin.
Dhe, në fund lind pyetja: a mund të thotë të vërtetën Baba i rrenës? Nëse je mjaft i mençur, dhe nëse ke kuptuar sadopak nga e gjitha kjo, përgjigjen e ke të qartë. E nëse jo, do ta them unë:
Mundet! Me kusht që e vërteta për ty të bëhet më fatale se vetë rrena.
E kjo, me siguri do të ndodhë me ty.
Shihemi së shpejti.