Ai është shumë i rëndësishëm në metabolizmin e hemoglobines, në prodhimin e indit lidhes dhe në metabolizmin e proteinave. Ndër të tjera ka aftësi antioksidante dhe merr pjesë në proceset e pigmentimit dhe keratinizimit të flokëve dhe lëkurës.
Bakri është një nga elementet bazë që merr pjesë në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, pra pa bakër është i pamundur krijimi i hemoglobinës. Bakri është edhe pjesë përbërëse e proteinave dhe enzimave, çka tregon që merr pjesë në shumë procese në organizëm.
Burimet ushqimore me disponibilitet me te madh te bakrit jane: mishi (ne vecanti melcia), agrumet (soja mbi te gjitha), cerealet integrale, zarzavatet dhe pjesa me e madhe e frutave te detit.
Nevoja ditore per bakrin nga 1-10 vjec eshte 0.3-0.8 mg / dite ndërsa për më të mëdhenjtë është 1,2 mg në ditë. Reduktimi i tij mund të jetë i dëmshëm për kujtesën, të menduarit dhe personalitetin tonë. Simptomat nga mungesa e bakrit janë të rralla, megjithate ato perfshijne: anemi, debolese e pergjitheshme, osteoporoze, demineralizim te kockes, leukopeni(mungese te rruazave te bardha), predispozicion ndaj infeksioneve te rrugeve te frymemarrjes, alterim ne zhvillimin e kollagjenit apo te pigmentimit te flokeve apo lekures.