BURIMET DHE MJETET MËSIMORE
Për realizimin me sukses të përmbajtjeve programore në lëndën e Kimisë në klasën e X, është e domosdoshme të sigurohen kushtet elementare për zhvillimin e mësimit si dhe mjetet mësimore:
1. Laboratori (kabineti) i kimisë ose laboratori mobil.
2. Teksti i kimisë, doracak, fletore pune si ndihmë shtesë.
3. Teknologjia e nevojshme mësimore (TV, Kompjuteri, Interneti, CD, Grafoskopi)
4. Tabela, modele atomike- molekulare, diagrame, filma etj.
5. Materiale nga jeta e përditshme që gjenden në treg.
Mësimdhënësi/nxënësi duhet ta shfrytëzojë autonominë që gëzon për të shfrytëzuar dhe kërkuar burime të ndryshme informacioni dhe mjete tjera mësimore për realizimin e planprogramit të Kimisë. Deri në hartimin e tekstit për klasën e X mësimdhënësve/studentëve u rekomandojmë që ta shfrytëzojnë dhe konsultojnë këtë literaturë e cila ekziston:
1. Dr. Rexhep Mehmeti, KIMIA për klasën e parë gjimnaz, Libri Shkollor, Prishtinë.
2. Dr. Mustafë Bacaj, KIMIA INORGANIKE për klasën e II gjimnaz, Libri Shkollor, Prishtinë.
3. Dr. I. Filipoviq, Dr. S. Lipanoviq (shqipëruar nga Dr. Xhavit Ahmeti), KIMIA E PËRGJITHSHME dhe INORGANIKE.
4. Dr. Nexhat Daci, Dr. Osman Leci, KIMIA ORGANIKE, Libri Shkollor, Prishtinë.
5. Dr. Pandeli Troja, Dr. Muhamet Bicaj, KURS I SHKURTËR I KIMISÊ ORGANIKE, Libri Shkollor, Prishtinë.
6. FJALORI I KIMISË, SH. B. “8 Nëntori” Tiranë.