Shpejtësia e reaksioneve kimike.Reaksionet kmike zhvillohen me qëllim të përfitimit të produkteve tëcaktuara. Ato mund të shrytëzohen edhe për përfitmin e energjisë.Reaksionet kmike zhvillohen me shpejtësi të ndryshme. Për shembull ,hidr0gjeni dhe oksigjeni, në temperaturë të dhomës, mund të qëndrojnë tëpërzier me vite dhe të mos reagojnë mes vete. Në qoftë së kësajpërzierje i afrohet një shkëndijë elektrike, ajo do të reagojë shumëshpejt. Ky reaksion zhvillohet për një kohë shumë të shkurtë dhepërcillet me eksplodim. Nga kjo shihet se faktorë e jashtëm ndikojnë nëshpejtësinë e reaksioneve kimike.Kinetika kimike është disiplinë e cila studion shpejtësinë e reaksioneve kimike dhe faktorët qëndikojnë në të.Nëse shqyrtojmë reaksionin e formimit të stallaktiteve dhestallakniteve, konstatojmë se ky reaksion është shumë i ngadalshëm, icili zgjat me shekuj.Në anën tjetër, reaksioni midis nitratit të argjendit dhe klorurit tënatriumit zhvillohet shumë shpejt, me ç’ras formohet precipati i bardhë iklorurit të argjendit.Shpejtësia e reaksionit kimik paraqet raportin midis ndryshimit tëpërqendrimit të reaktantëve dhe produkteve të reaksionit për njësi tëkohës.Për të përcaktuar shpejtësinë e një reaksioni kimik, duhet të përcjellimrritjen e përqendrimit të produkteve për njësi të kohës. Shpejtësia ereaksionit kimik mund të përcaktohet edhe duke e përcjelllë zvogëlimin epërqendrimit të substancave reaguese për njësi të kohë kohës.Për shembull, marrim një reksion të thjeshtë, në të cilin reaktanti gjatë reaksionit jep produktin:Reaktanti
produkti Në qoftë se reaktanti shënohet me A, ndërsa produkti me B , do të kemi :
A→ B
Shpejtësia e këtij reaksioni mund të përcaktohet duke e përcjellërritjen e përqendrimit të produktit B për njësi të caktuar të kohës. v=/t.
Në këtë ekuacion, v paraqet shpejtësinë e reaksionit. Meqenësepërqendrimi I substances B gjatë reaksionit ndryshon vazhdimisht,atëherë këtë ndryshim e shënojmë me [b]. Me kllapa të mesme shënohetpërqendrimi I substancës në ekuilibër. t, paraqet njësine e kohës sëzhvillimit të reaksionit kimik.Njësia për matjen e shpejtësisë së reaksionit kmik shprehet me mol
〖dm〗^(-3) s^(-1).
Gjatë kohës së zhvillimit të reaksionit kimik është pozitiv. Gjatë këtijreaksioni, përqendrimi I substances A në njësi të kohës, atëherërezultatet e llogaritura shënohen me parashenjë negative (-)v=-[A]/tFaktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionitShpejtësia e reaksionit varet prej natyrës së substancave që marrim pjesë në reaksion.Në shpejtësinë e reaksionit kimik ndikojnë shumë faktorë, prej të cilëvezhvillohet reaksioni dhe katalizatorët. Te reaksionet ku substancatreaguese apo produktet janë në gjendje agregate të gaztë, në shpejtësinëe zhvillimit të tyre ndikon edhe presioni.
Nga se varet shpejtësia e reaksionit?
Mbi shpejtësinë e reaksionit ndikojnë shumë faktorë, prej të cilëve do të përmendim:
Ndikimi i përqëndrimit
Që të vijë te akti elementar i transformimit kimik, thërrimet e reaktantëve duhet të vijnë më afër njëra me tjetrrën. Nëse përqëndrimi i substancës është më i madh, në një vëllim të dhënë të sistemit ka më shumë thërime. Nga kjo rrjedh se thërimet janë më afër njëra me tjetrën, me këtë mundësia që ato të jenë aq të afërta sa të këmbejnë atome është më e madhe. Nëse reaksioni është i pakthyeshmë rëndësi ka vetëm përqëndrimi i reaktantëve. Nga ana tjetër nëse reaksioni është i kthyeshëm mbi shpejtësinë e reaksionit duhet të ndikojnë edhe përqëndrimi i reaktantëve edhe i produkteve.
Mund të përfundojmë se në të shumtën e rasteve (por jo edhe në të gjitha rastet) të reaksioneve:
sa më i lartë është përqëndrimi i reaktanvtëve, aq më e madhe është shpejtësia e reaksioneve kimike.
A ke menduar ndonjëherë pse nxehen kur gatuhen produktet ushqimore dhe duhet të ftohen nëse dëshirojmë t’i ruajmë më gjatë? Nga pikëpamja e kimisë edhe kur përgatitet gjella edhe kur prishen produktet ushqimore zhvillohet reaksion kimik ku temperatura ka ndikim të dukshëm.
Shpesh kur temperatura do të zmadhohet, thërrimet e reaktantëve fitojnë energji më të lartë dhe rrjedhimisht më lehtë mund të marrin pjesë në aktin elementar të transformimit kimik.
Kështu në të shumtën e rasteve (jo në të gjitha) reaksionet kimike zhvillohen më shpejtë në temperatura më të larta.
Veçse më dihet se disa reaksione zhvillohen më shpejtë nëse në sistemin reagues janë të pranishëm edhe disa substanca që quhen katalizatorë. Reaksionet e tilla quhen katalitike, ndërsa vet dukuria quhet katalizë. Përveç katalozatorëve që e shpejtojnë reaksionin ekzistojnë edhe substanca që e ngadalësojnë reaksionin, të cilat quhen inhibitorë.
Varësisht prej asaj se sistemi është homogjen ose heterogjen (duke përfshirë këtu edhe ktalizatorin) reaksionet katalitike mund të jenë reaksione të katalizës homogjene dhe reaksione të katalizës heterogjene. Reaksionet e katalizës homogjene zhvillohen në fazë të gaztë ose në tretësirë, ndërsa në reaksionet heterogjene katalizatori zakonisht është në gjendje agregate të ngurtë.
Karakteristikat e katalizatorëve
Disa herë si katalizatorë veprojnë edhe disa produkte të vetë reaksionit, këto janë të ashtëquajtur reaksione autokatalitike.
Katalizatorët kanë rëndësi praktike. Shumë procese industriale janë të mundshme vetëm nëse përdoren katalizatorët. Mund të cekim konvertorët katalitikë të cilët ndihmojnë edhe në mbrojtjen e ambientit jetësor, duke e shndërruar p.sh monoksidin e azotit në azot dhe shndërrime të ngjashme.
Reaksionet kimike që zhvillohen në organizmat e gjallë në të shumtën e rasteve janë reaksione katalitike. Këtu si lloj i biokatalizatorëve veprojnë substanca që quhen enzime.
Ekzistimi dhe veprimi i enzimeve kanë rëndësi për funksionimin normal të organizmave. Kështu sinteza e albuminave është e pamundur pa veprimin e enzimeve. Kur ndodh çrregullim i funksionimit të enzimeve, çrregullohen edhe disa procese të rëndësishme jetësore, deri në vdekjen e organizmit.
Shumica e enzimeve dallohen me cilësi të jashtëzakonshme specifike, këto mund të veprojnë ose në një substrat, duke e katalizuar vetëm një reaksion, ose në disa substrate por me strukturë të përafërt, duke katalizuar kështu një ose më tepër reaksione të ngjashme. Sasi të vogla të enzimeve dukshëm mund të zmadhojnë shpejtësinë e reaksioneve.