Në vitin 1887 kimisti suedez, Arhenius, formuloi teorine e shperbashkimit elektrolotik.Sipas kesaj teorie, me rastin e tretjes ne uje, elekrolitet shperbashkohen ne Jone.Meqenese uji eshte tretes i rendesishem, reaksionet kimike, ne te shumten e rasteve zhvillohen ne tretsirat ujore,dhe njihet si Shpërbashkim elektrolitik, ndersa substancat e tilla Elektrolitë.
Dukuria e Shperbashkimit ndodh kur disa substanca kimike gjate trejtes ne uje, shperbashkohen ne Jone.Elektrolitët janë substanca (acide, baza, kripera) që, të tretura në ujë, e përqojnë rrymen elektrike.
Elektrolitët ndohen ne: Elektrolitë të fortë dhe elektrolitë të dobët
Elektrolitët e fortë ne tretsiren ujore shperbashkohen plotesisht duke formuar jonet perkatese. Si elektrolit te fortë jane: Acidet Inorganike, Bazat dhe Kriperat në pergjithesi.
Elektrolitet e dobet ne tretsiren ujore shperbashkohen shume dobet.Vetem nje numer i vogel i molekulave te tyre shperbashkohen ne Jone. Si elektrolite te dobet jane Acidi Acetik dhe Acidet Organike ne pergjithesi, Hidroksidi i Amonit, Bazat Organike ejt.
Acidet dhe Bazat
Për të përcaktuar nëse një tretësirë është acitike, bazike apo neutrale përdoren indikatoret acido-bazik.Indikatoret janë substanca natyrore ose sintetike, të cilat e ndërrojne ngjyrën varesisht nga mjedisi.
Vlera e pH në një tretësire mund të përcaktohet eksperimentalisht me ndihmën e letrës së indikatorit univerzal, por saktesia e ketij percaktimi është e kufizuar.
Acidet dhe bazat janë kudo në natyrë. Si në organizma të gjalla dhe në çështje të vdekur.
Një substance definohet si Acid, nëse gjate shperbashkimit liron jone te Hidrogjenit.
Një substance definohet si Baze, nese gjate shperbashkimit elektrolitik liron jone hidroksile.
Ato mund te perkufizohen sipas disa teorive. Teoria me e hershme eshte ajo e Arheniusit:
Acidet janë substanca të cilat gjatë shpërbashkimit të tyre në tretësiren ujore japin jone të Hidrogjenit si të vetmet katione.
Bazat janë substanca të cilat gjatë shpërbashkimit të tyre në tretësiren ujore japin jone Hidroksile, si të vetmet anione.
Tek Acidet psh.: Me tretjen e HCL ne Uje, do te lirohen jonet si te vetmet katione
HCl-----> H+ + Cl-
Tek Bazat psh.: Me tretjen e NaOH, do te lirohen jonet Hidroksile si te vetmet anione
HCl-------> H+ + Cl-
Teoria sipas Bronshted dhe Lovrit
Teoria e Bronshted dhe Lovrit thotë: Acid është substanca që në një reaksion protolitik liron protone (donor i protoneve), kurse bazë është ajo që në atë reaksion pranon protone (akceptor i protoneve).
Mbjetja Acetike ka aftësi që përseri të pranojë proton. Sipas kesaj teorie, kjo mbetje është bazë potenciale. Per këtë themi se është baze e konjuguar e acidit prejt te cilit është krijuar. Nga ana tjeter, baza, pasi ta pranojë protonin, këtë proton mund ta lirojë , dmth duke pranuar protonin një bazë e deriatehershme ka kaluar ne acid (i konjuguar me bazen nga e cila eshte krijuar).
Nëse për acidit e perdorim shenjen A, kurse për bazën shenjen B, mund te paraqesim
A-----> H+ +B
B+ H+ ------> A
Sipas kësaj teorie nuk eshte me rendesi nese grimcat A dhe B jane elektroneutrale ose kane ngarkesë elektrike.
Acid mund te jete psh.: molekula e acidit acetik, kurse baze e konjuguar e tij eshte joni i acetatit:
CH3COOH----> H+ + CH3COO-
Procesi i lirimit te protoneve nuk mund te zhvillohet, nese aty nuk jane te pranishem akceptoret e protoneve dhe e kunderta.
Reaksioni i pergjithshem qe zhvillohet në sistemin acido-bazik do te jete:
ose shkurt A1+ B2<-----> B1+ A2
Nje sub. e njejte ne nje reaksion protolitik mund te jete donor (acid), kurse ne nje reaksion proton-akceptor (bazë). Keshtu në reaksionin:
NH3 + H2O <------> NH4+ + OH
Uji është acid(baza e tij e konjuguar është joni OH),kurse në reaksionin :
HCN + H2O <------> CN- + H3O+
Uji është bazë (acidi i tij i konjuguar është joni H3O+)
Produkti jonik i ujit
Në qoftëse e masim përqueshmërinë e rrymes elektrike në ujë të destiluar e vërejmë se uji i destiluar shume pak e përqon rrymën elektrike.Rrymën elektrike në tretësira e përqojnë jonet.Nga kjo rezulton se uji është i shpërbashkuar shumë dobët.Reaksioni i shpërbashkimit të ujit mund të paraqitet :
H2O + H2O <----->H30 + OH -
Siq shihet nga ky reaksion,njëra molekulë e ujit liron protonin,kurse tjetra e pranon.Pra njëra molekul sillet si acid tjetra si bazë.Kjo rezulton se uji sillet edhe si bazë edhe si acid.
Procesi i tillë njihet si autoprotolizë.
Konstantja e drejtpeshimit të reaksionit të autoprotolizës është:
K10 = [ H3O+]*[OH-],dhe paraqet prodhimin e përqëndrimeve të joneve të hidrogjenit dhe atyre hidroksile,që njihet si Produkti jonik i ujit.
Vlera e Kw,varet prej temperaturës,kështu psh në temp 55 grade celsius,Kw ka vlerën për 64 herë më të lartë se në temperaturën 0 grade celsius në temp 25 grade celsius vlera e Kw është përafërsishtë 1.106 -14
Vlera e Kw nuk varet nga ajo se bëhet fjalë për ujë të pastërt ose për tretësire.