Sistemi periodik i elementëve (shkurt:SI) është skema me të cilën renditen elementet sipas numrit të tyre atomik "Z". I ideuar nga kimisti rus Dimitrij Mendeleev në 1869, dhe në të njëjetën kohë por në mënyre të pavarur nga kimisti gjerman Julius Lothar Meyer (1830 - 1895), fillimisht kishte shumë hapësira boshe, të parashikuara për elementet që do të zbuloheshin në të ardhmen, disa në gjysmën e dytë të viteve 90'. Në nder të kimistit rus sistemi periodik quhet ndryshe dhe tabela e Mendelejevit. Sistemi periodik ndahet në grupe dhe perioda.Ky sistem periodik ka 18 grupe dhe 7 perioda. Periodat janë rende horizontale , ndërsa grupet në rende vertikale. Në këtë tabelë , secili element është i shënuar me simbolin perkatës. Periodat 1,2 dhe 3 janë perioda te shkurtra. Perioda e 4 dhe 5 janë perioda te gjata . Perioda e 6 quhet perioda shumë e gjatë , ndërsa e 7 perioda e papërfunduar. Elektronet e shtresës së fundit quhen elektrone valentore.
Në vazhdim mund të gjeni punime seminarike për Sistemin Periodik :