VLERËSIMI
Nocioni i vlerësimit dhe realizimi i tij është me rëndësi të veçantë për të përcaktuar shkallën e përvetësimit të njohurive, shprehive, shkathtë- sive, vlerave, qëndrimeve dhe sjelljeve të nxënësve, si dhe për të konstatuar punën e mësimdhënësit se sa ka qenë efektive puna e tij.
Vlerësimi i nxënësve duhet të bëhet në të gjitha etapat e orës mësimore, ai mund të jetë sistematik (për çdo temë mësimore), periodik(në përfundim të çdo kapitulli), semestral dhe vjetor.
Për vlerësimin e nxënësve është e domosdoshme të zbatohen teknika të shumëllojta:
1. Vlerësimi me gojë.
2. Vlerësimi me shkrim (testim, pyetësor, kontrollimi i fletores së punës etj.).
3. Vlerësimi praktik në klasë, laborator dhe teren.
4. Vlerësimi gjatë ekskurzioneve shkollore.
5. Vlerësimi i punës së pavarur të projekteve dhe punëve kërkimore.
6. Vlerësimi autentik (krahasimi me nxënësit tjerë, por edhe me vetëveten).