Lëndët djegëse janë substanca të cilat gjatë djegies lirojnë nxehtësi ose formë tjetër të energjisë. Burimet kryesore janë : qymyri, gazi natyror, nafta. Këto quhen lëndë fosile dhe nuk munden të rigjenerohen. Nafta dhe gazi natyror plotësojnë 65 % të nevojave të përgjithshme, qymyri 25 %,burimet e energjise qe regjenerohet (energjija e ujit,eres,biomases,gjeotermale etj)6% dhe energjia bërthamore 4 %.
Njëlloj si qymyrguri nafta dhe gazi natyror prejardhjen e kanë nga gjallesat. Në ndryshim nga qymyrguri këto janë formuar nga gjallesa të vogla bimore dhe shtazore që janë depozituar përpara miliona vjetësh në fundin e deteve të cekëta. Aty në neprimin e mikroorganizmave të trysnisë së lartë dhe të temperaturës, lënda organikë është shndërruar në një përzierje të ndërlikuar substancash të tjera ku mbizotërojnë hidrokarburet.
Qymyri është burim i energjisë që nuk rigjenerohet. Supozohet se qymyri është formuar para qindra miliona vjetësh nga mbetjet e bimëve të depozituara nën sipërfaqen e dheut dhe pjesërisht në ujërat e kënetave. Si çdo organizëm tjetër i gjallë edhe bimët kalojnë nëpër disa faza zhvillimi dhe më në fund vdesin. Shtresat e bimëve të vdekura në fund të kënetave janë mbuluar me ujë dhe lym, që nuk lejojnë depërtimin e oksigjenit nga ajri. Temperatura dhe shtypja e ushtruar nga lart e shtresave të limit, të dheut, në mungesë të oksigjenit ndihmojne procesin që mbetjet e bimëve të shndërrohen në ato që sot quhen qymyr. Gjatë procesit të karbonizimit gradual të bimëve, u lirua hidrogjeni dhe oksigjeni si dhe është rritur përqindja e karbonit. Sa më e gjatë të jetë koha e karbonizimit aq më cilësor është qymyri.
Qymyri është lëndë djegëse me ngjyrë të zezë ose ngjyrë kafeje, përbëhet kryesisht nga karbonit dhe sasia e nxehtësisë që lirohet gjatë djegies qymyri klasifikohet në katër lloje : linjiti, subitimunizoz, butiminoz dhe antracit.
Energjia shfaqet në forma të ndryshme. Ajo mund të bartet nga një trup në tjetrin ose nga një sistem në tjetrin, duke u transformuar. Format e energjisë janë të shumë llojshme. Energjia përdoret për nevoja të ndryshme. Shfrytzimi i energjisë bëhet më i dobishëm duke i shfrytëzuar teknologjinë e re. Në kohën e fundit vazhdojnë hulumtimin e metodave të reja për shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë. Me termin burimi alternativ i energjisë nënkuptohen energjia e cila nuk përfitohet nga lëdet e djegshme fosilore.
Vazhdimsia e hulumtimeve për metodat e përfitimit të energjisë nga burimet e tjera, p.sh :