Natriumi është element i cili bën pjesë në grupin e I-rë të Sistemit periodik , hynë në kuadër të Metaleve Alkaline . Është një ndër elementet më të përhapura në natyrë me pjesëmarrje mase 2,6%. Meqenëse është element shumë reaktiv , ruhet në llamba të vajgurit , e cila substratin e ka të përbërë nga shtresat e parafinës . Shkaku i reaktiviteti , në natyrë gjendet në formë vetëm në formë mineralesh , siç janë : aluminosilikatet albit Na(AlSi3O8) dhe oligoklas Na(AlSI3O8) Ca(Al2Si2O8). Me zbërthimin e këtyre mineraleve të natriumit ai depërton në tokat bujqësore prej nga bimet e absorbojnë dhe përmes këtyre bimëve natriumui arrin në botën shtazore.
Natriumi është metal i butë si dylli , me ngjyrë të bardhë, të ngjashme me atë të Argjendit. Përmban mjaftë elektrone të lira ,për këtë arsye është përcjellës i mirë i elektriciteti dhe i nxehtësisë.Për shkak të fortësisë së vogël mund të prehet shumë lehtë me thikë. Pas prerjes shkëlqimi i ngjyrës së argjendit humb shpejt , sepse në reaksion me oksigjenin , oksidin e karbonit dhe avujt e ujit , në sipërfaqe formon Hidrogjenkarbonatin(Bikarbonatin) e Natriumit (NaHCO3).
4 Na + O2 + 4CO2 +2 H2O ------> 4 NaHCO3
Natriumi është metal jofsinik.Ndizet në ajër duke liruar flakë me ngjyrë të verdhë, me çrast formon peroksidin e natriumit Na2o2 sipas reaksionit :
Na + O2 -> Na2O2
Natriumi reagon me ujin në të ftohtë , duke formuar hidroksidin e natriumit dhe duke liruar hidrogjenin :
2Na + 2H2O -> 2Na + 2OH + H2
Përfitimi
Në industri natriumi elementar më së shpeshti fitohet me elektrolizë të klorurit të natrirumit , NaCl të shkrirë.Ndonjëherë natriumi përftohet edhe nga Hidroksidi i Natriumit NaOH të shkrirë.Elektroliza është e paraqitur në figurën anash
2NaCl -> 2Na+ 2Cl-
Në katodë(-) : 2Na+ + 2e- -> 2Na
Në anodë(+) : 2Cl- -> Cl2 + 2e-
______________________________
2Na+ + 2Cl- -> 2Na + Cl2
Anoda(A) është e ndërtuar nga grafiti ndërsa Katoda(K) është në formë të cilindrit të hekurit , e cila e rrethon anodën.Anoda nga lart është e mbuluar me këmbanë nga llamarina e hekurit , nëpërmes së cilës menjanohet klori në gjendje agregate të gaztë.Anoda nga Katoda është e ndarë me diafragmë.Në mënyre analoge nga katoda ndahet natriumi i liruar në enë të posaçme. Si lëndë e parë , përveç klorurit të natriumit , rëndon përdoret edhe përzierja e klorurit të natriumit me klorurin e kalciumit . Kloruri i Kalciumit i shtohet me qëllim që NaCl të i ulet pika e shkrirjes.
Oksidi i Natriumit , Na2O formohet me shkrirje të natriumit metalik me peroksid natriumi ose me nitrit natriumi :
2Na + Na2O2 --> 2Na2O
Oksidi i Natriumit është pluhur i bardhë kristalor , i cili me ujë reagon vrullshëm dhe formon hidroksidin e natriumit , NaOH
2Na2O + H2O}}} --> 2NaOH
Peroksidi i Natriumit Na2O2 në industri përfitohet duke e djegur natriumin metalik në ajër , i cili është pastruar nga dioksidi i karbonit ose me oksigjen . Reaksioni kryhet në enë alumini :
2Na + O2 --> 2Na2O2
Peroksidi i Natriumit është pluhur i bardhë i cili anon në të verdhë ( nëse është plotësisht i pastër , është pa ngjyrë) . Përdoret si mjet i fortë oksidues. Në temperaturë të dhomës reagon me ujë , duke formuar hidroksidin e natriumit duke liruar oksigjenin :
Na2O2 + 2H2O --> 2NaOH +H2O2
2H2O2 --> 2H2O}}}} + O2
Hidroksidi i Natriumit NaOH , ndryshe quhet edhe sodë kaustike . Është substancë e bardhë dhe mjaft higroskopike . Nëse një kristal i hidroksidit të natriumit vendoset në qelqore , ai shumë shpejt do absorbon lagështinë e ajrit. Pos lagështisë , Hidroksidi i Natriumit thith nga ajr edhe oksidin e karbonit dhe formon karbonatin e natriumit.
2NaOH + CO2 -->Na2CO3 + H2O
Për shkakë të vetive të lartpërmendura , ruhet në enë të mbyllura mirë sepse shumë lehtë formon komponime , si rasti në kontakt me Dioksidin e Karbonit . Ai lehtë tretet në ujë , dhe duke formuar bazën e fortë , tretësire e hidroksidin e natriumit :
NaOH + H2O --> Na+ + OH-
Hidroksidi i Natriumit në laborator përfitohet me reaksion të natriumit , oksidit të natriumit ose peroksidit të natriumit me ujë.Në industri përftohet me elektrolizë të tretësirës së ngopur ujore të klorurit të natriumit.Te Elektroliza ujore e klorurit të natriumit , në tretësirë ujore janë të pranishëm përveq joneve Na+ dhe Cl- edhe molekulat e ujit.Elektroliza e një tretësire ujore karakterizohet me lirimin e hidrogjenit dhe të klorit.Në këtë proces përdoret Hekuri , ndërsa si anodë grafiti.Me reduktim të ujit në katodë , lirohet hidrogjeni(gaz i pangjyrë) , ndërsa në anodë oksidohen jonet klorure dhe formohet klori ( gaz me ngjyrë të verdhë që anon në të gjelbër).
Katodë (-) 2H2O +2e- --> H2 + 2OH-
Anodë(+) : 2Cl- --> Cl2 + 2e-
__________________________________
2Cl- + 2H2O -->H2 +2OH- + {\disCl2}}}
Pra , me elektrolizë përveç hidroksidit të natriumit përftohet edhe hidrogjeni dhe klori.Procesi i përfitimit të hidroksidit të natriumit mund të paraqitet me reaksion :
2Na+ + 2Cl- + 2H2O ---> Cl2 + H2}}} + 2Na+ + 2OH-
Hidroksidi i Natriumit reagon me shumë substanca . Reagon me acide dhe formon kripëra(reaksion i neutralizimit):
NaOH+HCl --> NaCl + H2O
2NaOH + H2SO4 --> Na2SO4 + 2H2O
Përdoret për fabrikimin e sapunëve dhe ngjyrave , për izolimin e celulozës nga druri dhe kashta , për përfitim të mëndafshit dhe leshit artificial, gjatë procesit të përftimit të aluminit për pastrimin e vajrave dhe yndyrnave , vajgurit.
Karbonati i Natriumit Na2CO3 , Është komponim me rëndësi të madhe industriale , i njohur me emrin Soda e Kalcinuar.Karbonati i Natriumiit është pluhur i nardhë i tretshëm në ujë kristalizon me 10 molekula ujë , Na2CO3*10H2O. Është ndër karbonatet më stabile , i cili shkrihet pa u zbërthyer.Në industri përfitohet sipas metodës së Solvejit . Kjo metodë bazohet në shtimin e Amoniakut dhe Dioksidit të Karbonit në tretësirë të ngopur ujore të klorurit të natriumit :
Na+ + Cl- + NH3 + CO2 + H2O <=> NaHCO3 + NH4+ +Cl-
Ky është një proces ekonomik sepse përdoren lëndët e para të lira (kripa e gjellës , guri gëlqeror) . Amoniaku , substanca me koston më të lartë në këtë reaksion.
Hidrogjenkarbonati i Natriumit(Soda e Bukës, NaHCO3 . Është pluhur me ngjyrë të bardhë , pak i tretshëm në ujë. Si rezultat i hidrolizës së kësaj kripe , tretësira ujore e saj reagon si bazë e dobët , Përveç me metodën e Solvejit , fitohet edhe me ngopjen e tretësirës së karbonatit të natriumit me dioksid karboni :
Na2CO3 + CO2+ H2O}}} --> 2NaHCO3
Përdoret për përgatitjen e brumit , kozmetikës , për prodhimin e pijeve të gazuara.
Tretësira e përgatitur liron shkumbë dhe fluska , sepse në reaksion me acidin citrik, lirohet dioksidi i karbonit.
NaHCO3 +H3O+ --> Na+ + CO2 +2H2O
Në të gjitha lëngjet e gazuara , kemi praninë e dioksidit të karbonit.
Kloruri i Natriumit , NaCl . Këtë ndryshe e quajmë kripë e gurit apo kripë kuzhine , dhe minerali halit. Kjo kripë gjendet në sasi të mëdha në natyrë ,e tretur në ujëra të detit apo shtresa nëntokësore , si guri i kripës.Kloruri i Natriumit është substancë e ngurtë , e cila formon kristale me strukturë të sistemit teseral kubik. Kloruri i natriumit është përbërës i lëngjëve të organizmave të gjallë . Tret relativisht mirë në ujë. Tretësira 0.9% e NaCl është izotonike(me presion osmotik të njejtë) në plazmën e gjakut dhe shërben si tretësira fiziologjike. Kloruri i Natriumit përftohet me avullim të ujit të detit apo nga xehroret e gurit të kripës.Avullimi i ujit të detit në kripore bëhet me anë të energjisë së diellit.Kripa e fituar nuk është e pastër , përmban sasi të konsiderueshme të kripërave të tjera , ndër të cilat janë të njohura kripërat e magnezit.Nxerrja e NaCl nga xehroret bëhet në dy mënyra : duke mihur gurin e kripës në blloqe dje ,e tretjen e shtresave nëntokësore të gurit të kripës dhe ujë të nxehtë. Duke avulluar ujin e përdorur , kristalizohet. Përdoret në amvisëri , si lëndë e parë për prodhim të shumë komponimeve kimike : HCl--> Klorhidriku, dhe komponimeve tjera të natriumit , si dhe të klorit e hidrogjenit.Ai gjithashtu përdoret dhe për prodhimin e ngjyrave,sapunëve , qelqit dhe porecelanit.