Qëllimet themelore në përmbajtjen e tretësirave janë:
Ndarja e sistemeve disperse
Sistemet disperse mund të ndahen në disa mënyra. Më shpesh ndarja bëhet sipas gjendjes agregate të fazës disperse dhe mesit dispers, si dhe sipas madhësisë së thërmive të disperguara. Sipas gjendjes agregate ka nëntë tipe të sistemeve disperse, ashtu siç vërehet në tabelën 2.1. bela 2.1 Ndarja e sistemeve disperse sipas gjendjes agregate të mesit dispers dhe fazës së disperguar
Sipas madhësisë së thërmive (grimcave) të fazës së dispeguar, ato ndahen në: sisteme disperse të ashpra, sisteme koloide dhe sisteme disperse molekulare (tretësira të vërteta).
Sistemet disperse të ashpra Sisteme disperse të ashpra janë ato sisteme te të cilët thërmitë e fazës së disperguar janë mbi 100 nanometra (një manometër është 10-9m). Për shembull: uji i turbulluar, tymi në ajr, hexe etj.,të paraqitura në figurën 2.1.
Sistemet disperse të ashpra janë sisteme heterogjene thërmitë e të cilëve janë të mëdha dhe mund të shihen me sy. Këta shpesh herë i hasim si suspensione (pezulli), emulsione, aerosol, shkumë etj. Në suspensione thërmitë e substancave të ngurta janë të shpërndara në mjedis të lëngët. Gjatë qëndrimit (ndejtjes), substancat e ngurta fundërrohen, për shembull, uji i lumit përmban thërmi të disperguara të rërës së imët, argjilë (baltë) dhe substanca të ngjashme.
Sistemet disperse koloide
Sistemet disperse koloide (tretësirat koloidale) janë sisteme në të cilët madhësia e thërmive është midis 1 dhe 100 nanometra. Në to nuk vërehet kufi midis fazës së disperguar dhe mjedisit dispers. Sistemet disperse koloide mund të formohen prej sistemeve disperse të ashpra (me imtësimin e thërmive më të mëdha) ose prej sistemeve disperse molekulare (me krijimin e agregateve më të mëdha prej molekulave ose joneve).
Sipas sjelljes së thërmive koloidale ndaj lëngut në të cilën janë të shpërndara, tretësirat koloidale ndahen në liofile dhe liofobe. Nëse mjedisi dispers është ujë, bëhet fjalë për koloide hidrofile dhe hidrofobe. Te koloidet hidrofile, thërmitë e substancës së disperguar kanë grupe atomike polare të cilat i tërheqin molekulat e ujit dhe krijojnë agregate molekulash. Për shembull: kosi, e bardha e vesë, amidoni, xhelatina etj. Në qoftë se tërheqja midis thërmive koloidale dhe ujit është e madhe koloidi hidrofil është sistem viskoz dhe quhet gel (figura 2.2a).
Tretësirat
Sisteme disperse më të përhapura janë sistemet disperse molekulare, të cilat zakonisht quhen tretësira. Thërmitë e fazës së disperguar dhe mjedisit dispers kanë pothuajse madhësi të njëjtë dhe prandaj janë sisteme homogjene. Te këto sisteme faza e disperguar është substanca e tretur, kurse mjedisi dispers është tretësi. Në tretësirë mund të ketë më shumë substanca të tretura. Si tretës llogaritet substanca, sasia e të clës në tretësirë është më e madhe dhe ka gjendje agregate të njëjtë me tretësirën. Tretësirat mund të jenë në gjendje të gaztë, të lëngët ose të ngurtë. Më shpesh hasen tretësira të lëngëta në të cilat si tretës është uji. Ai është tretës universal. Aftësia për të tretur shumë substanca është e kushtëzuar nga polariteti i shprehur shumë fortë i molekulave të tij. Veçanërisht mirë i tretën ato substanca molekulat e të cilave janë, gjithashtu polare. Në ujë mirë treten edhe përbërjet jonike, kurse shumë dobët të tretshme janë substancat të ndërtuara prej molekulave jopolare. Tretshmëria e substancave Tretshmëria e substancave të ndryshme në ujë është e ndryshme. Përqendrimi i substancës së tretur në tretësirën e ngopur quhet tretshmëri e asaj substance në vëllim të caktuar të tretësit. Ajo varet nga: natyra e substancës së tretur, gjendja agregate e saj, temperaturës si dhe faktorëve tjerë. Si masë për tretshmërinë merret masa e substancës së tretur që tretet në 100 gramë tretës. Tretshmëria e disa substancave të ngurta në ujë, në varshmëri prej natyrës së tyre, është paraqitur në tabelën vijuese 2.2
Nëse në 100 g tretës janë tretur mbi 10 g të substancës, ajo është lehtë e tretshme, si për shembull KI, NaNO3, NaCl. E tretshme është ajo substancë tretshmëria e së cilës është prej 1 – 10 g. Nëse në 100 g tretës, janë tretur prej 0.01-1 g, substanca është dobët e tretshme. Substanca të atilla janë Ca(OH)2, CaSO4. Substancë praktikisht e patretshme është ajo substancë nëse prej saj janë tretur më pak se 10 mg në 100 g tretës (BaSO4, AgCl). Substanca absolutisht të patretshme nuk ka. Tretshmëria e substancave të ngurta në ujë varet prej temperaturës. Shpesh herë me rritjen e saj, tretshmëria zmadhohet. Me rritjen e temperaturës, tretshmëria mund të zvogëlohet ose të zmadhohet, e mandej ajo të zvogëlohet. Varshmëria e tretshmërisë së substancave prej temperaturës mund të paraqitet grafikisht, me lakoret e tretshmërisë. Me ndihmën e lakoreve të tretshmërisë mund të përcaktohet përqendrimi i substancës së tretur, si dhe radhitja sipas së cilës substancat kristalizojnë. Tretshmëria e substancave të lëngëta në lëngje është e ndryshueshme. Me rritjen e temperaturës, tretshmëria e lëngjeve te disa substanca zmadhohet, kurse te disa zvogëlohet. Te disa tretësira haset përqendrimi vëllimor. Kjo është dukuri kur vëllimi i tretësirës së fituar është më i vogël sesa shuma e vëllimit të tretësit dhe substancës së tretur, për shembull me përzierjen e 50 cm3 etanol dhe 46,20 cm3 ujë fitohet tretësirë me vëllim prej 92.65 cm3 . Tretshmëria e gazrave në ujë është e ndryshueshme. Ajo varet prej natyrës së gazit, temperaturës dhe presionit. Me rritjen e temperaturës, tretshmëria zvogëlohet, kurse me rritjen e presionit, tretshmëria zmadhohet. Si tretës, përveç ujit mund të shfrytëzohen edhe substanca tjera: etanol, kloroform, eter, benzen etj. Sipas sasisë së substancës së tretur në sasi të caktuar të tretësit, tretësirat mund të jenë: të pangopura, të ngopura dhe të tejngopura. Tretësira të pangopura janë ato tretësira në të cilat tretësi mundet të tretë akoma prej substancës së tretshme në temperaturë dhome. Tretësira të ngopura janë tretësirat në të cilat tretësi nuk mundet të tretë më shumë prej substancës së tretshme në temperaturë dhome. Ato përmbajnë tepricën e substancës që nuk është tretur. Nëse nxehet tretësira e ngopur bashkë me substancën e patretshme, ajo do të tretet, me çka fitohet tretësirë e ngopur. Me ftohje të tretësirës së ngopur deri në temperaturë dhome, teprica e substancës së tretur do të kristalizon. Gjatë tretjes së disa substancave në ujë, përthithet ose çlirohet nxehtësi, kurse gjatë tretjes së disa substancave, është e nevojshme të jepet nxehtësi. Sasia e nxehtësisë që lirohet ose që apsorbohet gjatë procesit të tretjes, quhet efekt i nxehtësisë së tretjes. Gjatë tretjes së acidit sulfurik, hidroksidit të natriumit ose hidroksidit të kaliumit në ujë lirohet nxehtësi. Ky proces i tretjes është ekzotermik. Kurse gjatë tretjes së nitratit të kaliumit ose klorurit të amonit në ujë, apsorbohet nxehtësi, temperatura e tretësirës zvogëlohet, kurse procesi është endotermik. Gjatë tretjes së substancave në ujë ose në ndonjë tretës tjetër vin deri te një bashkëveprim i përbashkët midis thërmive të substancave që treten dhe tretësit. Ky proces quhet solvatim. Nëse tretësi është ujë, atëherë procesi quhet hidratim. Si rezultat i hidratimit, në tretësirë formohen përbërje hidrate, të cilat gjatë kristalizimit një pjesë të ujit e mbajnë në përbërjen e tyre. Substancat kristalore që në përbërjen e tyre përmbajnë ujë quhen kristalohidrate, kurse uji i lidhur-ujë kristalor. Për shembull, MgSO4 · 6H2O sulfat magneziumi heksahidrat, Na2CO3 · 10H2O karbonat natriumi dekahidrat. Tretësirat dallohen prej substancave të pastra prej temperaturës së ngrirjes dhe temperaturës së vlimit të tyre. Tretësirat zakonisht ngrijnë në temperaturë më të ulët, kurse vlojnë në temperaturë më të lartë se tretësi i pastër. Tretësirat kanë edhe veti tjera të rëndësishme. Me disa prej tyre do të njihemi më vonë.
Përbërja e tretësirave
Përbërja kuantitative e tretësirave mund të shprehet në më shumë mënyra. Më shpesh shprehet me madhësitë raportet (përpjesëtimet), pjesëmarrjet dhe përqendrimet të cilat janë të dhëna në tabelën 2.3.
Në tabelë me (B) është shënuar substanca e tretur, kurse me (A) është shënuar tretësi.
Madhësia raporti i masës është shënuar me shkronjën greke - zeta. Madhësia raporti vëllimor është shënuar me shkronjën greke – psi. Shenja për pjesëmarrje në masë w lexohet dubëlvë. Shenja për pjesëmarrje vëllimore lexohet fi. Përqendrimi në masë shënohet me shkronjën greke – gama. Përqendrimi në vëllim është dhënë me shenjën – sigma. Raportet si dhe pjesëmarrjet janë madhësi padimensionale. Ato më shpesh shprehen në përqindje (e njëqinda pjesë), ndonjëherë edhe në promila (e njëmijta pjesë). Nëse është tretur substancë e përfshirë në gjurmë, shprehet në ppm – pë-pë-em (e njëmilionta pjesë). Përmbajtja e substancës së tretur në tretësirë quhet përqendrimi i substancës së tretur në tretësirë. Ajo mund të shprehet në më shumë mënyra, edhe atë si: përqendrimi molar (sasior), përqendrimi në masë dhe përqendrimi në vëllim.