Dashuria është Kimi
Mbase shpeshherë ju ka ndodhur të dëgjoni dikë, duke ëndërruar të thotë “Dashuria është kimi!” Faktikisht, a e dini sa e vërtetë është kjo thënie? Emocionet dashurore që na pushtojnë, ndjenja se kemi flutura në barkë, e gjitha kjo është një laborator kimik. Dashuria është ndër temat e preferuara për studiuesen e re Aneta Jovçeva. Përmes saj ajo tregon anën argëtuese të shkencës dhe përgënjeshtron pohimin se shkencëtarët janë të mërzitshëm. Para tri vjetëve Aneta ka fituar vendin e parë të konkursit “FameLab”, të organizuar nga Këshilli Britanik në Bullgari. E ka pushtuar jurinë me entuziazmin e saj, duke folur për shkencën, dhe me temën interesante për dashurinë dhe skizofreninë. “Dashuria është kimi dhe kur e kemi më shumë këtë kimi, bëhemi skizofrenë”, thotë Aneta, duke qeshur. Sivjet bashkë me kolegun e saj Bozhidar Stefanov morën pjesë në Festivalin e Shkencës në Sofje. Nisma është i Këshillit Britanik në vend. Të dy studiuesit e rinj çuan publikun në botën e “Dashuriçkës së molekulës”
Deri më sod njihen mbi 16 milion substanca ?
A e dini se deri më sod njihen mbi 16 milion substanca dhe ky numër është vazhdimisht në rritje.Qdo vit në laboratorët e mbarë botës zbulohen dhe prodhohen mbi 100.000 substanca të reja.
Sa për ilustrim,të përmendim se ekzistojnë mbi 2.000 lloje të qelikut.
A e dini se :
Ne trupin e njeriut, perveç ujit, ndodhen edhe shume lende te tjera. Nje njeri me trup normal permban aq yndyre sa per te prodhuar shtate kallepe sapuni, sheqer aq sa per te mbushur nje kavanoz, kripe sa per te mbushur gjashte kripore, karbon sa per te prodhuar 9000 lapsa plumbi,fosfor sa per te prodhuar 2200 fije shkrepese, hekur sa per te bere njegozhde 25 mm, nje luge squfur dhe 30 gram metale te tjera.
Sa pemë nevojiten për të siguruar oksigjenin e mjaftueshëm për një njeri?
Duhen gjashtë molekula dioksidi karboni për të prodhuar një molekulë glukozë nga fotosinteza, dhe gjashtë molekula oksigjen çlirohen si një nga produktet. Nje molekulë glukozë përmban gjashtë atome karboni, kështu që shtimi i një molekule oksigjeni për çdo atom karboni i shtohet një peme. Një pemë e rritur panje mund të jetë rreth 12 metra e gjatë dhe peshon 2 ton, duke përfshirë rrënjët dhe gjethet.
Nëse ajo rritet me 5 përqind çdo vit, do të prodhojë rreth 100 kg dru, nga të cilat 38 kg do të jenë karbon. Nëse pranojmë peshat relative molekulare të oksigjenit dhe karbonit, kjo barazohet me 100 kg oksigjen për çdo pemë në vit. Një njeri merr frymë rreth 9.5 ton ajër në një vit, por oksigjeni përbën vetëm rreth 23 përqind të këtij ajri, pra ne nxjerrjen pak më shumë se një të tretën e oksigjenit nga çdo frymëmarrje. Pra do të thotë një total prej rreth 740 kg oksigjen në vit, e cila është e barabartë me 7 ose 8 pemë.
Mushkonjat janë diskriminuse
Mushkonjat janë diskriminuese Këto insekte të vogla mund të lënë pas shenja të kafshimit që shkaktojnë kruarje, e madje edhe që përcjellin sëmundje si malaria. Por del se përveç këtyre veçorive ato janë edhe diskriminuese në baza gjinore. Studimet kanë treguar që mushkonjat ndiejnë tërheqje ndaj estrogjenit, prandaj i shënjestrojnë më shumë femrat se meshkujt. Në anën tjetër mushkonjat që kafshojnë janë të gjitha femra.