Udhëzime metodologjike
Udhëzime metodologjike
UDHËZIME METODOLOGJIKE
Për organizimin e procesit mësimor në lëndën e kimisë zbatohen metoda, strategji, teknika dhe forma të shumëllojta të punës. Është e drejtë profesionale e mësimdhënësve që të bëjnë zgjedhjen e metodave, edhe pse në këtë program ato u janë preferuar për çdo temë mësimore.
Metodat didaktike janë të domosdoshme të ndërthurën me njëra tjetren gjatë gjithë orës së mësimit, në përputhje me nivelin e dijeve, objektivat e lëndës, por edhe në funksion të teknologjive të reja që mund të përdoren nga mësimdhënësit dhe nxënësit.
Metodologjia e mësimdhënies dhe mësimnxënies duhet të jetë në funksion të përvetësimit dhe përdorimit më të shpejtë e më të saktë të njohurive, shprehive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave të kimisë, e veçanërisht të atyre që ju nevojiten për të zgjidhur problemet e jetës së përditshme.
• Metodat e mësimdhënies dhe të komunikimit në lëndën e kimisë:
• Metoda e shpjegimit
• Metoda e bisedës
• Metoda e leximit dhe punës me tekst
• Metoda e punës eksperimentale dhe hulumtuese
• Metoda e punës me kompjuter
• Metoda e të mësuarit dhe të nxënit ndërveprues
• Metoda e diskutimit të lirë dhe debatit.
Në mësimdhënie dhe në të nxënit te nxënësit zbatohen strategji të ndryshme mësimore:
• Mësimi zbulues (heuristik)
• Mësimi i zgjidhjes së problemeve
• Mësimi i programuar
• Mësimi ekzemplar (me shembuj)
• Mësimi dhe të nxënit ndërveprues
• Mësimi në natyrë dhe objekte industriale.
Teknikat:
• Insert
• Ditari dy pjesë
• Mësimdhënie e ndërsjelltë
• Diagrami i Venit
• Kllaster
• Brainsterming
• ATS
• Kubimi
• Tabela e koncepteve
Format e punës:
• Puna individuale
• Puna në çifte
• Puna në grupe
• Puna me të gjithë nxënësit
I tërë ky proces do të arrihet përmes mësimit teorik, eksperimentallaboratorik, me përdorim të gjerë të mjeteve mësimore tekniketeknologjike të konkretizimit dhe të komunikimit dhe me mësimin në objektet jashtë lokaleve shkollore.