Kur jeni në Prishtinë, transporti më i lehtë në të cilin mund të keni qasje është autobusi -
transporti publik. Kudo në qytet që të ndodheni, të vizitoni “Herticën” nuk është shumë larg në
shpenzim për eksperiencën.
Stacionet e autobusit janë të shpeshta në të gjithë qytetin, autobusi aktual në të cilin mund të
hipni për të shkuar është autobusi i etiketuar si nr. 3. Stacioni i autobusit ku do të ndaloni është
afër një supermarketi të quajtur "Viva", kur të dilni nga autobusi hapi tjetër është të kaloni rrugën
dhe të vazhdoni në rrugicën përballë jush, ku pas pak ecjeje përpjetë do hasni në shenja që do t'iu
lajmërojnë se tani jeni pranë “Shtëpisë-Shkollë” Hertica.
Bileta: 50 cent një drejtim
Adresa e “Herticës”: Prishtinë - Kodra e Trimave ( Vranjevc ) Rr. Shkolla e Herticëve, nr. 26
- Ekziston edhe versioni i aplikacionit që është “Trafiku Urban” i cili mund të shkarkohet nga
Apple Store dhe Play Store
IOS ose Android.
Në kolonën me jeshile keni kohën kur udhëton autobusi i linjës 3. Në kolonën blu keni stacionet e autobusit, mund të prisni linjën 3 të autobusit.
Mund të përdorni autobusin dhe stacionin e autobusit nga kolona e dytë ku shkruan "Rrethi i Matit > Bardhosh" dhe duke filluar nga fillimi i stacioneve "Rrethi i Matit" deri në stacionin e autobusit "Shabanët" mund të prisni në stacione për të kapur linjën e autobusit. nr.3. Ndalesa juaj për të shkuar në Shtëpinë -Shkollë Hertica do të jetë "Policia" gjithashtu pranë të cilit mund të shihni një treg të quajtur "Viva".
Për t'u kthyer nga shtëpia -shkollë Hertica në qendër të Prishtinës, duhet të merrni përsëri linjën e autobusit nr.3 dhe stacioni i autobusëve në të cilin duhet të hipni është "Policia" dhe duhet të zbrisni në stacionin e autobusit të quajtur "Katedralja". Itinerarin e linjës së autobusit mund ta shihni në dy kolonat e para ku shkruan "Bardhosh> Rrethi i Matit"