1. Shtëpia-Shkollë “Hertica” ishte ndërtuar tërësisht nga pronari i saj Mehmet Aliu Hertica.
2. Shtëpia-Shkollë “Hertica” filloi punën si shkollë nga viti 1992 deri në vitin 1999.
3. Në shkollën Shtëpi “Hertica” vijuan mësimin rreth 1500 nxënës.
4. Shtëpia kishte 12 dhoma që shërbenin si klasa dhe çdo klasë mbante rreth 31 nxënës.
5. Revista e parë shkollore u botua nga nxënësit që ndiqnin këtë shkollë. Revista quhej ''Feniks''.
6. Ndryshe nga kushtet e shpenzimeve ekonomike, Mehmet Aliu-Hertica, pronar i shkollës, për dy vite radhazi ka paguar të gjithë profesorët dhe punëtorët e kësaj shkolle.
7. Forcat serbe vazhdimisht kanë tentuar mbylljen e Shtëpisë-Shkollë, por sulmet kryesore kanë qenë ato të vitit 1996, ku janë keqtrajtuar një punëtor dhe roje sigurie.
8. Megjithë kushtet e rrezikshme, Shtëpia-Shkollë ka mbajtur edhe “Mbrëmjen e maturës” për të argëtuar nxënësit.
9. Në këtë shkollë kanë vijuar mësimin shumë figura të njohura politike si: Uran Ismalji, Atifete Jahjaga, Liburn Aliu etj.
10. Në vitin 1999 forcat serbe sulmuan dhe dogjën shtëpi-shkollën “Hertica".
11. Azemine Aliu-Hertica, vajza e pronarit, shërben si cicerone e këtij monumenti që nga viti 2002. Azemine Aliu-Hertica nuk është paguar për këtë kontribut.
12. Mehmet Aliu kishte ndërtuar edhe një bunker në të cilin fshiheshin studentët, në raste sulmesh nga forcat serbe.