Instervista e Azemine Aliu-Hertica
Sistemi paralel është pjesë e historisë sonë. Është një testament i trimërisë dhe vendosmërisë së popullit shqiptar. Ne zgjodhëm të përqendrohemi në historinë e shkollës-shtëpi Hertica dhe shpresojmë që t'ju japim një paraqitje të shkurtër të historisë. Në këtë video do të shihni Azemine vajzën e Mehmet Herticës. Në fjalët e saj do të dëgjoni përpjekjet që ata kaluan për t'u siguruar që studentët të mund të vazhdonin shkollimin e tyre.
Azemine Aliu-Hertica është vajza e pronarit së shkollës-shtëpi Hertica. Në këtë intervistë do ta shohim historinë nga këndvështrimi i saj. Mësojmë - Çfarë e frymëzoi vendimin për të filluar këtë shkollë? Sa vite ka funksionuar kjo shkollë? A kishte ndonjë pengesë? Azemine gjithashtu ndan me ne disa nga momentet e saj të preferuara dhe më pak të preferuara dhe në fund të intervistës ndan një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë dhe një thirrje drejtuar qeverisë.
Intervistat e ish- studentëve të shkollës-shtëpi Hertica
Duke kujtuar kohën e tyre në shkollën-shtëpi Hertica, nxënësit kujtuan mënyrën se si ndiheshin dhe mënyrën se si u përballën me situatën në atë kohë. Në fytyrat e tyre duken emocionet që kanë pasur gjatë asaj kohe teksa flasin për këtë. Ne do të mësojmë për momentet e tyre të lumtura dhe të trishtueshme/të frikshme, nëse do të ndryshonin diçka nëse do të mund të ktheheshin pas dhe më e rëndësishmja do të merrnim këshilla prej tyre.
Intervistat e ish-profesorëve te shkollës-shtëpi Hertica
Në këto video profesorët e shkollës “Sami Frashëri” na dhanë më shumë njohuri për kushtet e tmerrshme në të cilat punonin gjatë regjimit serb në shkollën-shtëpi “Hertica” dhe treguan historitë e tyre për sistemin paralel të viteve të 90-ta në Kosovë. Ata folën më shumë për organizimin e orëve, për dhunën e ushtruar nga policia dhe kryesisht për motivimin e nxënësve për të vazhduar mësimin.