Hertica u bë njëra ndër shtëpi-shkollat më të njohura në Kosovë. Pronari i shtëpisë Mehmet Aliu Hertica ishte mjaft i sjellshëm për të shndërruar shtëpinë e tij në një shkollë ashtu që të rinjtë të arrijnë të mbarojnë edukimin e tyre. Nxënësit dhe mësuesit që shkuan atje ishin nga Gjimnazi ”Sami Frashëri”. Hertica funksiononte me një sistem me tre turne, që i’u përshtat nxënësve mjaft mirë.Shtëpia plotësonte disa nga kushtet e një shkolle normale. Kishte 12 klasa, një sallë të mësuesve dhe dy hyrje, megjithatë kushtet ishin ende të vështira, sepse nxënësit duhej të përdornin shpinën e njëri-tjetrit si bankë. Fatmirësisht, në vitin 1994 pronari siguroi disa mjete shkollore dhe tavolina me ndihmën e disa donatorëve. Profesorët dhe studentët njëashtu i’u nënshtruan shumë rreziqeve. Disa prej tyre abuzoheshin fizikisht ose verbalisht nga policia serbe. Pavarësisht këtyre rreziqeve, nxënësit ndanë disa kujtime të bukura si: pjesëmarrja në mbrëmjen e tyre të maturës, në gara të ndryshme dhe aktivitete të tjera argëtuese të organizuara nga shtëpia-shkollë. Fatkeqësisht, pas 9 vitesh mundi e rreziku shtëpia-shkollë u mbyll dhe më vonë u dogj nga ushtria serbe.
Pronari, Mehmet Aliu- Hertica ua huazoi shtëpinë e tij nxënësve shqiptarë që të vazhdonin edukimin e tyre pasi që okupimi serb ua ndaloi me dhunë mësimin në shkollat e tyre.
Vajza e pronarit të shtëpisë-shkollë, znj. Azemine Aliu Hertica, ishte prezente nga dita e parë që shtëpia e saj e re ishte shndërruar në një shkollë për nxënësit e shkollave të mesme. Kur e vizitoni shtëpinë- shkollë Hertica, mund të dëgjoni historinë prekëse se si ajo u ndje kur babai i saj i tregoi se shtëpia e saj do të shndërrohej në një shkollë. Gjithashtu, mund të dëgjoni se si ajo ishte dora e djathtë e babait të saj, edhe pse ishte e re, ajo kishte shumë përgjegjësi rreth shtëpisë-shkollë.
Kjo ȅshtȅ klasa mȅ e madhe e Shtȅpi Shkollȅs. Numri mȅ i madh i nxȅnȅsve qȅ kishin nȅ kȅtȅ klasȅ ishte 47. Ndȅrsa pȅr herȅ tȅ parȅ, nȅ vitin 1995 ishte mbajtur Mbrȅmja e Maturȅs. Tȅ gjithȅ nxȅnȅsit kishin veshur rrobat e tyre mȅ tȅ bukura dhe kishin qȅndruar aty duke kȅnduar e kȅrcyer deri nȅ orȅt e hershme tȅ mȅngjesit.
Kȅtu ȅshtȅ njȅ tjetȅr klasȅ, ne shohim bankat e djegura por tȅ grumbulluara, sepse pas pȅrfundimit tȅ mȅsimit ajo pȅrdorej edhe si vend strehimi pȅr refugjatȅ.
Nȅ televizorë si ky, nȅpȅr shtȅpi mund tȅ dȅgjonim rrȅfimet e asaj kohe tȅ Profesorȅve, nȅ kȅtȅ rast, Profesor Shyqȅri Obȅrtinca. Ai fliste mbi vȅshtirȅsitȅ, procesin mȅsimor dhe motivimin e tȅ gjithȅve pȅr t’i pȅrballuar çdo gjȅje.
Nȅ shtȅpi, nȅ pothuajse çdo muri ka tȅ vendosur fotografi me domȅthenie tȅ mȅdha. Nȅ fotografinȅ e parȅ tregohet se si pȅrfundonin klasat e asaj kohe kur sulmoheshin nga forcat serbe. Ndȅrsa nȅ fotografinȅ e dytȅ, shihet njȅ gazetȅ qȅ pȅrshkruan vȅshtirȅsitȅ e nxȅnȅsve tȅ asaj kohe dhe si ata nuk dorȅzoheshin asnjȅherȅ sepse i kushtonin rȅndȅsi tȅ madhe arsimit dhe edukimit.
Kȅtu shohim sulmin qȅ i ȅshtȅ bȅrȅ shtȅpisȅ. Kanȅ thyer dritaret, e janȅ prishur tullat. Nȅ tokȅ mund tȅ shohim mbetjet e tyre tȅ cilat gjenden ende aty, pas kaq shumȅ vitesh.
Kjo ȅshtȅ shtȅpi shkolla ‘Hertica’ e ndȅrtuar nȅ vitin 1989 e cila dha shumȅ pȅr popullin gjatȅ kohȅs sȅ luftȅs. E ndȅrtuar fillimisht si shtȅpi personale, i zoti i shtȅpisȅ Mehmet Aliu vendosi ta vȅ nȅ pȅrdorim si shtȅpi shkollȅ pȅr tȅ gjithȅ nxȅnesit qȅ dȅshironin tȅ vazhdonin shkollimin. Pavarȅsisht se familja ishte tȅrȅ kohȅs e rrezikuar dhe nȅ dijeni pȅr kȅtȅ fakt, zoti Mehmet dhe familja e tij asnjȅherȅ nuk u frikȅsuan dhe asnjȅherȅ as nuk e konsideruan opsionin qȅ ta mbyllnin e tȅ jetonin lirshȅm.
Tek ky muri shohim fotografitȅ e zhvillimit tȅ njȅ ore mȅsimore. Ne mund tȅ shohim edhe interesimin dhe angazhimin e tȅrȅ nxȅnesve qȅ janȅ prezent aty.
Kȅtu tek fotografitȅ shohim mbajtjen e orȅs mȅsimore pȅr dy drejtime tȅ ndryshme. Tek fotografia e parȅ ȅshtȅ ‘Shkolla Ekonomike’ e tek fotografia e dytȅ shohim shkollen ‘Gjin Gazulli’. Ndȅrsa tek gazetat flitet pȅr protestat tȅ cilat ishin zhvilluar pȅr mȅsimin. Aty flitet edhe pȅr largimin qȅ u ishte bȅrȅ artistëve nga teatri gjatȅ asaj kohe.
Pasi hyjmȅ nga dera kryesore shohim kȅtȅ koridor. Nȅ fund shohim derȅn tjetȅr, e cila pȅrdorej pȅr hyrjen e daljen e nxȅnesve sepse ishte mȅ e sigurtȅ sepse nuk shihej nga jashtȅ nga të tjerȅt. Shkallȅt tȅ shpien nȅ katin e dytȅ pȅr tek klasat tjera.
Kȅtu shohim kȅpucat e nxȅnesve tȅ asaj kohe qȅ janȅ vendosur pȅr arsye pȅrkujtimi tȅ pȅrjetshȅm tȅ guximit e motivimit tȅ tyre. Rrjedhimisht edhe klasa thirret e tillȅ: “Klasa e Kȅpucave.”
Tani shohim njȅ intervistȅ tjetȅr tȅ detajuar tȅ Kryesuesit tȅ tȅ gjithȅ Shtȅpi Shkollave nȅ vend. Ai rrȅfen pȅr sfidat qȅ kishin dhe pȅr punen e palodhshme te nxȅnȅsve e te stafit akademik pavarȅsisht tȅ gjithave.
Kȅtu shohim gjysmȅn e tabelȅs e cila ȅshtȅ ende e shkruar. Shohim dhe bankȅn e cila ȅshtȅ e thyer si pasojȅ e dȅmtimit nga forcat ushtarake serbe. Gjithashtu dhe varȅsen e jakneve nȅ muri.
Shohim fotografitȅ nȅ muri tȅ klasave dhe tȅ nxȅnȅsve. Fotografi e bȅrȅ nga shkallȅt pȅr nȅ kat tȅ dytȅ.
Kjo ȅshtȅ banjo e cila pȅrdorej nga profesorȅt/profesoreshat dhe nxȅnȅsit. Mund tȅ shohim se edhe nȅ atȅ kohȅ tȅ vȅshtirȅ, pronarȅt kishin menduar pȅr çdo gjȅ. Aty shihet njȅ radiator qȅ tȅ mos jetȅ ftohtȅ asnjȅherȅ pȅr askȅnd.
Kȅtu ȅshtȅ karrika e vetme qȅ ka mbetur nȅ kȅtȅ klasȅ qȅ nga ajo kohȅ. Kjo karrike nuk ȅshtȅ lȅvizur asnjȅherȅ nga ky vend qȅ kur u vendos nga nxȅnȅsit para shumȅ vitesh.
Kȅtu shihet pjesa tjetȅr e klasȅs mȅ tȅ madhe tȅ lartpȅrmendur. Shohim qȅ kishte dritare tȅ mȅdha, radiatorȅ e ballkon.
Kjo ȅshtȅ tabela nȅ njȅ nga klasat. Mund tȅ shohim mbishkrimet e nxȅnȅsve tȅ asaj kohe, por edhe disa prej tyre nga vizitorȅt e para pak vitesh.
Nȅ katin mȅ tȅ lartȅ tȅ shtȅpisȅ, shohim tȅ vendosur flamurin e Kosovȅs dhe flamurin e Shqipȅrisȅ. Familjarȅt thonȅ qȅ ato janȅ tȅ vendosura gjithmonȅ aty pȅr tȅ treguar dashurinȅ qȅ kanȅ pȅr dy shtetet.
Kȅtu shohim disa fotografi tȅ ndryshme. Nȅ foton mȅ tȅ lartȅ shohim nxȅnȅsit teksa shkruajnȅ e pȅrdorin gjunjȅt pasi ende nuk kishte banka. Poshtȅ saj, shohim disa tituj tȅ gazetave tȅ ndryshme. Kryesisht aty shkruhet mbi atmosferȅn e gjallȅ e krijuese qȅ e mbrertȅronte atȅ shtȅpi shkollȅ pavarȅsisht rrethanave.
Pamje tjetȅr e tabelȅs sȅ shkruar nga nxȅnȅsit e asaj kohe dhe vizitorȅt e kohȅs sȅ fundit.
Kȅtu shohim disa nga nxȅnȅsit nȅ spital nȅ kohȅn e helmimeve. Nga shtȅpi shkolla e Herticȅs, fatmirȅsisht nuk kishte asnjȅ tȅ helmuar, por fotografitȅ ishin vetȅm pȅr rikujtim dhe informim pȅr atȅ kohȅ.
Njȅ ndȅr bankat e cila ȅshtȅ e vendosur nȅ katin e parȅ. Nȅ vitin 1994 zoti Mehmet kishte blerȅ bankat tȅ cilat kishin marrȅ tre muaj kohȅ tȅ mbȅrrinin. Kjo ishte surpriza e zotit Mehmet pȅr nxȅnȅsit, tȅ cilȅt kur panȅ bankat filluan duartrokitjet e gȅzimi i tyre ishte i madh.