Ashtu si nxënësit e sotëm që kanë mundësi të studiojnë dhe të shkruajnë në tavolinat e tyre shkollore, kjo mundësi nuk ishte e njëjtë për studentët e Kosovës në vitet e 90-ta. Pasi u ishte ndaluar vijimi i mësimit në shkollat e tyre, mësuesit duhej të gjenin një zgjidhje për nxënësit e tyre. Çfarë mënyrë më të mirë për të shpëtuar sistemin arsimor, përveç se të kthenin shtëpitë në shkolla. Pasi mësuam për sistemin paralel, shkuam të vizitonim një nga shtëpi-shkollat e Kosovës, shtëpi-shkollën Hertica, dhe ishte më shumë se një vizitë. Për këtë artikull kemi biseduar me kolegët tanë, studentë të Universitetit të Prishtinës, Enkela Musliu, Mirela Kastrati, Erblinë Krasniqi dhe Anisa Rushiti. Pra, kjo është Hertica me sytë e tyre, si studentë të Fakultetit Filologjik, nga lënda ‘Anglishtja Praktike’ (Practical English).
Kur i pyetëm nëse studentët kishin dëgjuar ndonjëherë për sistemin paralel, përgjigjet e tyre ishin disi të njëjta. Ata kishin dëgjuar për këtë nga prindërit ose mësuesit e tyre, por kurrë nuk iu shpjegua plotësisht. Mirela thotë se sistemin paralel e ka dëgjuar nëpërmjet të atit dhe historive të tij, ndërsa Anisa shton: “Ka pasur disa herë edhe në gjimnaz që mësuesit e kanë përmendur, por shkurtimisht. Njohuritë e mia për sistemin paralel u zgjeruan kur kjo temë u diskutua në universitet.” Nga këto pergjigje vërehet një mungesë njohjeje ndaj sistemit paralel. Fëmijët më së shumti janë të informuar për luftën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por një pjesë e saj ka qenë edhe ky sistem. Një mënyrë për t'i mbajtur fëmijët tanë të motivuar është t'i informojmë ata se si studentët kosovarë në vitet '90 sakrifikuan edhe jetën e tyre për t'u arsimuar.
Vizita në Hertica zgjoi lloj-lloj emocionesh tek studentët e sotëm. Mirela na tregon se ka ndjerë një ndjenjë shumë unike, kujton se ka ndjerë emocione të ndryshme njëherësh. Ajo ndihej krenare për rezistencën dhe për shkak se shtëpia është ende aty, zemërim për atë që duhej të kalonin studentët për t'u arsimuar, trishtim për historinë që ka shtëpia. Nga ana tjetër, Enkela e krahasoi shkollën me një xhami apo kishë, që do të thotë se Hertica ndihej si një vend i shenjtë për të. Njësoj ndihet edhe Erblina, thotë: “Nuk mund ta besoj se nuk kam qenë kurrë më parë në shkollën e Herticës, edhe pa videot apo njerëzit që flasin për të, tavolinat e djegura, karriget, këpucët e varura, mbetjet e shkrimeve në dërrasat e zeza mjaftonin për të jetuar pak nga ajo kohë.” Sa jemi te mendimet dhe emocionet tona për Herticën, patëm nderin të bisedonim edhe me vajzën e pronarit, zonjën Azemine, e cila e bëri udhëtimin tonë edhe më interesant. Enkela e përshkruan më së miri: “Azemina është heroina që askush nuk e njeh. Ajo është një nga ato figura që historia harron. Por për ata që kanë pasur fatin ta njohin, ajo është e paharrueshme”, thotë ajo. Për më tepër, Mirela dhe Anisa janë dakord që zonja Azemine e ka treguar aq mirë historinë, sa kanë mundur të empatizohen dhe të ndjehen sikur janë teleportuar në ato momente.
Vizita në Hertica zgjoi lloj-lloj emocionesh tek studentët e sotëm. Mirela na tregon se ka ndjerë një ndjenjë shumë unike, kujton se ka ndjerë emocione të ndryshme njëherësh. Ajo ndihej krenare për rezistencën dhe për shkak se shtëpia është ende aty, zemërim për atë që duhej të kalonin studentët për t'u arsimuar, trishtim për historinë që ka shtëpia. Nga ana tjetër, Enkela e krahasoi shkollën me një xhami apo kishë, që do të thotë se Hertica ndihej si një vend i shenjtë për të. Njësoj ndihet edhe Erblina, thotë: “Nuk mund ta besoj se nuk kam qenë kurrë më parë në shkollën e Herticës, edhe pa videot apo njerëzit që flasin për të, tavolinat e djegura, karriget, këpucët e varura, mbetjet e shkrimeve në dërrasat e zeza mjaftonin për të jetuar pak nga ajo kohë.”
Sa jemi te mendimet dhe emocionet tona për Herticën, patëm nderin të bisedonim edhe me vajzën e pronarit, zonjën Azemine, e cila e bëri udhëtimin tonë edhe më interesant. Enkela e përshkruan më së miri: “Azemina është heroina që askush nuk e njeh. Ajo është një nga ato figura që historia harron. Por për ata që kanë pasur fatin ta njohin, ajo është e paharrueshme”, thotë ajo. Për më tepër, Mirela dhe Anisa janë dakord që zonja Azemine e ka treguar aq mirë historinë, sa kanë mundur të empatizojnë dhe të ndjehen sikur janë teleportuar në ato momente.
Shpesh herë ne njerëzit, priremi ta vendosim veten në vendin e dikujt tjetër dhe të përpiqemi të shohim se si i ndiejmë gjërat nga këndvështrimi i tyre. Duke qenë studentë, ne nuk mund të mos e imagjinojmë veten si studentët e Herticës në vitet '90. Në pyetjen se a do të përshtateshin aty, këtë kanë thënë studentët e Universitetit të Prishtinës. Enkela nuk beson se mund të ketë qenë pjesë e kësaj shtëpie-shkollë. “Nuk mendoj se do të përshtatesha në shkollë. Mendoj se jam mësuar me jetën time të rehatshme dhe të sigurt dhe sinqerisht mendoj se nuk do t'i mbijetoja tmerreve me të cilat u përballën këta njerëz.” Ndërsa Anisa na tha të kundërtën. Ajo padyshim e sheh veten si studente në Hertica dhe kjo është arsyeja pse: “Të mësosh se sa të lidhur dhe të bashkuar ishin njerëzit në Hertica më bën të lumtur dhe më bën të ndihem sikur do të përshtatesha atje, duke e ditur se të gjithë u bënë si familje me njëri-tjetrin." Më tej, kemi studentë si Mirela që kanë paqartësi kur bëhet fjalë për këtë pyetje. Ajo shprehet: “Sigurisht që do të përshtatesha me shkollën dhe do të isha shumë mirënjohëse të merrja pjesë dhe do të ishte e shenjtë për mua, por është shumë e vështirë për njeriun të imagjinojë se është i kërcënuar çdo minutë të jetës.”
Ishte vështirë të dëgjoje për të gjitha pengesat që u desh të kalonin studentët, por e bukur të dije se ata ishin të gatshëm të rrezikonin jetën e tyre, për tu arsimuar. Na bëri të kuptojmë se si ne kemi gjithçka gati në një pjatë argjendi, gjithçka që duhet të bëjmë është të ngrihemi dhe të studiojmë, kështu që tani nuk mund të na gjeni kurrë duke e marrë arsimin si të mirëqenë.