Çka është Hertica?
Hertica është njëra ndër lokacionet në Prishtinë e cila shërbeu si shtëpi-shkollë gjatë konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë në vitet e 90ta. Nxënësit perreth atij regjioni vijuan mësimet aty sepse ata nuk kishin të drejtë të hynin në shkolla.
2. Ku gjendet Hertica?
Hertica gjendet në periferinë e Prishtinës, afër lagjes së Tophanes. Mund të përdorni transportin publik të Prishtinës për të shkuar atje.
3. A mund të vizitoj Herticën?
Po ju mund të vizitoni Herticën. Vajza e pronarit të shtëpisë ka hapur dyert e shtëpisë për vizitorë nga të gjitha anët, njëherit cicëron për historitë e ndryshme që kanë ndodhur në shtëpi.
4. Përse duhet të vizitojmë Herticën?
Hertica përshkruan kushtet e vështira të edukimit të cilat nxënësit kosovar kaluan në vitet e 90-ta. Është një vend i cili qëndron si sinonim i vullnetit, fuqisë, këmbëngulshmërisë, dhe frikës. Përmes kësaj shtëpie mund të ndjeni luhatjen emocionale të nxënësve gjatë asaj kohe. është e mrekullueshme si një vend aq i vogël pati një rëndësi aq të madhe në zhvillimin e edukimit në Kosovë.