Sektori i Përpunimit të Drurit, Rajoni Adiatiko - Jonian, 2024 ÷ 2027
IPA ADRION PROGRAMME
Vrojtimi dhe analiza e situatës aktuale në sektorin rajonal të prodhimit të mobiljeve në kuadër të projektit “Shaping new paths towards FUrniture circuLARity - FULAR”.
Identifikimi dhe analiza e rasteve më të suksesshme midis kompanive lokale.
Përcaktimi i zgjidhjeve më të mira referuar materialeve të “gjelbra” për sektorin e mobiljeve, duke marrë pjesë në kërkime shkencore mbi lëndët e para me bazë druri, materialet post industriale të drurit dhe atyre të ripërdorshme/riciklueshme.
Përcaktimi i teknologjive të përshtatshme dhe me kosto efektive për një prodhim të “mbyllur”, si dhe të ofruesve të teknologjive për të mundësuar vazhdimin e aktivitetit prodhues.
Kontribut në zhvillimin e Udhëzuesit Praktik për aplikimin e ekonomisë së “mbyllur” në prodhimin e mobiljeve.
Modifikimi Termik i Materialeve me Bazë Druri, 2024 ÷ 2025
PROGRAMI KOMBËTAR PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM 2024
Koordinator i projektit “Përmirësimi i performancës së materialeve me bazë druri nëpërmjet aplikimit të teknikave të modifikimit termik”.
Organizimi dhe menaxhimi i veprimtarive për sigurimin e materialeve për kryerjen e aktiviteteve laboratorike.
Organizimi dhe menaxhimi i aktiviteteve laboratorike për realizimin e proceseve të modifikimit termik nën presion atmosferik ose në vakuum të kampioneve dhe testimi i tyre, me qëllim vlerësimin sasior të ndikimit të temperaturës dhe kohëzgjatjes së modifikimit mbi vetitë fizike, mekanike dhe teknologjike të materialeve me bazë druri.
Modifikimi Termik i Drurit, 2024 ÷ 2025
PROGRAMI KOMBËTAR PËR IFRASTRUKTURËN SHKENCORE 2024
Përcaktimi i parametrave të pajisjeve laboratorike të siguruara në kuadër të projektit “Impakti i aplikimit të metodave të modifikimit termik mbi vetitë teknologjike të drurit dhe materialeve me bazë druri”.
Vlerësimi i parametrave teknikë të pajisjeve të blera referuar specifikimeve të paraqitura në tenderin përkatës.
Vënia në punë dhe kalibrimi i pajisjeve të blera.
Trajnues Lokal, 2023 ÷ 2024
UNIDO – Project number 210249
Analizë e sektorit të përpunim drurit në Shqipëri në kuadër të projektit “Fostering sustainable development in the Albanian wood sector through improved manufacturing capacities and skills training”.
Koordinim me partnerët slloven të Projektit (profesorë të Departamentit të Shkencave dhe Teknologjisë së Drurit të Universitetit të Ljubljanës), në lidhje me tematikat e trajnimeve të profesorëve shqiptarë në Slloveni (Ljubljanë), me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre trajnuese.
Trajnim i teknikëve të kompanive shqiptare të përpunim drurit për një seri çështjesh, duke filluar nga tipologjia e materialeve me bazë druri që përdoren në sektorin e prodhimit të mobiljeve, deri te proceset vlerështuese të tyre (llustrimi, lyerja etj.).
Cilësia e Materialit Drusor, 2023 ÷ 2024
PROGRAMI KOMBËTAR PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM 2023
Anëtar i projektit “Ndikimi i rrallimeve të grumbujve pyjor të ahut (Fagus sylvatica L.) dhe të pishës së zezë (Pinus nigra Arn.) mbi mjedisin pyjor dhe cilësinë e materialit drusor”.
Pjesmarrje në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve për realizimin e prerjeve të drurëve kampionë në parcelat pyjore objekt studimi.
Koordinimi dhe menaxhimi i aktiviteteve të përpunimit të drurëve të prerë me qëllim sigurimin e kampioneve për kryerjen e testimeve laboratorike.
Realizimi i matjeve dhe testimeve laboratorike me qëllim përftimin e të dhënave krahasuese mbi cilësinë e drurit.
Projekti EU4Schools, Janar 2021 ÷ Dhjetor 2021
UNDP – United Nations Developing Program
Përcaktimi i specifikimeve teknike për mobiljet dhe pajisjet e nevojshme për objektet mësimore (çerdhe, kopshte fëmijësh, shkolla, konvikte), të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Asistencë profesionale për stafin e Programit EU4Schools për hartimin e kritereve për kompanitë pjesmarrëse në proçesin e tenderimit të mobiljeve dhe pajisjeve mësimore.
Vlerësimi teknik i mobiljeve dhe pajisjeve të dorëzuara nga kompanitë fituese.
Teknikat e Modifikimit dhe të Ngjitjes së Drurit, 2020 ÷ 2022
PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT SHKENCOR DHE TEKNIK MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS
Koordinator i projektit “Production of high added value commodities from domestic woods by applying new gluing and modifying techniques – Vlerësimi i materialit drusor vendas me cilësi të ulët duke përdorur teknika të reja të ngjitjes dhe modifikimit”.
Organizimi dhe menaxhimi i aktiviteteve me kompanitë Shqiptare të përpunimit të drurit dhe sigurimin e materialeve për kryerjen e aktiviteteve laboratorike.
Organizimi dhe menaxhimi i aktiviteteve të përbashkëta me kolegët kosovar.
Sektori i Lëndës Drusore Djegëse, Shtator 2017 ÷ Qershor 2018
WB – Banka Botërore
Analiza e burimeve të furnizimit dhe e kërkesës për lëndë drusore djegëse në Shqipëri, si dhe impakti i politikave qeveritare mbi funksionimin dhe kontrollin e zinxhirit të furnizimit të lëndës drusore djegëse.
Impakti i niveleve të konsumit mbi fondin pyjor të Shqipërisë, identifikimi dhe vlerësimi i ndërhyrjeve të mundshme për përmirësimin e funksionimit të tregut të lëndës drusore djegëse dhe uljen e presionit mbi burimet pyjore.
Bashkautor i raportit përfundimtar “Albania Fuelwood Demand Assessment and Analysis Report”.
Mbikëqyrje dhe Kolaudim të Punimeve të Zbatimit, Gusht 2017 ÷ ------
LICENCË MK. 3091 – MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN TË SHQIPËRISË
Struktura druri.
Projektim, Gusht 2017 ÷ ------
LICENCË A. 1672 – MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN TË SHQIPËRISË
Projektim peizazhi, sistemim sipërfaqe të gjelbërta, lulishte e parqe. Projektim objekte civile e turistike prej druri.
Fusha e Energjisë së Rinovueshme, Qershor ÷ Dhjetor 2011
SNV – Shoqata Hollandeze për Zhvillim
Analiza e zinxhirit të vlerës për lëndën drusore djegëse në të gjitha rajonet e përfshira në studim dhe të problemeve teknike të investimit dhe prodhimit.
Identifikimi dhe vlerësimi i ndërhyrjeve të mundshme të SNV-së dhe donatorëve të tjerë për funksionimin e zinxhirit të vlerës të lëndës drusore djegëse në mënyrë funksionale, me qëllim rritjen e të ardhurave familjare dhe të përfitimeve për prodhuesit dhe tregtarët.
Bashkautor i raportit përfundimtar “Wood Energy Situational Analysis Study in Some Countries in Balkan Peninsula (Albania, Macedonia, Montenegro, Kosovo)”.
Programi “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, 2008 ÷ 2009
BANKA BOTËRORE, MINISTRIA SHQIPTARE E ARSIMIT
Përcaktimi i parametrave të pajisjeve laboratorike të siguruara në kuadër të projektit “Pajisja e Laboratorit të Studimit të Drurit me Aparatura Bashkëkohore dhe Transformimi tij në një Qendër Kërkimore”.
Vlerësimi i parametrave teknikë të pajisjeve të blera referuar specifikimeve të paraqitura në tenderin përkatës.
Restaurimi dhe Konservimi i Ikonave Mesjetare, Maj ÷ Nëntor 2009
MUZEU MESJETAR I BERATIT
Identifikimi i insekteve dëmtuese të drurit të 4 ikonave të Muzeut Mesjetar të Beratit, të përzgjedhura për restaurim.
Vlerësimi i metodës më të përshtatshme për eliminimin e insekteve dhe sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve respektive.
Trajnim dhe asistencë specialistëve të Muzeut mbi përdorimin e pajisjeve për eliminimin e insekteve të zbuluara.
Trajnues Lokal, 2008 ÷ 2009
PROJEKTI FOPER – Forest Policy and Economics Education and Research
Administrimi dhe menaxhimi i trajnimeve në lidhje me zhvillimet në pylltarinë komunale dhe atë private.
Trajnim i teknikëve dhe administratorëve të pyjeve komunalë për një seri çështjesh, duke filluar nga politikat e menaxhimit deri te marketingu i produkteve.
Realizimi dhe drejtimi workshop-it me përfaqësuesit e shoqatave të pyjeve komunale mbi proçedurat thelbësore administrative në kuadër të zhvillimeve të reja të Ligjit të Pyjeve në Shqipëri, duke përfshirë kuptimin, përgatitjen dhe aplikimin e dokumentave ligjorë.
Drejtues Kërkimi Shkencor, 2008 ÷ -------
FAKULTETI I SHKENCAVE PYJORE
Hartimi i metodologjive dhe menaxhimi i kërkimit shkencor dhe i aktiviteteve laboratorike për dy teza shkencore “Doktor”.
Restaurimi dhe Vlerësimi i Veprave të Artit në Dru, 2005 ÷ 2008
PROGRAMI Interreg III/A ITALY ALBANIA – PROJEKTI RE.VA.LE.-RecuperoValorizzazioneLegno
Pjesmarrje në negociatat me partnerët Italianë dhe Shqiptarë të Projektit në lidhje me planin e aktiviteteve.
Koordinim të aktiviteteve midis specialistëve Shqiptarë dhe sigurim të mjeteve dhe pajisjeve për kryerjen e analizave laboratorike.
Identifikim të species drusore dhe të shkallës së degradimit biologjik në 5 instrumenta muzikorë historik prej druri të Institutit të Kulturës Popullore të Tiranës, të përzgjedhur për t’u restauruar.
Kontribut në publikimin e katalogut “Instrumentat muzikorë kordofonë të kulturës popullore Shqiptare” (ISBN 978-88-8431-264-8).
Teknikat e Përpunimit dhe të Ngjitjes së Drurit, 2005 ÷ 2007
PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT SHKENCOR DHE TEKNIK MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË
Hartimi i planit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Production of high added value commodities from domestic woods by applying new processing and gluing techniques – Vlerësimi i materialit drusor vendas duke përdorur teknika të reja përpunimi dhe ngjitje”.
Koordinimi dhe menaxhimi i aktiviteteve me kompanitë Shqiptare të përpunimit të drurit dhe sigurimin e materialeve për kryerjen e aktiviteteve laboratorike.
Specifikimi i parametrave të pajisjeve laboratorike të blera në kuadër të projektit.
Bashkautor i parë i monografisë “Ngjitja e Drurit” (ISBN 978-99943-52-35-7).
Programi i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik, 2004 ÷ 2005
MINISTRIA SHQIPTARE E ARSIMIT
Specifikimi i parametrave të pajisjeve laboratorike të siguruara në kuadër të projektit “Vënia në funksionim, për qëllime Zhvillimi dhe Kërkimi, e Laboratorit të Studimit të Drurit, në Fakultetin e Shkencave Pyjore të UBT – s”.
Vënia në punë dhe kalibrimi i pajisjeve të blera.
Konsulent Teknik, 2003 ÷ 2005
SOFIMPEX sh.p.k. – IMPORT-EXPORT – SHQIPËRI
Analiza për interes të kompanisë dhe këshillim i saj mbi mundësitë e investimeve të qëndrueshme në industrinë e pllakave me bazë druri.
Pjesëmarrje në negociatat me prodhuesit dhe tregtarët e sektorit ndërkombëtar të pllakave me bazë druri në lidhje me investimet e kompanisë.
Sektori i Përpunimit të Drurit, Qershor 2004
SEED – Southeast Europe Enterprise Development
Mbledhje të dhënash dhe analizë e kërkesë – ofertës së tregut të industrisë për përpunimin parësor dhe dytësor të drurit në Shqipëri.
Bashkëautor i raportit përfundimtar “Wood and Wood Processing in Albania – Sector Study”.
Restaurimi dhe Konservimi i Strukturave dhe Veprave të Artit në Dru, 2002 ÷ 2004
PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT SHKENCOR DHE TEKNIK MIDIS SHQIPËRISË DHE ITALISË
Pjesmarrje në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të strukturave dhe veprave të artit në dru në Shqipëri në kuadër të projektit “Conservation and restoration of wooden structures and art works - Konservimi dhe restaurimi i strukturave dhe veprave të artit në dru”.
Pjesmarrje në organizimin e konferencës shkencore “Conservation of Wooden Load Bearing Structures – Italian Albanian Experience”, 9 – 10 December 2004.
Sistemet e Standardeve të Lëndës Drusore, 2002 ÷ 2004
PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT SHKENCOR DHE TEKNIK MIDIS SHQIPËRISË DHE ITALISË
Hartimi i planit të aktiviteteve në kuadër të projektit “Present problems of lumber standards system in Albania and possible improvements according to modern European approach - Problemet aktuale të sistemit të standardeve të drurit në Shqipëri, një vend në tranzicion dhe mundësia e përmirësimit sipas sistemit modern Europian”.
Koordinim të bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit (DPS) në Tiranë dhe me kompani të përpunim drurit.
Iniciator i krijimit të Komitetit Teknik (KT) 175 “Lëndë Drusore” brenda strukturës së Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit.
Projektim Linjash Industriale për Përpunim Druri, Prill 2001 ÷ ------
LICENSË Z. 3461 – MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE TË SHQIPËRISË
Projektim linjash të ndryshme prodhimi të materialeve me bazë druri për ndërtim (dyer, dritare dhe shkallë).
Konsulent Teknik, Tetor 1997 ÷ Shtator 2000
ENVAL sh.p.k. – KOMPANI PËRPUNIM DRURI – SHQIPËRI
Projektim dhe mbikqyrje të aktivitetit për punime karpenterie dhe të përpunim drurit për prodhim mobiljesh.
Këshillim në blerjen e makinerive dhe lëndës së parë drusore dhe pregatitje të dokumentacionit teknik për pjesmarrje në tendera.