Welcome! - Miresevini!
Prof. Dr. Dritan Ajdinaj
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Departamenti i Industrisë së Drurit
Lektor në Departamentin e Industrisë së Drurit, Fakulteti i Shkencave Pyjore të Tiranës. Diplomë në Inxhinieri Përpunim Druri, Diplomë në Jurisprudencë, Master në Teknologji Druri, Doktoratë në Teknologji Druri. Interesim në kërkimin shkencor në fushën e materialeve me bazë druri, të modifikimit, të konservimit dhe të ngjitjes së drurit,si dhe analizën mjedisore të ciklit të jetës së produkteve të drurit . Specializime profesionale në Gjermani, Itali. Pjesëmarrje në 12 projekte ndërkombëtare. Kryetar i Komisionit Teknik (KT) 175 “Lëndë Drusore”, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS). Konsulent në projekte për zhvillim të SNV, KE, BB, UNDP etj.
Kjo faqe interneti ofron informacion didaktik për studentët, veçanërisht për modulet të cilat mbuloj në Fakultetin e Shkencave Pyjore të Tiranës. Materiali i paraqitur nuk zëvendëson frekuentimin e leksioneve/praktikave, apo të aktiviteteve të tjera didaktike. Studentët mund të monitorojnë edhe performancën e tyre vjetore (frekuentimin e leksioneve dhe punëve laboratorike/praktikave, vlerësimin vjetor, etj.). Informacioni për fushën kërkimore ka për qëllim të orientojë studentët mbi temat e mundëshme të masterit apo doktoraturës që mund të zgjedhin me mua. Fotografitë profesionale kanë si qëllim didaktik ashtu edhe motivues, si për studentët ashtu edhe të interesuar të tjerë.
Kontakt
Orari i pritjes së studentëve: Nga e Hëna deri të Premte, 8:30 ÷ 14:00, mundësisht në pushimet midis orëve të mësimit për sqarime të shkurtra ose lënie takimi për diskutime më të gjata rreth metodikës së temës apo çështje të ngjashme. Nëse nuk ndodhem në Fakultet, informohuni në sekretarinë e Fakultetit.
e-mail: dajdinaj@ubt.edu.al