Lektor –Fakulteti i Shkencave Pyjore
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Përpunimi Parësor i Drurit/Lënda e Sharruar, Shkurt 1996 ÷ ------
Hartim, zhvillim dhe menaxhim të programit mësimor për studentët e ciklit të parë të studimeve, "Bachelor", në programin e studimit "Inxhinier Përpunim Druri".
Organizim leksionesh në auditor, drejtim të aktiviteteve në laborator dhe terren për të ndihmuar studentët të zhvillojnë njohuritë profesionale dhe aftësitë në klasifikimin e lëndës së parë dhe asaj të sharruar, në organizimin e prodhimit dhe në zgjidhjen e problemeve të tij.
Shpjegim të metodologjisë për projektimin e një linje prodhimi duke siguruar ndihmën për çdo student dhe vlerësim të aftësive të tyre në lidhje me problematikat respektive.
Vlerësim të aktivitetit laboratorik, detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Ndihmesë studentëve të kuptojnë faktorët mekanikë dhe ekonomikë të teknikave të sharrimit.
Përpunimi Parësor i Drurit/Prodhime Gjysëm Fabrikate Druri, Shkurt 1996 ÷ ------
Hartim, zhvillim dhe menaxhim të programit mësimor për studentët e ciklit të parë të studimeve, "Bachelor", në programin e studimit "Inxhinier Përpunim Druri".
Organizim leksionesh në auditor, drejtim të aktiviteteve në laborator dhe terren për të ndihmuar studentët të zhvillojnë njohuritë profesionale dhe aftësitë e tyre në organizimin e prodhimit dhe në zgjidhjen e problemeve të tij.
Asistencë studentëve për të egzaminuar dhe kuptuar faktorët fizikë, mekanikë dhe kimikë që ndikojnë në strukturën e rimesos, kompesatës, pllakave të zdrukthit dhe atyre të fibrës.
Shpjegim të metodologjisë për projektimin e një linje prodhimi duke siguruar ndihmën për çdo student dhe vlerësim të aftësive të tyre në lidhje me problematikat respektive.
Vlerësim të aktivitetit laboratorik, detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Ndihmesë studentëve të kuptojnë faktorët mekanikë dhe ekonomikë të aplikimit të teknologjive të pllakave me bazë druri.
Materiale me Bazë Druri, Shkurt 2016 ÷ ------
Hartim, zhvillim dhe menaxhim të programit mësimor për studentët e ciklit të parë të studimeve, "Bachelor", në programin e studimit "Dizajni Mobiljeve dhe Interierit".
Organizim leksionesh në auditor, drejtim të aktiviteteve në laborator dhe terren për të ndihmuar studentët të zhvillojnë njohuritë profesionale dhe aftësitë e tyre për të kuptuar natyrën e sjelljes së produkteve që rezultojnë nga përpunimi i parë i drurit.
Asistencë studentëve për të egzaminuar dhe kuptuar faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e materialeve me bazë druri, referuar kushteve specifike të përdorimit, për një integrim sa më optimal të dizenjos me materialet dhe aksesorët në dispozicion.
Vlerësim të aktivitetit laboratorik, detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Ndihmesë studentëve të kuptojnë faktorët mekanikë dhe ekonomikë të aplikimit të teknologjive të pllakave me bazë druri.
Analiza e Ciklit të Jetës së Produkteve të Drurit, Shkurt 2008 ÷ ------
Hartim dhe zhvillim të programit mësimor për studentët e ciklit të dytë të studimeve, "Master Shkencor", në programin e studimit "Inxhinier Përpunim Druri".
Organizim leksionesh, studim rastesh me qëllim të ndihmohen studentët të zhvillojnë njohuritë e tyre mbi teknikat e vlerësimit të impakteve mjedisore, që shoqërojnë produktet me bazë druri në të gjitha fazat e ciklit të jetës së tyre.
Shpjegim të metodologjisë për inventarizimin e imputeve materiale dhe energjitike dhe çlirimeve mjedisore në lidhje me një produkt specifik druri dhe vlerësimin e impaktit potencial mjedisor të tij.
Sigurim informacioni për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në përdorimin e software-ve respektivë.
Vlerësim të detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Materiale Inxhinierike me Bazë Druri, Shtator 2019 ÷ ------
Hartim, zhvillim dhe menaxhim të programit mësimor për studentët e cikleve të dyta të studimeve, "Master Profesional", në programin e studimit "Konstruksione Druri" dhe "Master Shkencor" në programin e studimit "Inxhinier Përpunim Druri".
Organizim leksionesh në auditor, drejtim të aktiviteteve në laborator dhe terren për të ndihmuar studentët të zhvillojnë njohuritë profesionale dhe aftësitë e tyre në organizimin e prodhimit të materialeve inxhinerike me bazë druri dhe në zgjidhjen e problemeve të tij.
Asistencë studentëve për të egzaminuar dhe kuptuar faktorët fizikë, mekanikë dhe kimikë që ndikojnë në strukturën e GLULAM-it, CLT-së, SCL-së, trarëve "I" dhe drurit të kombinuar me plastik.
Shpjegim të metodologjisë për projektimin e një linje prodhimi duke siguruar ndihmën për çdo student dhe vlerësim të aftësive të tyre në lidhje me problematikat respektive.
Vlerësim të aktivitetit laboratorik, detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Ndihmesë studentëve të kuptojnë faktorët mekanikë dhe ekonomikë të aplikimit të teknologjive të prodhimit të materialeve inxhinierike me bazë druri.
Njohuri mbi Sistemin Juridik Shqiptar, Shkurt 2007 ÷ Qershor 2011
Hartim dhe zhvillim të programit mësimor për studentët e ciklit të parë të studimeve, "Bachelor", në programin e studimit "Inxhinier Përpunim Druri".
Organizim leksionesh në auditor, diskutim rastesh problematike me qëllim të ndihmohen studentët të zhvillojnë njohuritë e tyre juridike në lidhje me aktivitetet e tyre të ardhshme profesionale, ligjin e pyjeve dhe proçedurat administrative dhe gjyqësore.
Vlerësim të detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Modelet Matematikore të Prerjes, Tetor 2009 ÷ 2019
Hartim, zhvillim dhe menaxhim të programit mësimor për studentët e ciklit të dytë të studimeve, "Master Shkencor", në programin e studimit "Inxhinier Përpunim Druri".
Organizim leksionesh dhe ushtrimesh për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në përdorimin e llogjikës matematikore për sharrimin e trupave dhe të dërrasave dhe të programimit linear për prerjen e pllakave me bazë druri.
Sigurim informacioni për të ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në përdorimin e software-ve respektivë.
Vlerësim të detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Teoria e Ngjitjes dhe Llustrimit të Drurit, Tetor 2011 ÷ 2020
Hartim dhe zhvillim të programit mësimor për studentët e ciklit të dytë të studimeve, "Master Shkencor", në programin e studimit "Inxhinier Përpunim Druri".
Organizim leksionesh, drejtim të aktiviteteve laboratorike për të ndihmuar studentët të zhvillojnë njohuritë e tyre shkencore mbi ngjitjen dhe llustrimin e drurit.
Asistencë studentëve për të egzaminuar dhe kuptuar fenomenet fizike dhe mekanike që ndodhin gjatë dhe pas ngjitjes ose llustrimit të drurit.
Vlerësim të aktivitetit laboratorik, detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.
Agregatet dhe Linjat e Industrisë së Përpunimit të Drurit, Shkurt 2012 ÷ 2016
Hartim dhe zhvillim të programit mësimor për studentët doktorantë.
Organizim leksionesh, drejtim të aktiviteteve për të ndihmuar studentët të zhvillojnë njohuritë e tyre shkencore mbi parimet mekanike të ndërtimit dhe funksionimit të agregateve të përpunimit të drurit.
Asistencë studentëve për të zhvilluar aftësitë në llogaritjen e energjisë elektrike dhe termike, që nevojitet në agregatet dhe linjat e përpunimit të drurit.
Vlerësim të detyrave të kontrollit vjetor dhe provimit përfundimtar të studentëve.