Prishtinë-Mitrovicë-Istog-Mirushë-Prishtinë, 2.6.2023

Vrojtimi i terrenit është pjesa themelore e të kuptuarit të proceseve natyrore dhe itinerari Prishtinë-Mitrovicë-Istog-Mirushë-Prishtinë ka shumë për të ofruar. Këta studentë të vitit I-rë dhe II-të janë skrupulozë në ekspeditat e mësimit në terren. Autobusin e shndërruam në klasë mësimi, ndërsa ndaljet në amfiteatër. Në Mitrovicë e kuptuan se për vrojtuar saktë dhe në mënyrë shkencore, së pari duhet ta din se "ku janë". Këtë ua mundëson njohja e hartave dhe mjeteve të orientimit.

Malet, fushat, rrudhat shkëmbore dhe matja e tyre, lumenjtë, burimet karstike e ujëvarat ishin fjalët kyçe të ekspeditës së radhës.

Këto ekspedita janë shndërruar në atraksion. Sfidë e së ardhmes mbetet ruajtja e traditës.

Deri në ekspeditën tjetër!

Ndërsa enigma është: kush kishte temperaturë më të lartë te ujëvarat e Mirushës?

A. Uji i lumit.

B. Ajri.

C. Njësoj.