Livadhi (Sharr), 27.5.2023

Atje ku Toka prek qiellin, atje ku “lundron” mes vranësirash, aty ku e përjeton breshrin pa të lagur, atje ku shtigjet e vështira janë pengesë e lehtë për gjeografët e rinj, atje ku "teston" kondicionin – në malet e Sharrit, në liqenin e Livadhit.

Si asnjëherë më parë, muaji maj bëri më të vështirë ekspeditën tonë, atje, ku është bërë traditë vizita në terren me studentët e vitit të dytë të gjeografisë. Mot i ftohtë, i shoqëruar me breshër e me shi, kurse terreni me shumë borë në malet e larta shoqëroi ekspeditën tonë në terren, ku studentët patën mundësinë të shohin pamjet e bukura të gjithë Kosovës. Kjo ecje disa orësh nuk doli të jetë pengesë për studentë entuziastë për të konkretizuar njohuritë teorike me ato praktike nga disiplinat e gjeografisë fizike, ku jo rastësisht thuhet se nga ngjitjet e vështira shihet pamjet e mrekullueshme. E sfiduan vetën deri në 2.340 m dhe ia dolën!

Pamjet thonë më shumë se fjalët. Këto pamje janë "kapur" nga syri i spikatur i studentëve të vitit të dytë - Gjeografi.