Shpella e Gadimes, Prevallë, Prizren, 23.5.2017

Me dt. 23.5.2017, studentët e vitit të parë të Gjeografisë patën rastin që vizitojnë Shpellën e Gadimës, Malet e Sharrit dhe Prizrenin. Gjatë mësimit në terren, studentët u njoftuan me format e relievit karstik (veprimtarinë e ujërave nëntokësore), gjeologjinë e tektonikën e pjesës jugore të Kosovës, përfshirë fushëgropën e Kosovës, Malet e Sharrit, fushëgropën e Dukagjinit. Poashtu, studentët patën rastin të njoftohen me orientimin në natyrë, duke përdorur GPS, busollë, hartë topografike, etj.


Deri në udhëtimin tjetër, mirëmbetshi!