Megjithëse përshkrimi i Çrregullimeve të leximit dhe shkrimit është bërë veçmas, individët mund të përjetojnë deficite të kombinuara në më shumë se një fushë. Për shembull, mangësitë në njohjen e fjalëve dhe të kuptuarit e leximit shpesh ndodhin bashkë, pasi lexuesit jo vetëm që duhet të njohin fjalët, por edhe të nxjerrin përfundime rreth situatave të nënkuptuara në tekst (Castles et al., 2018). Dëmtimi i drejtshkrimit dhe vështirësitë në shprehjen e ideve në formë të shkruar, mund të ndikojnë si në lexim ashtu edhe në shkrim; vështirësia ose përparimi në drejtshkrim ose leximin e fjalëve mund të ndikojë në performancën në fushën tjetër. Termat "lexues të varfër" ose "lexues të varieteteve të kopshtit" përdoren ndonjëherë për të përshkruar lexuesit me vështirësi të përgjithshme në të kuptuarit e leximit. Në mënyrë të ngjashme, një person mund të ketë vështirësi me procesin e të shkruarit, si dhe me gjenerimin e produktit të shkruar.
Mangësitë në lexim, shkrim dhe drejtshkrim, mund të ndikojnë në një ose më shumë fusha gjuhësore (shih më poshtë).
Llojet e çrregullimeve të leximit përfshijnë disleksinë, paaftësinë në lexim, çrregullimin e leximit, çrregullimin specifik të leximit dhe deficitin specifik të të kuptuarit të leximit. Llojet e çrregullimeve të të shkruarit gjithashtu ndryshojnë, me disa që janë disgrafia, paaftësi në të shkruar, çrregullimi i të shkruarit dhe çrregullimi specifik i të shkruarit.
Fushat që duhen marrë parasysh në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës së shkruar, si dhe diagnostikimin diferencues brenda dhe ndërmjet çrregullimeve të gjuhës së folur dhe të shkruar, gjithashtu janë përfshkruar në vijim.
Deficiti i njohjes së fjalëve nganjëherë quhet disleksi. Karakterizohet nga vështirësi në të lexuar pavarësisht nga udhëzimet dhe pa vështirësi intelektuale, shqisore ose neurologjike. Një person me mangësi në njohjen e fjalëve, zakonisht ka një kuptim relativisht të paprekur të gjuhës, por mund të ketë vështirësi me njohjen e saktë dhe/ose të rrjedhshme të fjalëve dhe drejtshkrim i dobët.
Njohuri për alfabetin/shkronjat;
Vetëdija fonologjike (rimimi, segmentimi dhe përzierja, ndërgjegjësimi i tingujve dhe rrokjeve në fjalë);
Vetëdija morfologjike (përkuljet, derivimet dhe komponimet);
Lidhshmëria tingull-simbol;
Njohja pamore e fjalës;
Dëshifrimi i leximit;
Rrjedhshmëria e leximit
Drejtshkrimi;
Fjalori;
Mungesa e të kuptuarit të leximit nganjëherë referohet si deficit specifik i të kuptuarit ose hiperleksi. Hiperleksia mund të diferencohet nga leximi i parakohshëm, në atë që individët me hiperleksi kanë probleme të konsiderueshme në dëgjimin dhe të kuptuarit e leximit.
Një person me mangësi të të kuptuarit të leximit mund të ketë vështirësi me:
aftësi adekuate ose të avancuara për njohjen e fjalëve;
rrjedhshmëri të leximit; dhe
aftësitë sociale, njohëse ose gjuhësore.
Ndërgjegjësimi i shkrimit;
Njohuri për strukturën bazë të tregimit dhe komponentët e tregimit;
Njohuri të fjalorit, duke përfshirë:
fjalë me shumë kuptime,
sinonime, dhe
antonime
Vetëdija morfologjike (përkuljet, derivimet dhe komponimet)
Kuptimi i domethënies nga konteksti;
Gjuha figurative dhe paqartësitë në tekst, duke përfshirë:
fjalë me shumë kuptime dhe
strukturat e dykuptimta të fjalisë;
Perifrazimi dhe përmbledhja
Nxjerrja e konkluzioneve
Njohuri të strukturave dhe zhanreve të ndryshme të tekstit
Përdorimi i strategjive për të lehtësuar të kuptuarit, duke përfshirë:
skremimi, (çveshja)
rileximi, dhe
marrja e shënimeve;
Përdorimi i strategjive për të vetë-monitoruar të kuptuarit;
Mund të ketë nevojë të trajtohen vështirësitë e gjuhës së folur.
Disgrafia mund t'i referohet ose vështirësisë me gjuhën ose aspekteve të bazuara në drejtshkrim të shprehjes së shkruar. Disgrafia mund të paraqitet vetëm ose mund të shoqërohet me disleksinë dhe/ose paaftësi të tjera të të mësuarit.
Aspektet njohëse-gjuhësore të disgrafisë përfshihen në procesin e të shkruarit dhe produktin e të shkruarit.
Deficitet e procesit të të shkruarit janë probleme me aspektet njohëse-gjuhësore të të shkruarit dhe mund të përshkruhen nën termin ombrellë disgrafia.
Disgrafia, pasi lidhet me procesin e të shkruarit, përfshin vështirësi me:
planifikim,
hartim,
reflektim mbi shkrimin,
rishqyrtim;
redaktim të shkrimit të vet, dhe
planifikim dhe organizim të diskursit.
Përdorimi i figurave për të treguar histori
Shkrimi për qëllime të ndryshme, duke përfshirë shkrimin për
argëtim;
bindje, dhe
informim.
Shkrimi për audienca të ndryshme
Planifikimi, duke përfshirë:
stuhi mendimesh,
përdorim të hartave të tregimeve dhe
internetin
Hartimi, duke përfshirë
duke iu referuar hartave të tregimeve,
duke bërë rrjeta, dhe
shkrimi i shënimeve të planifikimit;
Përdorimi i teknologjive dixhitale (p.sh., Interneti) për të mbledhur informacion për të shkruar;
Rishikimi dhe redaktimi i përmbajtjes;
Drejtshkrimi.
Mungesat e produkteve të shkrimit ndonjëherë përshkruhen nën termin ombrellë disgrafi.
Disgrafia, pasi lidhet me produktin e shkrimit, përfshin:
vështirësi në organizimin dhe shprehjen adekuate të mendimeve me shkrim;
vështirësi në ndërtimin e fjalive të sakta gramatikore të llojeve të ndryshme dhe vështirësi në përdorimin e rregullave të shkrimit (p.sh., shkronja të mëdha dhe shenja pikësimi);
rrjedhshmëri e kufizuar me shkrim;
problemet e formulimit sintaksor (ndikuar nga kompleksiteti dhe korrektësia);
kufizimet e zgjedhjes së fjalëve (në shumëllojshmëri dhe përshtatshmëri), dhe
shumë fjalë të shkruara gabimisht.
Të shkruarit e pretenduar;
Shkrimi i shkronjave të alfabetit;
Shkrimi i emrit dhe mbiemrit;
Etiketimi i fotove;
Prodhimi i tekstit nëpërmjet shkrimit të dorës dhe/ose tastierës;
Kopjimi i tekstit;
Shkrimi nga diktimi;
Shkrimi i llojeve të ndryshme të fjalive të sakta gramatikisht;
Gjykimi i korrektësisë së gramatikës dhe morfologjisë dhe korrigjimi i gabimeve;
Të shkruarit në mënyrë kohezive, duke përfshirë:
dhënien e detajeve,
lidhjen e ideve, dhe
elaborimin;
Përdorimin e saktë të rregullave të shkrimit, duke përfshirë
shkronjat e mëdha dhe
shenjat e pikësimit;
Njohuri të strukturave dhe zhanreve të ndryshme të tekstit.
Mangësitë në drejtshkrim nganjëherë quhen disortografi. Deficite të tilla përfshijnë vështirësi në kodimin e informacionit fonologjik. Vështirësitë drejtshkrimore mund të ndikojnë si në lexim ashtu edhe në shkrim dhe janë një zonë dobësie për shumicën e individëve me disleksi. Deficitet drejtshkrimore përfshijnë:
vështirësi në përfaqësimin e strukturës fonologjike të fjalëve të shkruara rregullisht;
vështirësi në kujtimin dhe riprodhimin e modeleve të fjalëve të shkruara në mënyrë të parregullt;
mungesë të vetëdijes morfemike në drejtshkrim, dhe
vështirësi në drejtshkrimin dhe lakimin e saktë të fjalëve në fjali.
Përdorimi i njohurive shkronja-tinguj për të shqiptuar fjalët ashtu siç tingëllojnë;
Kuptimi i aspekteve fonologjike, morfologjike dhe drejtshkrimore të drejtshkrimeve të rregullta dhe të parregullta; dhe
Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore;
Mangësitë në gjuhën e folur dhe të shkruar mund të ndikojnë në lexim, shkrim dhe drejtshkrim. Këto mangësi mund të referohen si paaftësi e të mësuarit të gjuhës me gojë dhe me shkrim.
Këto mungesa përfshijnë vështirësi të theksuara me gjuhën e folur dhe përfshijnë probleme me ashpërsi të ngjashme që kalojnë sisteme të shumta. Mangësitë në gjuhën e folur dhe të shkruar mund të rezultojnë në vështirësi me:
shqiptimin e fjalëve të ndërlikuara;
rrjedhshmërin e leximit;
njohjen/dekodimin e fjalës;
drejtshkrimin, dhe
të kuptuarit e gjuhës.
Trajtimi duhet të përfshijë fushat me vështirësi në lexim, shkrim dhe drejtshkrim. Trajtimi duhet të përputhet me shkallën në të cilën njohuritë e strukturës së tingullit/fjalës dhe njohuritë e nivelit të fjalisë/diskursit janë të dëmtuara në të gjitha modalitetet e të folurit dhe të shkruarit - të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.