Si prind, ju tashmë keni atë që duhet për të ndihmuar fëmijën tuaj të vogël të mësojë dhe të rritet. Institucionet e ndryshme shkencore dhe mjekësore si (CDC) dhe Logopedët kanë zhvilluar materiale për t'ju ndihmuar të gjurmoni momentet e zhvillimit të fëmijës suaj dhe ta ndani atë përparim, ose ndonjë shqetësim, me mjekun e fëmijës tuaj në çdo kontroll.
Kontaktoni mjekun e fëmijës tuaj nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë ÇSA ose nëse keni ndonjë shqetësim tjetër në lidhje me mënyrën se si fëmija juaj luan, mëson, flet ose vepron.
Nëse jeni ende i/e shqetësuar, kërkoni nga mjeku një referim tek një specialist, i cili mund të bëjë një vlerësim më të thellë të fëmijës suaj. Specialistët që mund të bëjnë një vlerësim më të thelluar dhe të bëjnë një diagnozë përfshijnë:
Pediatrin e zhvillimit (mjekë që kanë trajnim të veçantë në zhvillimin e fëmijëve dhe fëmijëve me nevoja të veçanta);
Neurologë fëmijësh (Neuropediatër - mjekë që punojnë në tru, shpinë dhe nerva);
Psikologë ose psikiatër fëmijësh (mjekë që merren me mendjen e njeriut).
Nëse fëmija juaj nuk është ende 3 vjeç, kontaktoni sistemin tuaj lokal të ndërhyrjes së hershme.
Nëse fëmija juaj është 3 vjeç ose më i madh, kontaktoni sistemin tuaj të shkollës publike lokale.
Edhe nëse fëmija juaj nuk është ende mjaftueshëm i rritur për kopsht fëmijësh ose nuk është regjistruar në një shkollë publike, telefononi shkollën fillore lokale ose bordin e arsimit, psikologun ose logopedin më të afërt dhe kërkoni të flisni me dikë që mund t'ju ndihmojë të vlerësoni fëmijën tuaj.
Hulumtimet tregojnë se shërbimet e ndërhyrjes së hershme mund të përmirësojnë shumë zhvillimin e fëmijës. Për t'u siguruar që fëmija juaj të arrijë potencialin e tij të plotë, është shumë e rëndësishme që të merrni shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur.
ÇHDV është ndër çrregullimet neuro-zhvillimore më të zakonshme të fëmijërisë. Ai prek rreth 11% të fëmijëve të moshës shkollore.
Ekzistojnë tre lloje të ÇHDV-së:
• Prezantim kryesisht i pavëmendshëm;
• Prezantim kryesisht impulsiv-hiperaktiv; dhe
• Prezantim i kombinuar
Si një çrregullim neurozhvillimor, ÇHDV lind nga çrregullimi në tru dhe sistemin neurologjik.
Të rriturit gjithashtu mund të diagnostikohen me ÇHDV, zakonisht si rezultat i ÇHDV-së në fëmijëri, që vazhdon në moshën madhore. Rreth dy të tretat e fëmijëve me ÇHDV vazhdojnë të përjetojnë simptoma në moshՃn e rritur.
Fëmijët me ADHD kanë shumë më tepër vështirësi sesa të tjerët që të qëndrojnë ulur, të përqendrohen dhe t'i kushtojnë vëmendjen e tyre - shpesh deri në atë shkallë që ata kanë vështirësi të kalojnë mirë me fëmijët e tjerë dhe të mësojnë në shkollë. Shpesh janë këta fëmijët e identifikuar si problematikë të vazhdueshëm nga mësuesit dhe edukatorët. Në mënyrë të ngjashme, ÇHDV mund të vazhdoj deri në moshën madhore duke ndërhyrë në marrëdhëniet dhe performancën e punës.
Nëse jeni të shqetësuar nëse fëmija juaj mund të ketë ÇHDV, së pari duhet të flisni me një ofrues të kujdesit shëndetësor për të zbuluar nëse simptomat përputhen me diagnozën. Diagnoza mund të vihet nga një profesionist i shëndetit mendor, si një psikolog ose psikiatër, ose nga një mjek familjar apo pediatër.
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që ofruesit e kujdesit shëndetësor të pyesin prindërit, mësuesit dhe të rriturit e tjerë që kujdesen për fëmijën, për sjelljen e fëmijës në mjedise të ndryshme, si në shtëpi, shkollë ose me bashkëmoshatarët.
Ofruesi i kujdesit shëndetësor duhet gjithashtu të përcaktojë nëse fëmija ka një gjendje tjetër që mund të shpjegojë më mirë simptomat, ose që ndodh në të njëjtën kohë me ÇHDV.
Derisa profesionistët shëndetësorë përdorin kriteret e përcaktuara si DSM-5 për diagnostikimin e këtij çrregullimi, ju si prindër mund të vëreni shenjat e para që ju nxisin dyshimin, prandaj vëzhgoni me kujdes fëmijët tuaj dhe vëreni shenjat e mëposhtme:
Më mirë të dyshoni kot dhe ta bëni një vizitë tek profesionisti shëndetësor me kohë sesa të injoroni dhe vështirësoni jetën dhe mirëqenien e fëmijës dhe familjes Tuaj!
Për më tepër shihni edhe në: https://www.healthychildren.org/.../Understanding-ADHD.aspx