Jemi në shërbimin Tuaj!
Mysafire në RTV 21 - Bisedë e këndshme mbi efektet negative të përdorimit të pakontrolluar të pajisjeve elektronike nga fëmijët - me Merita Sekiraqën
Dita Evropiane e Terapisë së të Folurit - Logoterapisë 2024
Shënoni në kalendarët tuaj 6 Marsin si Ditë Evropiane të Terapisë së të folurit (Logoterapisë) dhe bashkohuni me ne në festimin e kësaj dite. Tema apo motoja e sivjetme e kësaj dite është "Bashkëpunimi me profesionistë dhe përkujdesës të tjerë"!
Si logopedë, ne e kuptojmë shumë mirë ndikimin e thellë dhe tepër të rëndësishëm, që ka bashkëpunimi në jetën e klientëve tanë. Duke bashkuar dhe koordinuar angazhimet dhe përpjekjet me kolegët tanë profesionist dhe prindërit/kujdestarët, ne krijojmë një rrjet mbështetës dhe sigurie, që fuqizon përpjekjet tona dhe pasuron kujdesin që ofrojmë.
Të gjitha format, mënyrat dhe metodat e partneritetit me profesionistë dhe kujdestarë/prindër, kontribuojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në efektshmërinë e ndërhyrjeve logopedike. Bashkëpunimi dhe koordinimi me edukatorët/mësuesit, për të mbështetur zhvillimin e gjuhës në shkolla, bashkëpunimi me mjekët për të trajtuar gjendjet mjekësore themelore, ose bashkëpunimi i ngushtë me prindërit/kujdestarët për të zbatuar strategji efektive të komunikimit në shtëpi, janë forma jo vetëm të rëndësishme, por edhe të domosdoshme për nxitjen e kujdesit holistik dhe maksimalizimin e rezultateve.
Në shënim të kësaj Motoje, ne duam të falenderojmë për bashkëpunim korrekt, të sinqertë dhe të frytshëm në interesin më të mirë të klientëva tanë, veçmas Pediatrin e njohur, Dr. Fazli Mekulin (https://gjirafa.biz/ambulant-pediatrike-dr-fazli-mekuli-1/), mësimdhënësit e ShFMU "Nazmi Gafurri", "Emin Duraku", "Zenel Hajdini" në Prishtinë, etj, si dhe shumë profesionistë të tjerë Mjekë Familjarë, Pediatër, Psikolog dhe Neurolog, me të cilët bashkëpunojmë me vite të tëra. Fryte të këtij bashkëpunimi të sinqertë janë trajtimet e suksesshme të klientëve tanë, satisfaksioni i prindërve, kujdestarëve dhe mësuesve të klientëve tanë.
Gjithsesi, asnjë efekt dhe trajtim nuk do të ishte i plotë, madje as pjesërisht i suksesshëm, pa bashkëpunimin e ngushtë, të ndërtuar mbi besim dhe mirëkuptim, me prindër dhe kujdestarë të fëmijëve me probleme specifike. Ky bashkëpunim mbetet themel i suksesit të ndërhyrjeve tona të koordinuara me profesionistët tjerë!
Edhe në këtë ditë kremteje për profesionin tonë, përfitojmë nga rasti të apelojmë për paraqitjen, lajmërimin apo këshillimin me Ne, sapo të vërehen problemet e natyrës së të folurit dhe gjuhës tek fëmijët. Ndërhyrja dhe trajtimi i hershëm është çelësi më i sigurt i suksesit të plotë. Prandaj, më mirë një këshillim dhe vizitë e hershme, që mund të rezultojë në konfirmimin e zhvillimit krejtësisht normal dhe pa nevojë për kurrfarë ndërhyrje logoterapeutike, sesa një vizitë e vonuar, që rrezikon suksesin e trajtimit dhe ekspozon fëmijën në vështirësi të përjetshme komunikimi!
Bashkohuni me ne në Ditën Evropiane të Logoterapisë teksa festojmë fuqinë e bashkëpunimit dhe kontributin e paçmuar të të gjithë profesionistëve dhe kujdestarëve të përfshirë në udhëtimin drejt komunikimit dhe mirëqenies së përmirësuar. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim!
#Dita Evropiane e Terapisë së të folurit #Bashkëpunim #Logoperapi #Kujdestarë #Profesionistë #Komunikim #Mirëqenie 🌟
Intervista për Emisionin e mëngjesit në TV1. Mirënjohje për gazetaren @Kade Dajaku!
Mësimi dhe përvetësimi i leximit dhe shkrimit nga ana e fëmijëve po rrezikohet seriozisht nga përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë informative. Problemet e hershme me lexim, shkrim dhe të shprehur po injorohen dhe po rriten deri tek domosdoja e trajtimit profesional logopedik. Në vijim po sjellim dhjetë keshilla për prindërit mbi mënyrën e stimulimit të leximit dhe shkrimit të fëmijëve
Disa këshilla konkrete:
Lejojeni fëmijën tuaj të zgjedhë vetë librat ose revistat, momentin dhe për sa kohë të dëshirojë. Në qoftë se fëmija juaj ju ndjek në librin që po lexoni, mund t'a shoqëroni me gisht kalimin nga fjala në fjalë gjatë leximit. Bëni në të njëjtën kohë pushime të shkurtra gjatë te folurit, në mënyrë që fëmija te dalloje se cilat njësi leximi dhe cilat njësi shkrimi i perkasin njera tjetres.
Shumë fëmijë nuk e dinë, se çfarë bëjnë prindërit e tyre kur lexojnë një libër ose shikojnë një gazetë. Për më tepër fëmija mund të bëhet kurioz mbi tekstin që po lexoni. Më pas mund te flisni me të mbi fotografinë që përmban artikulli në gazetë dhe në të njëjtën kohë të tregoni në tekst: “Ketu thuhet që….“. Kështu fëmija dallon ndryshimin midis vizatimit, ngjyrosjes së pikturave, leximit dhe shkrimit.
Flisni, ndërkohë që shkruani listën e blerjeve që do të bëni. Pyesni fëmijen tuaj: “Çfarë duhet të shkruaj akoma që të mos harrojmë gjë? Lexoni në dyqan listën me zë të lartë:“ Këtu kemi shkruar: 1 kilogram sheqer – ku mund t'a gjejmë atë? Ah, këtu lexohet „sheqer“!“ Flisni me zë të ulët kur kërkoni produktet e listës suaj në raftet e supermarketit: “Këtu shkruan sheqer, aty kripë- ku shkruhet miell përmbi pako?“
Tërhiqini vëmendjen mbi ngjashmerinë e fjalëve tek të cilat ai tregon interes: “E shikon: fjala Polici ka ngjashmëri në shkronjat e para me fjalen Post - dhe kur i shqiptojmë këto fjale jane të ngjashme: P-ost – P-olic“ Mos ushtroni me femijen tuaj alfabetin ose mënyrën e të shkruarit të fjalëve. Lejoni që ndonjëherë fëmija vetë t`ju drejtojë pyetje dhe përgjigjuni atij sipas rasteve.
Bëni ushtrime me anë të disa shembujve: Lampe- – Luft….. Dielli – dora- dita…….. Ose luani rolin e robotit: "Une jam një robot. Ai i copëton fjalët. Çfarë do të thotë ai kur flet kështu: GJ-Y-SH-J-A?”- Tani flit edhe ti një herë si një robot.” Kujdes: Mos gërmëzo fjalën por thuaj vetëm tingullin e saj. Edhe rima dhe ushtrime të tilla si: “ Unë shikoj diçka që ti nuk e shikon, kjo fjalë fillon me O" , nxisin njohuri për gjuhën. Kështu fëmija i kushton vëmendje tingullit të gjuhës, me të cilin lidhë shkrimin me shkronjat.
Formuloni një përshkrim të vizatimit sipas asaj që fëmija juaj ju thote. Ofrojini atij këtë si titull për vizatimin: p.sh. "Ah, makina po ecën shpejt”- dëshiron t'a shkruaj këtë?” Flisni ngadalë ndërkohë që shkruani, në mënyrë që fëmija juaj të kuptojë, se si gjuha e folur kthehet në atë të shkruar. Pyeteni rastësisht ndërkohë që vizaton një pikturë: "Dëshiron të shkruaj edhe emrin tënd?“ Rekomandohet të shkruani me shkronja shtypi me madhësi, nga 1 deri në 3 cm.
Ndihmoni fëmijën sipas dëshires se tij, të presë e të ngjise vetë figura të illustruara, të vizatojë dhe të kopjojë nga nje tekst, apo fjalë të ndryshme…. Ofrojini atij ndihmën tuaj si sekretare/sekretar: “Do që të shkruaj….?“ Krijoni nje kutizë të bukur, për fjalët e tij të reja, të cilat ju herë pas here ja dhuroni në letra të vogla, dhe në këtë mënyrë ka mundësi t'i përsërisë ato.
Merreni seriozisht çfare ju tregon fëmija juaj për këtë. Gabimet nuk janë të rënda, pasi nga gabimet mësohet. Edhe gjuhën e folur fëmija e ka mësuar duke bërë gabime, të cilat i ka përmirësuar më vonë. Pranoni mënyrën e të shkruarit të fëmijës tuaj si nivel të performancës. Më tej, si krahasim mund t'i tregoni në shkollë, si shkruajnë të rriturit. Shkruani më parë ju dhe më pas fëmija, fjalë që ai ka dëshire t'i mësojë.
Ofrojini fëmijës tuaj mundësine që të shkruajë një përgjigjje ndaj letrës që ka marrë nga dikush. Lexoni herë pas here pjesët e para dhe në fund të gjithë letrën që keni shkruar: "Atëherë tani kemi shkruar…….
Çka është Pedagogjia e Specializuar Sociale?
Çka ofron një Pedagoge e Specializuar Sociale?