-Mësime për nxënës dhe studentë-  

 Përshëndetje të dashur nxënës, studentë, arsimtarë dhe profesorë

Me qëllim të ngritjes të nivelit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në lëndën e kimis, pas një pune të gjatë ku jam marrë me krijimin dhe editimin e videove dhe testeve për nxënësit , kam vendosur që këtë punë të e shpërndaj dhe të jetë në përdorim nga të gjithë ju. Shpresoj që ajo të ju ndihmonë në punën tuaj.

-Nëse kyçeni nga laptopi ose kompjuteri desktop, duke afruar kursorin mbi emrat e kapitujve të vendosur lartë në meny, do të ju hapen njësitë mësimore nga mund të zgjidhni njësinë që e dëshironi. 

-Nëse hyni nga telefoni mobil atëherë për të parë kapitujt duhet të klikoni mbi simbolin me tri viza që gjendet para flamurit të Kosovës me çrast paraqiten kapitujt dhe duke klikuar mbi shigjetën (simbolin) para emrave të kapitujve paraqiten njësitë mësimore për atë nivel të shkollimit ku mund të zgjidhni njësinë që dëshironi.

-Në kapitullin e parë janë krijuar njësi mësimore për nxënës të shkollave të  mesme  dhe studentë.

-Në kapitullin e dytë, tretë dhe katërt janë krijuar njësi mësimore nga plani  mësimorë për nxënësit e klasës së shtatë(7), tetë(8) dhe nëntë (9). Në kuadër të shumë njësive mësimore janë krijuar edhe teste ku nxënësit mund t'i testojnë njohuritë e tyre.

-Kapitulli i pestë është krijuar për nxënësit e shkollës së mesme të ulët dhe bazohet në mësimin e njësive mësimore përmes videove sqaruese. Ky kapitull bazohet në kurrikulën angleze për lëndën e kimisë në ciklin e ultë.

-Besoj që nxënësit përmes këtyre videove në mënyrë aktive të i mësojnë bazat e shkencës së kimisë.

Autor:

Zija Kuka