Çmimi “Mësuesi im”, jepet si vlerësim dhe mirënjohje për çdo mësues dhe edukator, mbi moshën 65 vjeç, i cili ndër vite ka punuar me përkushtim për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjëve, duke arritur rezultate ndër brezat që ka kaluar dhe ka lënë mbresa të pashlyeshme tek ata breza dhe më gjërë në opinionin publik qytetar.
Ky çmim i jepet të gjithë atyre që kanë shërbyer në arsim dhe janë në pension (jo aktivë profesionalisht), që janë ose jo, në jetë, dhe shoqërohet me shpërblimin 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.