Çmimi “Lulet e Verës”, jepet si vlerësim dhe mirënjohje, për tre nxënësit më të dalluar të vitit arsimor, që kanë dëshmuar në mënyrë të veçantë adhurim për dijen, mësimin dhe studimin shumëshkencor në të gjitha fushat e formimit dhe edukimit shkollor dhe, që janë dalluar në përkushtim dhe dashuri për përvetësimin e dijes, apo kanë realizuar arritje të veçanta në fusha të ndryshme si letërsia, shkencat, arti, muzika, sporti, etj. Fituesit e çmimit mund të riaplikojnë kur ndryshojnë ciklin arsimor (cikli i ulët, cikli i lartë, shkolla e mesme).
Ky çmim jepet të gjithë nxënësve që evidentohen të dalluar në të gjitha lëndët dhe veçohen si të tillë në çfarëdo niveli/klase të sistemit arsimor 9+3 vjeçar dhe shoqërohet me shpërblimin 20.000 (njëzetë mijë) lekë.