Çmimi “Drita e Dijes”, jepet si vlerësim dhe mirënjohje, për çdo mësues dhe edukator të lëndëve shkencore, i cili ushtron profesionin aktiv me përkushtim për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjëve, duke arritur rezultate të dalluara dhe imponon respekt nga nxënës e kolegë, apo dhe më gjërë në opinioni publik qytetar.
Ky çmim i jepet të gjithë atyre që shërbejnë aktualisht në arsim dhe janë të angazhuar në sistemin e mësimdhënies për lëndët e shkencave ekzakte në të gjitha nivelet e arsimit 9+3 vjeçar dhe shoqërohet me shpërblimin 70.000 (shtatëdhjetë mijë) lekë.