Aplikimi për marrjen e çmimit kryhet nga vetë individët, të cilët vlerësohen nga opinioni publik dhe kolegët, për një figurë të lartë morale dhe profesionale.
Aplikimi mund të përmbajë dhe plotësojë kriteret dhe kërkesat që përfshihen, por nuk kufizohen, si më poshtë të listuara:
- Kërkesa për aplikim për fitimin e çmimit “Fjalët e Qiririt” e shpjeguar me motivacionin ku aplikanti bazohet në kërkesën e tij/saj.
- CV e përgjithëshme e aplikantit me përshkrim përmbledhës për jetën e tij/saj profesionale.
- Dëshmi apo vlerësime për arritje profesionale në shkencën e lëndës që ka ushtruar mësimdhënien.
- Të listojë arritje që kanë rezultuar tek individë, që ka edukuar dhe mësuar dhe që më vonë kanë prezantuar nivele të larta dhe dalluese në fusha të caktuara të shkencave, artit, letërsisë, etj.
- Të jepet një numër i përafërt i nxënësve që ka kaluar në jetën e tij profesionale të mësimdhënies dhe i shkollave/vendbanimeve ku ka ushtruar detyrën si mësues/e.
- Të jepen të listuara aktivitetet apo angazhimet jashtëshkollore të realizuara apo në proces, që kanë shërbyer/shërbejnë për edukimin e përgjithshëm apo profesional të të rinjëve/fëmijëve.
- Të listohen botime dhe punime të ndryshme që ka realizuar gjatë jetës së tij/saj profesionale.
- Të listohen aktivitete, ngjarje, seminare, etj shkencore dhe profesionale, ku ka marrë pjesë, ka paraqitur një punë/studim/diskutim të tij/saj, ka prezantuar një realizim të tij/saj, etj.
- Të përshkruajë ngjarje të jetuara, ku roli i tij/saj, si mësues ka përcaktuar fatin apo të ardhmen e individëve si dhe mbarëvajtjen e mëtejshme të tyre.
- Të jepen ngjarje, ku kontributi apo ndërhyrja e tij/saj, ka ndikuar tek komuniteti apo publiku ku ka jetuar apo ka kryer jetën profesionale.
- Të paraqiten kopje të: dëshmi, çertifikata, vlerësime, diploma, fotografi, dokumente identifikuese, etj., me të cilat është vlerësuar, ka marrë, apo ka nga jeta e tij/saj profesionale.