1928-1983
Niko Gjika ka qënë një mësues i përkushtuar i gjuhës shqipe. Si mësues ka dhënë mësim në të gjithë hapësirën territoriale të rrethit Përmet, kryesisht në zonën Deshnicë-Këlcyrë. Gjithë jetën e tij iu kushtua mësimdhënies me pasionin e trashëguar nga rilindasit dhe kujtohet nga çdo ish nxënës apo prind për devotshmërine dhe dashurinë e tij për profesionin e mësuesit të gjuhës shqipe dhe kujdesin prindëror për nxënësit e tij.
Ky fondacion është një homazh jo vetëm për të, por për të gjithë bashkëmësuesit përmetar që ndër vite ofruan jetën e tyre për edukimin dhe arsimimin e brezave dhe morën si shpërblim të merituar të punës vetëmohuese, mirënjohje, respekt e vlerësim nga nxënës, prindër e kolegë.