Fondacioni “Niko Gjika” është një organizatë jofitimprurëse, në formën e fondacionit e themeluar nga familja e z.Vasil Gjika.
Qëllimi është për të kontribuar dhe mbështetur financiarisht çdo talent apo indicje, nismë dhe sipërmarrje, risi apo zhvillim, përpjekje apo sfidë, si dhe çdo guxim apo arritje që evidentohet në fushën e edukimit dhe arsimit në territorin e rrethit të Përmetit, që përbëhet sot administrativisht nga dy bashki: Përmet dhe Këlcyrë.
Natyrisht kjo mbështetje, më shumë se një ndihmë financiare është një frymëzim për këdo për të synuar më lart dhe që dëshmon grintë në të mësuar dhe ambicje “Per të thënë fjalën e tij/saj” në çdo fushë të shkencës, historisë, artit apo sportit.