Aplikimi për marrjen e çmimit kryhet nga vetë individët, të cilët vlerësohen nga opinioni publik, mësuesit dhe bashkënxënësit, për sjellje të shkëlqyer, figurë të pastër morale dhe formim cilësor profesional e shkencor.
Aplikimi mund të përmbajë dhe plotësojë kriteret dhe kërkesat që përfshihen, por nuk kufizohen, si më poshtë të listuara:
- Kërkesa për aplikim për fitimin e çmimit “Lulet e Verës” e shpjeguar me motivacionin ku aplikanti bazohet në kërkesën e tij/saj.
- CV e përgjithëshme e aplikantit me përshkrim përmbledhës për jetën e tij/saj shkollore dhe rezultatet e arritura ndër vite.
- Dëshmi, çertifikata apo vlerësime për arritje të veçanta në lëndë të ndryshme, fusha të ndryshme përfshi ato shkencore, art, letërsi, sport, etj.
- Të jepen të listuara aktivitetet apo angazhimet jashtëshkollore ku merr/ka marrë pjesë dhe nëse ka dëshmi apo vlerësime për arritje, rezultate, vlerësime në këto pjesëmarrje.
- Të listohen krijime, punime, studime, botime, të ndryshme që ka realizuar gjatë jetës së tij/saj shkollore.
- Të listohen aktivitete, ngjarje, ekspozita, seminare, etj shkencore, artistike, sportive, etj ku ka marrë pjesë dhe është dalluar për cilësi dhe rezultate dhe është vlerësuar me dëshmi, çertifikatë, diploma, etj në emër të tij/saj.
- Të listohen aktivitete, ngjarje, apo pjesëmarrje në ndihmë të komunitetit publik, në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë historike-kulturore, në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, etj., dhe nëse mund të shoqërohen me dëshmi dhe vlerësime për pjesëmarrjen dhe kontributin e dalluar të tij/saj.
- Të përshkruajë ngjarje të jetuara, ku sjellja apo roli i tij/saj, ka qënë mbresëlënës dhe është vlerësuar dhe dëshmohet si i tillë nga të bashkëpranishëm.
- Të jepen ngjarje, ku kontributi apo ndërhyrja e tij/saj, ka ndikuar tek shoqëria, komuniteti apo publiku ku ka jetuar dhe është vlerësuar prej tyre.
- Të paraqiten kopje të: dëshmi, çertifikata, vlerësime, diploma, fotografi, dokumente identifikuese, etj., me të cilat është vlerësuar, ka marrë, apo ka nga jeta e tij/saj shkollore.