Akordohet Bursë Studimi, për shkollën e Lartë në sistemin universitar shtetëror, për atë nxënës që ka përfunduar shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe ka fituar të drejtën e studimit të lartë. Kjo bursë e fituar nga individi që plotëson kriteret e shpjeguara këtu, mund të vijojë edhe në vitin e ardhshëm arsimor, në rast se fituesi vazhdon të ketë rezultate të larta në shkollën e lartë, në degën që studion. Për këtë qëllim, fituesi ka të drejtë të aplikojë në vitin pasardhës duke dëshmuar se plotëson kriteret për të mbajtur bursën e fituar.
Bursa e Studimit jepet për atë nxënës që evidentohet i/e dalluar në të gjitha lëndët dhe veçohet si i/e tillë në përfundimin e studimeve shkollore në sistemin arsimor 9+3 vjeçar. Bursa shoqërohet me shpërblimin 80.000 (tetëdhjetë mijë) lekë.