Çmimi “Fjalët e Qiririt”, jepet si vlerësim dhe mirënjohje, për çdo mësues dhe edukator të gjuhës shqipe, letërsisë, historisë dhe gjeografisë, i cili ushtron profesionin aktiv me përkushtim për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjëve, duke arritur rezultate të dalluara dhe dëshmon respekt e vlerësim nga nxënës e kolegë, apo dhe më gjërë nga opinioni publik qytetar.
Ky çmim i jepet të gjithë atyre që shërbejnë aktualisht në arsim dhe janë të angazhuar në sistemin e mësimdhënies për lëndët e sipërcituara në të gjitha nivelet e arsimit 9+3 vjeçar dhe shoqërohet me shpërblimin 70.000 (shtatëdhjetë mijë) lekë.