Objektiva
Të njohim dhe të përdorim funksionet e gatëshme
Excel është i pajisur me mjetet dhe funksionet e nevojshme për të kryer llogaritje, nga më të thjeshtat deri tek ato më komplekset . Funksionet dhe formulat për këtë qëllim janë grupuar nën kategorinë Formulas.
Sic mund ta vemë re edhe nga figura, Excel ka disa funksione të gatshme, një listë prej të cilëve,ata qëpërdoren më shpesh i ka organizuar në një menu më më vehte për ti gjetur më lehtë.
Exceli i ka organizuar funksionet në grupe: Funksione matematikore, llogjike, për tekstet, financiare, për datat dhe kohën etj.
Një funksion mund ta fusim në një formulë, duke shkruajtur emrin e tij ne kutine e formulës. Në këtë rast Excel na ndihmon du
ke afishuar një listë më funksionet që fillojnë me sekuencën e shkronjave që kemi futu deri në këtë moment.
Gjithashtu mund të përdorim një mënyrë tjetër për shtimin e një funksioni, e cila ,mund të jetë vecanërisht e dobishme, në rast se nuk e dimë saktë emrin e funksionit që të mund ta shkruajmë. Në këtë rast pozicionohemi në qelizën ku duam të afishohet rezultati dhe klikojmë mbi butonin
në fillim te kutisë së formulës. Do të na paraqitet një dritare dialogu , ku mund të gjejmë funksionin e kërkuar.
Mund të kerkojmë për një funksion duke vendosur një përshkrim te shkurtër për veprimin që duam të bëjmë, psh find the average, dhe klikojmë GO. Excel do të na afishojë një listë me funksionet që kanë të bëjnë me kërkimin tonë.
Gjithashtu, mund të kërkojmë funksionet duke kërkuar në kategorinë përkatëse të funksionit, si psh Financial, Date&Time, Math and Trig, etj.
Disa nga funksionet që përdoren më shpësh në Excel janë:
SUM – I cili gjen shumën e disa vlerave numerike dhe qelizave
SUM IF – Gjen shumën e qelizave që plotësojnë një kusht të caktuar.
AVERAGE – gjen mesataren e vlerave
AVERAGE IF - gjen mesataren e vlerave
MAX – maksimumi
MIN-Minimumi
Count - Numeron vlerat
COUNTIF – Numëron vlerat që plotësojnë një kusht të caktuar.