Objektiva
Të modifikojme pamjen e nje flete pune në ekran dhe në printer, të punojmë më kollonat dhe rreshtat, të përgatisim nje document për print dhe të shtojmë header dhe footer në një fletë.
Mësimi
Pjesa më e madhe e komandave për formatimin e faqeve ndodhen nën menunë Home .
Së pari do të shpjegojmë mënyrën e përcaktimit të gjerësisë së rreshtave dhe kollonave. Gjerësia e rreshtave është 15 points(1/72 e inch), ndërsa gjerësia e kollonave eshte 8.43 shkronja.
Gjerësia mund të modifikohet duke klikuar tek menuja Format në grupin Cells të menuve.
Përvec, ndryshimit të gjerësisë , mundet ti fshehim rreshtat dhe kollonat. Fshehja nuk i fshin kollona apo rreshtat por vetëm nuk i shfaq ato në fletën e punës. Për të fshehur një kollonë apo rresht mund të shkojmë në menunë Format→Hide/Unhide në grupin e menuve Cells. Kur e fsheshim një rresht , kodi i tij nuk shfaqet në numrat e rreshtave në të majtë të fletës së punës si në figurë, ku rreshti 5 është fshehur. E njëjta gjë ndodh edhe me kollonat e fshehura.
Excel është i pajisur me disa tema(themes) të përgatitura paraprakisht që na mundësojnë ti japim një pajmje të këndshme grafike fletës së punës. Për të përdorur temat e gatshme duhet të shkojmë nën kategorinë ë menuve Page Layout dhe të klikojmë komandën Themes.
Si rregull bazë vijat që kufizojne qelizat e Excel nuk dalin në printer. Kjo sjellje mund të modifikohet duke zgjedhur opsionin Print, si në figurë.
Sic duket edhe në figurë opsioni Print (rrethuar me vijë të kuqe) nuk është i përzgjedhur, por nëse ne e përzgjedhim vijat dalin në printer. Gjithashtu opsioni View , i cili është i përzgjedhur paraprakisht.
Headers and Footers
Në disa raste mund të jetë e nevojshme të vendosim informacioni nëë kokën(header) dhe në fundin(footer) e ^cdo faqeje të printuar. Ky funksionalitet mund të realizohet duke shkuar tek kategoria e menuve INSERT dhe te klikojmëHeader&Footer, në grupin e menuve Text.
Për formatimin e fletës së punës për ta përgatitur për printim, është grupi i komandave Page Setup nën kategorinë e komandave Page Layout, si në figurë.
Kur fleta e punës është më e madhe se fleta ku do të printohet do të ishte një ndihmesë që të shikonim paraprakisht si do të ndahej përmbajtja e fletës së punës në printer. Këtë mund ta bëjmë duke klikuar mbi Breaks.
Komanda Margins përcakton distancën e përmbajtes së fletës nga skajet e saj.
Komanda Orientation përcakton drejtimin e fletës : Portrate (Vertikale) ose Landscale ( Horizontale).
Komanda Size , përcakton madhësinë e letrës A5,A4 etj.
Pyetje dhe Detyra
1. Kur __________ një rresht, ai është ende në fletën e punës , por nuk afishohet në ekran.