Objektiva
Të kopjojmë një fletë pune, të zhvendosim një fletë, të riemërojmë një fletë, të fshehim një fletë pune, të krijojmë një fletë pune të re, të fshijmë një fletë pune.
Kur krijojmë një libër pune, ai është I pajisur me tre fletë pune të cilat janë të emëruara Sheet1, Sheet2 dhe Sheet3.
Ne mund të shtojmë fletë pune duke klikuar në fletën e bardhë si në figureë (pjesa e rrethuar me vijë të kuqe).
Gjithashtu mund të ndryshojmë emrin e një flete duke klikuar dy herë mbi emrin ekzistues dhe duke shkruar emrin e ri, si në figureën në të djathtë
Gjithashtu, mund të zhvendosim një fletë, psh mund të zhvendosim fletën Notat, pas fletës Sheet3, si në figurën më poshtë :
Duke klikuar me të djathtën mbi emrin Notat, hapet menuja qe na lejon ta manipulojmë fletën notat:
- Insert- Shton nje fletë të re para fletës Notat
-Delete- Fshin fletën e punes
-Hide-Fsheh fletën e punes
Zgjedhim Move or Copy, që na mundëson ta zhvendosim fletën notat përpara ndonjë flete tjetër ose në fund (move to end). Në mënyrë opsionale mund të krijojmë një kopje të fletës Notat duke përzgjedhur opsionin Create a copy, që normalisht nuk është I përzgjedhur.
Pasi kemi zgjedhur (move to end) , rezultati do të ishte si në figureën e mëposhtme:
Për të fshehur një fletë pune, duhet të klikojmë me të djathtën mbi emrin e fletës dhe të zgjedhim Hide. Fleta nuk do të ishte më e dukshme.
Për ta afishuar sërish fletën e punës, duhet të klikojmë me të djathtën mbi një nga zonën ku janë emrat e fletëve, zgjedhim komanën Unhide, dhe zgjedhim cilën nga fletëemrat e fletë t që kemi fshehur duam ta rishfaqim. Figura më poshtë ilustron rishfaqjen e fletës Notat.