Post date: Mar 01, 2011 1:32:46 PM
Linux është një sistem operativ për kompjuterin tuaj, ahtu sic eshte
Microsoft Windows e Apple OSX sisteme operative për kompjuterin tuaj. Megjithatë Linux është shumë i ndryshëm.
Linux ka nisur në vitin 1992 nga atë kohë një student universitar me emrin Linus Torvalds, i cili liroi softuerin e tij pa pagesë, përfshirë edhe kodin burimor të plotë. Për shkak se Linus e vendosi kodin e tij burimor tërësisht në dispozicion, mijëra zhvillues të programeve në mbarë botën e shkarkuan atë, bën ndryshime dhe i dërguan përmirësimet prapë tek ai!
Për shkak të kësaj përpjekjeje për bashkëpunim global, Linux është stabil, jashtëzakonisht fleksibil dhe i mbështetur mirë. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë në botë dhe është në dispozicion pa pagesë që ju ta instaloni atë në kompjuterin tuaj! Po tingëllon mirë? Edhe ashtu është!
Linux vjen me mijëra aplikacione të lira, të cilat mirëmbahen nga mijëra vullnetarë anekënd botës. Këto projekte gjithashtu lirojnë kodin e tyre burimor, që nënkupton se ato janë gjithashtu “burim i hapur”.
“Por si mund ta bëjnë ata tërë këtë gjë pa pagesë?”, pyesni veten. Komunitetet Linux dhe burim i hapur e bëjnë këtë pa pagesë sepse ata i duan softuerët, jo pse dëshirojnë të bëjnë para prej tyre. Ata e bëjnë këtë për prestigj, nder dhe sepse besojnë në idealet e burimit të hapur.
Është e rëndësishme të vihet re se për shkak të natyrës së softuerit me burim të hapur (mundësisë për ta përshtatur si t’ua do shpirti) ka shumë versione të Linux. Kjo është shumë e mirë sepse mund të gjeni një version i cili ju përshtatet ju më së miri! Këto versione të ndryshme të Linuxit quhen “shpërndarje”. Kjo ndodhë sepse krijuesit e versioneve të ndryshme e marrin Linuxin dhe i bëjnë ndryshimet e veta në të, i shtojnë paketat e tyre dhe e shpërndajnë pa pagesë. Mund të tingëllojë paksa e komplikuar, por nuk është.
Nese zgjidhni Linux, Perse?
● Viruset dhe Spyware
● Siguria dhe Stabiliteti
● Menaxhimi i paketave
● Tiparet
● Kompatibiliteti
● iIlehtë dhe intuitiv
● Zgjedhje dhe kontroll
● Komunitet
● Kënaqësi!