Objektiva
Të sigurojmë integritetin e të dhenave, të rendisim të dhënat të filtrojmë të dhënat
Integriteti i të dhënave
Le të supozojmë se jemi duke hedhur notat e nxënësve në lëndën e informatikës në një tabelë në një fletë pune. Duam të sigurohemi qe të vetmet nota që mund të vendosen jane Katër, Pesë,Gjashtë,Shtatë,Tetë,Nëntë,Dhjetë. Gjithashtu duam të shmangim ndonjë gabim të mundshëm në shkrim të tipit “Gashtë” në vend të “Gjashtë”. Për të garantuar integritetin e të dhënave në këtë rast , mund të bëjmë një listë me të gjitha notat e mundshme si më sipër dhe për ^do nxënës të zgjedhim notën nga kjo listë paraprake. Kjo gjë është e mundur në Excel dhe ilustrohet në figurën poshte :
Në listën që ndodhet nën Allow, zgjedhim List.
Të tjera alternative janë: Number, Decimal,Date,Time etj.
Ndërsa tek Source klikojmë tek butoni në të majtë dhe përzgjedhim listën e notave disponibël, sic duket edhe ne figurë. Pasi kemi përzgjedhur qelizat ku ndodhen notat, klikojmë OK.
Tashmë kemi mundësi të hedhim notat e nxënësve duke qenë të sigurtë se nuk ka gabime në formulimin e notës. Për të vendosur notën e ^do nxënësi, tanimë zgjedhim nga një listë fikse me nota.
Rendita e të dhënave
Shpesh të dhënat i vendosim nëpër tabela pa ndonjë renditje të ve^antë. Provoni për shembull të përgatisni një listë me emrat e shokëve Tuaj të klasës. Mbase, do të përpiqeni ti kujtoni emrat duke patur parasysh bankat ku nxënësit ulen dhe ndërkohë që kalojmë me mend nga njëra bankë në tjetrën plotësojmë listëm me shokët e klasës.
Tabela siper është një shembull i ndërtimit të listës së nxënësve në këtë mënyrë. Sigurishtë që për të shkruajtur notën për cdo nxënës , do na duhet të përqëndrohemi deri sa të gjejmë rreshtin që i takon nxënësit përkatës. Nëse emrat do të ishin në të renditur sipas alfabetit puna jonë do të ishte më e lehtë. Si mund ta rendisim një tableë të ngjashme në Excel. Komandat për renditjen e një blloku qelizash sipas ndodhen nën categorinë e komandave DATA, nën grupiminSort & Filter. Po e ilutrojmë këtë nëpërmjet një shembulli
Sic vihet re edhe nga figura më sipër , së pari përzgjedhim bllokun e qelizave që duam të rendisim, në shembullin tonë emrat e nxënësve.
Më pas shkojmë tek Data →Sort &Filter dhe më pas klikojmë për ti renditur rreshtat në sipas emrit në rendin rritës, ose për ti renditur në rendin zbritës. Rezultati i renditjes do të ishte si në figurë.
Për të realizuar një renditjë më komplekse mund të klikojmë tek butoni , i cili hap një dritare dialogu që na mundëson të përzgjedhim sipas cilës kollonë duam ta rendisim tabelën, në cilin rend etj.
Filtrimi i të dhënave
Nganjëherë është e nevojshme të filtrojmë rreshtat e një tabele . Për shembull kemi marrë një listë me cmime laptopesh dhe kompjuterash dhe duam të zgjedhim të blejmë një prej tyre. Për të filtruar rreshtat e tableës, pozicionohemi brenda tableës, shkojmë tek kategoria e menuve Data tek grupi I komandave Sort & Filter dhe klikojmë mbi ikonën Filter.
Tek koka e tabelës shfaqet një buton , që mundëson të filtrojmë rreshtat e tabelës bazuar në vlerat e kollonës.
Kështu nëse duam të afishojmë vetëm laptopet do të klikojmë tek butoni në të djathtë të kategorisë dhe do të na hapet nje dritare dialogu si më poshtë:
Kur klikojmë mbi butonin OK do të afishoheshin vetëm dy rreshtat e tabelës që kanë të dhëna për laptop. Më tej mund të filtrojmë edhe markën, psh mund të shtojmë një filtër në kollonën marka dhe të filtrojmë vetëm produktet DELL, duke aplikuar dy filtra në të njëjtën kohë.