Formulat dhe Funksionet
Objektiva
Të ndërtojmë formulat, të adresojmë qelizat nga brenda formulave dhe të përdorim funksionet
Excel është i pajisur me mjetet dhe funksionet e nevojshme për të kryer llogaritje, nga më të thjeshtat deri tek ato më komplekset . Funksionet dhe formulat për këtë qëllim janë grupuar nën kategorinë Formulas.
Sic mund ta vemë re edhe nga figura, Excel ka disa funksione të gatshme, një listë prej të cilëve,ata qëpërdoren më shpesh i ka organizuar në një menu më më vehte për ti gjetur më lehtë.
Përparë së të shpjegojmë si I përdorim formulat dhe funksionet, është ë nevojshme të sqarojmë konceptin e formulës dhe funksionit.
Formula është një ekuacion që fillon me shenjën e barazimit dhe përbërë het nga operandët dhe operatorët. Operandët mund të jene vlera( psh 5), adresa e nje qeliza (psh A5) ose një funksion .
Shembujt e mëposhtëm janë formula;
=2+3 =A6*10 =(A6+A7)*100 =sum(A6:D6) =sum(A6,B6,C6,D6)*10
Ku 2 dhe 3 , A6 dhe 10, sum(A6:D6) etj, janë opërandët ndërsa + ,* janë operatorët.
Funksionet janë një njësi llogjike pune e emëruar, që realizojnë një bashkësi veprimesh mbi një bashkësi vlerash për të prodhuar një rezultat.
Psh
sum(A6:D6) – gjen shumën e përmbajtjes së qelizave nga A6 deri tek D6 ose
AVERAGE(E2,E3, E4 ,E5,E6) – gjen mesataren e vlerave numerike që ndodhen në qelizat E2 deri në E6
Për të shkruajtur një formulë , pozicionohemi në qelizën ku duam që të afishohet rezultati i ekuacionit që shpreh formula, vendosim shenjën e barazimit dhe shkruajmë formulën. Ndersa shkruajmë formulën ajo afishohet në kutinë e formulës (formula bar). Kur shtypim ENTER ose TAB , që nënkupton që e kemi përfunduar formulën, rezultati i formulës afishohet në qelizë, ndërsa formula në kutinë ë formulës si në figurë. Që nga ky moment formulën mund ta modifikojmë tek kutia e formulës, jo nga qeliza.
Operatorët kanë një prioritet të paracaktuar që përcakton cili zbatohet më parë në një ekuacion me disa operatore. Ky prioritet është i ngjashëm me prioritetin që kënë veprimet në një ekuacion matematikor. Megjithatë , do të ishte e rekomandueshme që të përdornim kllapat për të caktur ne rradhën e veprimeve.
Për shembull , mendoni për një cast sa është rezultati i ekuacionit matematikor x=3+4*5 , 35 apo 23? Lehtësisht do të përgjigjeshim që rezultati është 23, pasi *(shumëzimi) ka prioritet më të lartë se +(mbledhja), prandaj zbatohet më parë prodhimi dhe më pas mbledhja , pra ekuacioni konvertohet në x=3+20 e më pas x=23. Megjithatë duhet ta pranojmë që na duhet të mëndohemi pak për të kujtuar, cili nga veprimet ka prioritet. Po nëse ekuacioni do të ishte shkruajtur x=3+(4*5), nuk do të ishte më e lehtë të mbërrinim tek x=23 ?
Nëse formulat në Excel, i shkruajmë të organizuara nëpërmjet kllapave, jemi më të sigurtë që në formula komplekse nuk kemi gabime. Sic vihet re edhe ne figurë , Excel i trajton formular bazuar mbi kllapat dhe mbi prioritetin e operatorëve.
Adresimi i qelizave
Në formula referojmë , qelizat për të kryer veprime mbi përmbajtjen e tyre. Psh , duam të vendosim në qelizën A3 shumën e qelizave A1 dhe A2.
Shënim
Në fakt gjejmë shumën e vlerave që ndodhen në këto qeliza. Kur vlera e qelizave A1, A2 ndryshon automatikisht ndryshon edhe vlera e qelizës A3.
Adresimi relativ
Kjo mënyrë e përdorimit të qelizave në formula quhet adresim relativ. Adresimi relativ nuk ruan referencat nëse formula e qelizës A3 kopjohet në një tjetër qelizë., psh B3.
Kështu nëse do të ndiqnim procedurën :Klikojmë me të djathtën mbi qelizën A3 → Zgjedhim Copy → Klikojmë me të djathtën mbi qelizën B3 → Zgjedhim Paste, në qelizën B3 do të shfaqet vlera 0(zero). A nuk duhej të shfaqej 15? A nuk kopjuam formulën që ndodhej tek A3?
Kjo shpjegohet me faktin që kemi përdorur adresim relativ, që është mënyra bazë e funksionimit të Excel. ar
Vini re formulën në kutinë e formulës kur kemi klikuar tek qeliza B3, është =B1+B2 , ndërsa prisnim të ishtë A1+A2. Kur kemi shkruajtur formulën tek A3, =A1+A2, duke qenë se kemi përdorur adresim relativ, Excel arsyeton : Në qelizën korrente A3
do të vendos rezultatin e shumës së një qelize që ndodhet dy rreshta më lart , në të njëjtën kollonë(A1) me një qelizë tjetër që ndodhet një rresht më lart , në të njëjtën kollonë(A2).
Pra, kur kopjojmë formulën e qelizës A3 tek qeliza B3 , kopjojmë formulën shuma e një qelize që ndodhet dy rreshta më lart , në të njëjtën kollonë) me një qelizë tjetër që ndodhet një rresht më lart , në të njëjtën kollonë. Këto dy qeliza , i takon të jenë përkatësisht B1 dhe B2, sic janë në fakt në kutinë e formulës kur klikojmë tek qeliza B3.
Adresimi Absolut
Nëse mendojmë që një formulë do ta kopjojmë në vende të tjera do të ishte e nevojshme, që të përdornim adresimin absolut. Kjo bëhet duken vendosur përpara adresës së qelizës një shenjë dollari, tel A3 do të shkruanim formulën =$A$1+$A$2. Në këtë rast kopjimi I formulës nga A3 tek B3 do të afishonte tek B3, formulën =A1+A2.
Adresimi i përzierë
Në disa raste mund të jetë e nevojshme të përdorim edhe adresim relative nedhe absolute. Për shembull, nëse në listën e kompjuterave ku do të zgjidhnim një kompjuter për të blerë(Mësimi 6, Filtrimi), cmimet i kemi në euro dhe në një tjetëe qelizë (qeliza E1)kemi kursin e konvertimit të euros në lekë, do të na duhej të shtonim një kollonë tjetër në tabelën e produkteve, cmimi në lekë. Në rreshtin e parë të kesaj kollonë do të vendosnim formulën, =$E$1*G3. Më pas nëpërmjët autofill, duke vendosur mousin në cepin e djathtë poshtë të qelizës H3 derisa të marrë shenjën ë +, e duke e tërhequr më pas poshtë do të konvertojmë të gjithë cmimet nga euro në leke.
Adresimi i një qelize që ndodhet në një fletë tjetër.
Nëse duam të përdorim në një formulë një qelizë e cila ndodhet në një tjetër faqe pune. Për shembull, nëse kursin e kembimit e ruajmë në një tabelë me vehte tek faqja e punës sheet3 si në figurën e mëposhtme, atëherë për të konvertuar cmimin e kompjuterave nga euro në lekë na duhet që në formulën të përdorim një qelizë që ndodhet në një tjetër fletë pune. Kjo mund të realizohet shumë thjesht Së pari pozicionohemi tek qeliza ku do të shkruamje formulën ne faqen Sheet2. Shkruajmë shenjën e barazimit, klikojmë në pjesën e poshtmë të dritares tek sheet3 , klikojmë mbi qelizën ku ndodhet kursi i këmbimit dhe rikthehemi tek fleta e punës sheet2 për të plotësuar formulën. Shembulli në figurë përdor adresim absolut për kursin e këmbimit.
Sic duket edhe nga figura Adresa e qeliz1s me kursin e këmbimit të datës 21-04-2010, pra qeliza C6 në fletën e punës Sheet 3 është:
Sheet3!C6 adresa relative dhe Sheet3!$C$6 adresa absolute.
Vendosja e emrave
Kur libri I punës fillon dhe behet i madh me disa fletë me shume informacione, adresimi I qelizavemund bëhet paksa I lodhshëm. Tashmë , Excel na mundëson që ti vendosim emra me kuptim një qelize apo një grupi qelizash dhe ti referojmë ato me emrin që i kemi vendosur sa herë na duhen. Kështu, për shembull mund të përzgjedhim qelizat ku ndodhen cmimet ë kompjuterave në euro dhe ti emërojmë ato me emrin cmimet. Këtë mund ta bëjmë lëhtësisht duke shkruajtur emrin cmimet tek kutia e emrit në të majtë të kutisë së formulës dhe të shtypim ENTER. Emri i vendosur nuk duhet të ketë hapësira boshe midis por të jetë një fjalë. Në mënyrë të ngjashme emërtojmë edhe zonën me kurset e këmbimit në sheet3.
Tashmë që i kemi emëruar këto zona, mund të ndërtojmë formula që referojnë këto zona. Për i lustrim po krijojmë një formulë e cila do të gjejë cmimin mesatar të kompjuterave.
Sic vihet re edhe nga figura, tek menuja Use in Formula, gjejmë emrat e grupeve të qelizave që kemi krijuar në librin e punës, pavarësisht se në cilën fletë punë janë krijuar ato. Gjithashtu kemi emëertuar qelizat ku ndodhet kursi i këmbimit ne fletën Sheet3, me emrin kursi. Në qelizën E2, Kemi ndërtuar një formulë që na jepi kursin më të lartë të këmbimit euro-leke. Vini re më poshtë fi është formula për të gjetur maksimumin e kursit të këmbimit.
Kujtojmë që jemi në fletën sheet2, ndësra kursi i këmbimit ndodhet në Sheet3.