Stërvitja e sotme në nivelin e topave green
Qëllimi ushtrimit është pozicionimi i saktë me këmbet: pozicionim i hapur për goditje diagonale dhe i mbyllur për goditje paralele.
Ky ushtrim ndihmon, gjithashtu, për ti dhënë topit spin dhe akselerim kokës se rraketës.
Nxënësit ndihmohen edhe për gjetjen e pikës së kontaktit para vetës.
2 Shkurt 2020
Sot ishte dita e pare e takimit mes disa vajzave nga komuniteti i femrave në fushat e Tenis Tirana. Qellimi kryesor ishte rikthimi dhe rimarrja e raketës së tensit pas nje shkeputje te gjate ne fusha. Dëshira e vajzave dhe vullneti i tyre shume i madh po tregon se komuniteti do shtohet dita-dites.
Epo na mbetet te shpresojme që kampionatet mes tyre te jenë afër!
Një turne ndryshe!
Mixed Double Tournament Shkurt 2020 përfundoi me një ndeshje shumë emocionuese mes finalistëve Nikoleta Peti/ Mildon Kumaraku dhe Anila Luma/ Andrian Bleta. Ndeshja u mbyll me rezultatin 6-4 6-2! Urime finalistëve dhe suksese të mëtejshme!
#tirana #tennisplayers #champions #tennis #double #tournament
Roli i prindit në ecurinë e fëmijëve sportistë ka një rendësi të veçantë! Në këtë kuadër, Tenis Tirana ka organizuar disa seanca stërvitore për prindërit e nxënësve të shoqatës sonë, me qëllim që t'u japë atyre të njëjtat emocione me lojtarët e vegjël, të kuptojnë rregullat e lojës dhe të mbështesin kampionët e ardhshëm duke "hyrë" sadopak në botën e tyre sportive!
Ky program do të mbyllet me një kampionat për kategoritë: Femra, Meshkuj, DOUBLE MIXED Prind-fëmijë
Për arsye të urdhërit të qeverisë dhe për sigurinë e të gjithëve, Tenis Tirana ndërpret të gjithë aktivitetin e saj përkohësisht.