Tennis Europe ne Tirane
Trajnime
Minitenis ne shkolla
E ardhmja e Tenis Tirana
Kosova është bërë anëtari i 50-të i Tennis Europe.
Një votim i fshehtë në Takimin e Përgjithshëm Vjetor të Tenis Evropës në Lausanne, Zvicër të Shtunën pa që aplikacioni të arrinte shumicën e kërkuar të dy të tretave të votave. Prandaj Kosova bëhet anëtari i parë i ri i Tennis Europe që nga Mali i Zi u bashkua me shoqatën në 2006.
Tennis Europe dhe Federata e Tenisit e Kosovës kanë bashkëpunuar vitet e fundit, me federatën duke marrë asistencë modeste të zhvillimit në formën e mbështetjes për programin, pajisjet dhe vizitat teknike të Tenis 10s.
Anëtarësimi i Kosovës do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2016, kur lojtarët kosovarë do të jenë në gjendje të garojnë në Kampionatin Evropian të Junior dhe ngjarjet e tjera të Tenis Evropës me përparësi.
Në lajmet e tjera kushtetuese nga takimi, kombi pritës Zvicra aplikoi me sukses për të përmirësuar statusin e anëtarësimit të një kombi. Do të pasojë një raport i plotë nga AGM.
Minitenisi në Shkollën "Konferenca e Pezës"
Ky program është ideuar dhe mbështetet nga Federata Ndërkombëtare e Tensit (ITF - International Tennis Federation) dhe është një bashkepunim për tu vlerësuar pozitivisht midis Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Tenisit. Progrmi synon në marrjen e shprehive bazë, koordinimin e levizjeve, afrimin e femjeve te sporti.
Masivizimi i sportit natyrisht do ti sherbeje nje popullate me te shendetëshme si dhe do te jete një bazë e shëndosheë për evidentimin e dhuntive në talentet e reja.
Shoqata e Tenisit "Tirana" e mbështet këtë program pa u kursyer.
Në datat 7 deri në 9 Prill 2015 u zhvillua në Tiranë nga Tennis Europe kursi për trajnerë. Në të morën pjesë trajnerë nga gjashtë klube të ndryshme tenisi në vend. Për shkak të gjeografisë së trajnerëve dhe financave të kufizuara, kursi ishte intensiv. Ky kurs është pjesë e programit vjetor të zhvillimit të Tennis Europe. Prej kohësh FSHT dhe Tennis Europe, po bashkëpunojnë për të rritur nivelin teknik të specialistëve të tenisit, duke organizuar kurse të niveleve të ndryshme kualifikimi enkas për ta.
Në fund të kursit u zhvillua edhe një takim me prindër të tenistëve të rinj duke i konsideruar ata si një faktor shumë i rëndësishëm për mbështetjen dhe zhvillimin e talenteve.
Shoqata e Tenisit "Tiana" në bashkepunim me Drejtorinë Arsimore të Beratit për përhapjen e programit të minitenisit në këtë qytet ku ky sport është harruar prej kohësh.
Në ndeshjen e futbollit midis yjeve në vite të Shqipërisë dhe Gjermanisë, tenistët e vegjël ishin aty për të demonstruar aftesitë e tyre dhe duke argetuar spektatoreve të pranishëm para fillimit të takimit.
Shoqata e Tenisit Tirana ndihmon në përhapjen e tenisit në Shqipëri. Së bashku me Klubi i tenisit "Tenis Vlora", Federata Shqiptare e Tenisit dhe Bashkia Vlorë organizuan tenis në shesh me rastin e çeljes së sezonit turistik 2015. Ky është hapi i parë për rifillimin e tenisit në këtë qytet.
Në Stadiumin Qemal Stafa me më të vegjlit e Tenis Tirana per te demonstruar aftesitë e tyre sportive ne organizimin e DASH Tirane me rastin e festes se femijeve.
Shorti
Topat Portokalli
Topat e Gjelber
Spektatoret
Në kuadrin e aktiviteteve për promovimin e tenisit në qytete të tjera, Tenis Tirana ishte në Berat. Atje nuk mund të anashkalohej një vizitë ne kala nga ku kundrohet çdo lagje e qytetit.