2011 F.Sh.T. në bashkëpunim me Shoqatën e tenisit “Tirana”, duke filluar nga viti 1996, ka organizuar në këtë qendër mbi 50 seminare dhe seanca trajnimi për trajnerë dhe lojtarë të avancuar me pjesëmarjen e trajnerëve të Federatës Botërore të Tenisit dhe asaj Europiane.
2011 F.Sh.T. ka organizuar në këtë qendër mbi 90% të turneve dhe kampionateve të tenisit në Shqipëri duke filluar nga viti 1995.
2010 Shoqata siguron një investim prej 30.000,00 € për blerjen dhe rishtrimin e tartanit (i cili ka jetëgjatësi 6 vjeçare) në të pesë fushat si dhe rikonstruktimin e asfaltit të fushave, i cili kishte pësuar disa plasaritje (ndodhin me kalimin e kohës). Gjithashtu u veshën me rrjeta muret rrethues dhe u blenë rrjeta për të pesë fushat e kompleksit.
2008 Shoqata e Tenisit “Tirana” krijon ekipin e tenisit për personat me aftësi të kufizuara të cilët luajnë me karroca profesionale dhe në përgjithësi përdorin një bazë materiale dhe kanë një trajnim të mbuluar vetëm prej saj.
2004 Rritet numri i turneve të organizuar nga F.Sh.T. në kompleksin tashmë të rinovuar. Gjithashtu numri i fëmijëve, sportistëve me nivel dhe amatorëve që frekuentojnë këto fusha shënon rritje.
2003 Shoqata organizon për herë të parë Turneun e Amatorëve të Tenisit. Fillimisht organizohej çdo vit por sot ky turne organizohet tre herë në vit. Vëmendja e Shoqatës në këtë drejtim është e veçantë dhe arritjet janë të dukshme.
2003 Shoqata lidh kontratë dhjetëvjeçare me Sport Klub “Tirana” për marjen me qera të 2 fushave nga 5 gjithsej mbi të cilat ishte kryer investimi.
2003 Gjendja e komleksit të fushave të tenisit, ku Shoqata e Tenisit “Tirana” kryen aktivitetin e saj të stërvitjes së ekipeve zinxhir dhe të ekipit kombëtar, është e një niveli të keq. Me punën e saj u mundësua dhe u realizua shërbimi për rikonstruksionin e fushave të tenisit (5 të tilla). Shërbimi përfshinte:
- Shtrim me asfaltobeton në trashësi 5 cm i të pesë fushave.
- Shtresë tartani
- Suvatim i të gjitha mureve rrethues
- 7 dyer
- 5 rrjeta etj. (foto)
-
Theksojmë se në një total prej $70. 000,00 dollarësh investim, shoqata nuk pati asnjë lidhje me manaxhimin direkt të tyre. Ajo siguroi burimet dhe vetëm mbikqyri cilësinë dhe anën teknike të punimeve për realizimin e standardeve të duhura të fushave.
2003 Shoqata organizon në sheshin “Nënë Tereza” aktivitetin “Tenis për të gjithë”. Marrin pjesë 1500 fëmijë të shkollave të inkuadruara në programin e Mini Tenisit. Ky aktivitet u vlerësuan nga Federata Botërore dhe ajo Europiane e Tenisit, të cilat kishin dërguar përfaqësuesit e tyre në të.
2003 Shoqata e Tenisit “Tirana”, në bashkëpunim me F.Sh.T. dhe Federatën Europiane të Tenisit iniciojnë futjen e Mini Tenisit në shkollat fillore. Ky program organizohet dhe zbatohet edhe sot nga kjo shoqatë. Sot në këtë program marrin pjesë 11 shkolla në Tiranë dhe 7 shkolla në rrethe.
2002 Krijohet Shoqata e Tenisit “Tirana” nga ana e drejtuesve të ekipit, si nevojë e një hapi të mëtejshëm në organizimin e aktiviteteve të tenisit pa hequr dorë nga përfaqësimi në të gjitha aktivitetet e ekipeve të tenisit “Tirana”, të inkuadruar në klubin shumësportësh “Tirana”, por pa qënë në organikën e këtij klubi.
1996-2002 Ekipi “Tirana” fiton të gjitha turnetë dhe kampionatet kombëtare të organizuara nga F.Sh.T. dhe të gjitha ekipet kombëtare formohen me lojtarë të këtij ekipi.
1999 Dy lojtarë të ekipit “Tirana” arrijnë në çerekfinale, në një turne europian.
1998 Trajnerë të këtij ekipi fitojnë bursë për t’u specializuar pranë Federatës Europiane të Tenisit.
1997 Si rezultat i krijimit të këtyre ekipeve, Federata Shqiptare e Tenisit organizon kampionatet kombëtare të të gjitha moshave.
1997 Ekipi kompletohet me grupimet zinxhir të të gjitha moshave nga 10 vjeç deri në ekipin e të rriturve.
1996 Një lojtar i këtij ekipi merr pjesë për herë të parë në një kampionat europian të rinjsh duke përfaqësuar Shqipërinë.
1995 Krijohet ekipi i tenisit “Tirana” pranë klubit shumësportësh.