Me rikonstruktimin e fushave të tenisit, kushtet e ushtrimit të këtij sporti në Tiranë përmirësohen ndjeshëm. Sistemi i ri, modern i ndriçimit për të gjitha fushat do të sigurojnë që loja të zgjasë pa limit. Një fushë e mbuluar do të sigurojë vazhdimësinë e aktivitetit gjatë gjithë vitit. Bar-Coffee pranë fushave do të sigurojë prindërit që të shijojnë performancën e fëmijëve në fushë si dhe në monitorët që transmetojnë çfarë ndodh në fushë dhe argëtimi të zgjasë me shoqëri edhe pas ndeshjeve.
Tenis Tirana do të jetë një nga qendrat më argëtuese në Tiranë.
Tenis Tirana me një pamje të re.
Investimi më i ri i Tenis Tirana që pëfshin rikonstruktimin e të gjitha fushave, ndarjen e tyre duke krijuar hapësira më të mëdha, shtrimin me nje shtresë të re që plotëson të gjitha standartet me moderne të një qendre tenisi, ndriçimin e plotë të të gjitha fushave sapo ka përfunduar. Të gjithë të pasionuarit pas këtij sporti kanë tashmë kushtet optimale për tu ushtruar shumë pranë qendrës së Kryeqytetit. Gjithashtu prindërit kanë mundësinë të sjellin fëmijët e tyre për tu ushtruar në një mjedis shumë edukues dhe të sigurtë.
Tenis Tirana - jo vetëm për ekipet e moshave por për të gjithë!
Je i apasionuar pas tenisit, ky është vendi ku mund të luash prej vërteti me miqtë, familjarët apo kolegët e punës!
Më shumë info në ditët në vijim!
Ju mirëpresim!
Janë përcaktuar lojtarët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në eventin më të madh ekipor të tenisit. Davis Cup për grupin në cilin është renditur ekipi ynë do i zhvillojë ndeshjet në Plovdiv të Bullgarisë në datat 02 - 07 Prill 2018. Në këtë grup ekipi ynë do të garojë me përfaqësueset e Andorës, Bullgarisë, Qipros, Islandës, Monakos, Maqedonisë dhe San Marinos ku ekipet do të ndahen në dy vazo për tu ndeshur me njëri tjetrin në dy ndeshje teke dhe një në dopjo. Fitues do të shpallet ekipi që fiton dy ndeshje në përballjen direkte. Pas ndeshjeve direkte të ekipeve të dale nga secila vazo, ekipet fituese do të ndeshen me njëri tjetrin sipas të njëjtit format për të përcaktuar ekipin që do të kualifikohet në një kategori më lart.
Ne ekipin përfaqësues jane perfshire tre lojtare te Tenis Tirana. Genajd Shypheja Arber Sulstarova dhe Mario Zili.
Genajd Shypheja si lojtari më me përvojë do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.
Për të përzgjedhur lojtarët që do të na përfaqësojnë në këtë event, në bazë të vendimit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Tenist kandidatët u grumbulluan në nje fazë parapërgaditore, zhvilluan edhe ndeshje direkte me njëri-tjetrin për të ndihmuar Trajnerin e Ekipit Kombëtar në përzgjedhjen më të mire.
Eshtë hedhur shorti në Tennis Club Lokomotiv, Plovdiv të Bulgarisë për ndeshjet e Davis Cup Grupi 3, Zona A e Europës.
Ekipi ynë do të jetë në një grup me ekipe me shumë përvojë si Bullgaria, Maqedonia dhe Islanda. Çdo ndeshje do të japë emocionet e veta dhe lojtarët do të përfitojnë shumë nga ky event. Çdo game i fituar do të vlerësohej maksimalisht.
Ekipi ynë i përbërë nga Arbër Sulstarova, Elbi Mjeshtri, Mario Zili dhe Genajd Shypheja që është njëkohësisht dhe kapiteni i ekipit janë stërvitur gjatë këtyre ditëve për të marrë maksimumin në këtë kompeticion.