Tenis Tirana e krijuar në 1995 synon të përcjellë një varg vlerash sportive duke përfshirë guximin, qëndrueshmërinë, shpirtin, respektin dhe disiplinën.
Për të realizuar projektin e saj për formimin e lojtarëve, ajo ndërtoi një infrastrukturë të mrekullueshme, e cila rrethohet nga një ekip trainerësh që ndan filozofinë dhe njohuritë e saj.
Sot mirëpresim lojtarë, të cilët synojnë të bëjnë histori në tenisin shqiptar.
Filozofia jonë bazohet në faktin se performanca nuk duhet të shihet si qëllim në vetvete. Rezultati i një aktiviteti është në thelb rezultat i një mendje.
Ky mentalitet synon të bëjë gjithçka që është e mundur për të marrë më të mirën nga vetja në çfarëdo rrethane, qoftë gjatë fitnesit, stërvitjes apo ndeshjes. Kjo mënyrë e funksionimit do të vazhdojë dhe do të ketë një ndikim pozitiv në të gjitha aktivitetet jashtë fushës.
Misioni kryesor i Tenis Tirana është të mbështesë, udhëheqë dhe ndjekë zhvillimin e një lojtari, pavarësisht nga mosha, niveli ose projekti.
Shoqata e Tenisit “Tirana” ose (“TT”) ushtron veprimtarinë e saj në Fushat e Tenisit në Shallvare. Përgatit ekipet zinxhire që përfaqësojnë Klubin Sportiv Tirana dhe numeron me shume se 300 sportiste dhe nxenes.
Historia e TT daton ne 1995 kur krijohet grupi i tenisit “Tirana”. Ne vitin 2002 krijohet Shoqata e Tenisit “Tirana” e rregjistruar ne Gjykaten e Tiranes dhe inkuadrohet ne Klubin Sportiv Tirana. Ne vitin 2002 TT starton programin e minitenisit ne 11 shkolla të Tiranës ndersa ne vitin 2003 zhvillon aktivitetin e parë masiv në shesh me bashkepunim me Bashkinë e Tiranës. Ne vitin 2008 krijon ekipin për personat me aftesi të kufizuara.
TT ne vitin 2003 kryen investimin në fushat e shavllares dhe ambjentet e tjera te pasuar ne 2010 me rishtrimin e fushave me tartan.
TT ka qene protagoniste e të gjitha organizimeve të FSHT që nga viti 1995 dhe ka organizuar mbi 50 seminare per trajnerë e gjyqtarë tenisi në bashkepunim me FSHT dhe ITF. Tenistët e TT kanë prezantuar Shqipërinë në të gjithe eventet e Davis Cup.
Shoqata e Tenisit “Tirana” është e interesuar që të bashkëpunojë me partner serioz i cili ka interes për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe atij të tenisit në vecanti. Si më poshtë janë disa nga mënyra e bashkëpunimit:
•Sponsor Zyrtar i Tenis Tirana
•Sponsor i ekipeve te Tenis Tirana, logo në uniformat e tyre
•Reklamim ne ambjentet e Qendres
•Turne me emrin e Sponzorit
•Sponsor në aktivitetet masive (p.sh. tenis në shesh, tenis në plazh, etj)
•Sponsor i programit të mini tenisit në shkolla, ku marrin pjesë 1700 fëmijë dhe organizohen 10 turne midis shkollave