U zhvillua turneu doubles për Meshkuj në ambjentet e Tenis Tirana. Në turne morën pjesë 8 dyshe që luajtën në grupe.
Në finale u ndeshën dyshja Koka, Radovicka dhe Smajli, Hoxha. Ndeshja zgjati rreth 2 orë, duke dhuruar kënaqësi dhe emocion! Finalja u fitua nga dyshja Smajli, Hoxha me rezultatin 3/6, 6/4, 10/7.
Shoqata e Tenisit Tirana falenderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet.
Tenis Tirana ka ftuar fëmijë të disa shkollave të ndryshme të moshës 6-9 vjeç për të provuar aftësitë e tyre në këtë sport!
Lojtaret e Tenis Tirana Martin Muhedini dhe Genajd Shypheja japin fitore per ekipin Shqiptar ne finalet e Davas Cup qe po zhvillohet ne San Marino.
Eventin e të hënës po e presim me nje kampionat të suksesshëm në nivelin e topave red, orange dhe green që po mbahet këtë fundjavë në fushat e Tenis Tirana!
Kampionati Over 35 përfundoi sot. Vendi i parë u meritua nga Tedi Beni me rezultatin 7-5 4-6 6-2!
Sapo ka përfunduar në mënyrën më të suksesshme të mundshme eventi më i rëndësishëm i vitit: Inagurimi i fushave të Tenis Tirana. Si fillim, falenderojmë për pjesëmarrjen ambasadorin e Zvicrës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të cilët dhanë mesazhe dhe motivime të ndryshme për të gjithë lojtarët! Së dyti, falenderojmë për prezencën të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tenisit! Ndihemi shumë të nderuar! Dhe... Falenderojmë shumë të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre për mbështetjen e duhur që u transmetojnë lojtarëve të së ardhmes, kampionëve të ardhshëm! Faleminderit!
Edhe pse nuk kishte prekur raketën dhe topin e tenisit asnjëherë më parë, 7-vjeçari arriti të shkëmbente disa topa vetëm pas 20 minutash paraqitje në "Tennis Tirana"! #tennis #easytennis #tennisbeginner #kidsplaytennis #tennisclub
Gëzuar Krishtlindjet nga Tenis Tirana!
It's the most wonderful time of the year!
Merry Christmas!
Ka përfunduar turneu i fundvitit MASTERS 2019!
Mario Zili është kampioni i këtij kampionati, i ndjekur nga Genajd Shypheja! Djemtë e Tenis Tirana treguan një përgatitje të shkelqyer dhe mjaft dinjitoze! Urime dhe suksese të mëtejshme!
Është mbyllur kampionati i fundvitit ne Tenis Tirana! Një kampionat i mbushur me ndeshje shumë të bukura dhe emocionuese...
Çmimi i parë për kategorinë B over 35 u meritua nga Sokol Seseri dhe finalist i kësaj kategorie ishte Aleksandër Konomi!
Finalja e kategorisë A u mbajt mes Genci Cakciri dhe Tedi Beni. Vlen të theksohet që ishte një ndeshje me mjaft rivalitet dhe shumë emocione! Ndeshja përfundoi me fitoren e Genci Cakciri me rezultatin 2-1!
Urime finalistëve dhe fituesve!