Gjatë orëve të mini tenisit në shkollën Dora D'istria me klasat e treta.
Në fillim të muajit Mars do te zhvillohet kampjonati midis klasave të treta në këtë shkollë.
Ekipi Tenis Tirana
Gjate Aktivitetit
Trajnimi per nxenesit e shkolles
Kryetari i Bashkise provon Tenis
Përshëndetje!
Në emër të qendrës Miq Për Jetë, dëshiroj t'ju falenderoj dhe t'ju përgëzoj për aktivitetin e së enjtes tek Shkolla Vasil Shanto. Ju i dhatë jetë aktivitetit në tërësi dhe besoj nxitët disa fëmijë që të përjetojnë sportin e tenisit duke shpresuar që do të ndikojë në praktikimin e mëtejshëm në të ardhmen.
Ishte kënaqësi t'ju kishim në inaugurimin e fushës së tenisit. Shpresojmë që të mund të bashkëpunojmë sërish në të ardhmen ku të jetë mundësia për të promovuar dhe praktikuar më tepër sportin elitar të tenisit.
Vendi i I-rë, U12 Djem
Vendi i II-të, U12 Djem
Vendi i I-rë, U14 Vajza
Në datat 17 deri 19 Mars u zhvillua edicioni i parë i turneut "Albanian Bowl" me pjesemarrje të lojtarëve nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Turneu u zhvillua në kategoritë U10, U12 dhe U14 për djem dhe vajza.
Në Kategorinë U12 për djem, të dy finalistët ishin nga Tenis Tirana. Vendin e parë e fitoi Bjorni Nallbani dhe të dytin, Regi Halili.
Nderkohë që Klei Leka arriti në gjysmëfinale në Kategorinë U14 për djem dhe Anda Kadia siguroi vendin e dytë në Kategorinë U14 për vajza.
Tenis Tirana falenderon të gjithë pjesëmarresit në këte aktivitet dhe përshëndet Shkodra Tennis Club për inisiativën e marrë dhe organizimin e këtij aktiviteti.
Ekipi kombetar Shqiptar ka arritur fitoren e parë në Kupën Davis - Europe Zone Gr.3 që po zhvillohet në Sozopol të Bullgarisë. Pas humbjeve ndaj Liechtenstein dhe Luxembourg ekipi ynë i drejtuar nga Fatos Nallbani ka fituar me rezultatin 2-1 kundër San Marinos. Në një sfidë që nisi ditën e djeshme ishte fillimisht Mario Zili i cili fitoi 6-1 7-5 kundër Antoine Barbieri. Më pas lojtari i San Marinos, Marco De Rossi, fitoi ndaj Elbi Mjeshtrit 6-3 6-3 në nje takim tepër të luftuar. Sfida që i dha fitoren ekipit tonë u zhvillua mes Genajd Shypheja dhe Elbi Mjeshtri kunder dyshes Barbieri/Grassi. Në një takim dramatik lojtarët tanë triumfuan 4-6 6-3 7-6. Me këtë rezultat ekipi ynë renditet i treti në grupin C dhe pas pak do të zhvillojë sfidat për play off për vendin e 9-të.
U zhvillua ne ambjentet e Tenis Tirana turneu i hapur "Senior Over 35" organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit.
Ne turne moren pjese 26 lojtare nga rrethe te ndryshme te vendit te cilet u paraqiten mjaft mire duke e bere cdo ndeshje shume te luftuar.
Ne finale u ndeshen Tedi Beni dhe Arjan Shanaj. Pas nje loje qe zgjati rreth 1 ore 30 minuta, pervoja e Arjan Shanaj beri qe ai te triumfoje dhe te meritoje kupen e turneut.
Finalet e turneut “Sigma Open” u zhvilluan në datat 05-07 Maj 2017 në Tiranë. Në turne morën pjesë mbi 50 tenistë nga Klube dhe Shoqata Tenisi të vendit si dhe tenistë nga Kosova. Në finale dolën tenistët Granit Bajraliu nga Kosova dhe Mario Zili i Tenis Tiranes. Finalja u shoqërua nga një rivalitet i madh dhe ne fund fitues doli tenisti nga Kosova Granit Bajraliu me rezultatin e ngushte 2 me 1 (4:6, 6:2, 7:6).